Total: (548,363)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Konsumoni arra kundėr stresit

Arra ėshtė njė produkt shumė i shėndetshėm i cili mund tė konsumohet ēdo ditė nga pak. E rėndėsishme ėshtė qė arra tė konsumohet e freskėt. Kjo vlen si pėr fėmijėt ashtu dhe pėr tė rriturit. Arra ėshtė njė frut i veēantė i pasur me yndyra, proteina dhe vitamina. »»


Albana Duni: Fryrja e barkut, ēfarė qėndron pas dhimbjeve

Albana Duni: Fryrja e barkut, ēfarė qėndron pas dhimbjeve

30.03.2010 08:18 - Kategoria: Shendeti




Eshtė njė ankesė qė ne mjekėt e dėgjojmė shpesh. Ēdo njeri ka gaz nė traktin tretės dhe e eleminon atė nėpėrmjet kalimit tė tij nėpėr rektum, qė ėshtė pjesa e fundit e zorrės sė trashė. Shumė njerėz mendojnė se kanė mė tepėr gazra, ndėrkohė qė realisht mund tė kenė sasi normale. Shumica e njerėzve prodhojnė rreth 1-3 pint gaz (qė ėshtė e barabartė me 0,568 litėr) dhe kanė njė eleminim gazesh rreth 14 herė nė ditė. Pėrbėrėsit e gazit janė dioksidi i karbonit, oksigjeni, nitrogjeni, hidrogjeni dhe disa herė, metani. Era e keqe e gazrave vjen nga prania e baktereve nė intestinin e madh tė cilat ēlirojne sulfur. Prania e gazit ėshtė njė fenomen i shpeshtė, por ndodh qė ajo mund tė shkaktojė njė gjendje tė parehatshme dhe shpeshherė, shqetėsuese. Shpjegimi i shkaqeve, i rrugėve pėr tė reduktuar simptomat dhe trajtimi i kėsaj gjendjeje mund tė ndihmojė shumė njerėz pėr tė gjetur pėrmirėsim.

-Nga se shkaktohen gazrat?

Gazi nė traktin tretės vjen nga dy burime: ajri i gėlltitur, shkatėrrimi normal i ushqimeve tė patretura nga baktere tė padėmshme qė janė tė pranishme nė kolon (zorrėn e trashė). Ajri i gėlltitur -ose aerofagia ėshtė shkaku mė i shpeshtė i gazit nė stomak. Ēdo njeri gėlltit sasi tė vogla gazi, kur ha dhe pi. Po kėshtu, ngrėnia e shpejtė, mbajtja e ēamēakizave, cigarja, protezat mund tė ndikojnė qė disa njerėz tė gėlltisin mė shumė ajėr. Gromėsirė ėshtė mėnyra mė e shpeshtė e eleminimit tė ajrit tė gėlltitur, e cila pėrmban nitrogen, oksigjen dhe dioksid karboni. Gazi qė mbetet, lėviz nėpėr zorrėn e trashė pėr t'u ēliruar nėpėrmjet rektumit. Stomaku gjithashtu ēliron dioksid karboni nga veprimi i acidit tė stomakut me pėrbėrjen bikarbonate por, shumica e kėtij gazi absorbohet nė gjak dhe nuk kalon nėpėr zorrė.

-Shkatėrrimi i ushqimeve tė patretura a ėshtė njė shkaktar i gazeve?

Trupi ynė nuk tret dhe nuk absorbon ose nuk thith disa karbohidrate si sheqer, niseshte dhe fibra pėr shkak tė mungesės sė disa enzimave. Kėto ushqime tė patretura kalojnė nga zorra e hollė nė zorrėn e trashė, ku baktere tė padėmshme dhe normale shkatėrrojnė ushqimin, prodhojnė H, CO2 dhe metan nė rreth 1/3 e njerėzve. Mė pas, kėto gaze dalin nėpėrmjet rektumit. Kėrkimet nuk kanė treguar pse disa njerėz prodhojnė metan e disa jo. Ushqimet qė prodhojnė gaz nė njė person, mund tė mos prodhojnė nė njė person tjetėr. Disa baktere tė shpeshta nė zorrėn e trashė mund tė shkatėrrojnė H qė prodhohet nga baktere tė tjera. Balanca midis dy tipeve tė baktereve mund tė shpjegojė pėrse disa njerėz kanė mė shumė gaz se tė tjerėt.

-Cilat ushqime shkaktojnė gaz dhe pse?

Shumica e ushqimeve qė pėrmbajnė karbohidrate mund tė shkaktojnė gazra. Nė kontrast me kėtė, yndyrnat dhe proteinat shkaktojnė mė pak gaz. Sheqerėrat qė shkaktojnė gaz janė rafinoza, fruktoza dhe sorbitoli.

Rafinoza:Bathėt pėrmbajnė sasi tė mėdha tė kėtij lloj sheqeri. Sasi tė vogla janė gjetur edhe nė lakėr, nė brokul, asparagus, nė perime tė tjera dhe nė tė gjitha drithėrat.

Laktoza: Ėshtė njė sheqer natyral qė ndodhet nė qumėsht dhe produktet e tij si djath, akullore, ushqime tė pėrpunuara si buka, cerealet, sallatat e regjura(turshi). Shumė njerėz kanė nivele tė ulta tė enzimės laktaze e cila ėshtė e nevojshme pėr digjestionin e laktozės. Gjithashtu me kalimin e moshės, nivelet e enzimave bien. Si rezultat njerėzit mund tė provojnė eksperienca nė rritje tė sasisė sė gazrave pės ngrėnies sė ushqimeve qė pėrmbajnė laktozė.

Fruktoza: Ėshtė e pranishme nė qepėt, dardhat, hurmat, gruri etj. Fruktoza mund tė pėrdoret edhe si ėmbėlsues nė disa pije tė lehta dhe lėngje frutash.

Sorbitoli: Gjendet nė mollė, dardhė, pjeshkė dhe kumbulla. Gjithashtu, pėrdoret si ėmbėlsues nė disa ushqime dietetike dhe ēamēakiza pa sheqer.

Amidoni ose niseshtja: Ndodhet nė patatet, misėr, grurė, makarona. Orizi ėshtė i vetmi qė nuk shkakton gaz.

Fibrat : Ndodhen nė shumė ushqime; Mund tė jenė tė tretshme dhe tė patretshme. Fibrat e tretshme shpėrbėhen lehtė nė ujė, zbuten dhe kthehen nė njė lėndė si xhel nė intestin .Tė gjetura nė tėrshėrė, nė krunde, bizele, bathė dhe nė shumicėn e frutave, fibrat e tretshme nuk shpėrbėhen derisa arrijnė intestinin e madh, ku digjestioni i tyre shkakton gaz. (Kujtojmė lexuesit se stomaku dhe zorrėt quhen pjesė e sistemit intestinal). Nga ana tjetėr, fibrat e patretshme kalojnė tė pandryshueshme nėpėr zorrė dhe prodhojnė mė pak gaz. Krundet e grurit dhe disa perime pėrmbajnė kėtė lloj fibre. Problemet qė shkakton prania e gazit nė organizėm

Simptomat mė tė shpeshta janė gromėsirat, fryrje dhe dhimje barku, diskomfort. Megjithatė, jo tė gjithė njerėzit i provojnė kėto simptoma, pasi faktorėt pėrcaktues lidhen me atė se sa gaz prodhon trupi, sa acide yndyrore absorbohen dhe nga sensitiviteti i personit ndaj gazit tė pranishėm nė zorrė.

Gromėsirat : Kur janė rastėsore gjatė ose pas ushqimit, janė normale dhe ēlirohen kur stomaku ėshtė i mbushur me ushqim. Disa herė ndodh qė njė person me gromėsira kronike mund tė ketė ērregullime gastro-intestinale tė sipėrme si sėmundja e ulcerės peptike, refluksi gastro-ezofageal, gastriti. Dy sindroma tė rralla kronike janė tė shoqėruara me gromėsira: Meganblase dhe Gasbloat syndrom. Sindroma Meganblase shkakton gromėsira kronike dhe karakterizohet nga njė sasi e madhe e ajrit tė gėlltitur dhe njė fryrje e madhe barku pas vakteve tė rėnda. Rezultati i ngopjes dhe i vėshtirėsisė nė frymėmarrje mund tė imitojė njė atak kardiak. Sindroma Gasbloat shfaqet pas kirurgjisė pėr korigjimin e refluksit gastro-ezofageal. Kirurgjia krijon njė rrugė valvul midis ezofagut dhe stendit qė lejon ushqimet dhe gazet tė hyjnė nė stomak, por shpesh pengon gromėsirat normale dhe aftėsinė pėr tė vjellė.
Flatulenca ėshtė njė ankesė tjetėr, qė lidhet me praninė e shumtė tė gazit. Kjo mund tė vijė edhe nga malabsorbimi i karbohidrateve ose e mbirritjes bakteriale nė kolon. Njerėz tė cilėt ankojnė fryrje abdominale shpesh kanė sasi normale tė gazit. Mjeket mendojnė se fryrja ėshtė rezultat i ērregullimit tė motilitetit intestinal (i lėvizshmėrisė sė zorrėve) siē ėshtė Sindromi i Zorrės sė Irrituar. Ērregullimet e motilitetit karakterizohen nga lėvizje dhe kontraksione tė muskulaturės sė zorrėve. Kėto ērregullime mund tė japin njė sensacion fals fryrjeje pėr shkak tė rritjes sė ndjeshmėrisė ndaj gazit.
Sindromi i fleksurės spenike: Ėshtė njė ērregullim kronik i cili shkaktohet nga grumbullimi i tepėrt i gazit nė kthesėn e kolonit. Simptomat pėrfshijnė fryrjen, spazmat muskulare, diskomfortin e sipėrm abdominal. Sindromi i fleksurės spenike shpesh shoqėrohet me Sindromin e zorrės sė irrituar. Rrallė, sėmundje qė shkaktojnė obstruksion si Sėmundja Crohn ose Cancer i kolonit mund tė shkaktojnė fryrje abdominale. Nė pėrgjithėsi, nė njerėzit qė kanė bėrė shumė operacione, aderencat ose herniet e brendshme mund tė provokojnė fryrje ose dhimbje abdominale. Sė fundi, ngrėnia e ushqimeve tė bollshme me yndyrė mund tė vonoje boshatisjen e stomakut duke shkaktuar fryrje dhe diskomfort, por jo domosdoshmėrisht shumė gaz.

Dhimbja abdominale: Disa njerėz kanė dhimbje, kur gazi ėshtė i pranishėm nė zorrė. Kur gazi ėshtė grumbulluar nė anėn e majtė tė colonit (zorrės sė trashė) dhimbja mund tė ngatėrrohet me sėmundje kardiake; nė qoftėse gazi grumbullohet nė anėn e djathtė, atėherė dhimbja ėshtė e njėjtė me atė tė apendicitit ose tė gurit.

Pėr shkak se simptomat e grumbullimit tė gazit mund tė shkaktojne ērregullime serioze, e rėndėsishme ėshtė pėrjashtimi i kėtyre ērregullimeve. Zakonisht, mjeku duhet tė fillojė me njė pasqyrė ose kronikė tė zakoneve dietetike dhe tė simptomave. Mund tė kėrkohet mbajtja e njė ditari ushqimesh dhe pijeve tė konsumuara pėr njė periudhė kohore. Nė qoftė se mund tė suspektohet deficiencė e laktozės, mjeku mund tė sugjerojė eleminimin e qumėshtit dhe tė produkteve tė tij pėr njė periudhė kohe. Pėr tė pėrcaktuar nėse dikush prodhon mė shumė gaz nė colon ose ka njė sensitivitet tė pazakontė ndaj sasisė normale tė gazit, mjeku duhet tė kėrkojė numrin e herėve tė kalimit tė gazit gjatė ditės, duke e pėrfshirė kėtė informacion nė ditar. Kronika e kujdesshme e dietės dhe sasia e gazit tė kaluar mund tė ndihmojė nė lidhjen e simptomave me ushqime specifike dhe tė pėrcaktojė ashpėrsinė e problemeve. Nė qoftėse pacienti ankon pėr fryrje abdominale, mjeku duhet tė ekzaminojė barkun pėr likid (ujė) pėr tė pėrjashtuar ascitin dhe pėr shenja tė inflamacionit pėr tė pėrjashtuar sėmundjet inflamatore tė kolonit. Duhet marrė nė konsideratė edhe posibiliteti pėr kancer koloni pėr persona mbi 50 vjeē, me njė histori familjare pėr kancer kolorektal, sidomos kur ai nuk ka bėrė ndonjė ekzaminim tė kolonit siē ėshtė kolonoskopia. Ky ėshtė njė ekzaminim i pėrshtatshėm pėr persona me humbje tė pashpjeguar tė peshės, me diarre, konstipacion ose me gjak okult nė feēe. Nė rastin e gromėsirave kronike, mjeku duhet tė shikojė pėr shenja tė ajrit tė tepėrt tė gėlltitur. Pėr tė pėrjashtuar sėmundje tė tjera ėshtė i nevojshėm ekzaminimi radiologjik i aparatit gastro- intestinal.

Mėnyrat mė tė shpeshta pėr tė reduktuar diskomfortin (parehatinė) qė shkakton gazi, janė ndryshimet nė dietė, marrja e medikamenteve dhe reduktimi i sasisė sė ajrit tė gėlltitur.






Burimi: Ballkan Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!