Total: (543,280)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Si mund tė kurohen shtatzėnat pa marrė ilaēe?

Ndryshimi i kushteve klimaterike dhe ajri i ftohtė bėhen shkak i shfaqjes sė gripit dhe ftohjes, sepse bashkė me shtatzėninė dobėsohet dhe sistemi imunitar i trupit dhe shfaqen ndryshime nė rrugėt e frymėmarrjes. »»


Nefrologu Genci Morcka: “Mjekėt inkopetentė tė familjes rėndojnė pacientėt me mjekime tė gabuara. Na paraqiten tė rėnduar“

Nefrologu Genci Morcka: “Mjekėt inkopetentė tė familjes rėndojnė pacientėt me mjekime tė gabuara. Na paraqiten tė rėnduar“

12.04.2010 16:10 - Kategoria: Shendeti




Shėndeti i veshkave ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen shėndetėsore, pasi implikon tė gjithė aparatet e tjera si kardiovaskular, endokrinologjiku, sistemin dermatologjik, neurologjik, pra ndėrthurret me tė gjithė sistemet. Pėrshembull, njė prurit, kruarje e lėkurės mund tė verifikohet se ka si shkak njė rritje tė uremisė. Me sistemin kardiovaskular, shėndeti i veshkave ka njė lidhje shumė tė shprehur nė rastet kur problem i veshkave mund tė ēojė nė shfaqjen e shifrave tė tensionit. Nga ana tjetėr, njė tension i lartė mund tė japė dėmtim tė veshkės. Diabeti po ashtu. Duke paraqitur me njė hyrje tė shkurtėr vendin e rolit qė kanė veshkat nė shėndetin (mbarėvajtjen )e tė gjitha sistemeve tė organizmit, nefrologu i Poliklinikės Qendrore Nr.3, Genci Morcka, jep nė intervistėn tonė pėrgjigjet qė lidhen me trajtimin e duhur tė kolikave renale dhe sensibilitetin qė kėrkohet nga vetė pacientėt pėr kapjen nė kohė tė gjendjes.

- Rastet e kolikave renale (qė vijnė prej in feksioneve urinare), tek ju doktor Genci, paraqiten nė fazat e hershme apo nė faza tė rėnduara?
Varet nga pacienti. Por ne shohim se ka njėfarė vonese kur paraqiten tek ne si specialistė. Deri diku, mund tė ndikojė interesimi i vetė pacientit pėr shėndetin e tij, por diku ndikon edhe trajtimi i mjekut tė familjes, qė mund tė mo ketė kompetencėn e nevojshme pėr ti mjekuar kėto raste drejt. Pėr kėto asrye, kemi jo pak paraqitje nė fazat e vonshme.
-Infeksionet e kapura me vonesė, a janė 100% tė kurueshme doktor?
Ēdo infeksion mund tė kurohet faktikisht, por efektet afatgjata qė mund tė ketė shkaktuar infeksioni i vjetėr mund tė kėrkojnė ndonjė mjekim tė tejzgjatur, nė raste tė veēanta mund tė mos kesh mė, se ēfarė tė bėsh. Nėse ėshtė njė pironetrit (infeksioni i veshkave), nėse ka arritut tė japė cikatrizime, ndryshime nė strukturėn e veshkės, asaj nuk ke ēfarė ti bėsh mė. Veshka mund tė rudhoset, deformohet
-A mund tė shkaktojnė infeksionet e veshkave tė patrajtura, diagnoza tumorale tė veshkave?
Jo nuk ėshtė parė njė lidhje e tillė
-Nė moshat e vogla kemi vėnė re, qė fėmijėt kalojnė shpesh infeksione urinare. A ėshtė njėsoj rrezikshmėria nė moshat foshnjore dhe tek moshat e rritura?
Mund tė thuash qė ēdo problem, tek i vogli ėshtė mė alarmant se tek i madhi, sepse ėshtė pėrpara perspektiva e zhvillimit. Dhe njė problem nė atė moshė do tė japė probleme tė mėtejshme. Nėse kėto probleme shmangen nė vitet e para tė jetės, risku pėr vitet e tjera do tė jetė mė i ulėt.
-Burrat apo gratė janė mė tė predispozuar tė bėjnė infeksione urinare?
Nė moshė tė vogla janė mė tė prirur fėmijėt meshkuj. Nė adoleshencė dhe nė moshėn aktive seksuale janė femrat mė tė predispozuara, ndėrsa pas tė 50-ve barazohen. Me moshimin, ky problem bėhet gjithnjė e mė zotėrues tek seksi mashkull. Kėtu ndikojnė problemet e prostatės.
-Si ėshtė gama e antibiotikėve pėr veshkat, a ėshtė e njėjtė me antibiotikėt qė pėrdoren pėr infeksione tė tjera apo ėshtė mė e specifikuar?
Janė po ata antibiotikė qė pėrdoren edhe pėr infeksione tė tjera. Por qė tė mjekosh lege-artis, pra tė mjekosh sipas procedurės sė prokolleve tė mjekimit, duhet tė bėhet urokultura dhe antibiograma dhe ajo specifikon se cili grup antibiotikėsh ėshtė mė i efektshėm. Preferohen disa antibiotikė qė kanė depėrtim mė tė mirė nė indin e prostatės apo nė indin e veshkės, por nuk ėshtė se ka antibiotikė tė prodhuar fiks pėr infeksionet urinare. Fluorcinolonet, baktrinat, etj janė gjetur si mė tė pėrshtashme, por gjithnjė mjekimi ėshtė nė varėsi tė urokulturės dhe antibiogramės.
-Cili ėshtė mikrobi mė i pėrhapur qė gjendet mė shpesh nė urinėn e ekzaminuar tė pacientėve?
Zakonisht ėshtė E-Coli nė infeksionet e traktit urinar, sidomos tek femrat, por ka edhe tė tjerė si proteus mirabillis etj. E-coli ėshtė njė mikrob qė kolonizon fundin e zorrės sė trashė dhe pėr continum (vazhdim) kalon infeksioni edhe nė rrugėt urinare. Edhe njė infeksion qė kalon gjithė organizmi, njė gjendje sepsisi, mund tė kalojė nė urosepsis.
-Ēfarė ėshtė urosepsis pėr ta sqaruar mė mirė pėr lexuesit?
Ėshtė njė infeksion qė ka kapur gjithė organizmin dhe ka kaluar nė gjak. Pra, ėshtė njė infeksion i agravuar.
-Keni kapur raste tė tilla me infeksion urinar qė ka kaluar nė gjak dhe nėse po, si ka kaluar pacienti nė njė gjendje tė tillė kaq tė rėnduar?
Tė rralla janė raste tė tilla, por ndeshen, dhe kjo vjen se pacienti nuk ėshtė mjekuar si duhet ose nuk ėshtė mjekuar fare.
-Sa kohė mund tė ketė pacienti nė kėtė gjendje?
Nuk ka limit kohor, qė tė thuash se po kaluan 5 ditė, pacienti do tė kalojė nė kėtė gjendje. Edhe vetė organizmi bėn vetėmbrojtjen. Por nėse mjekimi ka shumė kohė, me javė e mė tepėr, pacienti mund tė kalojė nė gjendje sepsis. Kjo ndodh edhe kur ka forca imunitare tė ulura. Por njerėz qė ta lėnė veten kaq pas dore, rrallė se gjen. Me thėnė tė drejtėn, njerėzit janė bėrė mė tė kujdesshėm pėr shėndetin e tyre. Pastaj, me pėrdorimin e antibiotikėve tė shumėllojshėm me gamė tė gjerė, nė shumicėn e infeksioneve arrihet efekti i duhur, mė tė rralla janė gjendjet komplikative.
-Cilat janė karakteristikat e pacientit kur shenjat e infeksionit kanė kaluar nė gjak?
Me tė dridhura, me ethe, me temperaturė mbi 38-39 gradė. Pra, preket gjendja e pėrgjithshme.
-Po infekionet e tjera, tė bajameve, tė laringut etj. a kalojnė nė veshka?
Njė laringit, infekionet e fytit mund tė japin mė tepėr probleme tė glomerulonefrit. Zhvillohen komplekset imune dhe japin njė prirje inflamatore tė tepruar qė pėrfundon me dėmtim tė glomerulit (njėsisė filtruese tė veshkės)..
-Ju vijnė pacientė tė vetėmjekuar, qė kujtojnė se kanė njė infeksion bakterial dhe nė fakt kanė infeksion mykotik dhe mjekohen gabim?
Edhe myku mund tė jetė njė shkak i infeksionit nė rrugėt urinare Nėse ka marrė mjekimin pa u bėrė njė ekzaminim i analizės, pacienti mund ta rėndojė gjendjen. Kemi raste qė vijnė me vetėmjekim, por e pėrgjithshmja ėshtė qė vijnė pa filluar mjekimin.
-Ėshtė hapur njė diskutim i gjerė pėr antibiotikėt edhe nė rang botėror, pėr pėrdorimin e kujdesshėm tė tyre. Ju si mjek gjatė pėrvojės suaj, keni konstatuar ndonjė humbje tė efektshmėrisė sė antibiotikėve nė popullatė, qoftė edhe nė individė tė caktuar? Pra, raste kur ju tė keni rekomanduar njė antibiotik, pastaj edhe njė tjetėr, e tė keni vėrejtur se nuk ka bėrė efekt…
Varet nga shumė rrethana. Varet nėse mikrobi mund tė ketė qenė fare i pandjeshėm ndaj njė apo disa antibiotikėve, ose mund tė ketė infeksione tė mbivendosura, qė nuk i fakton dot. Njė arsye tjetėr, mund tė jetė pėrdorur antibiotiku pėr kohė tė pamjaftueshme ose me doza tė pamjaftueshme. Qė tė thuash nėse mjekimi ka humbur efektshmėrinė, duhet tė mjekosh drejt dhe pastaj tė deklarosh rezistencėn.
-Supozojmė se pacienti mjekohet me njė antibiotik qė nuk i bėn efekt, ose nuk i bėn mjaftueshėm. Duke marrė njė herė, dy herė, jo antibiotikun e duhur, por antibiotikė tė tjerė, a bėhet organizmi i pandjeshėm edhe ndaj tė tjerė antibiotikėve qė ai ende nuk i ka pėrdorur?
Pėrdorimi pa kriter i antibiotikėve bėn qė tė rritet rezistenca e mikrobit duke pėsuar mutacione.
-Kemi antibiotikėt A, B dhe C, tė cilėt i kemi pėrdorur. Tashmė na duhet tė pėrdorim antibiotikun D. Pėrdorimi i tri tė parėve ka ulur vetė efektshmėrinė e tyre apo ka ulur edhe efektshmėrinė e D-sė?
Teorikisht ekziston mundėsia, qė mikrobi tė ketė pėsuar ndryshime dhe nėse kėta antibiotikė kanė ngjashmėri nė strukturėn kimike dhe kanė tė njėjtin mekanizėm veprimi, kuptohet qė pėrdorimi i njė medikamenti mund tė ketė ulur edhe efektshmėrinė e njė tjetri. Por grupe tė ndryshme antibiotikėsh kanė mekanizma tė ndryshme mjekimi.
-Sa ėshtė kohėzgjatja minimale dhe maksimale e njė kure?
Zakonisht pėrdoren skema tė ndryshme: Duke nisur qė nga skema me njė marrje tė vetme, pastaj ka skema 3-ditore, 5-ditore, 15-ditore. Por mund tė arrijė mjekimi edhe disa muaj, si tek prostatitet kronike, qė mjekohen edhe 3 muaj apo 6 muaj radhazi.
Kohėzgjatja e mjekimit kushtėzohet edhe nga fakti, nėse infeksioni ėshtė nė traktin e poshtėm apo tė sipėrm. Infeksioni nė traktin e sipėrm e ka mjekimin mimimumi 15 ditėsh. Ndėrsa vezika urinare dhe infeksioni nė uretėr e kanė kohėn e trajtimit mė tė shkurtėr. Rrugėt e poshtme urinare, cistitet, e kanė mė tė shkurtėr kohėn e mjekimit, pėrjashto prostatėn tek meshkujt. Vėmendje ndaj sinjaleve qė jep vetė organizmi. Tė mos tolerohet njė djegie urine, njė urinim mė i shpeshtė se zakonisht apo njė ēuarje natėn nga gjumi pėr tė shkuar nė banjė, ndonjė temperaturė tek 37 gradė Tri nga ushqimet mrekullibėrėse pėr imunitetin

Kungulli (Qulah/Vidim)
Pasuria e kungullit me beta karotene e bėjnė atė burim kryesor tė vlerave ushqyese. Beta karotene ėshtė kompontent kryesori e vitaminės A, e cila parandalon kancerin dhe forcon komunikimin qelizor nė sistemin imunitar. Nėse nuk mund tė hani kungull shpesh, edhe sigurisht se nuk keni kungull gjatė gjithė motit, atėherė hani fara kungulli sepse janė njė burim i mrekullueshėm i proteinave dhe zinkut. Ato gjithashtu besojnė se ulin kolesterolin
Rigoni (Origano)
Rigoni jo vetėm qė forcon sistemin imunitar, por gjithashtu ėshtė pėrbėrės kritik pėr dashamirėsit e ushqimeve italiane! Eshtė pėrplot me antioksidant dhe ėshtė i ngopur me flavonoid dhe acide fenolike. Ju mund tė gjeni rigon gati kudo, e kur rigoni kombinohet me forcuesit tjerė tė sistemit imunitar si hudhra, domate, dhe mish pėr proteina, njė superdark!
Brokoli
Jo vetėm qė brokoli pėrmban njė varg tė madh vitaminash dhe mineralesh pėr tė mbajtur trupin tė shėndoshė, por gjithashtu ėshtė edhe njėri nga forcuesit mė tė mirė tė sistemit imunitar qė mund tė gjendet. Pėrmban vitamina A, C, E agjent kundėr kancerit dhe pėrzierje antiokside, kėshtu duke e bėrė kėrcėnues ndaj ēfarėdo mikrobi qė gjendet nė trup!






Burimi: Ballkan Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!