Total: (527,889)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
doktor

Pezullim nga puna mjekėve "tė paaftė" qė janė me zero kredite

Qindra profesionistė tė strukturave shėndetėsore, mjekė, stomatologė e farmacistė gjatė ditės sė djeshme kanė marrė paralajmėrimin e fundit pėr humbjen e vendit tė punės, nė rast se do tė vijojnė tė refuzojnė procesin e marrjes sė kreditove, tė cilat konfirmojnė rifreskimin... »»


Familja dhe adoleshentėt

Familja dhe adoleshentėt

11.06.2010 10:51 - Kategoria: Shendeti

Familja dhe adoleshentėt

Fjala "adoleshencė" rrjedh nga fjala latine "adolescere", qė do tė thotė "rritem" ose "piqem", "maturohem". Pra, adoleshenca ėshtė kohė rinore, fazė e zhvillimit tė individit prej moshės sė pubertetit deri nė pjekurinė e tij.

Mr.Sc. Bekri METAJ

Periudha e adoleshencės ėshtė periudhė mjaft e ndjeshme, e cila shoqėrohet me ndryshime tė shumta tek adoleshentėt. Pjekuria ose maturimi janė gjendje apo moshė e jetės ku personi e kompleton zhvillimin e tij fizik, emocional, shpirtėror, social e intelektual.

Formimi i njė prej cilėsive tė mėsipėrme nuk presupozon formimin e njėkohshėm edhe tė cilėsive tjera. Njė 14 vjeēar mund tė jetė i zhvilluar fizikisht, por ai mund tė jetė i papjekur nė sfera tė tjera. Pikėrisht kjo ėshtė njė nga veēoritė e adoleshencės. Tėrė kėtė periudhė, disa autorė e ndajnė nė disa nėnperiudha.

Mė i pranishėm ėshtė klasifikimi i psikologes amerikane E. Karelog, e cila kėtė periudhė e ndanė nė:
* paraadoleshenca, e cila pėrfshin periudhėn prej moshės nga 10 deri 12 vjeē;
* adoleshenca e hershme, e cila pėrfshin periudhėn prej moshės 13 deri 16 vjeē, dhe
* adoleshenca e vonė, e cila pėrfshin periudhėn prej moshės 17 deri 20 vjeē.

Pikėpamje tė ndryshme janė dhėnė edhe pėr sa i pėrket kohės se mbarimit tė kėsaj periudhe. Disa psikologė kėtė periudhė psikike, sociale, tek tė rinjtė e zgjasin dikur rreth viteve 22 tė jetės sė individit. Apo ka raste kur kjo kohė zgjatet edhe me shumė. Mirėpo, sidoqoftė, pėr prindėrit ėshtė me rėndėsi se i riu nė kėtė kohė bėn pėrpjekje tė gjejė vetėn nė mjedisin e ri jetėsor. Ai dalėngadalė mundohet tė pavarėsohet pėr jetėn e tij tė mėtutjeshme.

Kėtė periudhė, kritike pėr adoleshentė, e karakterizojnė ndryshime tė shumta; zhvillimi fizik, zgjatja e trupit, e sidomos zgjatja e duarve dhe kėmbėve; pjekuria seksuale, psikike, emocionale, sociale e shpirtėrore.

Tek tė rinjtė e kėsaj moshe tė vrullshme, fillojnė tė shfaqen dėshira tė ndryshme, interesime tė ndryshme dhe tė shumta, kėrkesa tė shumta pėr prindėrit e tyre, siē mund tė jenė; dėshira pėr shkollim, zgjedhje tė profesionit, veshmbathje etj.

Nganjėherė, kėto dėshira tė tyre mund tė jenė edhe shkak i pakėnaqėsive dhe mospajtimeve midis prindėrve dhe brezit tė ri. Mirėpo, prindėrit duhet tė jenė nė gjendje qė t'i pėrkrahin dhe t'i mbėshtesin ata nė jetėn e tyre. Sepse, adoleshentėt janė emocionalisht tė pastabilizuar. Ėshtė moshė e dehjes pa pasur nevojė tė pijė, qė e bėn Platonin tė pėrcaktojė rininė si dehje shpirtėrore. Ėshtė impuls natyral pėr tė pasur gjendjen psikike tė gjaknxehtėsisė dhe xhelozisė, dhe kjo karakterizohet si emocionalitet.

Prindėrit duhet tė jenė kėshillėdhėnės tė mirė. Sepse, familja ėshtė institucion bazė ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i familjes nė formimin e personalitetit tė individit nuk ėshtė i njėjtė nė tė gjitha moshat.

Ky ndikim veēanėrisht ėshtė i theksuar nė adoleshencė. Sidomos ėshtė tejet i lartė roli edukativ i nėnės. Nė familjet tona ende nėna ėshtė ajo qė merret mbi vete jo vetėm rritjen, por edhe edukimin e fėmijės, se kohėn e lirė nė familje adoleshentėt e kalojnė kryesisht me nėnėn.

Pra, familja vazhdon tė luaj rolin primar nė edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetėm pėrfytyrimet fillestare pėr tė mirėn dhe tė keqen, pėr atė qė lejohet e atė qė nuk lejohet, por edhe bazat e edukimit moral.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!