Total: (547,585)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Ēfarė thonė sytė pėr shėndetin tuaj?

Mjekėt okulistė mund tė diagnostikojnė disa sėmundje tė ndryshme duke parė shtresėn e retinės nė pjesėn e prapme tė syrit, sipas njė lajmi nė "Huffington Post". »»


Sėmundja e veshkave, simptomat dhe kujdesi qė duhet treguar

Sėmundja e veshkave, simptomat dhe kujdesi qė duhet treguar

30.07.2010 08:52 - Kategoria: Shendeti

Sėmundja e veshkave, simptomat dhe kujdesi qė duhet treguar


Tumoret janė shumė tė pėrhapura tek njerėzit qė vuajnė nga sėmundjet e veshkave. Pėrveē gurėve edhe tumoret duhet tė trajtohen, sipas specialistėve, me bimė mjekėsore tė cilat duhet tė pėrdoren nė formėn e lėngjeve. Pėr tė evituar problemet me veshkat ėshtė e rėndėsishme qė ēdo njeri, pavarėsisht faktit nėse ėshtė i sėmurė apo jo, duhet tė konsumojė tė pakėn 2 litra ujė nė ditė.
Karcinoma renale
Njihet edhe si "karcinomė me qeliza boshe" ose si hipernefromė.
Ai ėshtė tumor malinj mė i shpeshtė i veshkave dhe prek mė shumė meshkujt, qė pinė duhan, rreth moshės 50-70 vjeē. Shenjat kryesore janė hematuri, masė e prekshme, dhimbje nė ije, temperaturė, policitemi. Biopsia mund tė mos mjaftojė pėr tė vendosur diagnozėn e kancerit, sepse pamja e karcinomės renale mund tė ngjajė me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veēantė i karcinomės renale ėshtė pėrhapja pėrgjatė venave renale dhe venės kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.
Tumori Ėilms
Ėshtė mė i shpeshti tumor malinj i veshkave nė fėmijė. Mosha mė e prekur ėshtė 2-4 vjeē. Shenjat janė njė masė abdominale, shpesh shumė e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund tė jetė pjesė e kompleksit ĖAGR, ku bėn pjesė tumori Ėilm, Aniridia, ka keq-formime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqėrohet me hemihipertrofi tė trupit. Pamjaftueshmėria prerenale e veshkave ėshtė pasojė e mosfurnizimit me gjak tė veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmėria e zemrės, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. Ndėrkohė qė pamjaftueshmėria renale (brendarenale) e veshkave ėshtė pasojė e patologjisė sė veshkave: Shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (d.m.th pamjaftueshmėria prerenale mund tė kthehet nė pamjaftueshmėri renale), glomerulonefritet, sėmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve nė tubula.
Pamjaftueshmėria postrenale e veshkave ėshtė pasojė e bllokimit tė rrugėve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurėt, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia)
Simptomat
Shenjat dhe simptomat: Hiperkalemi, acidozė metabolike, oliguri.
Diagnoza ėshtė eozinofiluria dhe tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizėm atherosklerotik. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. Trajtimet qė mund tė parandalojnė formimin e gurėve nė veshka janė tė mundshme nė ēdo rast. Prova tė qėndrueshme sugjerojnė se marrja e lėngjeve nė sasi tė madhe mund tė ulė rrezikun e gurėve. Pėrveē kėsaj, sapo tė zbulohet shkaku i formimit tė gurit, mund tė pėrdoren mjekime tė ndryshme apo ndryshime nė dietė pėr tė parandaluar gurėt e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinės, pėrveē se zbrazni mbeturinat dhe lėngjet nga trupi juaj.

Shenjat dhe simptomat:

1. Sistemi tretės: Anoreksi, pėshtjellim, tė vjella.
2. Gjaku: hemorragji si pasojė e keqfunksionimit tė trombociteve.
3. Ērregullime tė volumit intravaskular qė janė pasojė e humbjes sė aftėsisė tė veshkave pėr tė rregulluar pėrqendrimin e urinės.
4- Anemia ėshtė pasojė e mosprodhimit tė eritropoetinės.
5-Djersitje e vazhdueshme.
6-Fryrje e trupit.
7-Ethe.
8-Dobėsi.
9-Urinė e turbullt me erė tė keqe.
10-Temperaturė.
Bimėt mjekėsore:
1-Trėndafil i egėr.
2-Kamomil.
3-Lėng kumbullash.

Roli i veshkave pėr organizmin

Veshkat tuaja luajnė njė sėrė funksionesh tė rėndėsishme: Rregullojnė ujin nė trup dhe pėrbėrės tė tjerė kimikė nė gjak si: Sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnė mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; ēlirojnė hormonet nė gjak pėr tė ndihmuar trupin; rregullojnė presionin e gjakut; krijojnė qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta. Pjesa mė e madhe e gurėve nė veshka mund tė trajtohet duke rritur sasinė e marrė tė lėngjeve, ndryshime nė dietė dhe mjekime. Rreth 90% e gurėve, kalojnė vetė brenda 3 deri 6 javėve. Disa tipa gurėsh mund tė shpėrbėhen me anė tė mjekimeve; megjithatė, gurėt me pėrbėrje kalciumi (tipi mė i zakonshėm), nuk mund tė shpėrbėhet. Gurėt gjithmonė duhet tė hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dėmtime nė veshka. Kur heqja e tyre bėhet e domosdoshme, ekzistojnė disa metoda tė ndryshme pėr ta bėrė kėtė.

Rrezet X identifikohen nga kristalet dhe gurėt

Prezencėn e gurėve nė veshka e identifikojnė rrezet X. Teknikat e specializuara tė rrezeve X (ndonjėherė edhe me injeksione me ngjyrė) apo me ultratinguj, mund tė pėrdoren pėr tė identifikuar mė me saktėsi masėn dhe vendndodhjen e gurėve, dhe pėr tė identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinės mund ta ndihmojnė njė doktor pėr tė gjetur se ēfarė po e shkakton gurin dhe tė planifikojė trajtimin mė tė mirė. Pjesa mė e madhe e personave qė kanė probleme me veshkat dhe kryesisht me gurėt nė veshka, vijnė nga prindėr qė kurrė nuk i kanė ndjerė shqetėsimet, madje pavarėsisht moshės nė tė cilėn ndodhen veshkėn e kanė organin mė tė shėndetshėm. Ajo ēfarė specialistėt u rekomandojnė tė gjithė prindėrve nė kėtė rast, ėshtė njė dietė e ekuilibruar qė nė ditėt e para tė lindjes sė fėmijės, madje ajo duhet tė nisė qė nė barkun e nėnės.

Meshkujt, mė tė prekur nga gurėt nė veshka

Gurėt nė veshka janė mė tė zakonshme tek burrat dhe mė saktėsisht, katėr nė pesė raste kanė gurė nė veshka. Normalisht, urina pėrmban substanca qė parandalojnė formimin e kristaleve. Megjithatė, kjo nuk funksionon pėr tė gjithė. Disa nga faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e gurėve tek njerėzit e prekshėm janė: Marrja e pakėt e lėngjeve, infeksione kronike nė rrugėt urinare. Rreth 80% e kancereve tė veshkės janė karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet tė ketė lidhje me moshėn, pasi haset tepėr rrallė nėn 40-vjeēarėt. Tumoret beninje tė veshkave mund tė rrijnė nė trup si tė padėmshėm. Tumoret malinje shpesh janė nė stad tė avancuar kur ne i zbulojmė e nė pėrgjithėsi nuk i pėrgjigjen mirė trajtimit mjekėsor. Pėr kėtė arsye, veshka e sėmurė zakonisht hiqet nė njė nefroektomi.

Metodat pėr heqjen e gurėve

Metoda mė e mirė varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurė hiqen duke kaluar njė instrument teleskopik tek fshikėza apo tek veshka, pėr ta nxjerrė gurin ose pėr ta copėtuar nė fragmente tė vogla me rreze lazeri apo valė tronditėse. Instrumenti teleskopik mund tė futet drejtpėrdrejtė nė veshkė pėrmes njė ēarjeje tė vogėl nė anėn e pacientit pėr ta nxjerrė gurin tė tėrė ose atėherė kur duhet thyer nė fragmente tė vogla. Metoda mė e re pėr ta hequr quhet "litotripsia e valėve tė goditjes jashtė trupit (ESĖL). Nė kėtė teknikė, gurėt thyhen nė fragmente tė vogla me anė tė tronditjes me energji tė lartė nga njė mekanizėm jashtė trupit. 22 Korrik 2010




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!