Total: (540,173)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

7 arsye pėr tė buzėqeshur

A e dinit se buzėqeshja nxit disa aktivitete nė tru? Po, kėtu ekziston njė lidhje e fortė mendje-trup. Nė fytyrėn tonė gjenden mė shumė se 5000 muskuj qė mundėsojnė mimikėn e fytyrės dhe 44 muskuj tė tjerė qė vihen nė punė kur qeshim. »»


Kėshilla ushqimi pėr fėmijėt

Kėshilla ushqimi pėr fėmijėt

12.08.2010 00:21 - Kategoria: Shendeti

Kėshilla ushqimi pėr fėmijėt

Fėmijės sė sapolindura, ju si prindėr, duhet ti krijoni prirje pėr ushqim tė drejtė dhe me kėtė ti krijoni kulturė tė jetesės. Fėmija i juaj do tė jetė i shėndosh nė ēdo kohė nėse ka ushqim optimal tė pasuruar me nutritivė tė llojllojshėm.

Tanja Turunxhieva
nutricioniste
vita.dietklub@gmail.com
044 274 553

Ushqimi pėr fėmijėt e moshės 0-3 vjet

Te foshnjat, hapat e parė tė ushqimit janė me qumėshtin e nėnės. Qumėshti i nėnės ėshtė opsioni mė i mirė i ushqimit, veēanėrisht kur nėna ushqehet nė mėnyrė tė shėndoshė. Produktet e balancuara ushqimore brenda qumėshtit tė nėnės janė ushqim ideal pėr ēdo bebe. Njė nga faktorėt kryesorė ėshtė niveli i lartė i acideve tė yndyrshme esenciale qė ėshtė i domosdoshėm pėr zhvillimin intelektual. Qumėshti i nėnės ėshtė pėrzierja ideale e proteinave, karbohidrateve, mineraleve dhe vitaminave. Me anė tė qumėshtit tė nėnės pėrmirėsohet sistemi imunologjik.

Tė gjitha foshnjat qė ushqehen me qumėsht tė lopės para se tė mbushin 6 muaj mund tė kenė probleme me sistemin digjestiv dhe atė imunologjik pėr shkak tė proteinave komplekse qė pėrmban qumėshti i lopės. Shpeshherė rezultati ėshtė alergjia. Zbulimet e fundit tregojnė se diabeti tek fėmijėt paraqitet pėr arsye se sistemi imunologjik i fėmijėve bėhet alergjik nė proteinat qė pėrmban qumėshti i lopės. Pėr kėtė arsye si pediatret ashtu edhe nutricionistėt u rekomandojnė dhe i kėshillojnė prindėrit qė tė mos u jepet foshnjave qumėsht lope para muajit tė gjashtė.

Nuk ka ushqim mė tė mirė se qumėshti i nėnės. Qė foshnja tė mėsohet me shije tė ndryshme ėshtė e domosdoshme qė pasi tė mbush pesė muaj nė ushqimin e saj tė shtohet njė deri nė dy lugė lėng tė shtrydhur tė mollės e mė pas lėng tė shtrydhur tė karotės, por nuk duhet tė jepen tė dyja sė bashku nė fillim.

Kur foshnja nuk mund tė flejė nė mėnyrė tė qetė pasi qė ushqimi i gjirit nuk ėshtė mjaftueshėm, kjo ėshtė shenjė e parė se nė ushqimin e saj duhet tė shtohet ushqimi i fortė. Procesi i pėrtypjes ėshtė njė proces shumė i rėndėsishėm. Me paraqitjen e dhėmbėve tė parė, mėsojeni fėmijėn tuaj tė hajė edhe ushqim tjetėr, e sipas mundėsisė tė jetė i freskėt. Pėr fillim mund tė jetė karota dhe trangulli.

Fėmijėve tė shėndoshė si edhe tė rriturve tė shėndoshė u nevojitet ushqim i freskėt, ushqim i papėrpunuar i cili nuk pėrmban aditivė, sheqer (pa marrė parasysh se a bėhet fjalė pėr sakarozė, glukozė, dekstrozė, maltozė ose fruktozė), kripė dhe ushqim qė ėshtė i varfėr me yndyra. Me fjala tė tjera bebja duhet tė ushqehet me nutritive (ushqim) tė cilėt jenė mė tė pėrafėrt me gjendjen e tyre natyrore. Pas muajit tė gjashtė foshnja do tė fillojė ta hajė tė njėjtėn ushqim si ju. Vetėm nė situata incidente do t"ju rekomandoja tė pėrdorni qullin si ushqim dhe nėse shfrytėzoni ushqimet e prodhuara pėr bebe, do tė jetė mė mirė nėse lexoni pėrmbajtjen e tyre nė ambalazh. Pasi do tė filloni tė ushqeni foshnjėn me ushqim tė fortė, kujdesuni qė ai tė pėrbėhet nga nutritivė qė zihen lehtė dhe qė kanė mundėsi tė vogla pėr ndonjė reaksion alergjik.

Nėse pemėt dhe perimet mund t'i hajė tė freskėta, atėherė ia jepni. Si pėr shembull: banane, mollė, dardhė, karotė, trangull. Ēdo produkt tė ri ia jepni nė sasi tė vogėl dhe tė dozuar. Nė kėtė mėnyrė do t'i shmangeni ndonjė reaksioni alergjik mundėsisė potenciale tė paraqitjes sė ndonjė alergjie nga ndonjė nutritivi mė vonė. Nė listėn e mėposhtme janė paraqitur nutritivėt dhe atė nė bazė tė probabilitetit tė paraqitjes sė reaksionit alergjik prej mundėsisė mė tė ulėt deri tek mundėsia mė e madhe.

Pra, bebes suaj si parė filloni t'ia jepni ushqim sipas radhės duke lėvizur nga fillimi i deri nė fund:

* Perime
* Pemė (me pėrjashtim tė portokallit)
* Fruta thelbore dhe fara tė freskėta
* Mashurka dhe groshė
* Oriz
* Mish
* Elb, tėrshėrė, thekėr
* Portokall
* Grurė
* Prodhimet e qumėshtit
* Vezė

Ēdo ditė shtoni nė ushqimin nga njė apo dy produkte tė reja dhe shėnojini ndryshimet eventuale, siē mund tė jenė pėrgjumėsia e tepėrt ose rrjedhja e hundės, ngėrēe, etja e tepėrt, deri tek shqetėsimi i zmadhuar apo frymėmarrja astmatike.

Nėse vėreni reaksion prej ndonjė ushqim tė caktuar, ndėrpriteni pėrdorimin e kėtij ushqimi derisa nuk kalon ky reaksioni dhe nė tė njėjtėn kohė mos provoni ndonjė ushqim tė ri pėr njė kohė. Pas muajit te nėntė dhe dhjetė nė ushqimin e foshnjės mund tė filloni tė pėrdorni portokall, grurė, prodhime tė qumėshtit dhe vezė.

Nė rast se njėri prej prindėrve ėshtė alergjik nė ndonjė ushqim tė caktuar, i njėjti ushqim nuk duhet tė i jepet deri sa fėmija tė mbush njė vit. Edhe pse keni filluar tė ushqeni fėmijėn me ushqim tė fortė rekomandohet qė tė vazhdoni edhe mė tutje t'i jepet gji.

Me supozimin se bebja juaj shumica e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve i merr nėpėrmjet qumėshtit tuaj rekomandohet qė ushqimi i fortė tė jepet nė formė tė pemėve dhe perimeve tė cilat janė shumė tė pasura me vitamina. Nė mėnyrė tė thjeshtė kombinojini perimet dhe pemėt duke bėrė njė lloj qulli, megjithatė mos shtoni sheqer dhe nė fund shtypeni me lugė.

Ja disa kombinime tė mira:

* Vetėm karotė
* Lulelakėr dhe trupka e bardhė
* Karotė, spinaq dhe lulelakėr
* Lulelakėr, karotė dhe pak selino
* Patate, karotė dhe spinaq

Por, mos u kufizoni vetėm nė kėto kombinime - eksperimentoni. Mos u zhgėnjeni nėse fėmija juaj refuzon disa prej shijeve. Vazhdoni me insistim. Pas zierjes shtoni nė qull pak vaj tė parafinuar tė lulediellit apo ullirit tė kulluar nė mėnyrė tė ftohtė dhe shumė pak kripė. Gradualisht nė qull shtoni edhe produkte tė tjera. Provoni me thjerrėz tė kuq, fasule tė re tė zier, oriz integral tė zier mirė, pak qumėsht, jogurt ose qumėsht soje.

Pasi do ta mėsoni beben tuaj qė tė hajė ushqim tė llojllojshėm, bėni pėrpjekje qė vaktet t'i marrė rregullisht dhe tė njėjtat tė jenė tė ndryshme. Pas mbushjes sė vitit tė parė tė jetės sė saj mund ta mėsoni ta hajė ushqimin e pėrditshėm tė kuzhinės suaj, vetėm duhet tė ndahet nė 5 vakte: 3 themelore dhe 2 mes shujta (zamra). Kini kėnaqėsi gjatė rritjes sė fėmijės suaj me ushqim tė drejt dhe tė shėndosh. Fėmijėt janė pasuria mė e madhe e jetės.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!