Total: (557,306)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Hani pak dhe shpesh

Para shkurtimit tė ditės ishim mėsuar tė hanim darken nė orare mė tė vona, por darkat e ngrėna nė orė tė vona shkaktojnė probleme nė sistemin tretės. Nė kėtė periudhė mė e rėndėsishme ėshtė tė ushqeheni pak nga pak dhe shpesh. »»


Gjėndrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

Gjėndrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

14.08.2010 00:03 - Kategoria: Shendeti

Gjėndrat tiroide, mjekimi dhe simptomat
Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė tinėz dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale. Me fjalėn metabolizėm shprehet shpejtėsia ose frenimi i djegies sė substancave ushqimore nė inde pėr tė prodhuar energji, si dhe pėr zhvillimin e organeve tė ndryshme tė trupit. Funksioni i gjėndrave tiroide varet shumė dhe nga sasia e jodit qė hyn nė organizėm. Gjėndrat tiroide kanė kėto shenja dalluese: dalja jashtė e kokėrdhokėve tė syrit, sytė janė tė shkėlqyeshėm e tė gjallė, kanė dridhje duarsh, dobėsim trupi, rrahje tė zemrės tė shpeshta dhe mė tė forta.
Shenjat
Tė sėmurėt me tiroide preken shpejt, qajnė lehtė, kanė dhimbje koke, lėkura rri e djersitur dhe e ngrohtė, shpesh e skuqur, kanė heqje barku, ērregullime menstruacionesh te gratė, shtrėngesa tė gjoksit, bllokim tė frymėmarrjes. Funksioni i gjėndrės tiroide dobėsohet nga: ndikimi normal i gjėndrės sė hipofizės mbi tiroiden, ērregullimet qė prekin gjėndrėn, shkaqe tė tjera tė panjohura tė cilat veprojnė drejtpėrdrejt nė gjėndėr. Kjo ėshtė njė sėmundje qė prek mė tepėr gratė. Gjėndra prodhon shumė hormone, si pasojė e kėsaj trupi pėson disa ērregullime me rėndėsi siē ishin ato qė pėrmendėn mė sipėr. Ėshtė njė sėmundje qė shoqėrohet me zmadhimin e gjėndrės tiroide dhe shfaqet mė tepėr te gratė nė ēdo moshė. Gjėndrat zmadhohen nė forma dhe nė mėnyra tė ndryshme. Gjėndrat mund tė zmadhohen nė mes ose nė tė dyja anėt, apo njėra anė me pėrmasa tė ndryshme, disa herė nė njė kohė tė shkurtėr, disa herė gradualisht. Gusha endemike quhet ajo sėmundje qė shkaktohet nga mungesa e jodit nė vendet malore. Nė kėtė rast personat qė preken shqetėsohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata qė jetojnė nė zona malore zakonisht preken nga gjėndrat tiroide me mungesė jodi. Ndėrsa ata qė jetojnė nė zonat bregdetare preken nga sėmundja me tepricė tė jodit. Por ka dhe raste shumė tė rralla qė tek ndonjė person ndodh e kundėrta. Gjėndrat tiroide me tepricė tė jodit janė mė tė vėshtira pėr kurim sesa ato me mungesė jodi.
Mbitiroidizmi
Mbitiroidizėm kemi kur nė trup ka mė tepėr tiroksinė se normalisht. Atėherė shtohet metabolizmi dhe trupi kalon nė superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozė dhe mė parė njihej edhe si tireotoksikozė. Mbifunksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale. Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt. Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē'ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t'u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe.
Shqetėsimet nga sėmundja e tiroideve

1- Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės
2- Gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit
3- Rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė
4- Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor
5- Bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės
6- Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim
7- Problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rėnia e flokėve. Mbitiroidizmi zbulohet me vėshtirėsi

Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t'u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin.
Prekje nga shqetėsime sysh
Disa qė kapen nga mbitiroidizmi i kanė sytė tė hapur sa njė ēarēaf, ndėrsa shikimin e kanė mė tepėr tė ngulėt. Sytė janė mė tepėr tė kėrcyer. Pothuajse gjysma e atyre qė i kap mbitiroidizmi mund tė kenė kėtė lloj shqetėsimi. Nė raste tė jashtėzakonshme simptomat e syve mund tė kthehen nė serioze. Atėherė njeriu mund tė preket nga tė parėt e dyfishtė, tė turbullt, tė kuqtė, djegie sysh dhe keqėsim i tė parit.

Tiroidet, si kurohen nė pyje dhe bregdet

Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ē'rregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet

Kurimi i gjėndrave me mungesė jodi

Nė 1 litėr raki tė fortė rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra tė vogla (kur kanė push pėrsipėr). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditė nė vende tė errėta. Pihet 1 filxhan 2 herė nė ditė, nė mėngjes esėll dhe nė darkė para gjumit. Pėr personat qė kanė gjėndra tiroide me mungesė jodi, specialistėt e mjekėsisė popullore kėshillojnė qė kėta tė sėmurė duhet tė mbajnė te koka e krevatit njė degė pishe me boēen e saj me grykė hapur, qė ēliron jod, nga darka deri nė mėngjes.
I sėmuri me tiroide duhet tė konsumojė sa mė shumė hurma tė pjekura mirė, mundėsisht tė qullosura. Nė vjeshtė, kur ka dhe me shumicė fruta tė tilla, duhet tė hahet 1 orė para buke nga 6-10 kokrra pėr 30 ditė. Ata qė vuajnė nga gjėndrat tiroide duhet tė pinė ēdo ditė lėngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramė lėkurė limoni tė zihen nė 500 gramė ujė pėr 20 minuta dhe pihet 2 herė nga 1 filxhan kafeje, esėll nė mėngjes.
Duhet tė konsumoni edhe mishin e peshkut, qė rritet nė det, sepse ka shumė jod dhe jo ata peshq qė rriten nė liqene me ujėra tė ėmbla.
Frashėri i bardhė: zieni njė litėr ujė. Nė momentin e zierjes hidhni 7-10 lugė gjelle me bimė tė thara dhe tė grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masė pihen 2 gota ujė nė ditė tė ėmbėlsuara sipas dėshirės. Gusha
Pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje nė mjekėsinė popullore pėrdoret bima e gjineshtrės. Pasi e thėrrmoni merrni 1 lugė ēaj dhe e hidhni nė 1 gotė me ujė. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota nė ditė e ėmbėlsuar me mjaltė. Kura vazhdon 3-4 javė. Kurse pėr fėmijėt rekomandohet tė pinė 3-4 lugė gjelle.

Kurimi i gjėndrave me tepricė jodi
Gjėndrat tiroide me tepricė tė jodit janė mė tė vėshtira pėr tu kuruar, megjithatė ekzistojnė disa ilaēe popullore, qė ndihmojnė pėr tė lehtėsuar shqetėsimet qė krijohen si dhe pėr tė ulur sa mė shumė shqetėsimet nervore.
Gjemb gomari. Zieni 1 litėr e gjysmė ujė. Nė momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugė ēaj me fruta tė copėtuara. Mė pas e lini nė qetėsi pėr 30 minuta. E kulloni dhe e pini nė ēdo vakt, e ėmbėlsuar ose jo, sipas dėshirės, nga 10 gramė ose 2 filxhanė kafe tė ngrohtė.
Micla ose ban i bletės. Zieni 2 litra ujė. Nė momentin e zierjes i hidhni 5 lugė gjelle me bimė tė thara e tė grimcuara. E lini nė qetėsi pėr 20-30 minuta, por duke e tundur herė pas here. Mė pas e kulloni dhe ėmbėlsohet sipas dėshirės dhe pihet nė ēdo vakt nga 1 gotė uji.
Zieni 2 litra ujė. Nė momentin e zierjes hidhni 30 lugė ēaj me lule trumze. E lini gati 1 orė nė qetėsi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotė, 1 herė nė 2 ditė, e ngrohtė dhe ėmbėlsuar sipas dėshirės. 13 Gusht 2010




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!