Total: (541,254)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Mos u sėmurni nė vjeshtė!

Ndryshimet e papritura tė klimės dobėsojnė sistemin mbrojtės dhe sjellin me vete gripin dhe infeksionet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarrjes. »»


Depresioni i pas-lindjes

Depresioni i pas-lindjes

16.09.2010 22:08 - Kategoria: Shendeti

Depresioni i pas-lindjes

Ndryshimet e mėdha hormonale qė ndodhin tek gruaja pas lindjes janė nga shkaqet kryesore tė asaj qė quhet "baby blues" dhe tė depresioneve pas lindjes.

Fare pak kohė pas konceptimit tė fėmijės nė trupin e nėnės, pėrqindja e hormoneve tė saj, veēanėrisht e progesteronit dhe e estrogjeneve, rritet nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe kjo mbetet e lartė gjatė gjithė shtatzėnisė. Por 72 orė pas lindjes, ato bien nė mėnyrė tepėr tė ndjeshme. Progesteroni bie gjersa mė sė fundi zhduket.

Gjatė kėsaj rėnie hormonale, trupi i gruas e ka tė vėshtirė tė adoptohet. Dhe kjo ndjehet menjėherė nė botėn e ndjenjave tė saj dhe nė funksionimin mendor, ēka mund tė sjellė dhe depresione. Njė lodhje ekstreme e trupit tė gruas mund tė vijė dhe si pasojė e njė mungese kaliumi nė trupin e saj. Por kjo ekuilibrohet pėrmes ushqimeve tė pasura nė kalium, siē janė bananet apo domatet.

Ndryshimet e humorit

Ndryshimet e humorit pas lindjes tek njė grua ndodhin nė mėnyrė tė ndryshme: Meqė rėnia e hormoneve ėshtė brutale, rreth 80% e grave pėrjetojnė atė qė quhet "baby blues", e cila shoqėrohet me kriza tė qarash, ndryshime tė humorit, irritime dhe ankthe.

Zakonisht "baby blues" ndodh gjatė 3-5 ditėve pas lindjes dhe zgjat rreth 9-10 ditė. Shfaqja e saj shpesh koincidon me ardhjen e qumėshtit nė gjirin e nėnės (e cila ndodh si pasojė e vet ndryshimeve hormonale). Qė nė shekullin e XIX, kjo lloj gjendje e acaruar e gruas pas lindjes quhej "ethja e qumėshtit".

Pas entuziazmit tė parė tė marrjes sė fėmijės nė duar, gruaja ndjen njė gjendje tė vėshtirė brenda vetvetes. Ka gra qė e ndjejnė veten tė paaftė pėr tu kujdesuar pėr beben, duke pėrjetuar njė gjendje ankthi. Por duhet ditur se asnjė grua nuk di ti bėjė gjėrat menjėherė nė mėnyrė perfekte.

Duhet tė jeni tolerante ndaj vetvetes. Mėsimi si tė pėrkujdesesh pėr fėmijėn kėrkon kohėn e vet. Ndodh qė ju mund tė ndryshoni ndjenjat dhe ndaj bashkėshortit tuaj. Kjo nuk do tė thotė se ju e doni mė pak atė, apo se marrėdhėniet tuaja po keqėsohen. Jo! Mundet qė kjo ndjenjė ėshtė duke u pjekur dhe bėrė mė e pasur dhe mė e fortė ndaj tij.

Ėshtė e rėndėsishme qė ju ti diskutoni ndryshimet tuaja me partnerin tuaj, pasi kjo do t"ju ndihmojė tė kapėrceni stresin e pėsuar nga lindja dhe tė pengoni qė shqetėsimi tė prekė psiken tuaj. Lodhja e ditėve tė para pas lindjes ėshtė normale dhe e pashmangshme, por kjo duhet harruar. Nėse ndjeheni e lodhur, shtrihuni dhe ngrijini kėmbėt disi mbi nivelin e kokės suaj.

Depresioni i pas-lindjes
Dhjetė pėr qind e grave janė tė prekura nga depresioni pas lindjes. Ai ėshtė i ndryshėm nga "baby blues". Ky lloj depresioni zgjat mė shumė dhe ėshtė mė problematik, pasi ka nevojė pėr njė ndjekje mjekėsore. Ėshtė njė shqetėsim psikiatrik qė mund tė bėhet i pa kontrollueshėm nėse nuk mjekohet. Pra ka nevojė pėr njė ndihmė tė specializuar dhe sa mė tė shpejtė. Duke u trajtuar, depresioni zhduket normalisht brenda disa javėve.

Simptomat
Simptomat qė tregojnė depresionin post-natal janė tė shumta. Ato ndryshojnė nga njė grua nė tjetrėn. Ka gra qė vuajnė nga njė lloj letargjie, ankthi, tensioni, paniku, pagjumėsie, ndjenja e fajit, mungesa e pėrqendrimit, etj.

Trajtimi
Sigurisht ilaēet janė tė nevojshme por nė veēanti rol tė madh luan mbėshtetja e familjes dhe e miqve pėrreth. Zakonisht mjekėt kėshillojnė pėrdorimin e anti-depresorėve. Pėrmirėsimi ėshtė i ngadaltė dhe progresiv. Por ilaēet duhen vazhduar tė merren edhe pse mund tė ndjehemi mirė. Disa ilaēe kanė efekte dytėsore: tharje tė gojės, pėrgjumje, gjendje konfuze…Nėse gjendja juaj rėndohet para menstruacioneve, mund tė bėhen injeksione me progesteron pėr tė shmangur kėtė lloj tensioni paramenstrual.

Psikoza e lehonės
Kjo formė e rrallė psikotike e depresionit tė pas-lindjes qė prek 0,1% tė grave, ndodh kur personi humbet kontaktin me realitetin dhe mund tė ketė halucinacione. Kjo gjendje kėrkon njė shtrim nė spital dhe njė trajtim intensiv me ilaēe, psikoterapi.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!