Total: (508,744)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Kujdes hipertensionin!

Hipertensioni ėshtė njė ērregullim qė u hap rrugė edhe sėmundjes koronare tė zemrės apo tė veshkave. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, hipertensioni renditet i treti nė radhėn e sėmundjeve qė shkaktojnė vdekjen. Njė nė 8 vdekje shkaktohet prej hipertensionit. »»


Ushqimet qė shėrojnė sėmundjet nė organizmin e njeriut

Ushqimet qė shėrojnė sėmundjet nė organizmin e njeriut

16.02.2008 19:10 - Kategoria: Shendeti


Tė gjitha sėmundjet kanė karakteristikat e tyre tė veēanta, mes tė cilave edhe pėrzgjedhja e ushqimeve. Natyrshėm lind edhe pyetja, se si bėhet kombinimi i tyre pėr tė mbajtur zemrėn tė shėndetshme, pėr tė mos rritur presionin e gjakut, pėr tė evituar dibetin, kolesterolin, pėr tė rritur hekurin nė gjak, pėr tė marrė tė gjitha vitaminat e nevojshme, pėr tė evituar sėmundje tė tilla si osteoporoza, variēet, sėmundjet e trurit, pėr tė gjallėruar kujtesėn, pėr tė luftuar plakjen e shumė tė tjera si kėto.

 Pėr tu dhėnė zgjidhje kėtyre dhe shumė pyetjeve tė tjera lidhur me kombinimet e ushqimeve pėr sėmundjet dhe organet nė trupin e njeriut, gazeta ”Tirana Observer” pėrmbledh nė suplementin e sotėm njė guidė tė veēantė e cila udhėzon  produktet ushqimore qė duhen pėrdorur gjatė dietave tė pėrditshme pėr tė gjhithė personat qė kanė probleme me shėndetin e tyre. Mes tė cilave edhe njė  pėrmbledhje rreth rėndėsisė sė vitaminave qė duhet tė marrė trupi i njeriut gjatė ditės, cilat janė efektet e vitaminave K, C, D, E, A, B2, B6 dhe pse i nevojiten organizmit tonė. Si dhe piramida e ushqimeve e ndarė nė drithėrat, yndyrnat, mineralet, ujin dhe kripėn qė duhet tė marrim gjatė njė ditė nė mėnyrė qė tė mos dėmtojmė asnjė organ dhe tė jemi sa mė tė shėndetshėm.

1-Ushqimet qė dėmtojnė kolesterolin

Janė dy mėnyra qė trupi i njeriut merr kolesterol, nga ushqimi qė hamė dhe nga mėlēia. Edhe pse shumė ushqime kanė kolesterol, mėlēia prodhon 80% tė kolesterolit qė kemi nevojė. Disa nga ushqimet qė s”duhet tė hahen pėr tė evituar kolesterolin janė: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirė, tė brendshmet tė tilla si mėlēi, zemėr dhe veshka. Gjithashtu duhet tė minimizohen prodhimet e qumėshtit qė kanė mė shumė se 1% yndyrė qumėshti, gjithashtu fast foods. Mund tė pėrdoren margarina tė lehta ose vaj ulliri, mishin zėvendėsojeni me pulė ose peshk, por qė kanė lėkurė tė hollė, pėrdor slim milk ose low fas milk.

S”duhet tė hani:
1-Gjalpė
2-Mish tė pjekur
3-Mish tė grirė
4-Tė brendshme kafshėsh tė tilla si mėlēi, zemra, veshka
5-Produkte qumėshti qė kanė mė shumė se 1 % yndyrė
6-Fast-Food

2-Zarzavatet e gjelbra kurojnė diabetin
Ėshtė vėrtetuar se zarzavatet e gjelbra, veēanėrisht tė gjalla, pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga diabeti duhet t”i pėrdorin ēdo ditė, nė drekė dhe darkė, nė sasi tė bollshme. Zarzavatet e gjelbra pėrmbajnė antioksidantė, vitamina, kripėra minerale dhe fibra. Tė gjitha perimet pėrmbajnė vitaminė C nė pėrqindje tė ndryshme, sipas llojit tė bimėve. Njėzetė e katėr orė pas kėputjes, ato humbin 10-15% tė vitaminės C. Gjatė gatimit humbin jo vetėm gjithė vitaminėn C, por dhe shumicėn e mineraleve. Por uji nė tė cilin ato janė zier pėrmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zingu, prandaj dhe mund tė pėrdoret pėr tė gatuar supė. Nisur nga veēoritė e mėsipėrme, zarzavatet e gjelbra janė shumė tė dobishme pėr diabetikėt.

Zarzavatet e gjelbra pėrmbajnė:
1-Antioksidantė
2-Vitamina
3-Kripėra minerale
4-Mikrominelare tė tilla si kaliumi, magnezi, zinku

3-Zemrės sė femrės i bėn mirė vera
Pirja e dy gotave verė ēdo ditė i bėn mirė zemrės sė femrave. E ndihmon ”tė mbajė ritmin”, i lejon tė pėrshtatet mė shpejt me nevojat e ditės. Aspekt shumė i rėndėsishėm ky, qė tregon shėndet shumė tė mirė dhe ul rrezikun e infarktit. Nė kėto pėrfundime ka arritur njė studim suedez botuar nė revistėn mjekėsore ”Heart”. Studimi, i udhėhequr nga instituti ”Karolinska” nė Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nėn 75 vjeē, tė mbijetuara nga njė infarkt ose bllokim venash. Efektet e mira janė shumė tė pavlera nė rast se vera zėvendėsohet me birrė ose njė pije superalkoolike. Ndėrsa vera, e cila ka njė efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundėson zemrės ”ta marrė me qetėsi” punėn e saj. Ka mundėsi qė kėto efekte lidhen me faktin se kush pi verė bėn njė gjumė mė tė qetė, duke i lejuar organit tė zemrės tė pushojė.

Vera ndihmon femrat:
1-Zemra e tyre pėrshtatet mė shpejt me ritmin e ditės
2-Ul rrezikun e infarktit
3-Ka efekt relaksues nė sistemin nervor
4-Vera u lejon grave njė gjumė tė qetė

4- Vitamina C largon sėmundjet e trurit
Dozat e larta tė vitaminės C nė organizėm zvogėlojnė pėr gati 50% rrezikun nga sulmi nė kokė. Pikėrisht pėr kėtė rekomandohet qė tė ushqehemi me pesė deri nė nėntė lugė lėng perimesh nė ditė. Me sasinė e vitaminės C nė trup mund tė parandalohet mundėsia e sulmit nė tru, kjo ėshtė bėrė e ditur pas njė hulumtimi tė gjerė tė kryer me rreth 20.000 persona tė moshės sė mesme dhe tė vjetėr, tė kryer nė Norfolk tė Britanisė sė Madhe. Efektet mbrojtėse tė vitaminės C kundėr sulmit nė tru janė tė vėrtetueshme duke marrė parasysh faktorėt tė tillė si mosha, gjinia, pirja e duhanit, alkooli, indeksi i masės trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti fizik, diabeti, sulmet e menjėhershme nė zemėr, marrja e ilaēeve dhe statusi shoqėror.

Vitamina C:
1-Largon problemet e trurit
2-Problemet mendore si harresa
3-Duhet tė konsumohen deri nė 9 lugė perime ose fruta me vitaminė C nė ditė.

5-Ushqimi vetėm me perime ngadalėson rritjen e fėmijėve
Nuk ėshtė aspak e shėndetshme qė njė nėnė tė heqė nga dieta e fėmijės sė saj ushqimet me origjinė shtazore, gjatė periudhės sė ushqimit me qumėsht e pėr mė tepėr t”u imponojė fėmijėve njė ushqim rigorozisht vegjetarian, pa djathė, gjalpė ose bukė. Studimet tė mjaftueshme tregojnė sesi fėmijėt e mamave vegjetariane, tė privuar nga proteinat shtazore, lindin mė tė vegjėl dhe rritėm mė tė ngadaltė, njė efekt qė mund tė kthehet nė problem tė vazhdueshėm pėr jetėn e tyre tė mėvonshme. Nė rast se mjekėve u duhet t”i kthejnė kėta fėmijė me njė organizėm normal, atyre u duhet qė pėr dy vjet, tė hanė njė sasi tė kufizuar mishi nė ditė, qė tė kthehen nė njerėz mė energjikė dhe aktivė.

Mungesa e ushqimeve jo vegjetariane shkakton:
1-Fėmijė jo energjikė
2-Fėmijė qė lindin tė vegjėl nė peshė
3-Rriten mė ngadalė sesa tė tjerėt
4-Kanė probleme tė vazhdueshme nė jetėn e tyre.

6-Ushqimet qė duhen pėrdorur gjatė menstruacioneve
Humbja e gjakut do tė thotė oksigjenim mė tė pakėt tė qelizave tė trupit, d.m.th lodhje me tė madhe se zakonisht pėr tė njėjtėn punė. Patjetėr ato ditė duhet tė hash mė shumė se zakonisht. Mirė ėshtė qė femrat tė marrin hekur nga farmacia. Por kujdes, hekurin mos e merr me stomak bosh, se do tė rėndojė shumė. Gjithashtu duhen konsumuar ushqime qė pėrmbajnė shumė hekur tė tilla si mish i kuq (viēi mė mirė, sepse ka mė shumė hekur se qengji dhe derri). Duhet pirė njė gotė portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumė vitaminė C. Duhet tė hani perime ngjyrė jeshile, sepse pėrmbajnė acid folik. Tė mos hash nė tė njėjtin vakt njė ushqim tė pasur me hekur (p.sh. mish) me njė ushqim tė pasur me kalcium (p.sh. qumėsht ose djathė). Ha patjetėr ēokollatė gjatė menstruacioneve, sepse pėrmban hekur dhe magnezium, ato gjėra qė trupi i humbet me gjakun e ikur.

Gjatė menstruacioneve duhet ngrėnė:
1-Ushqime qė pėrmbajnė hekur
2-Kryesisht mish viēi
3-Duhet tė pini njė gotė portokalli tė shtrydhur
4-Duhet ngrėnė patjetėr ēokollatė.

7-Problemet urinare kurohen me brokoli
Brokoli nuk gjendet shpesh nė tryezat tona sepse nuk kemi njohuri tė mjaftueshme pėr tė. Megjithatė, ėshtė mirė qė kėtė lloj perime ta konsumojmė mė shpesh sepse ėshtė shumė i ushqyeshėm dhe se pėrgatitja e tij ėshtė shumė e lehtė. Brokoli mund tė jetė shumė efikas nė problemet qė shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli ėshtė treguar shumė efikas nė preventivin e ndezjes sė kanaleve urinare. Kjo sėmundje lajmėrohet shumė shpesh te femrat, madje disa prej tyre mėsohen tė jetojnė me kėtė problem. Mjekėt deklarojnė se femrat tė cilat kanė probleme me kanalet urinare duhet tė hanė 200 deri 300 gramė brokoli tė zier. Brokoli pėrmban glukinolat, tė cilėt janė pėrbėrje sekondare bimore tė cilat i shkatėrrojnė bakteret nė fshikėzėn e urinės.

Brokoli kuron:
1- Infeksionet urinare
2-Ndezjen e kanaleve urinare tek femrat
3-Kancerin e gjirit
4-Duhet konsumuar 200-300 gramė brokoli i zier nė ditė

8-Aroma e trėndafilit forcon kujtesėn
Shkencėtarėt gjermanė, pas njė eksperimenti konkret, kanė arritur nė pėrfundimin se aroma e trėndafilave nė kohėn e gjumit gjallėron dhe forcon kujtesėn e njerėzve. Nė kėtė eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarė, tė cilėt duhej tė mbanin mend dy objekte ose letra, duke pėrmbysur letrat njėra pas tjetrės. Ndėrkaq, disa nga ”vullnetarėt” thithnin aromė trėndafilash.
Pastaj, shkencėtarėt vrojtuan veprimtarinė e trurit tė tyre nė kohėn e gjumit. Edhe gjatė gjumit shkencėtarėt hidhnin nė afėrsi tė krevateve solucion me erė trėndafili. Tė nesėrmen, tė eksperimentuarit u pyetėn se ēfarė u kishte ngelur nė mendje nga objektet dhe letrat qė kishin parė.

Aroma e trėndafilit:
1-Forcon kujtesėn
2-Shishe parfumi tė tilla duhen mbajtur edhe gjatė natės tek koka e krevatit
3-Nuk ka kriter pėr grupmoshėn, ndihmon tė gjithė ata qė duan tė rrisin kujtesėn

9-Frutat qė dėmtojnė dhėmbėt
Tanimė tė gjithė e dinė qė kariesi i dhėmbėve shkaktohet nė shumicėn e rasteve nga ushqimet e ėmbla dhe tė athėta. Ato bėjmė tė mundur shkatėrrimin e tė gjitha qelizave tė thella tė dhėmbėve dhe dhėmballėve. Dihet gjithashtu se frutat dhe perimet i kanė tė dyja sheqerin dhe acidet. Pikėrisht pėr kėtė mjekėt kanė grupuar njė sėrė frutash qė nuk duhet tė konsumohen shumė shpesh, pasi dėmtojnė dhėmbėt. Tė tilla janė bananet, hurmat e Arabisė, ananasi, patatja, bizelet, mollėt e ėmbla, qė pėrmbajnė sasi tė mėdha hidrokarburesh. Nė kėtė grup futen edhe shegėt, boronica, kumbullat, thanat, tė cilat kanė vėrtet pak hidrokarbure, por janė tė pasura me acide organike. Nė kėtė grup futen edhe domatet, sallata jeshile, majdanozi, spinaqi.

Frutat qė dėmtojnė dhėmbėt
1-Bananet
2-Hurmat e Arabisė
3-Mollėt e ėmbla
4-Shegėt
5-Boronica
6-Thana

10-Ushqimet qė luftojnė plakjen
Spinaqi dhe fasulet janė konsideruar si dy ushqimet bazė pėr tė luftuar plakjen. Njė grup studiuesish nga Australia, Indonezia dhe Suedia studiuan ushqyerjen e femrave dhe tė meshkujve tė moshuar dhe vėrtetuan se, ata qė kishin mė pak rrudha konsumonin mė shumė perime me gjethe jeshile dhe fasule. Sekreti Kėto ushqime janė tė pasura me lėndė qė ndihmojnė nė qetėsimin e shėrimin e qelizave tė lėkurės. Njė ushqim tjetėr qė lufton plakjen ėshtė edhe lėngu i rrushit. Ai jo vetėm qė mbron nga infarkti dhe hemorragjia cerebrale, por mund tė ndihmojė edhe nė qetėsimin e lėkurės. Dhe kjo, sepse rrushi pėrmban polifenole, lėndė antioksiduese qė e ruajnė lėkurėn elastike dhe tė lėmuar. Nė grupin e ushqimeve tė luftojnė plakjen futen edhe patatet e ėmbla, djathi i verdhė.

Luftojnė plakjen:
1-Spinaqi
2-Grosha
3-Lėngu i rrushit
4-Patatet e ėmbla
5-Djathi i verdhė

11-Rrushi, kundra kancerit dhe sėmundjeve vaskulare
Shkencėtarėt pohojnė se nga tė gjitha lėngjet e frutave, lėngu i rrushit ėshtė mė efikasi kundėr kancerit dhe sėmundjeve tė zemrės. Kjo, sepse nė kėtė lėng ka njė pėrqendrim shumė tė madh antioksidantėsh, tė cilėt neutralizojnė ”radikalet e lira” qė janė shkaktarėt e plakjes dhe lindjes sė sėmundjeve kanceroze.
Rrushi ėshtė shumė i pasur me glukozė, fruktozė, acide organike, kripėra minerale, kalium, kalcium, natrium, magnezium, pektinė dhe vitamina. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mjekėt e rekomandojnė nė rastet e anemive dhe ērregullimeve tė sistemit nervor, nė stadet fillestare tė tuberkulozit, si dhe nė shumė sėmundje tė stomakut dhe zorrėve. Ata qė pinė lėng rrushi tė paktėn tri herė nė javė, kanė mė shumė shanse pėr t”i shpėtuar sėmundjes sė Alzhejmerit.

Rrushi kuron:
1-Sėmundjet vaskulare
2-Kancerin
3-Rastet me anemi
4-Sėmundje tė stomakut
5-Sėmundje tė sistemit nervor

12- Kanceri i lėkurės luftohet me ushtrime dhe kafeinė
Nėse mund t”u shtonit ushtrimeve fizike rutinė njė ose dy filxhanė kafe, do tė reduktonit ndjeshėm rrezikun nga kanceri i lėkurės. Kėtė e kanė provuar kėrkimet mė tė fundit nė kėtė fushė. Kombinimi i ushtrimeve dhe kafesė shkatėrron qelizat prekanceroze qė janė krijuar nga dėmtimi qė shkaktojnė rrezet ultraviolet. Sipas njė grupi studiuesish nė Rutgers University, pas eksperimenteve tek njė kavie ka rezultuar se ka njė efekt protektiv tė kafeinės dhe ushtrimeve, jo domosdoshmėrish tė pėrdorura tė dyja njėherėsh. Shkencėtarėt mendojnė se njė efekt i tillė mund tė jetė i ngjashėm edhe tek njerėzit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, pėr tė evituar kancerin e lėkurės, ata rekomandojnė ndėrthurjen e kafesė me ushtrimet fizike.

...............................







Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

Rrok Neli
Rrok Neli
22.04.2011 12:28

Artikuj shume te vlevshem per jeten e perditshme.Mund te jepni edhe ushtqime te tyjera qe luftojne semundje te tjera te perditshme si problemet e stomakut,ulēeres,gastitit,acititetit ne stomak;probleme te tensionit arterial, dhimbjet e shpeshta te kokes etj etj.Shpresoj ne te ardhmen te mund ti lexojme edhe keto shkrime.Ju falenderojme shume.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!