Total: (543,386)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Si mund tė kurohen shtatzėnat pa marrė ilaēe?

Ndryshimi i kushteve klimaterike dhe ajri i ftohtė bėhen shkak i shfaqjes sė gripit dhe ftohjes, sepse bashkė me shtatzėninė dobėsohet dhe sistemi imunitar i trupit dhe shfaqen ndryshime nė rrugėt e frymėmarrjes. »»


Anoreksia nervore dhe bulimia, sinjale tė depresionit

Anoreksia nervore dhe bulimia, sinjale tė depresionit

20.02.2008 15:04 - Kategoria: Shendeti

Ērregullimet e tė ushqyerit: Anoreksia dhe bulimia, shpesh janė “sinjale” tė njė depresioni apo neuroze tė fshehur.

AIDA MALAJ

Mjekėt specialistė tėrheqin vėmendjen qė rastet dhe shenjat e para tė trajtohen nė kohėn dhe mėnyrėn e duhur, pėr tė bėrė tė mundur trajtimin e mirė tė sėmundjes. Nė njė intervistė pėr ”Panorama”, mjeku neuropsikiatėr, dr.shk. Et”hem Kolleshi, shpjegon se si mund tė njihen dhe trajtohen kėto probleme:
Doktor ēfarė ėshtė anoreksia nervore dhe nga se shkaktohet
Megjithėse mendimet shkencore ende nuk kanė arritur tė shpjegojnė shkaqet e vėrteta tė kėsaj patologjie, ka mendime tė cilat anoreksinė nervore e kategorizojnė nė grupin e neurozave histerike, ndėrsa tė tjera nė gamėn e gjerė tė depresioneve tė maskuara. Gjithsesi anoreksia, ose mė mirė tė shpreheshim ulja e oreksit, lidhet me shumė faktorė, tė cilėt nuk kanė lidhje me anoreksinė nervore. Njė gjendje gripale e zakonshme, sėmundje tė aparatit tretės, gjendje depresioni apo stresi, apo sėmundje tė tjera tė organizmit, mund tė ēojnė nė shfaqjen e problemeve me oreksin.
Sa e pėrhapur ėshtė
Kohėt e fundit janė shtuar rastet e anoreksisė nervore dhe bulimisė. Anoreksia nervore ndeshet mė shpesh nė vajzat e rritura dhe gratė e reja, dhe mė rrallė nė seksin mashkull.
Si shfaqet ky shqetėsim
Kur bėhet fjalė pėr kėtė patologji, nė kuadrin klinik tė saj pėrfshihen tri shenja kryesore: Anoreksi, ose ulje apo mungesė oreksi. Shenjė tjetėr ėshtė dobėsi trupore ose rėnie nė peshė nė shkallė tė ndryshme. Por nuk mungon dhe amenorea tė vajzat
(ērregullim apo ndėrprerje e menstruacioneve). Fillimisht (sidomos te vajzat) vihet re se nuk u pėlqejnė disa lloje ushqimesh, pretendojnė pėr dietė tė zgjedhur, hanė pak ose nuk shtrohen fare nė tavolinė, ndėrsa mė vonė gati heqin dorė nga tė ngrėnit. Ankohen se kanė rėndim nė stomak sapo konsumojnė diēka, kanė ndjenjėn e tė vjellit ose pas ngrėnies, qoftė edhe nė sasi tė vogla, provokojnė vetė tė vjellat. Duke qenė se refuzojnė ushqimin apo vakte tė tėra i kalojnė pa ngrėnė, dobėsohen jashtė mase, por pėr habi e ndjejnė veten mirė fizikisht, dhe suportojnė edhe lodhjet fizike. Rėnia e peshės mund tė arrijė deri nė ¼ e peshės trupore qė kanė pasur, ndonjėherė edhe mė tepėr, por kjo pėr ato ėshtė e parėndėsishme, ēuditėrisht janė aktive dhe nuk e ndjejnė lodhjen. Nė kėndvėshtrimin klinik, nuk paraqesin ankesa edhe pse i ”tradhton” pamja, lėkura duket e fishkur dhe mund tė kenė rėnie tė flokėve. Ērregullimet menstruale (dismenorea apo amenorea) nuk mund tė konsiderohet shenjė domethėnėse, sepse ata mund tė ndodhin edhe jashtė kėsaj patologjie, por nė rastin e anoreksisė nervore ato nuk korrigjohen nga marrja e preparateve hormonale dhe menstruacionet rifillojnė kur e sėmura rimerr shėndetin e mėparshėm. Tė sėmurat mund tė vuajnė nga konstipacioni (kapsllėku) shenjė qė do justifikohej nga mosushqyerja.
A shėrohen plotėsisht kėta tė sėmurė
Ecuria e tė sėmurėve me anoreksi nervore ėshtė e ndryshme nga njė individ tek tjetri. Shumica e tyre shėrohen plotėsisht, njė pjesė pėrmirėsohen (pa pėrjashtuar pėrsėritjet nė momente tė veēanta). Gjithsesi ecuria varet shumė nga momenti i vendosjes sė diagnozės, ndėrgjegjėsimi dhe trajtimi nė kohėn dhe mėnyrėn e  duhur.
Po nė rastin e bulimisė, ēfarė ankojnė tė sėmurėt
Parė nė hollėsi, anoreksia dhe bulimia, janė kahe tė sė njėjtit proces, megjithėse ekstreme tė njėra-tjetrės. Bulimia ėshtė ngrėnie e rastėsishme (po e domosdoshme) e sasive tė mėdha ushqimi nė mėnyrė tė pakontrolluar. Rastet me bulimi janė shumė tė rralla, eksepsionale. Sipas disa autorėve kalorazhi i marrė arrin deri nė 50 mijė kalori, ndėrkohė qė nė kushte normale ka nevojė pėr 3500 kalori. Nė pėrgjithėsi tė sėmurėt parapėlqejnė ėmbėlsirat, provokojnė vetė tė vjellat ose ato mund tė jenė reflektore nga mbingarkesa, pasi kanė ngrėnė nė mėnyrė ”tė babėzitur”.




Burimi: Panorama Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

manjola
manjola
14.01.2012 13:20

pershendetje!jam nje vejze 28 vjece dhe vuaj prej 6 vjetesh nga bulemia.ju lutem me ndihmoni se ku mund te drejtohem per tu kuruar nga kjo semundje.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!