Total: (550,200)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Konsumoni shumė peshk gjatė ndėrrimit tė stinėve

Mjekėt kėshillojnė njė ushqyerje tė ekuilibruar dhe tė shėndetshme gjatė kėtyre muajve, pėr tė forcuar mė shumė sistemin imunitar. Vitaminat A, C dhe E janė mė tė preferuarat. »»


Sėmundjet gjenetike dhe faktorėt e tjerė qė ndikojnė nė rėnijen e flokėve

Sėmundjet gjenetike dhe faktorėt e tjerė qė ndikojnė nė rėnijen e flokėve

20.11.2010 16:10 - Kategoria: Shendeti

Sėmundjet gjenetike dhe faktorėt e tjerė qė ndikojnė nė rėnijen e flokėve


Gjene dhe qeliza staminale. Janė kėto fjalėt magjike pėr miliona njerėz, qė deri mė sot shkenca nuk ka arritur tu japė asnjė lloj shpjegimi pėr rėnien e flokėve. Studimet e nisura vite mė parė, mė nė fund po shkojnė drejt njė pėrfundimi mė shumė se thjesht teorik. Njė shembull ėshtė testi gjenetik, qė tregon pėr predispozitėn ndaj rėnies sė flokėve tė lidhur me testosteronin, ku mė e njohura ėshtė androgjenetika. Kėshtu shpjegon Antonella Tosti, docente dermatologjie nė Universitetin Shtetėror tė Parisit: "Testi ėshtė i padėmshėm dhe pa dhimbje, sepse bėhet me njė kampion pėshtyme dhe analizon variantin e njė gjeni, varianti G, i cili tregon njė rrezik prej 70 pėr qind pėr tė zhvilluar njė alopeci androgjenetike tė rėndė para moshės 40-vjeēare dhe varianti A, qė lidhet me njė mundėsi rreth 70 pėr qind pėr tu prekur nga kjo sėmundje". Testi ėshtė rezultati i parė konkret i njė kėrkimi, qė pėr shumė vjet ėshtė pėrqendruar nė gjetjen e gjenit pėrgjegjės pėr rėnien e flokėve. Sforcimi ka ēuar nė kuptimin e disa aspekteve thelbėsore tė fenomenit.
Studimet
Vetėm pak muaj mė parė u publikua nė numrin e ri tė "Nature Genetics" dy studime tė konsideruara shumė tė rėndėsishme. I pari u organizua nga kėrkuesit e Universitetit tė Bonit nė Dyseldorf, duke analizuar ADN-nė e 300 qerosėve dhe tregoi se ekzistojnė dy zona specifike tė kromozomit 20 tė lidhur ngushtė me rėnien e flokut. Kėrkuesit gjermanė, mė 2005-n, kishin shpjeguar njė tjetėr mister, duke treguar se format e trashėgueshme, pėrbėrėsi mė i fortė gjenetik, transmetohen vetėm nga nėna. Pėr kėtė arsye, kush preket nga rėnia e flokėve duhet tė kujtojė atė tė gjyshit ose paraardhėsve tė largėt, gjithmonė nga rrėnjėt e sė ėmės. Nė studimin e dytė, shkencėtarėt e Universitetit "MCGill" tė Montrealit kanė analizuar ADN-nė e mė shumė se 1200 burrave dhe kanė zbuluar se rreziku i rėnies sė flokėve rritet shumė nėse janė tė pranishme disa profile gjenetike nė kromozomin 20. Studimi i bėrė nga "GlaxoSmithKline" tregoi se industria po pėrpiqet tė zbulojė rėniet e mundshme klinike. "Nė tė ardhmen, shfrytėzimi i mirė i kėtyre njohurive, si edhe ato mbi gjene tė tjera tė treguara nė vitet e fundit, pėrgjegjėse pėr rėnien e flokėve, do tė na ēojė nė rezultate tė kėnaqshme", thotė Tosti. Mė e afėrt duket mundėsia pėr shfrytėzimin e karakteristikave tė qelizave staminale tė rrėnjės. Sipas specialistėve, stresi ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė redukton rezervat staminale tė pranishme nė rrėnjėt e flokut.
Nė origjinėn e rėnies
Rėnia e flokėve mund tė jetė e pakthyeshme (si ajo me origjinė gjenetike apo androgjenetike), ose e pėrkohshme. Mesatarisht, ēdonjėri prej nesh ka 100-150 mijė fije floku dhe humb rreth 100 tė tilla nė ditė. Jeta mesatare e njė fije floku ėshtė 3-7 vjet dhe rritet ēdo ditė me 0.3 milimetėr, ndėrsa nė muaj 1 centimetėr.
Gjenetika
Ėshtė shkaku kryesor i humbjes pėrfundimtare tė flokėve, e vėshtirė pėr tu parashikuar, sepse predispozita gjenetike pėr rėnien e flokėve kalon nė shumė breza. Pėr momentin mund tė bėhet shumė pak.
Androgjenika
Ėshtė shumė e pėrhapur, prek mė shumė burrat se gratė. Ajo varet nga sasia e tepėrt e testosteronit, qė duke reaguar me alfa-5 redukton didrotesteronin substancė, i cili pengon zhvillimin e rrėnjės dhe provokon atrofizimin.
Gjaku
Prania jo e mjaftueshme e gjakut nė rrėnjėn e qimes ėshtė njė nga shkaqet mė tė shpeshta tė rėnies. Mund tė verifikohet kur enėt e gjakut janė sklerotike, duke nisur nga mosha 40 vjeē ose mė parė. Shumė prej tyre qė vuajnė nga artroza cervikale e qė ēon nė ngushtimin e enėve tė gjakut, kanė njė humbje flokėsh qė mund tė pengohet me ilaēe.
Mungesat ushqimore
Mungesa e hekurit dhe njė rėnie e madhe nė peshė ndihmon nė rėnien e flokut. Marrja e hekurit dhe kripėrave tė nevojshme minerale mund ta kthejnė flokun nė gjendjen e mėparshme.
Ndryshimet hormonale
Menopauza, lindja dhe shtatzėnia, me ndryshime hormonale, marrja e kontraceptivėve dhe disa patologji tė tiroides favorizojnė rėnien.
Stresi dhe faktorėt psikosomatikė
Stresi aktivizon gjenet qė favorizojnė rėnien e flokėve. Kėshtu, nėse vihen re shenja shqetėsuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjėherė te mjeku: ankthi vetėm mund ta pėrkeqėsojė situatėn.
Ilaēet
Ndėr shkaqet mė tė njohura tė rėnies sė flokėve ėshtė kimioterapia. Megjithatė, edhe ilaēe tė tjera mund ta dobėsojnė flokun: efektet zhduken gradualisht me mbarimin e terapisė. Edhe vitamina A dhe beta-karoteni me tepri mund ti dobėsojnė flokėt.
Sėmundje tė tjera
Shumė patologji mund tė ēojnė nė rėnien e flokėve. Kėshtu, infeksionet, mes tė cilave klamidia ose disa forma tė tjera tumorale si ai i vezores.
Gjithmonė tė pastėr
Si mund tė kemi flokė tė shėndetshėm? Ja se ēfarė kėshillojnė mjekėt. Flokėt janė shumė tė ndjeshėm ndaj papastėrtisė: ata bien mė shpejt dhe grumbullohen nė lėkurė, duke penguar ajrimin dhe favorizuar erėrat e kėqija dhe zbokthin. Lajini sa herė tė jetė e nevojshme. Ajo qė larja e shpeshtė i dėmton ėshtė thjesht njė legjendė.
Si ti lajmė
Pėrdorni pak shampo, sepse pėrbėrėsit kimikė tė saj e dėmtojnė flokun dhe lėkurėn e kokės. Mos e mbani shumė flokun me shkumė.
Tharja
Ėshtė mirė nėse lihen tė thahen vetė dhe jo me tharėse, qė favorizon dėmtimin e tyre. Llaku dhe xheli nuk janė tė dėmshėm, por favorizojnė thithjen e papastėrtisė, ndaj edhe flokėt duhen larė mė shpesh. Lyerjet dhe dekolorimet nuk i dėmtojnė, por kujdes nga produktet artizanale qė mund tė shkaktojnė alergji.

18 Nentor 2010




Burimi: Gazeta Albania Shendetesi

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!