Total: (550,147)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Konsumoni shumė peshk gjatė ndėrrimit tė stinėve

Mjekėt kėshillojnė njė ushqyerje tė ekuilibruar dhe tė shėndetshme gjatė kėtyre muajve, pėr tė forcuar mė shumė sistemin imunitar. Vitaminat A, C dhe E janė mė tė preferuarat. »»


Spermė nga palca kockore e njerėzve?

Spermė nga palca kockore e njerėzve?

17.01.2011 22:15 - Kategoria: Shendeti

Spermė nga palca kockore e njerėzve?

Hulumtuesit nga Universiteti Gottingen dhe Munster dhe nga Shkolla Mjekėsore e Hannoverit, kanė izoluar njė qelizė e rritur mėmė (ang. stem cell) - qelizė e cila ka aftėsinė tė shndėrrohet nė mė shumė lloje tė indeve nė trup - nga mostrat e palcės kockore tė marra nga vullnetar meshkuj.

Burimi: BBC dhe Universiteti i Newcastle

Palca kockore humane ėshtė shfrytėzuar pėr tė krijuar pėr herė tė parė me sukses qeliza tė papjekura sperme (tė njė stadi mė tė hershėm). Nėse kėto do tė mund tė shndėrrohen nė njė spermė tėrėsisht tė zhvilluar, tė cilėn gjė hulumtuesit shpresojnė se do ta arrijnė brenda pesė viteve, kjo mund tė shfrytėzohet nė trajtimin e fertilitetit.

Por ekspertėt kanė paralajmėruar se kėto tė arritura qė janė ende nė njė stad tė hershėm, duhet tė interpretohen me maturi. Ata kanė sugjeruar se ligjet e reja do tė mund tė ndalojnė shfrytėzimin e kėtyre trajtimeve pėr fekondim (nė Britani, por edhe vende tjera).

Qelizat spermatogone

Normalisht qelizat mėmė tė pėrbashkėta tė nxjerra nga palca kockore (si ind riprodhues) zhvillohen nė lloje tė ndryshme tė qelizash nė indin muskulor.
Por, hulumtuesit kanė nxitur njė numėr tė vogėl prej tyre tė zhvillohen nė ato qė duket se janė spermatogone – qeliza qė gjenden nė testikuj nga tė cilėt zhvillohen nė qeliza tė pjekura sperme.

Kjo ėshtė hera e parė qė qelizat njerėzore spermatogone krijohen nė mėnyrė artificiale nė kėtė mėnyrė. Prof. Karim Nayernia (ish profesor nė Göttingen dhe tash nė Newcastle University), i cili udhėheq me studimin shpreson qė kėto hulumtime tė tij njė ditė mund tė jenė nė gjendje tė mjekojnė burrat e rinj qė janė shndėrruar nė infertil nga kemoterapia. Ai ka thėnė: "Ne jemi shumė tė eksituar nga ky zbulim. Qėllim i jonė i ardhshėm ėshtė tė shohim nėse mund tė detyrojmė spermatogonet tė zhvillohen nė spermatozoide tė pjekura nė laborator dhe kjo do tė merrte rreth tre deri nė pesė vjet eksperimentime".

Professor Harry Moore nga Universiteti i Sheffield thotė: "Kėto tė arritura janė nė interes por ne vėrtet duhet tė jemi tė kujdesshėm rreth interpretimeve". Ndryshimi i llojit tė qelizės mėmė tė vrojtuar nga hulumtuesit, nga pre – muskulore nė pre – reproduktive, njihet si trans – diferencim.


Rezultati ende i pasigurt

Prof. Moore ka thėnė se pothuaj tė gjitha vėzhgimet e ngjashme trans – diferenciale nė qeliza mėmė tė rritura, nuk kanė qenė tė konfirmuara kur janė testuar rigorozisht, ashtu qė rezultati mund tė jetė mashtrues.

"Kjo ėshtė njė fushė shumė shpejt e zhvilluar, por ne jemi ende shumė vite larg nga zhvillimi i ndonjė terapie pėr infertilitet me kėto teknika".

Ai ka shtuar se pėrdorimi i qelizave mėmė tė pėrbashkėta pėr t'i zhvilluar nė spermė tė pjekur mund tė shkaktojė ndryshme tė qėndrueshme gjenetike nė spermė, duke i bėrė qelizat tė pasigurta pėr tu pėrdorur nė trajtimin e fertilitetit.

Sidoqoftė, Dr. Allan Pacey, sekretar nė Shoqatėn Britaneze tė Fertilitetit, ka thėnė: "Kjo lloj pune do tė jetė shumė e shfrytėzueshme pėr tė na ndihmuar neve tė kuptojmė biologjinė se si krijohet sperma. Nė vete kjo mund tė dėshmojė disa hollėsi nė atė se pse gjėrat ndonjėherė shkojnė keq dhe mund tė ēojė nė disa rrugė tė reja pėr trajtimin e infertilitetit tek meshkujt".

Kėto tė arritura u publikuan nė konferencėn ndėrkombėtare tė fekondimit dhe janė botuar nė revistėn Reproduction: Gamete Biology.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!