Total: (533,716)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Stimulimi i trurit ndihmon nė rikuperimin e atakut kardiak

Studimi ka treguar qė pamjet e flakėve tė disa trarėve qė digjen, nė trurin e kavieve kanė ndikuar nė pėrmirėsim mė tė shpejtė se tek ata qė nuk i janė nėnshtruar terapisė. »»


dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog

13.03.2011 16:07 - Kategoria: Shendeti

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog

Nėse keni njė shqetėsim apo problem pėr tė cilin mendoni se mund tju ndihmojnė kėshillat e njė profesionisti mund tė na shkruani pa hezitim nė adresėn . Pėr ēdo pyetje ne do tė bashkėbisedojmė me mjekėt dhe pėrgjigjet e tyre do ti botojmė nė ditėt vijuese.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci.,
urolog
044-136 774

Pėrshėndetje. Jam njė djalė 33 vjeē nga Tirana. Unė kam vetėm njė testikul nė skrotum.
Problemi tjetėr ėshtė se deri para 6 muajsh organi im erektohej menjėherė, por herėn e parė akti seksual zgjaste vetėm njė minutė. Herėn e dytė organi erektohej me vėshtirėsi, por akti zgjaste mė shumė. Kėto 6 muajt e fundit kam pasur probleme pasi organi im nuk erektohet mė gjatė ditės dhe nė disa raste kam dėshtuar pėr tė kryer normalisht aktin seksual. E vetmja kohė kur kam ereksion ėshtė periudha e mėngjesit, gjithashtu organi asnjėherė nuk mė forcohet plotėsisht.
Ju falėnderoj edhe njėherė qė na vini nė ndihmė nėpėrmjet faqes sė internetit dhe ju uroj suksese nė punėn tuaj.

PĖRGJIGJE:
Prania e njė testikuli nė skrotum do tė thotė, se te njėri testis nuk ka pėrfunduar descenzusi (zbritja e testisit nė herdhe), nė terninologjinė shkencore kjo dukuri quhet Retentio testis ose kriptorhizėm. Ka edhe raste tė rralla kur fare nuk ėshtė zhvilluar testisi, ajo dukuri quhet Agenesio testis. Nė rastin e retentionit tė testisit terapia ėshtė kirurgjikale.
Problemet me ereksion mund tė jenė tė natyrės psikologjike ose organike, besoj se me njė terapi tė mirė do te rregullohet ky problem Gjithsesi ju sugjeroje njė kontroll te urologu.

Jam 38 vjeēar dhe jam i diagnostikuar me prostatit kronik. Nuk kam shumė dhimbje, por urinoj shpesh dhe ngadalė, nganjėherė kam therje afėr zorrės sė trashė. Kam marrė pėr njė muaj ciprinol dhe kam qenė mė mirė. Gjatė asaj kohe kam bėrė analizat nė urinokulturė, spermokulturė dhe PSA, tė gjitha mė kanė dalur mirė me pėrjashtim tė PSA, vlera e ngritur 6.2. Mė ėshtė dhėnė pėrsėri terapia me ciprinol 10 ditė dhe pastaj furolin 20 ditė (pėr momentin jam duke marrė) e pastaj pėrsėri PSA testi. Mua mė duket se nuk kam shumė ndryshime me kėtė terapi pėrveē se kur kam marre ciprinol. Nė marrėdhėnie seksuale nuk kam problem.
Me ndihmo, tė lutem.

PĖRGJIGJE:
Prostatiti kronik ėshtė njė sėmundje me dekurs tė zgjatur dhe di tė jetė mjaft e bezdisshme. Pengesat paraqiten nė formė tė polakizurisė (urinime tė shpeshta), diturisė ( ndjenjė e pakėndshme gjatė urinimit), dhembje pėrreth regjionin pubik, etj.
Te prostatiti kronik mė sė miri ėshtė tė merret sekreti nga prostata, i ashtuquajtur eksprimati i prostatės dhe nėse ėshtė infeksioni bakterial tė trajtohet sipas antibiogramit.
Ciprinoli shpesh nuk kalon barrierėn qelizore prostatike.
PSA- paraqet prosta specifikantigjenin, qė ėshtė njė tumor marker i prostatės.Vlerat normale nė plazmė janė deri nė 4 nano gram nė 1 ml plazmė.
Ai rritet tek tumoret e prostatės, por edhe infeksionet e saj mund ta rrisin vlerėn e PSA-sė.
Ne rast pėrkeqėsimi tė gjendjes suaj, ju sugjeroj njė kontroll tek urologu.

Jam njė 45 vjeēar, jam i martuar qe 15 vite dhe asnjėherė nuk kam pasur fėmijė. Jam vizituar te mjeku, gjegjėsisht te urologu, i kam bėrė tė gjitha analizat, shumica kanė dalė mirė. Doktori mė pat udhėzuar tė bėj disa herė spermogramin. Ka 10 vite qė e bėj kėtė analizė dhe gati gjithherė me del i njėjtė.
Do tė doja t'i komentoja kėto tė fundit: Spermogrami pas aktivitetit, spermatozoidet pas 30 min. kanė dalė 5% shumė aktive, aktiv 25%, tė lėvizshme 30%, tė palėvizshme 40%.
Doktori mė udhėzoi t'i pėrdor hapat Profertil prej 3 muajsh, por prapė i njėjti rezultat.
Pastaj bėra edhe Strishon uretrale, mė doli Staphylococcus aureus, pėrdora Cloxacillinum 1000 ml.2x1 pėr 3 muaj rresht dhe prapė e njėjta diagnozė. Klarisin 500ml 2x1, mora pėr 2 muaj rresht. Sėrish i njėjti infeksion, nuk e di si te veproj.
Edhe pse nuk kam kurrfarė dhembjesh nė organet gjenitale as ndonjė pengesė, sipas urologut ky mund tė jetė shkaktar qė lėvizshmėria e spermatozoideve ėshtė e kufizuar.
Doktor, ēka duhet tė bėj mė tutje?
Tė pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:
Nė bazė tė rezultateve tė spermiogramit kemi tė bėjmė me oligoasthenozoospermia - dmth, spermatozoidet qė i posedoni ju kanė njė potencė tė zvogėluar pėr bashkimin me qelizėn vezė tė femrės si dhe sasia e spermės ėshtė e zvogėluar.
Gjithsesi infeksioni i cili ėshtė paraqitur duhet tė shėrohet nė bazė tė antibiogramit, kjo do tė ndikonte nė forcimin nga aspekti indirekt i spermiogramit.
Profertili paraqet preparat qė pėrdoret pėr ushqimin e spermatozoideve dhe nė kėtė mėnyrė rritje e aftėsisė fekonduese tė spermatozoideve, por nuk keni treguar asgjė pėr aspektin endokrin- si qėndron puna me statusin hormonal tuajin?
Shpesh problemet endokrinologjike mund tė jenė shkaktare tė oligoasthenozzospermisė, p.sh vlerat e zvogėluara tė testosteronit, etj
Sidoqoftė ju kėshilloj vizitat e mėtejme te urologu juaj dhe duhet tė keni durim me terapi pasi terapia shpesh di tė jetė mjaftė e gjatė deri nė shfaqjen e pėrmirėsimeve tė para.

I nderuar doktor, motra ime para disa ditėsh ka pasė djegėsi nė urinim, pastaj ka filluar urinimi me gjakderdhje dhe me dhimbje. Kjo nuk i ka ndodhur pėrpara, ka dy fėmijė, njė 6 vjeē dhe njė 2 vjeē, ėshtė duke pėrdorur tableta kundėr shtatzėnisė qe 3 muaj. Ka bėrė analizėn e urinės qė ka dalė: pamja e e turbullt, ngjyra e verdhė, p H 6, pesha specifike 1030, proteinat 0, gjaku dhe hemoglobina+++, leukocitet ++, erotrocitet-mjaft, bakterie mase, qeliza epiteliare 7-8.
Urologu i ka dhėnė kėtė terapi Enfexia 5 dite 2x1 ēdo 12 orė, pas 5 dite tė pėrdor Cipronatin 0+0+1 dhe ēaj belushi.
Doktor, a mendon se ėshtė terapi adekuate edhe ndonjė sqarim pėr gjendjen e saj.
Faleminderit

PĖRGJIGJE:
Shenjat e sėmundje tė cilat i pėrshkruani ju janė shenja tė pezmatimit akut tė fshikėzės urinare e qė nė Urologji njihet me emrin Cistit akut. Kjo sėmundje shfaqet me urinim tė shpeshtė qė pėrcillet me dhembje e ndonjėherė edhe me gjakderdhje sidomos tek femrat.
Tek femrat Cistitet acute janė mė tė shpeshta pėr arsye tė rrugėve anatomike (uretra e shkurtė).
Trajtimi medikamentoz mė i rregullti ėshtė ai i cili pėrcaktohet me antibiogram, Urina jepet 3 ditė me radhė dhe pėrcaktohet shkaktari qė e ka shkaktuar infeksionin.
Varėsisht nga testimi me antibiotik, pėrcaktohet antibiotiku qė vepron mė sė miri kundėr agjentit infektiv.
Shpresoje se do tė mbeteni e kėnaqur nga pėrgjigjja ime.

Jam njė burrė 45 vjeē dhe doja tė pyesja rreth njė problemi qė kam kohė qė vuaj. Mė kanė thėnė se vuaj nga inflamacioni i prostatės, doja tė dija nga se shkaktohet dhe ēfarė mund tė pėrdor pėr t'u kuruar?
L.J.

PĖRGJIGJE:
Shkaktarėt e prostatės apo infeksioni qė prek kapsulėn e prostatės, janė tė shumtė dhe ndahen nė: mikrobik, traumatik dhe toksikė. Mė tė shpeshtė janė prostatitet gonoreike qė shkaktohen nga uretriti gonorreik, qė ēon nė stricturė (ngushticė) tė kanalit tė urinės. Kėto mund tė ndodhin nga manipulimet me kateter tė uretrės, tė cilėt nuk janė tė sterilizuar dhe japin dėmtime tė kapsulės sė prostatės, gurėt e vezikės urinare qė lokalizohen mbi gjėndrėn e prostatės. Ndėr faktorėt toksik pėrmendim pirjen e zgjatur tė alkoolit dhe pijeve me ngjyrė si: konjak, uiski. Por dhe pirja e duhanit dhe ambienti i punės (nė personat qė punojnė me plumb dhe acide). Faktorė tė tjerė janė dhe ata termikė, qė shfaqen mė tepėr te personat qė punojnė nė fonderi dhe ata nė dhomat e frigoriferėve tė mėdhenj. Ndėrsa faktorėt traumatikė janė ato qė ndodhin nga dėmtimi i kanalit tė urinės nė frakturat e bacilit. Kėtu ndikojnė dhe qėndrimet e gjata ulur nė mjete tė forta. Pėr sa i pėrket trajtimit, do tė shtoja se rekomandohet pėrdorimi i antibiotikėve, por gjithmonė nė bazė tė pėrfundimit tė urokulturės sė antibiogramės. Nėse kjo del negative, pėrdoren antibiotik me spektėr tė gjerė dhe analgjetik kundėr dhimbjes. Kohėt e fundit pėrdoret indometacin supost ose voltaren supost pėr tė ulur edemėn (ėnjtjen), pėrveē kėsaj kėto kanė veprim antiinflamator. Po ashtu rekomandohet kompleks vitaminash, dezifektantė urinar si flagyl pėr 10 ditė dhe pėrdoren preparate bimore pėr tė penguar rritjen e gjėndrės si: Posta Metto dhe Prostamol uno pėr 3 muaj. Shenjat e sėmundjes zakonisht zhduken qė javėn e parė tė mjekimit. Por nėse zgjasin mė tepėr se 3 javė, do tė thotė se prostata ka marrė formė kronike dhe mjekimi duhet tė zgjasė mė gjatė. Ai bėhet me cikle dhe periudhė pauze prej 7 ditėsh mes tyre".

Nuk e arrij orgazmėn kur masturbohem, ndėrkohė qė kur bėj seks me
partneren, e arrij gjithmonė. Pse ndodh kjo?
Gzimi

PĖRGJIGJE:
Ti je i sigurt tashmė qė organi yt seksual funksionon mė sė miri, kėshtu qė kjo mund tė jetė thjesht njė ēėshtje psikologjike. Mund ta kesh mė tė lehtė tė eksitohesh kur tė stimulohet shqisa e tė parit, gjė qė ta siguron partnerja gjatė seksit. Gjithashtu, unė nuk do tė pėrdorja shprehjen: "Nuk e arrij orgazmėn gjatė masturbimit", por "nuk e kam arritur akoma", pasi kjo ėshtė diēka qė mund tė arrihet me shtimin e eksperiencės. Ju mund tė pėrdorni tipe tė ndryshme lubrifikuesish, kaseta tė ndryshme porno ose fillo tė fantazosh pėr tė dashurėn. Nėse nuk e arrin akoma, mos u humb shpresėn dhe shih anėn e mirė tė gjėrave, faktin qė nuk ke probleme tė tjera.

Jam njė djalė i ri nga Kaēaniku. Gjatė masturbimit mė del rreth 1 ml spermė dhe jo me ereksion tė plotė. Do tė kem fėmijė? Cilėt faktorė mund tė ndikojnė nė kėtė rast? Theksoj se kam kaluar njė infeksion nė fshikėzėn e urinės dhe kam pasur zmadhim tė prostatės, qė tashmė ėshtė normalizuar.

PĖRGJIGJE:
Volumi i lėngut spermatik ėshtė nga 2-6 ml. Volume me 1 ml, si nė rastin tuaj, mund tė behėn shkak pėr infertilitet. Shkaqet pėr uljen e volumit janė tė shumta, por kanė tė bėjnė kryesisht me dėmtimin e prostatės dhe vezikulės seminare. Sidoqoftė, mjeku specialist do tė pėrcaktojė me saktėsi gjendjen dhe t'i japė zgjidhje problemit.

Shpesh, nė fillim tė marrėdhėnieve, i bėj tė dashurės seks oral. Menjėherė pas kėsaj atė e zė gjumi dhe rrallė ma shpėrblen. Pse ndodh kjo dhe ēfarė mund tė bėj?

PĖRGJIGJE:
Megjithėse zakonisht kėshillojmė burrat tė jenė kavalierė ekziston njė ndryshim mes hapjes sė derės ose rregullimit tė karriges tė njė gruaje dhe seksit oral nė fillim tė marrėdhėnies. E kuptojmė se ju doni tė tregoheni xhentėlmen, por kjo nuk do tė thotė qė xhentėlmeni nuk ka tė drejtė tė kėnaqet nganjėherė, sidomos kur e ka kėnaqur kaq shpesh partneren e vet nė tė kaluarėn. Pra, kėshilla jonė ėshtė qė nganjėherė tė kėnaqeni ju i pari. Mund t"ju duket paksa vėshtirė tė realizohet, meqė partnerja juaj ėshtė mėsuar ndryshe, por po ju themi se edhe pėr atė do tė jetė mė mirė. Thjesht, ajo mund tė mos ketė mė fuqi tė bėj dashuri pasi ka arritur orgazmėn, kėshtu qė, pėr tė, tė qenit e dyta do tė ishte njė lloj lehtėsimi, pasi nuk do tė kishte mė detyrime ndaj teje. Zgjidhja e dytė do tė ishte t'i thoje partneres se nuk e ke problem qė ta ketė radhėn ajo e para, me kusht qė ti tė jesh i dyti.

Jam E. , 26 vjeē. Problemi im ka filluar qė nė moshė tė vogėl. Qė atėherė kam pasur nevojė tė bėhem synet pasi koka e penisit mė dhembte kur e prekja dhe mė mblidhte sekrecione tė bardha. Jam bėrė synet para dy vjetėsh, por koka penisit mė dhemb pėrsėri. Kjo dhimbje e kokės mė pengon nė kryerjen e aktit seksual. Ju lutem tė mė thoni nga se vuaj dhe si mund tė shėrohem?

PĖRGJIGJE:
Prepuciumi ėshtė ajo pjesė e organit seksual qė nė popull njihet si lafsha. Nė disa raste,qė nė lindje, fėmija i vogėl e ka shumė tė ngushtuar hapjen e lafshės. Kjo gjė bėhet pengesė pėr hapjen e saj dhe nė shumė raste ėshtė shkaktar i njė patologjie qė quhet fimoza. Nė njė situatė tė tillė, ndėrmjet kokės sė organit seksual dhe lafshės, herė pas here grumbullohen papastėrti tė cilat bėhen shkak pėr ankesė te fėmija i vogėl duke dhėnė shenja tė tilla, si: skuqje, ėnjtje dhe dhimbje tė organit seksual. Shpeshherė,kur infeksioni ka pėrparuar, ai qelbėzohet. Nė njė rast tė tillė, kryhet ndėrhyrja e menjėhershme operatore. Njė gjendje e tillė mund tė pėrsėritet derisa mjekimi pėrfundimtar do tė jetė synetllėku.
Problemi kryesor i njė shqetėsimi tė kėsaj natyre ėshtė pamundėsia pėr tė bėrė aktin seksual. Pėr sa i pėrket problemit qė keni ju konkretisht, ėshtė e nevojshme tė konsultoheni drejtpėrdrejt me kirurgun dhe mė pas tė vendosni pėr mjekimin.

Cili ėshtė muskuli i pubokosigjeusit dhe si ta lokalizoj?
Ardi

PĖRGJIGJE:
- Muskuli i pubokosigjeusit ėshtė ai qė mban fluksin e urinės dhe kontrollon ejakulimin te djemtė. Pėr ta lokalizuar, ka dy mėnyra: Mėnyra e parė ėshtė ndalja e fluksit tė urinės kur je duke urinuar. Bėje kėtė veprim nja dy herė, pėr tė lokalizuar muskulin nė fjalė. Njė mėnyrė tjetėr ėshtė tė futėsh njė gisht nė vaginė dhe tė shtrėngosh muskujt. Nėse ndjen njė shtrėngim rreth gishtit, atėherė ke gjetur muskulin e duhur.
Nė rastin kur e ke lokalizuar, bėj ushtrimet e Kegelit, pėr t'i forcuar ato dhe pėr tė
shumėfishuar ndjesitė e tua dhe tė partnerit gjatė marrėdhėnieve.

Doktor, e dashura ime ka njė erė shumė tė keqe nė vaginė. Ēfarė mund tė jetė?
Lutfiu

PĖRGJIGJE:
Mund tė jetė infeksion nga myku apo thjesht, ajo duhet t'i kushtojė mė shumė
vėmendje higjienės personale. Njė nga infeksionet mė tė shpeshta tė organeve
gjenitale te gratė janė edhe vaginitet bakteriale. Ato mund tė trajtohen dhe shėrohen lehtė. Simptoma tė sėmundjes janė era e keqe e vaginės, nganjėherė e shoqėruar me kruarje dhe djegie. Partnerja juaj mund tė ketė edhe ndonjė lloj tjetėr SST-je, diēka mė serioze, si: Klamidia, herpesi gjential ose gonorrea, prandaj ėshtė mirė tė bėjė analizat sa mė shpejt.

Nga se shkaktohet pėrdredhja e testikujve? A mund tė shkaktohet nga mbarimi i spermės, pasi ke bėrė shumė seks apo je masturbuar shpesh?

PĖRGJIGJE:
Jo, nuk ėshtė ky shkaku i pėrdredhjes sė testikujve. Nė fakt, njė burri nuk i "mbaron" kurrė sperma. Atij mund t'i pakėsohet, nėse bėn shumė seks ose masturbon shpesh, por ėshtė e pamundur qė t'i "mbarojė". Mbase ju keni pasur nė tė kaluarėn njė pėrdredhje testikujsh. Kjo i referohet njė pėrdredhjeje tė kanalit tė spermės, qė ndėrpret furnizmin e testikulit me gjak. Nėse nuk operohet, ose nuk shpėrdridhet vetė, testikuli "vdes" dhe duhet hequr. Kjo gjė ndodh mė shpesh gjatė vitit tė parė tė jetės dhe gjatė dy viteve tė para tė pubertetit. Shkaqet kryesore qė sjellin njė pėrdredhje tė tillė janė: Testi qė nuk ka zbritur poshtė, traumat dhe ushtrimet fizkulturore.

Ka ca ditė qė vėrej njė tė ėnjtur nė penis edhe njė tė skuqur tek maja e penisit! Kam pasur disa djegie nė kanalet e urinės dhe djersitje...! Gjithsesi kam bėrė analizat e urinės, gjakut dhe urinokulturės qė kanė dalė nė rregull!
A mjaftojnė kėto analiza pėr tė kuptuar nėse ekziston ndonjė infektim seksual, apo duhen analiza tjera shtesė?
Shpresoj se do tė mė pėrgjigjeni nė pyetjen time!
Gjithė tė mirat, Dreni.

PĖRGJIGJE:
Skuqja nė majė tė penisit mund tė jetė si pasojė e infeksionit ose e ndonjė reaksioni alergjik nė mukozė, lėkurė tė penisit. Zakonisht infeksionet manifestohen me urinim tė shpeshtė, djegie gjatė urinimit etj.
Preja analizave duhet tė bėhen kėto: strishoja uretrale, urinokultura me antibiogram. Nėse dalin pozitive, mjekimi bėhet me antibiotikė.
 

Jam 25 vjeē, ka kohė qė testikujt e mi mė rrinė tė ftohtė. Kėshtu nuk e kam atė ndjesi, por sa t'i pastroj me ujė tė ngrohtė, mė vjen mundim dhe djersitem. Nganjėherė pas marrėdhėnieve kam djegie nė kanalet e urinimit.
Mė kėshillo, ēfarė tė ndėrmarr?

PĖRGJIGJE:
Organet seksuale janė tė inervuara me fije nervore senzitive (ndjeshmėrisė), prandaj organet gjenitale janė shumė tė ndjeshme nė prekje. Ndėrsa koncepti i dhimbjes ndonjėherė mund tė jetė subjektiv, varėsisht si e perceptojmė atė.

Kam mė shumė se 40 vjet, kam problem me kanalin urinor. Para disa vitesh kisha njė lėng tė bardhė, i ngjashėm me spermėn, tani ndjej njė djegie nga kanali urinor gjatė urinimit dhe nganjėherė nė legenin e urinimit.
Kontrolli mjekėsor nuk parasheh ndonjė sėmundje kanceroze nė prostatė.
Ēfarė mund tė jetė kjo?

PĖRGJIGJE:
Lėngu i bardhė qė kullon nga penisi nė tė shumtėn e rasteve paraqet infeksion tė preterit, karakterizohet nga era e rėndė, djegėsi gjatė urinimit, skuqje tė glansit, etj.
Mė sė miri ėshtė tė bėhet strishoja uretrale dhe urinokultura me antibiogram dhe tė fillon pastaj mjekimi adekuat.
Sa i pėrket karcinomės sė prostatės ekzistojnė metoda diagnostiko tė sakta si: EDK, PSA dhe ekosonografia transrektale. Nėse kėto ekzaminime dalin negative, s"keni pse tė frikoheni nga kjo sėmundje.

Pėrshėndetje doktor. Jam 51 vjeē, kam njė ėnjtje te herdhja e djathtė, ka marrė njė formė shumė mė tė madhe se e majta, urinoj normalisht nė intervale tė rėndomta si mė parė, nuk kam djegie, as dhembje, por, kam djersitje nė tė dy anėt herė pas here dhe mė skuqet lėkura. Lėngu qė rrjedh apo djersitja e ka njė erė shumė tė rėndė, pėr momentin jam duke e pėrdorė njė medikament i quajtur Locacorten vioform qė po mė ndihmon shumė, mirėpo kisha pas dėshirė qė tė di pak a shumė pėr kėtė lloj sėmundje?

PĖRGJIGJE:
Ėnjtja nė herdhe (testis) mund tė jetė si rezultat i infeksionit tė testisit, grumbullimit tė ujit apo e ndonjė tumori. Gjendjet tjera qė shkaktojnė ėnjtjen e tyre janė mė tė rralla. Ekzaminimi tek urologu ėshtė i domosdoshėm qė tė caktohet lloji i terapisė, Kurse elementare ėshtė ekosonografia e traktit urinar dhe testiseve, pastaj vazhdohet me ekzaminime varėsisht nga rezultatet.

Para disa viteve kam stėrvitur fitnes dhe kam marrė injeksion testosteron (20 copė) dhe prej atėherė mė duket se sperma mė ėshtė trashur.
Doktor, pėr ēfarė bėhet fjalė dhe a mund tė kem problem ne tė ardhmen pėr mbarsim?

PĖRGJIGJE:
Ėshtė i njohur fakti qė sportistėt qė merren me fitnes, por edhe me sporte tjera, marrin terapi hormonale (nė kėtė rast testosteron) pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e muskujve. Testosteroni ėshtė hormon seksual mashkullor qė ndikon nė spermatozoide dhe zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore.
Testosteroni nuk i dėmton spermatozoidet.

Pėrshėndetje dr. Jam 22 vjeē, jetoj nė Slloveni. Kur urinoj, ndjej djegie nė maje tė penisit. Jam i shqetėsuar, s"vė gjumė. Kam problem shumė tė madh nė testis, nė anėn e majtė e kam njė tė pėlcitur qe 5-6 muaj. Kam bėrė seks me njė femėr me menstruacione. Kam vizituar mjekun, i cili mė ka thėnė se jam i infektuar dhe mė ka paralajmėruar se do tė kem probleme me lindje tė fėmijės.
Diagnoza: epididymits ac bill.
Terapia: caps hemomnycin 250 mg, 2x1, 6 ditė dhe 1x1 sėrish 6 ditė; tbl orvagyl 2x1.
Tė lutem, pres njė pėrgjigje nga ju, sepse jam shumė i shqetėsuar.

PĖRGJIGJE:
Epididymitis acuta ėshtė pezmatim qė fitohet gjatė aktit seksual me partner tė infektuar me sėmundje tė organeve gjenitale.
Pėr ju mė sė miri ėshtė tė bėni spermokulturėn dhe nėse keni ndonjė infeksion – duhet izoluar shkaktari dhe tė fillojė mjekimi sipas antibiogramit dhe mjekimi duhet tė shkojė deri nė fund tė infeksionit.

Jam 48 vjeēar, ka vite qė nė penis mė janė paraqitur puērra, tashmė tė rritura dhe mė pėrhapur, kanė filluar edhe tė kullojnė, kanė erė shumė tė keqe. Kam edhe dhimbje.
Tė lutem doktor, mė tregoni se a mjekohen kėto puērra dhe ēfarė pasoja mund tė kem nga kėto. A kanė tė bėjnė kėto puērra me Sidėn?

PĖRGJIGJE:
Nė bazė tė pėrshkrimit tė atyre puērrave, dyshoj se kemi tė bėjmė me disa lytha qė quhen condiloma acuminata. Karakteristikė e tyre ėshtė se fitohen me raporte seksuale nga persona tė infektuar. Lagėshtia favorizon zhvillimin e tyre.
Ekziston mėnyra medikamentoze e ērrėnjosjes sė tyre deri te rruga kirurgjike.

Jam 37 vjeēar, para 6 muajve kam pasur probleme gjatė urinimit, kam pasur djegie dhe kah pėrfundimi i urinimit disi mė ndryshonte urina, disi si e turbullt, si e bardhė. Kam vizituar urologun dhe i kam bėrė disa analiza. Ai mė ka udhėzuar qė tė pėrdori Cyprinol. Pėr momentin mė kanė ndihmuar, por nuk i kam pėrdorė tė gjitha. Tash, kam sėrish probleme.
Doktor, a duhet tė vazhdoj me tė njėjtėn terapi, apo duhet ndėrmarrė diēka tjetėr?
Flm, pėrshėndetje.

PĖRGJIGJE:
Sigurisht ėshtė infeksioni traktit urinar. Ju duhet tė bėni urinokulturėn me antibiogram, pastaj tė caktohet lloji i terapisė.

Zakonisht para ciklit kam shumė djegėsi nė urinė qė shoqėrohet me dhimbje tė mėdha dhe nuk po mund tė urinoj. Zakonisht, jam shumė e kujdesshme, qė kėmbėt tė mos kenė tė ftohtė. Gati ēdo dy muaj mė pėrsėritet. Jam duke marrė uvin ēaj. Tė lutem doktor, ē"tė bėj qė tė mos mė pėrsėritet kjo, sidomos para ciklit menstrual, ndėrkohė jam nėnė dhe kam njė fėmijė qė e kam lindė me prerje cezariane.

PĖRGJIGJE:
Simptomat tė cilat ju i pėrshkruani i takojnė pezmatimit tė vezikės urinare-cistitit akut. Kėto simptome manifestohen me urinime tė shpeshta, djegie gjatė urinimit, urinime tė shpeshta gjatė natės, etj.
Gjatė ciklit menstrual nė organizmin e femrės ndodhin disa ndryshime hormonale tė cilat e pėrkeqėsojnė sėmundjen. Pėr ēdo sqarim tė mėtejmė, ėshtė mirė tė konsultoheni me urologun.

Jam 25 vjeēar. Pas masturbimit, urinoj shpesh. Nėse shpeshtohet masturbimi, p.sh. katėr ditė radhazi, dy ose tri herė nė ditė, nevoja pėr urinim mė shtohet akoma (ēdo 2 ose 3 orė urinoj). Desha tė di nėse ky ėshtė njė proces natyral apo ėshtė ndonjė ērregullim? Nėse ėshtė ērregullim a mund tė shėrohet apo mjekohet dhe si? Kur kam qenė mė i vogėl, pas moshės sė pubertetit, shpesh masturboja i shtrirė nė tokė dhe e pengoja daljen e spermės duke e shtrėnguar penisin me dorė. Kjo ka ndodhur disa herė. A mund ta ketė shkaktuar kjo kėtė problem, apo jo?
Rrallėherė, ndodh qė gjatė urinimit tė ndjej djegėsi nė kanal, por kjo ndodh shumė rrallė. Faleminderit. Me respekt, Dini.

PĖRGJIGJE:
Masturbimi i shpeshtė 3-4 herė nė ditė shkakton procese delikate, pėrveē nė organet e jashme mashkullore, poashtu edhe nė organet seksuale mashkullore tė brendshme (vezikula seminale, prostatė), etj. Si rezultat i irritimit tė tyre, mund tė rritet frekuenca e urinimit.
Sa i pėrket djegies gjatė urinimit, kjo simptomė paraqitet shpesh gjatė infeksioneve tė traktit urinar, kėshtu qė njė analizė e thjeshtė e urinės do ta lehtėsojė mjaft diagnozėn.

Jam njė burrė 27 vjeē nga Prizreni dhe doja tė pyesja rreth njė problemi qė ka kohė qė vuaj. Jam i martuar dhe gjatė marrėdhėnieve me gruan shpesh mė ndodhė qė tė mos kryejmė marrėdhėnie fare. Marrėdhėnia zgjat shumė pak, si pasojė e ejakulimit tim shumė tė shpejt. Dua ta di, a ka mundėsi tė shėrohet ky defekt dhe si rregullohet potenca. Ēfarė trajtimi apo medikamenti duhet tė pėrdor dhe ku tė drejtohem. Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Ejakulimi i parakohshėm ose ejaculatio precox, paraqitet pėr arsye tė ērregullimeve psikologjike apo nė disa raste edhe organike. Zakonisht paraqitet tek tė rinjtė nė pubertet kur eksitohen shumė nė aspektin seksual. Por, nė disa raste paraqitet edhe nga ngarkesat psikike, streset etj.
Sa i pėrket trajtimit varėsisht nga shkaku, mund tė jetė medikamentoz, psikologjik etj.
Pėr mė tepėr mendoj se ju nevojitet konsulta me urologun dhe trajtimi adekuat i kėtij ērregullimi.

Doktor, ju lutem mė trego, nėse ėshtė e vendosur spiralja, a mund tė shihet nė ultrazė. Dhe, a e pengon kjo shtatzėninė nėse hiqet.
Kam edhe njė pyetje. Rina e ka mitrėn tė kthyer pak nė tė djathtė. A e pengon kjo pėr tė mbetur shtatzėnė?
Faleminderit, Agimi dhe Rina.

PĖRGJIGJE:
Kjo pyetje mė tepėr i dedikohet gjinekologut. Spiralja mund tė shihet me ultrazė. Si mjet kontraceptiv ajo pengon kur ėshtė e vendosur nė mitėr, e jo kur largohet nga ajo. Zakonisht periudha mė e pėrshtatshme pėr fekondim ėshtė java e dytė pas menstruacioneve.

Jam njė vajzė 19 vjeēare Urinoj gati ēdo orė dhe kam ngapak dhimbje nė regjionin e veshkės sė djathtė. Ju lutem, a mund tė mė tregoni ēka mund tė shkaktojė kėtė ērregullim dhe ēfarė masash duhet tė ndėrmarr? Ju falėnderoj shumė pėr ndihmėn qė na ofroni!

PĖRGJIGJE:
Simptomat tė cilat ju i cekni kanė tė bėjnė me pezmatim tė vezikės urinare dhe ndonjė sėmundje tė veshkave, si pasojė e ndonjė infeksioni apo sėmundjeje tjetėr.
Sa i pėrket diagnozės sė sėmundjes suaj, nevojiten sė pari analizat laboratorike, p.sh urina, ultrazėri, pastaj ndoshta edhe ato radiologjike. Pėr tė caktuar ekzaminimet pėrkatėse, duhet tė paraqiteni tek urologu.

Jam 29 vjeēar, a ėshtė jonormale nėse madhėsia e penisit ėshtė 14cm. A mund tė luajt rol negativ nėse dua tė kem fėmijė. Nganjėherė mė vjen orgazma shumė shpejt, por tash e kam rregullua atė problem se po merrem me fitness (vrapim).
Pyetja tjetėr. Testisin e djathtė e kam mė tė madh se tė majtin. A ėshtė kjo normale, apo jo. Asnjėherė nuk mė bėn problem, pėrveē kur kam qenė i vogėl, por pa pasoja.

PĖRGJIGJE:
Madhėsia e penisit 14 cm nuk duhet tė jetė pengesė pėr fekondim (mbetjen shtatzėnė tė femrės).
Sa i pėrket dukurisė se testisin e djathtė e keni mė tė madh se tė majtin, ekzistojnė njė mori faktorėsh qė nė disa raste shkaktojnė kėtė dukuri, p.sh. zgjerimi i venave tė testisit tė majtė qė nė mjekėsi quhet varikocela.
Pėr tė dhėnė pėrgjigje mė konkrete tė kisha propozuar njė kontroll urologjike.

Unė vuaj nga veshkat. Mjeku mė ka thėnė se kam zall nė veshka, por unė kam probleme edhe me urinė. Kam dhembje dhe rėndim nė fund te barkut dhe nuk mundem ta mbaj urinėn. Kėrkoj mendimin tuaj.

PĖRGJIGJE:
Kėto probleme janė tipike pėr infeksion tė traktit urinar. Pėr tė pėrcaktuar se nga e ka origjinėn infeksioni duhen bėrė analizat-kliniko-laboratorike dhe ultrazėri fillimisht, pastaj sipas situatės edhe analizat tjera plotėsuese pėr tė pėrcaktuar diagnozėn e saktė. Prandaj drejtoheni tek urologu.

dr. Arbėr Neziri, mr.sci., urolog




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

Anonimi
Anonimi
12.06.2011 01:00

jam 36 vjec.i martuar.kam problem me ereksion me teper se 9 muaj.ereksion dhe ejakulim kam vetem kur ndroj vend(ambient) se bashku me gruan.kam perdorur viager por nuk ka funksionu.ne fillim te aktit seksual kam ereksion por menjeher per pak koh bie ereksioni.jemi shume te shqetsuar se bashku me gruan.vendin e punes ekam me pergjegjsi te madhe dhe shume stres.ju kisha lut Dr.te me keshilloni ku te drejtohem dhe te di a eshte problemi psikologjik apo hormonal.e pres me padurim pergjigjen tuaj.faleminderit


robert
robert
29.07.2011 16:14

Pershendetje.Jam nje 32 vjecar. Pasi bera analizat e urines dhe tamponit ne penis te gjitha me dolen ne rregull pervec tamponit (stafilococo A) dhe mora ilace diclofan,macladin si dhe larje penisi me betadine 10%.Gjate kures filluan te me dhembin testikujt.Pasi mbaroi kura shenjat e kuqe si tip puērash nuk u zhduken por mbeten si te thara.Vazhdoj akoma te kem si shtrengim testikujsh por djegie nuk kam gjate urinimit. Cfare mund te kem?


Mema
Mema
04.08.2011 07:25

Jame ne moshen 65 vjeqare . Mjerket me preferuan qe te behemn operacin nga prostata per shkak te urinimit te shpesht dhe te nga dalshem.Problemi qendron se urinimi i shpesht nuk eshte nderpre e sidomos gjate nates urinoi 4- 5 here. Kjo me shqetson shume. Mjeku me thot se krejt je ne rregull me te gjitha analizat.
Po dyshoj se nuk kame pas nevoj per operacin.Ju Pastaj edhe organi seksual eshte deformu pak.
Ju lutemi me ndihmoni.


beka
beka
14.12.2011 23:07

dr. djalin e kam 2 muajsh dhe ne koke te penisit ka skuqje dhe lekura e penisit nuk i shkon te poshte e kam pas ne kontrolle me eshte propozuar qe te bahet synet qka mendoni ju a mos eshte ende i vogel pres pegjigjje.


andi
andi
11.02.2012 03:10

jam nje djale nga struga doktorr jam 36 vjec dhe problemi im esht se kam nje testikul te djathte kam bere eko dhe me ka rezultuar qe kam lindur vetem me nje kur bej seks prishem shpejt dhe nuk mund te bej me shum se dy her ne jave i kam bere analizat dhe me kan rezultuar 35% cfar ilaci me rekomandon te mar te lutem doktorr me jep nje pergjigje flm


gentriti
gentriti
26.03.2012 11:21

jom nje djal 28 vjeq.ash kam shqetson nje send doktor te un qysh nemoshen 12 vjeqe kurkam qen kam pas njee operacion te bruhi siq equajn ndoshtaa pekupton, poo me esht dasht patjeter qee tmahjekni njeren vez. kshtuu qee skam pas kur qfar dhimbjee apo ndonje problem tjeter, poo vetem desha nje pergjigjje nga juu, akaaa ndonjee prblem .te madh qee sekom njenen vez, edhe asht ndonje shqetsim mos mbrasitjen efemres netee ardhmen . jukisha lut nje pergjogjje doktor jupergezoj per punen qee bonii.. juu,


edon
edon
23.06.2012 16:27

Jam Edoni. , 26 vjeē. Problemi im ka filluar qė nė moshė tė vogėl. iom ba niher oparcion prej bruhit vogel kur iom kan,ana majt me rrin fryr si zorr, Qė atėherė kam pasur nevojė tė bėhem synet pasi koka e penisit mė dhembte kur e prekja dhe Jam bėrė synet 14 vjetėsh, por koka penisit mė dhemb pėrsėri. Kjo dhimbje e kokės mė pengon nė kryerjen e aktit seksual. Ju lutem tė mė thoni nga se vuaj dhe si mund tė shėrohem?


selman emini
selman emini
05.07.2012 15:55

Jam 38 vjeqar dhe tash e nje vit kap pasur shtrengime te herpashershme ne testisin e djatht, ndersa qe dy jave ky shtrengim ka filluar te rritet dhe po me shkakton dhimbje te vogla ne testisin e djath te percjellur ka ana e djatht e stomakut. Ju l utem dr.me udhezoni se nga mund te vij ky shtrengim me dhimbje te vogla dhe qka duhet te veproj.Perndryshe vazhdoj te kem marrdhenje seksuale me gruan dhe nuk kam ndonje problem.




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!