Total: (533,777)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Si krijohen gurėt nė veshka?

Shkaqet e krijimit tė gurėve nė veshka mund t'i rradhisim si mė poshtė: - Sėmundjet e veshkave - Nxjerrja jashtė me urinen e njė sasie tė madhe kripėrash kalciumi - Niveli i lartė i kalciumit nė gjak - Faktorėt gjenetikė - Sėmundjet e stomakut dhe zorrėve - Konsumimi i tepėrt i mishit -... »»


E vėrteta e kripur pėr urthin!

E vėrteta e kripur pėr urthin!

10.05.2011 22:02 - Kategoria: Shendeti

E vėrteta e kripur pėr urthin!

Refluksi ėshtė njė shqetėsim mjaft i pėrhapur, qė prek gati ēdo moshė. Megjithatė ėshtė vėnė re se njė pėrhapje mė e madhe te tė moshuarit.

Ndryshimet qė ndodhin nė organizmin e tyre, stili i jetės dhe pėrdorimi i medikamenteve nė mėnyrė kronike, janė disa nga shkaqet qė i bėjnė tė moshuarit tė preken mė shpesh nga urthi. Pjesa mė e madhe e kėsaj grupmoshe e pėrkufizon si "djegie gjoksi" apo "urth".

Sėmundja e refluksit (prapėsimit) gastro¬ezofageal ėshtė njė kthim prapa jo normal i acidit tė stomakut lart nė ezofag, tubin e gjatė muskular qė lidh pjesėn e pasme tė gojės me stomakun. Muskuli i quajtur sfinkter, qė ndodhet nė kufi¬rin mes ezofagut dhe stoma¬kut e qė normalisht punon si njė portė e qė nuk lejon pėrmbajtjen e stomakut tė kthehet lart nė ezofag, mund tė jetė shumė i dobėt ose tė hapet "gabimisht". Kjo sjell shfaqjen e sėmundjes dhe simptomat e urthit (djegė¬sirė nė stomak). Urthi si njė dhimbje ose shqetėsim ndihet prej stomakut e pėrhapet deri nė kraharor; shpesh pas ngrėnies, por edhe nė ēdo orė tė ditės, madje edhe duke ju zgjuar gjatė natės. Rreth 20-40% e popullsisė vuan nga njė simptomė e tillė.

Tė tjera simptoma shoqėruese janė:
* Hidhėsi nė gojė (ose regurgitacion)
* Vėshtirėsi nė gėlltitje, sidomos tė ushqimeve tė thata.
* Dhimbje gjoksi, qė shpesh ngatėrrohen me njė goditje nė zemėr.
* Ngjirje e zėrit, fyt i thatė, kollė gjatė natės dhe ndryshim i zėrit.
* Problem me mushkėritė dhe frymėmarrjen.

Ka edhe disa faktorė qė mund ta nxisin sėmundjen e urthit, siē janė: duhanpir¬ja, disa sėmundje, konsumimi i alkoolit apo i disa medikamenteve, po ashtu edhe gjatė shtatzėnisė e sidomos gjatė tremujorit tė fundit tė saj nė shumė gra.

Urthi zakonisht trajtohet me antacid, preparate qė kanė pėr qėllim neutralizimin e thartirės sė tepėrt), prokinetikė (preparate qė shtojnė tonusin e sfinkterit tė sipėrm tė ezofagut), inhibitorė tė pompės protonike tė kaliumit. Ndikim kanė edhe masat higjieno-dietetike, siē janė ushqimi i shpeshtė dhe nė sasi mė tė vogla, largimi i mėlmesave, i pijeve me dyoksid karboni, fjetja me kokė sa mė lart (15-20 cm) mbi nivelin e shtratit) dhe, nuk preferohet marrja e ushqimit pas orės 20.

"Tė domosdoshme janė edhe vizitat e rregullta te gastroenterologu, qė tė gjejė shkakun dhe arsyen qė e shfaqjes sė urthit e qė mund tė haset ndonjėherė edhe te njerėzit neurolabil, mandej te njerėzit qė gėlltisin shumė ajėr gjatė ngrėnies, si dhe te disa sėmundje siē ėshtė hernia hiatale e tipit rrėshqitės, etj."

Urthi nuk ėshtė gjithmonė diēka e thjeshtė e joshqetėsuese. Nėse nuk arrin tė traj¬tohet, ai mund tė shkaktojė dėmtime tė ezofagut nė forma tė inflamacionit tė tij, ulcerave apo dėmtimit tė indit ezofageal, komplikacione tė frymėmarrjes, laringjite; sindromin e Barretit e deri nė rrezik pėr shfaqje tė kancerit tė ezofagut.

Ndaloni dhimbjen e kokės sė shkaktuar nga urthi
Dispepsia dhe problemet me tretjen e ushqimeve mund tė jetė njė shkaku "misterioz" i disa migrenave tė fshehta dhe sistemimi i kėsaj teprice acide mund tė qetėsojė dhimbjen e kokės. Refluksi mund tė pėrhapė dhimbjen drejt mishrave tė dhėmbėve, mollėzave dhe prej andej drejt syve, njė pozicion i zakonshėm i dhimbjeve tė kokės sė mi¬grenės.

Astma dhe kolla, tė lidhura me refleksin
Kolla e vazhdueshme, por dhe astma bronkiale shpesh janė "bashkėshoqėruese" tė urthit. Mjekėt tėrheqin vėmendjen qė ēdo episod urthi tė trajtohet dhe ekzaminohet nė kohė, nė mėnyrė qė tė shmangen ndėrlikimet e mundshme.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!