Total: (550,200)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Konsumoni shumė peshk gjatė ndėrrimit tė stinėve

Mjekėt kėshillojnė njė ushqyerje tė ekuilibruar dhe tė shėndetshme gjatė kėtyre muajve, pėr tė forcuar mė shumė sistemin imunitar. Vitaminat A, C dhe E janė mė tė preferuarat. »»


Ciroza e mėlēisė, nga shkaktohet dhe si kurohet

Ciroza e mėlēisė, nga shkaktohet dhe si kurohet

11.09.2007 00:17 - Kategoria: Shendeti

Mėlēia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonė, ka shumė funksione, tė cilat pėrfshijnė prodhimin e faktorėve tė gjakut, proteinave, tėmthit dhe tė mė shumė se 100 enzimave tė ndryshme. Po ashtu ndikon nė metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale tė pėrqendrimit tė sheqerit nė gjak. Por dhe nė rregullimin e hormoneve tė ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke pėrfshirė alkoolin. Alkooli konsiderohet ”armiku” kryesor i mėlēisė.

Ndikimi
Alkooli dėmton shumė organe, por nė mėnyrė tė veēantė dėmton sistemin nervor qendror dhe mėlēinė. Alkooli metabolizohet nė mėlēi dhe sasia e tepėrt e tij ēon nė sėmundje akute dhe kronike tė mėlēisė. Abuzimi me alkoolin ēon nė tre patologji tė sėmundjeve tė mėlēisė, tė cilat nė klinikėn praktike mund tė shfaqen sė bashku nė tė njėjtėn kohė, nė tė njėjtin pacient.
Patologjia e parė ėshtė steatoza (dhjamosja e mėlēisė), e cila ēon nė akumulimin e yndyrės nė qelizat e mėlēisė. Kjo gjendje ėshtė e rikthyeshme nė qoftė se pacienti ndėrpret alkoolin. Megjithatė, dhjamosja e mėlēisė mund tė ēojė nė steatohepatit, qė ėshtė dhjamosje e mėlēisė e shoqėruar me inflamacion. Kjo gjendje mund tė ēojė nė dėmtime tė mėlēisė dhe cirrozė.
Patologji tjetėr qė mund tė shfaqet ėshtė hepatiti. Alkooli mund tė shkaktojė hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund tė ndryshojė nga njė formė e butė e hepatitit me teste anomale laboratorike, nė njė formė tė ashpėr mė ndėrlikime, si ikter (zverdhje e lėkurės shkaktuar nga mbajtja e bilirubinės), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmėria e mėlēisė), ascit (grumbullimi i ujit nė bark), hemorragji nga variēet e ezofagut. Patologji tjetėr qė shfaqet ėshtė cirroza, qė karakterizohet anatomikisht nga pėrhapja nė mėlēi e nodujve tė rigjenerimit tė kombinuar me fibrozė. Kėto dėmtime pėrfshijnė tė gjithė mėlēinė dhe shkaktojnė ērregullim tė madh tė qarkullimit intrahepatik tė gjakut. Mėlēia cirrotike ka njė sipėrfaqe tė nodozuar dhe konsistencė tė fortė e margo tė mprehtė. Madhėsia e mėlēisė ndryshon nga njė i sėmurė te tjetri. Kjo do tė thotė qė njė mėlēi cirrotike mund tė jetė e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogėluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e njė lobi tė mėlēisė kombinohet me hipertrofinė e njė lobi tjetėr. Nė varėsi nga noduset qė formohen, cirroza klasifikohet nė mikro dhe makronodulare.
Dėmtimi
Abuzimi me alkoolin bėhet shkak pėr shfaqjen e problemeve serioze me mėlēinė. Nga statistikat botėrore rezulton se 80 % e personave qė konsumojnė alkool zhvillojnė steatozė (dhjamosje e mėlēisė), 10-35% zhvillojnė hepatit alkoolik dhe 10% zhvillojnė cirrozė alkoolike. Nga statistikat ėshtė parė se nga 26000 njerėz qė vdesin ēdo vit nga cirroza tė paktėn 40% e tyre kanė histori tė abuzimit me alkoolin. Pasojė e pėrdorimit pa kriter tė alkoolit ėshtė dhjamosja e mėlēisė si pasojė e depozitimit tė yndyrave nė qelizėn e mėlēisė dhe cirroza alkoolike qė pėrfaqėson njė dėmtim terminal tė mėlēisė. Steatoza e mėlēisė, ose dhjamosja e mėlēisė, pėrveē alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorė tė tjerė siē janė: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe pėrdorimi i estrogjenėve dhe i kortizonikėve.

Pacienti i prekur prej cirrozės nga alkooli

1.     Dobėsi dhe lodhje
2.    Humbje tė oreksit
3.    Humbje tė peshės
4.    Humbje tė masės muskulare dhe krampe (ngėrē) muskulare
5.    Ikter ose zverdhje tė syve dhe tė lėkurės
6.    Ėnjtje tė kėmbėve
7.    Ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit nė tė
8.    Tė pėrziera dhe tė vjella
9.    Humbje tė qimeve tė trupit dhe tė aftėsisė seksuale
10.    Tek burrat rritje tė qimeve nė fytyrė, zė tė thellė
11.    Ērregullime menstruale tek gratė

Ēfarė ėshtė sėmundja alkoolike e mėlēisė
Ashtu si dėmtimi i mėlēisė nga viruset e hepatitit, edhe pėrdorimi pa kriter i alkoolit ėshtė njė sėmundje e shpeshtė dhe me pasoja serioze shėndetėsore e kėtij organi. Sėmundja alkoolike e mėlēisė ėshtė pasojė e veprimit tė drejtpėrdrejtė tė alkoolit mbi qelizėn e mėlēisė. Kėshtu qė alkooli konsiderohet njė faktor i vėrtetė rreziku pėr ēdo konsumator tė rregullt tė tij. Femrat dėmtohen nga alkooli shumė mė shpejt dhe mė rėndė se meshkujt. Ndoshta kjo lidhet me veēoritė hormonale tė tyre. Nė shfaqjen e sėmundjes ndikon edhe predispozicioni gjenetik.

Faktorėt qė ndikojnė nė shfaqjen e kėsaj sėmundjeje
Siē dihet tashmė, konsumimi pa kriter i alkoolit ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje. Kėshtu, sasia e alkoolit tė pėrdorur pėrllogaritet nė pėrmbajtjen e etanolit nė pijen qė pėrdoret. Pėrdorimi i 20-40 gr etanol nė ditė ėshtė sasi qė konsiderohet e rrezikshme pėr mėlēinė. Kujtojmė qė 1 teke raki pėrmban 18 gr metanol apo 1 gotė verė 12 % pėrmban 11.7 gr etanol. Faktor tjetėr rreziku ėshtė kohėzgjatja e pėrdorimit tė alkoolit. Konsumatorėt sistematikė qė kanė pėrdorur pėr 10 vjet radhazi 150 gr metanol nė ditė janė mė tė rrezikuar nga cirroza e mėlēisė. Ndėr faktorėt e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa mė e vogėl tė jetė mosha e konsumatorit tė alkoolit, aq mė tė rėnda janė dėmtimet e mėlēisė. Por numėrohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Shenjat mė tė dukshme tė sėmundjes
Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, sėmundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastėsisht nga njė ekzaminim ekografik tė bėrė pėr arsye tė ndryshme. Nė disa raste tė sėmurėt ankohen pėr dobėsi trupore, kėputje gjunjėsh, apo ērregullime tė tretjes, tė cilat shkaktohen si pasojė e dėmtimit tė njėkohshėm tė stomakut, duodenit, pankreasit nga pėrdorimi i alkoolit. Nė rast se dėmtimi alkoolik gėrshetohet edhe me dėmtimet e mėlēisė nga viruset e hepatitit, shenjat klinike janė shumė: turbullimet e tretjes, dhimbje barku nė kuadratin e sipėrm tė djathtė, lodhje e shpejtė fizike e mendore, ulje oreksi rėnie nė peshė deri nė temperaturė 37.5-37.8 gradė. Identifikimi i sėmundjes bėhet nė dy mėnyra: ekzaminimin ekografik dhe nė analizėn e gjakut konstatohet rritje e transaminazave.

Si mund tė mjekohet sėmundja
Kushti vendimtar pėr tė pasur njė mjekim tė efektshėm ėshtė ndėrprerja kategorike e pėrdorimit tė mėtejshėm tė alkoolit. Ėshtė kaq i rėndėsishėm ky moment, aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave nė ato raste kur i sėmuri vazhdon tė konsumojė alkool, qoftė edhe nė sasi tė vogėl, ėshtė i paefektshėm. Njė dietė e ekuilibruar me tė gjithė pėrbėrėsit fiziologjikė, duke mėnjanuar rastet e tepėrta tė yndyrave dhe sheqernave, e pasur me vitamina dhe kripėra minerale, do tė ishte ideale pėr tė patuar njė mėlēi tė shėndetshme. Dieta mesdhetare qė bazohet nė fruta-perimet e freskėta, vaji i ullirit, vera dhe drithėrat, ėshtė aleatja mė e mirė e shėndetit tė gojės sė njeriut.





Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!