Total: (540,173)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

7 arsye pėr tė buzėqeshur

A e dinit se buzėqeshja nxit disa aktivitete nė tru? Po, kėtu ekziston njė lidhje e fortė mendje-trup. Nė fytyrėn tonė gjenden mė shumė se 5000 muskuj qė mundėsojnė mimikėn e fytyrės dhe 44 muskuj tė tjerė qė vihen nė punė kur qeshim. »»


Dermatiti atopik

Dermatiti atopik

30.06.2011 00:08 - Kategoria: Shendeti

Dermatiti atopik

Dermatiti atopik ėshtė dermatozė kronike alergjike qė karakterizohet me kruarje. Nė grupin e sėmundjeve atopike pėrpos dermatitit atopik, bėn pjesė astma bronkiale alergjike dhe riniti alergjik.

Ass. Dr. Laura Pajaziti, Mr.sc.
dermatovenerologe
tel. 044 238 745
laurapajaziti@yahoo.com

Zakonisht fillon nė fėmijėrinė e hershme. Nė 60% tė rasteve, dermatiti atopik shfaqet gjatė vitit tė parė tė jetės, kurse 90% e rasteve shfaqet deri nė moshėn 5 vjeēare. Duke u bazuar nė disa studime, 75–80% e pacientėve me dermatit atopik ka histori personale ose familjare pėr sėmundje alergjike. Mendohet se rreth 20–50% e fėmijėve me dermatit atopik, mė vonė gjatė jetės fitojnė astmėn, kurse rreth 50% fiton rinitin alergjik.

Cilėt janė faktorėt qė ndikojnė nė paraqitjen e dermatitit atopik?
Dermatiti atopik ėshtė sėmundje trashėguese multifaktoriale, por tipi i trashėgimit deri sot nuk ėshtė precizuar. Mendohet se konstitucioni atopik mė shpesh trashėgohet nga nėna. Nėse janė tė sėmurė tė dy prindėrit, atėherė rreziku pėr t'u sėmurė fėmija ėshtė 50-60%. Kjo pėrqindje do tė arrijė deri 72,2%, nėse tė dy prindėrit vuajnė nga e njėjta atopi. Bazė e kėsaj sėmundjeje janė ērregullimet imunologjike dhe fiziologjike – sidomos nė metabolizmin e lipideve nė epidermė. Nė manifestimin klinik tė sėmundjes ndikojnė faktorė tė ndryshėm tė ambientit tė jashtėm, si: alergjenėt e ndryshėm, irrituesit, kushtet klimatike, stresi psikik, infeksionet sekondare tė lėkurės.

Ekspozimi intensiv ndaj alergjenėve tė ushqimit nė muajt e parė tė jetės mund t'i kontribuojė sensibilizimit alergjik tė fėmijėve. Mukoza e zorrėve ėshtė organ i rėndėsishėm mbrojtės. Funksioni barrierė i zorrės sigurisht nuk ėshtė i zhvilluar mirė te fėmijėt e vegjėl (latentė), prandaj ekziston incidencė e lartė e tejndjeshmėrisė nė ushqim nė kėtė moshė.
Shumė tė sėmurė me dermatit atopik kanė nė serum titra tė lartė tė IgE dhe IgG kundėr aeroalergjeneve, posaēėrisht alergjenėve tė pluhurit tė shtėpisė. Tė sėmurėt me dermatit atopik tė mėparshėm ose aktual kanė dyfish mė shumė rrezik pėr zhvillimin e ekzemės kronike tė duarve (shuplakave) pas kontaktit profesional me iritansė tė zakonshėm. Nga praktika klinike, tė sėmurėt me dermatit atopik reagojnė me reaksion inflamator nė lesh, shumė tretės dhe dezinficientė qė dėmtojnė shtresėn korneale tė lėkurės .

Cilat janė simptomat e dermatitit atopik?
Simptomat dhe shenjat klinike tė dermatitit atopik janė tė shumta dhe paraqitja e tyre varet nga mosha e tė sėmurit, kohėzgjatja e sėmundjes, mjekimi paraprak dhe aktual, si dhe nga shumė faktorė tė tjerė. Kruarja me intensitet tė ndryshėm dhe lėkura e thatė janė prezente te tė gjithė tė sėmurėt me dermatit atopik.

Dermatiti atopik te motakėt dhe fėmijėt e vegjėl ( 2muaj – 2 vjet) (Ekzema infantum) Ndryshimet mund tė paraqiten vetėm nė fytyrė si skuqje jo qartė e kufizuar (kursehen zonat rreth gojės, syve dhe hundės). Nė faqe gjithmonė ka papula dhe vezikula (fshikėza) qė pėlcasin dhe krijohen krustat (dregėzat). Ėshtė i pranishėm lėngėzimi dhe kruarja intensive. Ka tendencė tė pėrhapjes sė shpejtė. Shpesh pėrfshihen koka, qafa, trupi dhe sipėrfaqet ekstenzore tė ekstremiteteve, lakesat e gjunjėve. Renditja ėshtė simetrike. Pasi qė te fėmijėt nuk ka kontroll tė vullnetshėm tė kruarjes, paraqiten gėrvishtjet dhe shpesh ka infeksione tė superponuara. Ekziston tendenca e kalimit tė sėmundjes nė vitin e 2 ose tė 3, por mė vonė nuk janė tė rralla recidivet ose sėmundjet tjera atopike.

Dermatiti atopik tė fėmijėt e moshės 4-10 vjet- (Prurigo Besnier)
Nė kėtė moshė dermatiti atopik mund tė lajmėrohet pėr herė tė parė ose si recidiv i formės sė parė. Nuk ėshtė aq eksudativ (nuk lėngėzon) dhe akut, mė tepėr ėshtė i lokalizuar dhe shpesh pėrfshin sipėrfaqet specifike: sipėrfaqet ekstenzore tė ekstremiteteve dhe faqet fleksore. Shpesh janė tė pėrfshirė: fytyra, qafa dhe shuplakat. Lėkura tregon tendencė tė lihenifikimit, qė ėshtė rezultat i kruarjes, kėshtu qė nė fund fokuset mbeten tė hiperpigmentuara. Nganjėherė ndryshimet ndodhen vetėm nė njė vend.

Dermatiti atopik te tė rriturit – Ėshtė shumė i shprehur lihenifikimi
Vezikulat zakonisht nuk shihen, kurse sėmundja manifestohet me zona me lezione kronike tė padhembshme, pruritike, shpesh tė hiperpigmentuara dhe tė trashura, tė lokalizuara nė vendet fleksurale, qafė, kapakė tė syrit. Mund tė jetė e pranishme edema e fytyrės. Dermatiti atopik afatgjatė mund tė shkaktojė trauma psikike pėr shkak tė kronicitetit dhe pamjes sė ndryshimeve.

Si mjekohet dermatiti atopik?
Fillimit tė trajtimit i paraprin vėrtetimi i diagnozės nė bazė tė kritereve ekzistuese dhe vlerėsimi i aktivitetit tė sėmundjes. Identifikimi i alergjenit dhe eliminimi i tij paraqet masėn kryesore pėr mjekimin e dermatitit atopik.

Lėkura mund tė irritohet nga pėrdorimi i losioneve, tretjeve dhe emulzioneve tė tipit vaj nė ujė (disa krema), pėr shkak tė veprimit dehidrues tė tyre dhe sepse pėrmbajnė iritansė si alkooli, propilen glykoli etj. Sapunet dhe detergjentet alkalike, leshi, akrili, nxehtėsia e madhe, pluhuri, tretės tė ndryshėm, mund tė shkaktojnė ekzemėn. Djersitja mund tė shkaktojė kruarjen, prandaj i sėmuri duhet tė modifikojė aktivitetin e vet pėr tė minimizuar atė.

Tė sėmurėt me dermatit atopik kanė lėkurė tė thatė, prandaj duhet tė pėrdoren preparate emoliente qė sigurojnė hidrimin e shtresės korneale (p.sh.preparatet qė pėrmbajnė ure 2%, acid laktik 5%) me kusht qė tė mos irritojnė lėkurėn. Nė kėtė drejtim emulzionet e tipit ujė/vaj janė mė tė preferuara.

Tė sėmurėt me dermatit atopik duhet tė orientohen nė pėrdorimin e sapuneve sintetike tė yndyrshme joalkalike. Nė lezionet shumė tė inflamuara, aplikohen kremrat hidrofile ose kompresat e lagėta me qėllim tė zvogėlimit tė inflamacionit. Pas zvogėlimit tė inflamacionit, pėrdoren preparatet lipofile.

Mjekimi bazė i dermatitit atopik janė kortikosteroidet pėr shkak tė efektit antiinflamator. Antihistaminikėt pėrdoren me qėllim tė eliminimit tė kruarjes, kurse pėr shkak tė superinfeksioneve aplikimi i antibiotikėve shpesh sjell deri te pėrmirėsimi. Kohėve tė fundit janė paraqitur medikamente me veprim josteroid qė prevenojnė zgjerimin e ndryshimeve nė lėkurė dhe eliminojnė kruarjen: pimecrolimus dhe tacrolimus.

Rreth 90% e pacientėve ka pėrmirėsime spontane nė pubertet. Te disa tė rritur, dermatiti atopik mund tė vazhdojė si ekzemė e lehtė e lokalizuar nė duar, rreth syrit, nė regjionin retroaurikular ose si lichen simplex chronicus.
Kualiteti i jetės dhe pėrkrahja psikosociale janė shumė tė rėndėsishme nė trajtimin e dermatitit atopik.

Ass. Dr. Laura Pajaziti, Mr.sc., dermatovenerologe




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!