Total: (508,898)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
trying-to-conceive

Nė vendin dhe kohėn e duhur

Shumica e femrave tė gjitarėve, nė njė moment kohor tė paracaktuar, e shpalosin rregullisht afshin ose estrusin. Ēdo njeri, qė ka njė qen ose njė mace e di kėtė fakt. Krejt ndryshe ndodh me gratė tona. Ato e kanė fshehur afshin dhe e kanė bėrė atė tė padiktueshėm prej meshkujve. »»


Dr. Saudin Maliqi, Mr.Sci. kirurg torakal

Dr. Saudin Maliqi, Mr.Sci. kirurg torakal

06.10.2011 22:48 - Kategoria: Shendeti

Dr. Saudin Maliqi, Mr.Sci. kirurg torakal

Nėse keni njė shqetėsim apo problem pėr tė cilin mendoni se mund tju ndihmojnė kėshillat e njė profesionisti mund tė na shkruani pa hezitim nė adresėn . Pėr ēdo pyetje ne do tė bashkėbisedojmė me mjekėt dhe pėrgjigjet e tyre do ti botojmė nė ditėt vijuese.

Dr. Saudin Maliqi, M.D.
Mr. Sci. Kirurg torakal
Tel. 044 148 951

Pėrshėndetje. Jam 28 vjeēe, nėn sqetullėn e majtė kam njė gjėndėr qė nga mosha  23 vjeēe. Nė qershor tė vitit 2007 kam bėrė njė ekzaminim ultrasonografik nė Kosovė, ku kanė dalė kėto pėrfundime:

"Paremkimi i gjirit tė majtė nė 1/4 e sipėrme dhe laterale, aty ku fillon fosa aksillare,  haset njė proces lokal me ndėrtim kryesisht homogjen me madhėsi rreth 35 me 22 mm,   i vendosur rreth 4 mm nga sipėrfaqja e lėkurės mirė e kufizuar. Gjatė analizės me Color Doppler, brenda kėtij procesi haset njė vaskularizim, IR=0,56.

Pėrfundimi: Ndryshimi i pėrshkruar nė gjirin e majtė shkon nė favor tė proceseve beninje mė parė fibroadenomes, por nė diferencim mund tė vjen edhe njė kompleks i nyjės limfatike regjionale.

Nė bazė tė kėsaj, mė thanė qė ėshtė mirė qė kjo gjėndėr tė largohet me operacion, edhe pse nuk ėshtė nė rrezik.

Gjithashtu kam qenė edhe nė Shkup, kėtu vetėm me anė tė prekjes sė gjėndrės mė thanė se ka tė bėjė me nyjet limfatike dhe mė udhėzuan pėr operacion.

Tashti jam nėnė e dy fėmijėve.

Doktor, ē"farė mė udhėzoni ju, a mund tė jetė diēka nė rrezik, apo nuk do tė ketė  ndryshime me kalim tė viteve?

Ju falėnderoj shumė pėr gjithēka qė bėni.

Me respekt tė veēantė nga Tetova.

PĖRGJIGJE:

Pa dyshim bėhet fjalė pėr njė limfonod reaktiv, i cili po qėndron qe sa kohė nėn axillen tuaj. Nuk mundemi asnjėherė t'u sigurojmė saktė pėr tė ardhmen e ndryshimeve nėse nuk ėshtė bėrė biopsia.

Preferoj tė vizitoheni te mjeku juaj mė i afėrm me USG kontrolluese dhe tė bėni njė citpounksion.

Pėrshėndetje doktor, jam njė djalė 23 vjeēar, qe njė vit vėrej njė ndryshim nė gjirin tim tė majtė. Kam bėrė ultrazė, ku nė raport mė shkruan: Nė shtresėn nėnlėkurore tė gjirit tė majtė vėrehet njė zonė me hioegjene me trashėsi 6mm e cila ndodhet menjėherė nėn papilla mame, ndryshimi nė fjalė mund t'i pėrgjigjet njė edeme posttrumatike apo procesi inflamor. Kjo echo ėshtė bėrė nė muajin qershor tė vitit tė kaluar. Pas 3 jave kam shkuar te kirurgu torakal. Nė raportin e tij shkruan: Mamma sin- retroareolar ,densitet i kufizuar, nuk palpohet. Ka qenė nė kontroll vetėm me prekje, nuk ėshtė bėrė ultrazėri pėr arsye se ka qenė kohė e shkurtė prej ultrazėrit tė kaluar. Tashti kanė kaluar 7 muaj edhe ende nuk mė ėshtė ka larguar. Mua mė duket qė ėshtė edhe mė e madhe. Ēka mendoni, a mund tė jetė kjo njė rrezik dhe a do mund tė largohet njė gjė e tillė vetvetiu apo duhet ndonjė intervenim kirurgjik?

PĖRGJIGJE:
Mė duhet t"ju them se duhet tė bėni njė eho tė gjirit me njė pėrshkrim mė tė qartė. Me sa duket bėhet fjalė pėr njė ndryshim qė paraqitet te meshkujt dhe ne e quajmė Gynekomasti qė shkaktohet nga ndikimi hormonal.

Pėrshėndetje doktor Saudin. Jam 43 vjeēare, raporti i radiologut tregon nė ultrazė, mamogramet e 2 gjinjve nė projeksionet standarte cc dhe MLO vėrehet par.gjindore heterogjene, nė gjirin e djathtė vėrehen dy ndėrrime fibrocistike deri 10 mm, ndėrsa nė gjirin e majtė nė QSB vėrehet masa hiprodense ovale 20 herė, 18 mm dhe njė tjetėr QSJ, po ashtu ovale 12 herė 10 mm. Nuk vėrehen mikrodialicifikate tė gropura nė tė djathten modis lifatike 10mm BIRADS 3. Ėshtė bėrė punksioni aspirativ i ndryshimit tė lokalizuar nė kuadrin e mesėm tė sipėrm, nė afėrsi tė areeoles, tė gjirit tė majtė. Strishot citologjike pėrmbajnė disa grupe tė qelizave epiteliale, pa atipi. Nė mes tė kėtyre qelizave mund tė indentifikohen edhe ato tė cilat i pėrgjigjen mioepitelit.
Koment: Dukja citologjike shkon nė favor tė adenozės.

PĖRGJIGJE:
Nga pėrshkrimi i mamografisė si dhe rezultati citologjik bėhet fjalė pėr ndryshime beninje, tė cilat duhet tė observohen-pėrcillen me kontrolle tė ultrazėrit tė gjirit.

Pėrshėndetje doktor. Jam 29 vjeēe dhe kam njė fėmijė 3 vjeē. Jam operuar nga gjiri i djathtė, sepse mė mblodhi qė kur e kisha djalin njė muajsh. Pas 3 vjetėsh bėra njė echo tė gjirit dhe pėrgjigja ishte: "Nė gjirin e djathtė, vėhet re njė formacion hypoekogen, me konture tė rregullta, me diameteė 9*4 mm (diagnozė diferenciale mes njė fibroadenome dhe kisti me pėrmbajtje jo tė pastėr likudiene nė brendėsi). Pranė tij vėhet re njė tjetėr formacion i tillė me dimensione 6.1*4.1 mm. Nė tė dy axilat vėrehet ndonjė limfonodul me qendėr ekogenei karakterit reaktiv, pa adenopati tė karakterit pathologjik. Vėrehet zgjerim i duktuseve mamare nė zonėn retroareolare bilateralisht dexter me diametėr deri 2.3 mm dhe sinister 2 mm."
Nė pritje tė njė pėrgjigjeje nga ana Juaj, ju falėnderoj, paraprakisht.

PĖRGJIGJE:
Ne nuk mund tė sqarojmė saktė a kemi tė bėjmė me njė fibroadenomė apo ndonjė formacion cistik nė bazė tė kėtij pėrshkrimi qė ju e keni shkruar. Duhet tė bėhet edhe njė Echo e gjirit dhe njė kontroll mė i detalizuar.
Qė tė jem mė i qartė, prezenca e ndonjė tumori i shoqėruar me limfonode tė rritura nė axille, duhet tė shikohet mė seriozisht pėr tė caktuar definitivisht diagnozėn.

Pėrshėndetje. Fillimisht desha t"ju falėnderoj pėr kėtė mundėsi komunikimi. Arsyeja qė po iu shkruaj ėshtė kjo: motra ime ka lindur pa gjėndrėn e gjirit tė djathte dhe kjo ka ndikuar qė edhe tani nė moshėn 18 vjeēe tė mos i zhvillohet gjiri fare. Mėnyra e vetme e korrigjimit tė tij na ėshtė thėnė nga mjeket ėshtė operimi.

Do doja tė mė kėshillonit mė shumė rreth kėtij problemi.

Duke pritur pėrgjigjen tuaj tė shpejt, ju pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:

Ngecja nė zhvillim tė gjirit apo edhe mungesa fare e gjirit ėshtė e mundshme tė ndodhė te njė femėr, mirėpo nuk duhet t"ju sjellė ngarkesė ngase tanimė, me ndėrhyrje estetike-plastike bėhet mrekullia nė formė, madhėsi dhe dukje tė gjirit.

Ju duhet tė drejtoheni te kirurgu plastik.

Pėrshėndetje. Jam 26 vjeēe dhe kam problem me gjirin e djathtė. Para 7 vjetėsh kam hequr dy gjėndra dhe nga biopsia dolėn qė ishin fibroadema. Kam lindur dhe dy fėmijė, mė tė voglin e kam 16 muajsh. Para 4 muajsh bėra njė eko tė gjirit dhe mė dolėn qė kisha 2 ciste nė gji dhe njė gjėndėr. Mjeku mė tha se nuk ka problem, por duhet t'i mbash nėn kontroll. Para 2 muajsh fillova tė kem dhimbje nė anėn e djathtė nė shpatull dhe tani vazhdoj ta kem kėtė dhimbje, por edhe ndonjėherė mė therė nė gjoks. Mė mpihet edhe krahu i djathtė, kėmba e djathtė, ndonjėherė po fillon tė kem mpirje dhe nė anėn e majtė e nė krah.
Nuk e di se ēfarė lidhje kanė me njėra-tjetrėn kėto shqetėsime. Jam e shqetėsuar dhe pres pėrgjigjen tuaj.
Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Nga biopsia ju keni vėrtetuar me ekzaminim histopatologjik se bėhet fjalė pėr fibroadenomė e cila mund tė shfaqet prapė si nė gjirin e mėparshėm, ashtu edhe nė gjirin tjetėr. Po ashtu, janė vizualizuar me ultrazė edhe formacione cistike. Nga ajo qė pėrshkruat pėr dhimbjet, nuk kanė tė bėjnė me ndryshimet ne gji.
Ju kėshilloj qė tė mbeteni nėn vėzhgimin e mjekut.

Babai im ka lėng nė mushkėri qe dy javė. Ėshtė nisur me dhembje dhe temperaturė, me rekomandim tė mjekėve pėr nė spitalin "Nėna Terezė", Tiranė. Babai im ėshtė 57 vjeēar. Doktor, sa ėshtė serioze kjo gjendje me tė cilėn pėrballet babai im?

PĖRGJIGJE:
Prindi juaj, siē thuani ju, paska lėng nė hapėsirėn pleurale nė tė dy anėt. Pėr diagnostikim duhet tė bėhet punksioni i kėtij likuidi dhe ekzaminimi i tij nė citologji dhe mikrobiologji. Po ashtu, duhet tė bėhen edhe ekzaminime tjera laboratorike shtesė pėr tė sqaruar natyrėn e kėtij lėngu. Kėto ekzaminime tė duhura bėhen te ne nė Prishtine dhe nuk duhet fare tė udhėtohet jashtė vendit pėr kėtė.

Pėrshėndetje. Jam njė vajzė qė pėr momentin jetoj nė Greqi. Para 7 muajve, nė gjoksin e majtė pata njė gjėndėr dhe doktorėt mė bėnė njė biopsi me gjilpėrė. Pas 15 ditėve mė thanė se ishte vetėm ciste dhe mė dhanė njė xhel qė quhet Progesterol, antibiotikė Ceclor 500mg dhe vitamina Evening primrose 1000mg. Kėtė tė fundit e vazhdova pėr 6 muaj. Por, doktorėt mė thanė se ka mundėsi tė pėrsėritet. Unė i bėj kontroll vetes gjithmonė me duar, nuk kam gjėndra, por ka pak kohė qė mė shpon gjoksi dhe sqetulla, dhimbja ėshtė pak e fortė pėr momentin dhe mė dhemb pak gjoksi i majtė.
Doktor, a mund tė mė jetė pėrsėritur dhe pse unė nuk e ndjej me dorė?

PĖRGJIGJE:
Formacionet cistike janė tė shumta qė ne i hasim gjatė kontrolleve me ultrazė tė gjirit. Juve ju kanė punktuar dhe me aspiracion kanė evakuar likuidin qė ka pėrmbajt ciste dhe zakonisht ky likuid dėrgohet nė ekzaminim laboratorik. Rishfaqja ėshtė shumė e mundshme, andaj ju duhet tė bėni kontrolle tė rregullta te mjeku juaj.

Pėrshėndetje doktor, jam 21vjeēe, nė gjirin e majtė kam njė gjėndėr me madhėsi 12mm me 9mm (fibroadenomė). Gjinekologu pasi ma bėri njė ultrazė mė tha se nuk ka diēka pėr t'u shqetėsuar. Kėtė gjėndėr e kam vėrejtur para 2 viteve. Mjeku atėherė mė pat rekomanduar tė marr Sante E gal, vitamina.
Ju lutem doktor, pres pėrgjigje tuaj. A ėshtė nė rregull pėrdorimi i kėtyre vitaminave sepse edhe kam shtuar peshė?

PĖRGJIGJE:
Ky ndryshim qė ju keni vėrejtur qė nga mosha 19 vjeēe dhe tani pas 2 viteve ende e keni ashtu siē e pėrshkruani fibroadenomė, nuk duhet tė mendoni se ka terapi tjetėr medikamentoze qė e trajton pėrpos ndėrhyrjes kirurgjike pėr tė cilėn ėshtė dashtė tė preferoheni.
Atėherė ju drejtohuni kirurgut pėr mendim.

Jam njė nėnė dhe kam njė fėmijė me moshė 16 muajsh, ka hemangiome kavernoze nė gjoks afėr qafės. I ėshtė paraqitur 2 javė pas lindjes. Hemangioma nuk ėshtė zhvilluar mė shumė. Mjeku ka rekomanduar amp. Kortizon 10mg (tė blihen nė shtete tė jashtme), mirėpo atje nuk m"i kanė lejuar me i marrė sepse nuk i rekomandojnė te fėmijėt. Deri tash nuk ka pas ndonjė intervenim.
Doktor, si trajtohet kjo hemangiomė?

PĖRGJIGJE:
Duhet tė vizitoni kirurgun qė tė njiheni me mirė me trajtimin.

Jam 22 vjeēe, kam njė vit qė kam lindur njė vajzė. Para 3 muajve kam vėrejtur nė gjirin e djathtė njė gjėndėr me madhėsi 2.0 cm, kam bėrė kontroll dhe kam kuptuar se bėhet fjalė pėr njė fibroadenomė. Pas 3 muajve kam bėrė edhe njė kontroll dhe gjėndra ėshtė rritur nė 3.1 cm. Unė kam edhe dy gjėndra tė tilla, por ato nuk riten.
Doktor, dua pres mendimin tėnd.
Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Nga mosha juaj 22 vjeēare bėhet fjalė pėr fibroadenomė - tumor beninj i cili duhet tė extirpohet, hiqet kirurgjikisht. Nuk duhet tė mendoni nė asnjė pasojė.

Jam 25 vjeēe, pasi kam vėrejtur njė gjėndėr nė gjirin e majte dhe pas rekomandimeve tė kirurgut torakal, jam operuar nė fund tė vitit 2007, nė QKUK dhe raporti i ekzaminimit histopatologjik ėshtė ky:
Diagnoza klinike: Tu mamae.
Pėrshkrimi: ėshtė pranuar pjesė e indit me ngjyrė gri, konsistencė mesatare, dukje multinodulare dhe dimensione 5.5x3.5x3cm; nė sipėrfaqen e prerjes vihen re vatra tė ērregullta tė konsolidimit indor me ngjyrė gri-bardhė.
Histologjikisht, nė indin fibrotik tė shtuar-hipocelular, vihen re struktura tė proliferuara dhe tė stėrzgjatura acinare tė mveshura me qeliza tė rregullta epiteliale (adenosis) si dhe dukte tė dilatuar - cistik fokalisht tė veshirė nė epitel metaplastik apokrin.
Veēoritė histologjike i pėrgjigjen ndryshimeve fibrocistike tė shoqėruara me vatra tė adenozės.
Pas kėsaj kohe kam vazhduar kontrollet njė herė nė vite dhe s"janė vėrejtur ndryshime, ndėrsa nė muajin prill mė janė vėrejtur ndryshime tė ngjyrės nė zonėn ku mė herėt ėshtė operuar (tash ėshtė ngjyra mė e mbyllur) dhe mjeku mė tha qė tė pėrcillen ndryshimet, tė pėrsėritet eho e gjirit pas 3 muajsh.
Kisha dashur tė di a ėshtė fjala pėr kancer gjiri apo pėr rrezikun e shndėrrimit nė tė. Ju kisha lutur tė mė sqaroni, sepse nuk e kam tė qartė.
Ju faleminderit

PĖRGJIGJE:
Nuk ėshtė fjala pėr kancer tė gjirit nė rastin tuaj. Nė bazė tė raportit histopatologjik bėhet fjalė pėr ndryshime fibrocistike me vatra tė adenozės. Kėto ndryshime janė tė shprehura nė moshėn tuaj, mund tė pėrcilleni nga mjeku.

I nderuari doktor. Unė jetoj nė Islande, vetėm desha mundėsisht t"ju bėj njė pyetje. Para 10 viteve e bėra njė skanim tė mushkėrive dhe, mė thanė qė e kam njė shenjė tė vogėl nė mushkėri nga fėmijėria. Vitin e kaluar, sėrish e bėra edhe njė skanim tjetėr dhe me than se qenka mė e vogėl, por sidoqoftė, para dy muajsh, nė mėngjes herėt fillova njė gjakderdhje pėr dy ditė tė plota. U shtrova ne spital dhe mė thanė se kjo gjakderdhje ka filluar nga ajo shenja nė mushkėri pas njė kollitje. Pas njė testi gjashtė javėsh, mė thirrėn dhe mė thanė qė nė atė shenjė qė e kam nė mushkėri ka filluar tė rritet njė tuberkulozė dhe tash do tė mė mjekojnė me dy tableta pėr 9 muaj, gjoja tė mbyllet ajo shenjė, por unė mendoj qe kjo gjakderdhje rrjedh nga njė venė.
Sidoqoftė, tash kam marrė njė frikė tė madhe nga gjakderdhja qė as nė Kosovė nuk po guxoj tė vie.
Ju lutem, me shumė respekt, mė kėshilloni, ku mund tė drejtohem pėr njė situatė tė tillė. Faleminderit shumė.

PĖRGJIGJE:
Bazuar nė pėrshkrimin tuaj, mund tė jetė tuberkulozė apo njė kavernė tuberkulare e cila nė njė periudhė tė saj mund tė filloj tė gjakderdhės, qė nė mjekėsi njihet si hemoptizije. Nė kėto raste bėhet edhe bronkoskopia pėr t'u sqarua saktėsisht vendi prej nga vjen gjakderdhja. Nė rast tė gjakderdhjes sė mėtejmė edhe pas marrjes sė terapisė kėtu indikohet intervenimi kirurgjik, largimi i asaj pjese tė mushkėrisė bashkė me kavernėn tuberkulare. Ne, kėtu nė Prishtinė, kemi pėrvoja tė mira me trajtimin e kėtyre formave ngase treva jone ėshtė shumė e kapur me sėmundjen e tuberkulozit si dhe me pasojat e tij. Ju duhet tė vini nė pushim pa shqetėsim dhe tė drejtoheni te ne pėr ēdo rast tė pėrkeqėsimit tė gjendjes tuaj. Pėrkujdesja jonė do tė jetė e plotė.

Unė jam njė nėnė e tre fėmijėve, jam 34 vjeēe, e kam njė problem nė gjirin e majtė. Maja e gjirit mė mblidhet dhe hyn brenda, kohė pas kohe mė ngacmon temperatura e kur mė kap temperatura gjiri mė dhemb nė vete. Tash po mė dhemb edhe krahu, krejt dora rri ftohtė. Kėtė problem e kam prej lindjes sė fundit qė katėr vjet e gjysmė.
Ju pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:
Nga se problemi juaj ka filluar nga fillimi i gjidhėnies dhe shoqėrohet me shenja tė inflamacionit, ėshtė e mundur tė bėhet fjalė pėr njė mastit kronik.

Pėrshėndetje doktor. Mamit tim kėto ditėt e fundit i vėrehet gjėndra nė gjoksin e djathtė. Rezultati i analizave thotė:
Komenti citologjik – Nė strishot e punuara nga punktati i fituar me FNA te formacionit cistik tė gjirit tė djathtė, ėshtė konstatuar material proteinik eozinofilik, infiltrate tė dendura inflamatore tė pėrziera qė dominojnė nė strisho, mbi 90% limfocite tė rregullta, plazmocite dhe makrofagje me citoplazėm shkumoze "foamy cell", granulocite si dhe ekstravazatė tė rralla eritrocitare. Pamja histologjike shkon nė favor tė njė ndryshimi inflamator. Qeliza malinje nė kėtė material nuk janė gjetur. Kam nevojė pėr opinionin tuaj si mjek profesionist.

PĖRGJIGJE:
Nė pyetjen tuaj ėshtė kėrkuar ndihma jonė tė cilėn do ta keni ēdoherė qė ju nevojitet. Janė dy tė dhėna pėr problemin tuaj, gjėndra-tumor nė gji dhe rezultatin citologjik tė bėrė nga ky formacion. Nga pėrshkrimi i raportit citologjik shihet se nuk kemi gjetje tė qelizave malinje, por inflamatore. Pėr tė qenė mė tė saktė, ne duhet t'i kemi tė dhėnat ultrasonografike, radiologjike tė formacionit nė gji, nė mėnyrė qė tė vendosim saktė pėr hapat e mėtejmė. Duhet tė ju them se ekzaminimi citologjik ėshtė orientues dhe, assesi, definitiv nė diagnozėn pėrfundimtare tė tumoreve. Pėr kėtė duhet tė bėhet biopsia.

Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht dhe njėherit ju dėshiroi ēdo tė mirė nė punėn tuaj tė palodhshme.
Ju lutem, kam njė problem i cili mė mundon tej mase, andaj do tė kisha pas dėshirė tė mė sqaroni ju se pėr ēka bėhet fjalė. Jam 40 vjeēare dhe nėnė e dy fėmijėve, djalin 16 dhe vajzėn 10 vjeēe. Para 4 viteve derisa pastrohesha nė banjo, vėrejta nė gjirin e majtė tek maja, njė puēėrr tė vogėl e cila kishte mbledhur qelb dhe vetėm nė atė moment ndjeva pak dhimbje, dhe, u frikėsova shumė. E shtypa atė dhe vėrejta se mė qiti pak qelb dhe kėshtu m"u largua dhimbja. Por, sė bashku me qelbin doli edhe njė masė e bardhė dhe e trashė. Pėr njė kohė nuk pata problem, sepse ajo puēėrr u zhduk, por tani po e vėrej se kohė pas kohe po kam dhimbje nė atė vend dhe sėrish po e vėrej qė nė jelek me mbesin njollat e qelbit. Te mjeku nuk kam shkuar, sepse po kam frikė. Megjithėse njė mike e imja mė tha qė edhe ajo paska pas problemin e njėjtė dhe kishte shkuar te mjeku dhe ai paska thėnė qe kjo nuk ėshtė pėr panik, sepse gjiri pastrohet nga mbeturinat e qumėshtit. Mirėpo, ajo nuk pi cigare, ndėrsa unė e konsumoi shumė cigaren. Pėrndryshe probleme tjera nuk kam. Kam njė jetė normale me bashkėshortin.
I nderuari doktor, pres me padurim pėrgjigjen tuaj.

PĖRGJIGJE:
Nuk keni arsye tė shqetėsoheni fare ngase ju keni pasur njė ndryshim inflamator, i cili ka pėrfunduar.

Pėrshėndetje doktor i nderuar. Nėna ka formacione cistike nė tė dy gjinjtė. Ka qenė sė fundi te mjeku dhe ėshtė kontrolluar. Mjeku i ka thėnė se nė gjirin e majtė ka njė formacion cistik tė dendur me madhėsi 1.5 cm - 1.7 cm , dhe dyshohet pėr kalcifikim. Ka marrė antibiotikė (gentamicin, petrxyl), Chymoral forte dhe Bedoxin.
Ju lutem, pėr ēfarė bėhet fjalė dhe a ka rrezik pėr kancer nė gji?
Mė kėshilloni se ēfarė duhet tė bėj nė kėtė rast?
Faleminderit. Me respekt, Dritoni.

PĖRGJIGJE:
Formacioni cistik tė cilin ju e keni pėrshkruar duhet tė shikohet me kujdes ngase ekzistojnė format e karcinomės intracistike dhe mu pėr kėtė fakt nuk duhet nėnēmuar asnjė ciste tė hasur gjatė ekzaminimeve ultrasonografike.
Ju preferoj tė bėni vizitė me rezultatet e bėra te kirurgu torakal.

Pėrshėndetje. Fillimisht desha t"ju falėnderoj pėr kėtė mundėsi komunikimi. Arsyeja qė po iu shkruaj ėshtė kjo: motra ime ka lindur pa gjėndrėn e gjirit tė djathte dhe kjo ka ndikuar qė edhe tani nė moshėn 18 vjeēe tė mos i zhvillohet gjiri fare. Mėnyra e vetme e korrigjimit tė tij na ėshtė thėnė nga mjeket ėshtė operimi.
Do doja tė mė kėshillonit mė shumė rreth kėtij problemi.
Duke pritur pėrgjigjen tuaj tė shpejt, ju pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:
Ngecja nė zhvillim tė gjirit apo edhe mungesa fare e gjirit ėshtė e mundshme tė ndodhė te njė femėr, mirėpo nuk duhet t"ju sjellė ngarkesė ngase tanimė, me ndėrhyrje estetike-plastike bėhet mrekullia nė formė, madhėsi dhe dukje tė gjirit.
Ju duhet tė drejtoheni te kirurgu plastik.

Pėrshėndetje doktor i nderuar! Kam njė brengė, dėshiroj tė konsultohem me ju. Jam 21 vjeēare dhe qysh para 9 muajve duke ju referuar kontrollit tė parė mė ėshtė shfaqur njė kokėrr nė gjirin e djathtė, e cila ėshtė rritur dhe mė sjell dhembje, saktėsisht nė kuadratin e sipėrm preket ky formacion qė ėshtė i lėvizshėm dhe po ashtu i ndjeshėm nė prekje. Onkologia ku kontrollohem unė tregon se e gjithė kjo ėshtė pjesė e parenkinės gjėndėrore.
Gjatė ekzaminimit me UZ tė gjinjve-lėkura, nėnlėkura ka trashėsi normale pa shenja retrakcioni, parenkima gjėndėrore ėshtė mirė e zhvilluar dhe nė kuadratin e sipėrm vėrehet njė formacion izoehogjen me kontura tė rregullta dhe me madhėsi prej 1.7cm X 1.0cm, ndėrsa para 9 muajve ishte 0.7cm X 0.5cm.
Kėrkoj kėshillėn tuaj.

PĖRGJIGJE:
Mendoj se ndryshimin qė ju e keni pėrshkruar edhe me raportin ultrasonografik duhet ta shikoj edhe kirurgu pėr tė dhėnė pėrgjigje definitive.

Tė pėrshėndes Dr. Saud dhe jam mirėnjohėse pėr meritat e tuaja, Jam 24 vjeēare dhe kam dhimbje nė gjirin e majtė. Tash dy vjet mė ėshtė formuar njė gjėndėr e vogėl. Desha tė di a ėshtė diēka kancerogjene. Ju lutem tė mė tregoni apo tė mė orientoni pėr njė mjekim sa mė tė shpejt.
Me respekt, Anila.

PĖRGJIGJE:
Nga tė dhėnat qė keni cekur, ka tė bėjė me njė formacion tumoroz (gjėndėr) dhe mosha 24, respektivisht 22 nga momenti i paraqitjes, konkludojmė se bėhet fjalė pėr njė ndryshim beninj-fibroadenomė, apo ciste nė gji. Nė moshėn tuaj, nuk kemi tė bėjmė me kancer tė gjirit. Ju duhet tė bėni njė ekzaminim ehosonografik pėr tė plotėsuar dhe saktėsuar diagnozėn.


Pėrshėndetje doktor. Jam njė vajze 22 vjeēare dhe qe tri vite radhazi mė del njė gjėndėr lart nė gjirin e majtė, aty ku bėhet ndarja e gjinjve. Vitin e parė kam bėrė pastrim, sepse nė konsultim me kirurgun u njoftova se kam infeksion dhe se kam qelb. Vitin tjetėr, prapė konstatimi i njėjtė. Kam marrė injeksione edhe, sėrish njėfarė pastrimi kam bėrė. Kėsaj vere dhe tash kam tė njėjtin problem vetėm se ende s"jam konsultuar me mjekun. Desha tė di se a mund tė jetė kjo diēka serioze.
Pres pėrgjigjen nga ju.

PĖRGJIGJE:
Nuk paraqet problem shqetėsimi juaj. Bėhet fjalė pėr njė infeksion tė pėrsėritur nė bazėn e njė aterome tė mundshme. Preferohet tė bėhet punksioni dhe qelbi tė dėrgohet nė ekzaminim mikrobiologjik. Tė trajtohet me antibiotikė dhe pastaj mė t'u qetėsuar procesi inflamator, tė shikohet mundėsia pėr intervenim kirurgjik, nė mėnyrė qė atheroma tė extirpohet nė tėrėsi me kapsulėn e saj.


"Gjinjtė janė tė vegjėl. Mamillat dhe areolat retromamilare pandryshime patologjike.
Nė palpacion gjinjtė kanė ndėrtim kokrizor, por nė asnjėrin gji nuk preket ndonjė formacion patologjik. St.nodal negativ.Nė UZ tė gjinjve me sonse linare 7.5MHz-Lėkura, nėnlėkura ka trashėsi normale pa shenja tė retrakcionit. Parenhimi gjėndror ėshtė pjesėrisht i redukuar ku vėrehen ndėrrimefibrocistike. Nė gjirin e majtė nė kvad. poshtėm lateral afėr regj.areomamilar vėrehet formacion hipoehogjen me madhėsi 1.0cm x0.6cm qė duhet tė pėrcillet. Lezione fokale nuk vėrehen. Aksillat janė tė lira."
Doktor, tė lutem, ma deshifro kėtė pėrshkrim tė mjekut?

PĖRGJIGJE:
Nga pėrshkrimi juaj, nuk kemi tė dhėna tė mjaftueshme pėr t"ju dhėnė saktė pėrgjigjen rreth formacionit nė gjirin e majtė.
Preferoj qė ju tė bėni njė vizitė mjekėsore.

Jam 37 vjeēare, mė ka dalė njė gjėndėr nė gjirin e djathtė. Diagnoza: Fibroadenoma mamae suspp. Desha tė ju pyes, a ka tė bėj diēka me kancerin e gjirit. Madhėsia e gjėndrės ėshtė 5cm.
Ju lutem mė ktheni pėrgjigje.
Afėrdita.

PĖRGJIGJE:

Njė formacioni tumoroz me madhėsi prej 5 cm nė gji, duhet diagnostikuar. Nėse ju keni dg. tė dyshimtė pėr fibroadenomė, ne ju preferojmė biopsinė e tumorit. Vetėm kėshtu mund ta vėrtetojmė natyrėn e sėmundjes.


Ju pėrshėndes dr. Saud. E kam vajzėn 17 vjeēare, ndjen dhembje tė madhe nė gjirin e djathtė, mirėpo vetėm kur ėshtė nė mujore dhe kur i shtyp.
Mė orientoni ose rekomandoni diēka.

PĖRGJIGJE:

Nė moshėn 17 vjeēare nuk bėhet fjalė pėr ndonjė sėmundje serioze. Mirėpo, ėshtė mirė tė bėhet njė ultratingull i gjirit dhe pastaj do tė sqarohemi mė mirė.

Tung, ju pėrshėndes juve dhe ju uroj punė tė palodhshme. Mami vuan nga kanceri i gjirit tė djathtė. Sė pari ka filluar t'i ėnjtet krahu. Ka bėrė disa kimioterapi. Pas 6 seancave tė kimioterapisė mjeku i ka preferuar tė shkon nė Shqipėri pėr rrezatim. Atje i ka bėrė 34 rreze.
Tash ėshtė shumė mė mirė se ēka qenė. Nė pyetjet time se ēfarė kanceri ka qenė, kam marrė pėrgjigje se ka shume lloje se qenė, por unė ju lus juve qė tė mė tregoni se ēka do tė bėhet me mamin tim me kancer femėror.
Pres pėrgjigjen tuaj.

PĖRGJIGJE:

Ju keni pėrshkruar se nėna e juaj vuan nga kanceri, ėshtė trajtuar me 6 cikle kimioterapi dhe ėshtė bėrė radioterapia. Kėto janė modalitete tė trajtimit tė sėmundjeve kanceroze tė gjirit. Mungon trajtimi operativ qė lė tė mendojmė se ka qenė fazė e avancuar dhe ka filluar me terapi neo-adjuvante. Ne nuk dimė stadin e sėmundjes dhe shumė detaje tjera pėr tė dhėnė konkludimin tonė. Duhet tė drejtoheni te kirurgu torakal pėr pėrcjellje tė rastit tuaj.

Pėrshėndetje doktor, tezja ime ka pas tumor nė gji para 10 viteve. Ėshtė operuar (heqja e gjirit), ka pėrdorė 4 vite tableta, pastaj ju ka shfaq prapė afėr qafės. Pėr kėtė ka bėrė radioterapinė edhe mbas kėsaj ka pėrdorur tableta 4 vite. Qe dy vite i ka kryer kėto tableta, analizat i bėn rregullisht dhe i ka mirė, por tani ju ka paraqitur gjėndra tiroide shumė e rritur. Ju lutem, a mund tė mė shpjegoni a mos ėshtė pasojė e marrjes se gjatė te terapisė apo radioterapisė?
Linda

PĖRGJIGJE:

Nuk e konsiderojmė shfaqjen e strumės-gjėndrės tiroide tė rritur si pasojė e marrjes sė kimioterapisė dhe radioterapisė para 10 viteve.

Doktor i nderuar, jam 28 vjeēare, jam martuar qe 7 muaj dhe qė atėherė jetoj nė Francė. Pasi qė ende nuk kam arritur t'i marr dokumentet, nė pamundėsi pėr t'u kontrolluar te mjeku kėtu, kėrkoj ndihmėn tuaj...Kam dhimbje shumė tė mėdha nė tė dy gjinjtė rregullisht qe njė kohe shumė tė gjatė.
Ju lutem mė ndihmoni se ēfarė mund tė jetė nė pyetje dhe mė udhėzoni se ēfarė tė bėj, dyshoj qė janė hormonet nė pyetje, sepse prej qė jam martuar as menstruacionet nuk i kam me rregull. Nėse ėshtė ashtu, mė kėshilloni ēfarė tė bėj. Ju pėrshėndes.
Blerta.

PĖRGJIGJE:

Dhembja nė gjinj nė moshėn tuaj paraqitet shpesh herė me ndryshime tė formės sė displazionit fibrocistik. Ndryshimet hormonale janė mė sė shumti pėrgjegjėse pėr dhembjet nė gji. Ju duhet tė vetkontrolloni gjinjtė qė tė bindeni se nuk prekni ndonjė formacion tė fortė tė rrumbullakėt - tumor. Do tė ishte mė sė miri tė bėni ndonjė vizitė te mjeku familjar.

Jam 29 vjeēe, kam tre fėmijė 5, 3 dhe 1 vjeē. Pas ndėrprerjes sė gjidhėnies fėmijės sė tretė, mė ėshtė inflamuar gjiri i majtė. Kam marrė injeksione njė javė dhe bromergon. Ajo qė mė shqetėson ėshtė se pas tėrė kėsaj gjiri mė nuk ėshtė si pėrpara, sikur mė ėshtė rrudhosur lėkura dhe mė ėshtė lėshuar. Shpesh kam edhe dhimbje pėrreth gjirit deri te sqetulla. A mos bėhet fjalė pėr kancer... tė lutem mė trego ē"tė bėj.
Zana

PĖRGJIGJE:

Nga pėrshkrimi i problemit tuaj, bėhet fjalė pėr njė proces inflamator nė kohėn e gjidhėnies. Nuk duhet tė brengoseni shumė ngase me njė vizitė mjekėsore do tė merrni pėrgjigjen adekuate.

Pėrshėndetje doktor! Kam njė brengė, desha tė konsultohem me ju. Jam 23 vjeēare, ka dy vite vėrej njė kokėrr nė gjirin e djathtė, ėshtė e vogėl, mirėpo para ciklit menstrual e vėrej mė shumė, pastaj fare pak. nuk kam bėrė kontroll asnjėherė deri mė tash. Tė lutem mė trego ēka mund tė jetė dhe ēka mė sugjeroni? Faleminderit shumė! Punė tė mbarė.
Linda

PĖRGJIGJE:

Ndryshimin qė ju e keni vėrejt para dy viteve nė gjirin e djathtė dhe qė juve mė shumė ju shqetėson kur e palponi-prekni mė shumė, sidomos nė kohėn para ciklit menstrual, ėshtė njė formacion i vogėl i cili duhet tė vizualizohet me ultratingull. Nė kėtė mėnyrė ne do tė fitojmė pamjen me tė qartė mbi natyrėn e formacionit, dimensionet e tij.
Arsyeja qė ju e vėreni mė shumė para ciklit ėshtė se gjinjtė janė mė tė rritur, dendur nga veprimi hormonal. Andaj m"u nė kėtė kohė formacioni mund tė jetė mė i ekspozuar, afėrsisė sė lėkurės ku edhe mund tė preket..

Jam 26 vjeēare e martuar, nėnė e dy fėmijėve. Para 4 muajve e kam vėrejtur njė fryrje nė regjionin supraklavikular tė majtė e cila shkakton njė asimetri krahasuar me anėn e djathtė. Nė prekje kjo "fryrje" ka konsistencė tė butė dhe nė analizė me sonde lineare prezantohet si njė ind dhjamor mė i shprehur, pa shenja pėr efekt mase, nė strukturat vasale arteriovenoze tė pėrafėrta ėshtė e pakufizuar. Tė gjitha analizat laboratorike mė kanė dalė mirė. Ju lutem, cili do tė ishte mendimi juaj, mė ndihmoni. Ju faleminderit shumė i nderuar, Dr Saudin.

PĖRGJIGJE:

Ndryshimi i pėrshkruar nga ju nė regjionin supraklavikulare lė pėrshtypje pėr formacion adipoz- dhjamor. Megjithatė, do ju preferoja examinim shtesė nga kirurgu torakal pėr tė pėrcaktuar saktė atė qė ju e quani asimetri nga formacioni. Duhet pasė nė konsiderim CT-nė dhe ėe pas tė sillet njė konkludim i saktė.



Jam 27 vjeēare kam pasur si njė lloj gjėndre nė gjoksin e majtė. Kam bėrė analizėn citologjike (materiali pėr ekzaminim FNA), diagnoza: tu: mamae lat. Sin. Analizat mė kanė dalė: strishot citologjike tė materialit FNA janė shumė celulare. Nė strisho vihen re grupe tė qelizave epiteliale me ndryshime tė theksuara degjenerative dhe inflamatore, limfocite, makrofag tė veēuar dhe granulocite neutrofile. Qeliza atipike nė kėto strisho nuk ka. Ky ėshtė raporti citologjik. Mjeku mė ka thėnė se duhet tė bėhet operacion dhe nuk ėshtė me rrezik. Desha edhe mendimin tuaj. Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:

Bazuar nė diagnozėn qė e keni dhėnė, bėhet fjalė pėr njė formacion tumoral te i cili ėshtė bėrė FNA- citologjia. Nė fakt, raporti citologjik nuk merret si raport i sigurt diagnostik. Prandaj, pėr tė vėnė diagnozėn definitive, duhet tė bėni biopsinė e tumorit.

Vajza ime mbush 15 vjet nė mars. Ajo ka njė gropė nė gjoks. Kur e kemi kontrolluat nėpėr mjek tė ndryshėm tė mjekėsisė sė pėrgjithshme, nuk e bėnin tė madhe dhe i jepnin kapsula me vaj peshku.
Mė intereson tė di sa duhet tė jetė gjerėsia e organizmit nga shpina deri nė pikėn mė tė ulėt nė gropėn e gjoksit qė tė mos ketė pengesa organike. Zylfiu

PĖRGJIGJE:

Problemin i vajzės suaj ka tė bėj me njė formė tė hinkės nė kraharor qė ne e quajmė Pectus excavatum. Ju kėshilloj qė tė paraqiteni te kirurgu torakal sa mė parė nga se mosha e vajzės suaj ėshtė nė kufirin e mundėsisė pėr korrigjim kirurgjik.


Jam 23 vjeēare. Qe 4 vjet e kam vėrejtur se e kam njė kokėrr nė gji. Kisha dashtė me e ditė a ėshtė kancer apo diēka tjetėr? Te mjeku gjithmonė jam frikuar tė paraqitem.

PĖRGJIGJE:

Ju nuk duhet tė frikėsoheni aspak nga njė vizite te mjeku, nga se ēdo ndryshim nė gji nuk ėshtė kancer. Por, edhe ju jeni e re nė moshė pėr sėmundje malinje.


Dr. Saud, tė pėrshėndes edhe tė pėrgėzoj pėr ngritjen tėnde profesionale dhe pėr kėto kėshilla mjaft tė kapshme pėr neve.
Unė kam marrė shumė shpesh kėshilla nga ju, por nė detaje, tė lutem mė trego pėr brengėn time. Gjatė laktacionit kam pas fituar dy abscese nė gjirin e djathtė edhe kam bėrė incizionin nė tė dy anėt.
Pas drenimit njė javor ėshtė zbrazė qelbi, mirėpo pas njė kohe prapė me ultrazė shihet se ka mbet njė pjesė e qelbit brenda edhe ėshtė diku nė madhėsi 7-8 mm.
A ėshtė rrezik qė ka qelb brenda, ēka mund tė shkaktohet aty edhe sa kohė mbas ndėrprerjes sė gjidhėnies duhet tė intervenohet nė gji apo sikur tė mos intervenohet fare, cilat mund tė jenė pasojat. Motra Arjeta

PĖRGJIGJE:

Gjiri nė laktacion ėshtė shumė i ndieshėm nė shfaqjen e infeksioneve si mastite dhe abscese. Gjidhėnia e drejtė dhe funksionimi normal i thithit janė parakushte pėr shmangie tė infeksioneve nė gji.

Sa i pėrket pėrmbajtjes sė mbetur qė e konsideroni qelb, atė duhet ta punktojmė nėn pėrcjellje tė ultratingullit e mė pas pėrmbajtjen ta dėrgojmė nė ekzaminim mikrobiologjik. Pėr tė vlerėsuar drejt gjendjen e tanishme, duhet t'i drejtoheni mjekut tuaj tė preferuar.


Para 10 viteve mė ėshtė shfaqur mu nė majėn e pjesės sė poshtme tė gjoksit, aty ku takohen dy pjesėt e gjoksit nė formė kėrcore nė madhėsinė e kokrrės sė vesė sė pulės e cila rritet, por shumė ngadalė. U paraqita menjėherė dhe mjeku m"i dha ca antibiotikė, por nuk me preferoi ta largoj. Lus doktorin qė tė mė jep pėrgjigje. Respekt! Shqati

PĖRGJIGJE:

Ajo qė ėshtė shfaqur te ju nė kraharor duhet tė ekzaminohet nga kirurgu torakal. Tė vlerėsohet natyra e ndryshimi me ekzaminimet e nevojshme klinike, radiologjike dhe tė diagnostikohet qė mė pas tė pason trajtimi adekuat.


- Si mund tė diktoj nėse kam kancer tė gjirit? A ėshtė i trashėgueshėm kanceri i gjirit? A sėmuren femrat e reja nga kanceri i gjirit. lumja_g67@hotmail.com

PĖRGJIGJE:

Ēdo ndryshim nė fortėsinė e gjirit, qė shoqėrohet me njė formacion tė prekshėm apo tė identifikuar me ultrasonografi ose me mamografi shtron nevojėn e ekzaminimit tė mėtejmė nga mjeku specialist, nė kėtė rast kirurgu torakal, pėr tė qartėsuar natyrėn e sėmundjes.

Diagnostikimi i saktė pėr njė grua qė ka kancer bėhet pėrmes biopsisė apo CNB biopsisė. Kanceri i gjirit nuk ėshtė sėmundje trashėguese. Mirėpo, ka predispozitė mė tė madhe tė shfaqjes tė familjarėt qė kanė kancer: nėna, e bija, motra.

Kanceri i gjirit shfaqet mė shpesh te moshat 50-60 vjeēare, por paraqitet edhe nė mosha mė tė reja.


- Jam e diagnostifikuar me cista fibrocistike dhe mė intereson a mund tė shndėrrohet nė kancer. Dua tė di mė shumė pėr kėtė lloj diagnozė. Fatimja

PĖRGJIGJE:

Duhet tė dimė se si jeni diagnostikuar me DG. cysta mammae. Nėse ju keni bėrė vetėm examinime ultrasonografike dhe nė bazė tė tyre mendoni se keni tė bėni me cista tė mames, atėherė ne nuk mund tė themi se kemi diagnozėn histopatologjike.

Ne kemi shumė raste tė kancerit tė gjirit pėrbrenda formacionit cistik. Nga kjo shtrohet nevoja e pėrcaktimit tė saktė tė diagnozės nė mėnyrė qė t'i ikim gabimeve diagnostikuese rreth cistave.

Pėrkujdesja me kontrolle tė rregullta mjekėsore, ėshtė e nevojshme te pacientet me ndryshime cistike.


-Ju lutem mė ndihmoni. Para 10 vitesh e kam ndie njė dhimbje tė madhe nė gjirin e majtė. Kam krye analiza dhe kontrolle tė shumta, krejt kanė dalė mirė. Gati si pėrherė kam pas dhimbje nė gji gjatė kėtyre viteve. Tash mė shqetėson mė shumė fakti se po e vėrej gjirin se po ndryshon, ėshtė zvogėlua dukshėm nė krahasim me gjirin e djathtė dhe janė krijuar gjėndra nėn sqetull. Mjekja mė ka thėnė se janė krijuar 2 cista nė gji dhe se nuk paraqesin rrezik. Shumė po mė shqetėson se po e vėrej gjirin e zvogėluar dhe me intereson tė di se a vazhdon ende me u zvogėlua dhe me humbė gjiri krejt. Ju lutem mė ktheni pėrgjigje, dua tė di mė shumė pėr kėtė fenomen qė po kaloj unė. Merita

PĖRGJIGJE:

Pėr tė ditur tablonė e plotė dhe problemin tuaj, neve na mungojnė tė dhėnat pėr moshėn tuaj dhe shėnimet e ekzaminimeve para 10 vjetėve.

Nuk duhet tė shqetėsoheni nga se keni mundėsi qė problemi juaj tė merr zgjidhjen definitive nė lidhje me shqetėsimet nė gji.

Sa i pėrket shfaqjes sė limfonodeve nė axille, nuk duhet marrė ēdoherė si problem tė natyrės malinje nga se kemi shpesh herė limfonode reaktive nė infeksione tė ndryshme.

Pėr ēdo rast mund tė na drejtoheni pėr konsultime shtesė.

Pėrshėndetje doktor. Unė jam 20 vjeēe dhe tash e njė vit e kam zbuluar njė kokėrr nė gjirin e djathtė. Kam qenė te mjeku dhe mė ka thėnė se nuk ėshtė e rrezikshme, hiqet me operacion (fibroadenomė, 2 cm, por tani mė duket se ėshtė rritur mė shumė).

Rrallė herė ndjej therje.

Doktor, a mundet nga ky formacion tė formohet kanceri?

PĖRGJIGJE:

Fibroadenoma ėshtė tumor beninj i gjirit. Shumica e fibroadenomave janė nė formė sferike dhe pėrbėhen nga pjesa glandulare dhe indit fibrozė, andaj dhe quhet fibro-adenomė. Shpesh paraqiten mbrapa areolles sė gjirit dhe mė shumė shfaqen nė gjirin e majtė sesa nė tė djathtin. Kemi paraqitjen e tyre si tė vetme-solitare  apo e formave tė shumta-multiple. Disa studime shpjegojnė formimin e fibroadenomave tė lidhura me estrogjenin. Sidoqoftė shkaktari i vėrtetė i formimit tė fibroadenomės nuk ėshtė i njohur. Vajzat e reja nė fazėn e zhvillimit hormonal janė tė rrezikuara pėr shfaqjen e fibroadenomave (fibroadenoma juvenile). Studimet kanė treguar atė qė gratė me fibroadenoma janė mė shumė tė prira qė tė zhvillohet kanceri i gjirit mė vonė nė jetėn e tyre. Fibroadenoma mund tė shihet si shenjė e hershme e rrezikut.

Jam 29 vjeēe, pata dhimbje nė gjirin e djathtė dhe e vėrejta se kam njė gjėndėr tė vogėl. Pas echo-s sė gjirit, mjeku mė rekomandoi qė ta ndaj djalin prej gjirit, mė dha tableta Bromergon dhe nė raport shkroi: nė aksilėn e djathtė duket Lgl deri nė 16.0mm reaktive,  kurse nė tė majtėn 13.9mm.(sl.l a,b) dhe se ėshtė adenomė.

Pres mendimin tuaj doktor.

Ju pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:

Nga pėrshkrimi juaji i ndryshimit nė gjirin e djathtė dhe limfonodet e rritura nė tė dy gjinjtė, ne nuk mundemi saktėsisht tė pėrcaktojmė se a kemi tė bėjmė me diēka serioze. Duhet tė dimė saktė pamjen ultrasonografike dhe radiologjike - mamografisė sė ndryshimit nė mėnyrė qė tė vendosim pėr biopsinė nė kuptim tė sqarimit tė natyrės sė lezionit.

Dr. Saudin Maliqi, M.D. kirurg torakal




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!