Total: (528,152)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
bq

Beqaj: Mjekėt qė nuk marrin provimin e shtetit, u pezullohet licenca

Mjekėt qė nuk do tė marrin provimin shtetit do u pezullohet licenca ndėrkohė qė ata qė nuk kanė marrė asnjė kredit do pezullohen nga puna. »»


Dr. Arbėr Veliu, specialist Gastroenterolog Hepatolog

Dr. Arbėr Veliu, specialist Gastroenterolog Hepatolog

06.10.2011 22:49 - Kategoria: Shendeti

Dr. Arbėr Veliu, specialist Gastroenterolog Hepatolog

Gastrohepatologu ėshtė specialist i traktit digjestiv dhe mėlēisė. Trakti digjestiv pėrfshijnė tubin e gjatė pėr pėrcjelljen e ushqimit dhe lėngjeve, plus mėlēinė, pankreasin dhe tėmthin. Kėto organe zbėrthejnė dhe absorbojnė ushqimin dhe lėngjet qė ne i marrim gjatė ditės, pastaj materiet ushqyese kalojnė nė qarkullimin e gjakut deri ne qelizat trupore. Kur kėto organe nuk funksionojnė normalisht atėherė pacienti ėshtė i detyruar tė kėrkojnė ndihmėn e gastroentrologut/hepatologut.

Dr. Arbėr Veliu, specialist
Gastroenterolog – Hepatolog
tel. 044 165 624
dr.arberveliu.4t.com

Pėrshėndetje! Do tė dėshiroja tė dija pėr intolerancėn nga gluteni dhe refluksin e ezofagut bazik, ēfarė diete mund tė mbash dhe ēfarė medikamentesh mund tė pėrdorėsh nė rast shqetėsimesh? A ka ndonjė specialist qė merret me kėtė problem se dua tė kontaktoj.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Sė pari refluxi gastroesofageal ėshtė njė sindromė si pasojė e kthimit tė pėrmbajtjes sė lukthit nė ezofag dhe si pasojė personat kanė dhimbje, djegie gjoksi, gromėsirė dhe urth. Janė shumė faktorė qe e shkaktojnė refluxin si psh. Hernie hiatale ax, hiperaciditeti, mbipesha dhe ushqimi jo i rregullt. Terapia varet nga shkaktarėt, por mė kryesorja ėshtė ulja e aciditetit si pėrdorimi i PPI si omeprazoli, etj., disa javė dhe e shoqėruar me dietė dhe ushqim tė rregullt. Intoleranca nga gluteni, apo sėmundja e celiakisė, apo enteropatia gluteinike ėshtė njė sėmundje autoimmune, me origjinė gjenetike qė i pėrfshijnė gjitha moshat duke filluar nga fėmijėria e hershme. Simptomatologjia ėshtė me diarre tė shpeshtė, pas ushqimit me pėrmbajtje te gliadinės, foshnjat nuk mund tė marrin qumėshtin nga gjiri i nėnės, lodhje, dobėsi trupore, rėnie nė peshė, dhimbje tė forta abdominale, anemi kronike fryrje barku etj. Personat me kėtė sėmundje kanė alergji nė proteinėn e quajtur gluten qė gjendet nė produktet e grurit, elbit dhe thekrės. Nėse konsumohen kėto ushqime atėherė vie deri tek dėmtimi i mukozės sė zorrės sė hollė dhe mosbasorbimi i materieve ushqyese dhe diarre e zgjatur. Shėrimi dhe trajtimi i vetėm ėshtė ndalja e marrjes sė ushqimeve me luten, siē i ceka mė lartė. Dhe kjo vlen pėr gjithė jetėn. Si zėvendėsim i ushqimit ėshtė misri dhe produktet e sojės.
Gastroenterologu ėshtė specialisti qė merret me kėtė problematikė dhe sėmundje.

Pėrshėndetje. Unė jam Afrimi dhe desha tė konsultohem nė lidhje me njė problem qė nė fakt po mė shqetėson. Kam njė puēėrr, pak mė lart zorrės sė trashė. Tani kam dhimbje, jam konsultuar me disa mjekė, por mė kanė preferuar qė tė bėja njė operacion si pasojė e kėsaj mė thonė mjekėt ėshtė qimja e cila ėshtė futur nė lėkurė. Tani pėr momentin, jam vizituar edhe te njė mjeke e lėkurės ku pėr momentin mė ka udhėzuar tė pėrdori Augmentin 625mg dhe njė fishek pėr lyrje chlormephmical 5mg dhe betadin 10!% Desha edhe njė kėshillė nga ju, mos ėshtė diēka shumė serioze?

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Mendoj se bėhet fjalė pėr absces perianal, qė ka shumė faktorė por njė nga ato ėshtė edhe inkapsulimi i qimes nėn lėkurė dhe infeksionet dytėsore nxisin krijimin e abscesit. Mirė ėshtė tė vizitohesh nga gastroenterologu ose kirurgu pėr tė parė nga afėr kėtė formacion. Nėse vėrtetohet abscesi, atėherė terapia e vetme pas marrjes sė antibiotikėve ėshtė intervenimi kirurgjikal dhe largimi dhe pastrimi i asaj pjese.

I nderuar doktor. Kam problem me hemorroide qe 20 vite, jam kontrolluar disa herė te mjeku. Kam pėrdorur barna, mirėpo problemi qėndron te zorra e trashė qė gjatė nevojės sė madhe, del jashtė anusit, mirėpo pa ndonjė problem kthehet nė brendėsi. Pastėrtinė e mbaj nė nivel tė lartė. Doktor, meqenėse kjo gjendje vazhdon njė kohė tė gjatė, mė preferoni ndėrhyrjen kirurgjike apo mund tė vazhdoj kėshtu dhe, a mė kanoset ndonjė rrezik.
Ju falėnderoj.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Nodulet hemorroidale janė zgjerime venoze tė lokalizuara nė kanalin anal dhe jashtė saj, ato mund tė ndahen nė 3-4 shkallė, varėsisht nga gjendja, shkalla e 3-4 janė ato si i pėrshkruani edhe ju vetė kur dalin jashtė dhe herė-herė kthehen brenda, vetvetiu ose me forcė. Hemorroidet mjekohen dhe kjo mund tė zgjasė me vite. Pėr shkak tė dhimbjeve tė forta dhe gjakderdhjeve tė shpeshta qė mund tė sjellė deri te anemia e thellė intervenimi kirurgjikal ėshtė i vetmi opsion dhe shėrim i plotė. Nė rastin tuaj, nėse hemorroide nuk ju shkaktojnė probleme tė mėdha, nuk ju prishin kualitetin e jetesės, atėherė mund tė mjekoni me suposte dhe yndyra, por nėse keni dhimbje dhe gjakderdhje tė shpeshta, atėherė, intervenimi kirurgjikal ėshtė trajtimi adekuat. Hemorroidet, nė asnjė formė nuk shndėrrohen nė kancer.

Kam njė pyetje pėr dr.Arbrin, tė cilin e pėrshėndes dhe e pėrgėzoj pėr punėn qė bėn. Nė prill tė vitit tė kaluar kam pasur helikobakterin 1.08, kurse tash mė ka dalė 1.12. Dmth ka pasur rritje. Muajin e fundit kam pasur probleme me lukth, sepse kisha ngapak dhimbje dhe nuk ma duronte ushqimin. Kam filluar tė pėrdor Famosan, 20 mg, nga 2 herė nė ditė qe njė javė dhe po e ndjej veten mė mirė. Doktor, sa kohė duhet tė pėrdori kėtė preparat, sepse po mė ndihmon.
Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Pas trajtimit dhe mjekimit kundėr helicobakter pylori, analiza mė e saktė dhe mė e sigurt pėr tė vėrtetuar largimin e HP apo shėrimin e plotė ėshtė analiza e fecesit pėr helicobakter pylori. Duhet tė keni tė qartė se 15-20% e pacientėve qė marrin terapinė kundėr HP nuk arrijnė ta largojnė atė, dmth terapia nuk ka sukses pėr shkak tė shumė faktorėve, prandaj tek kėta persona rekomandohet pėrsėritja e terapisė me disa modifikime, por gjithmonė pėrsėritja pasi qė ėshtė ekzaminuar me saktėsi HP. Famosani ėshtė nė antihistaminik qė ulė aciditetin nė stomak, ėshtė njė medikament i vjetėr, por qė rrallė ordinohet. Sidoqoftė, ju mund ta merrni atė sipas nevojės, por rekomandimi im qė mė vonė tė kaloni nė PPI si omeprazoli, lansoprazoli apo pantoprazoli, pasi qė efektet anėsorė janė mė tė vogla dhe efekti ėshtė mė i mirė dhe mė i shpejtė.

Pėrshėndetje Dr.Arbėr. Kam dhembje tė shumta nė bark, po ashtu shtrėngim nė gjoks dhe dhimbje nė mes shpatullave, ndonjėherė kapsllėk dhe diarre. Jam konsultuar edhe me njė doktor tjetėr dhe ai mė propozoi tė marr espumisan, pėr shkak tė gazrave nė bark, por pa ndonjė efekt.
Kam bėrė edhe ultrazėrin, mirėpo nuk ka ndonjė pėrkeqėsim nė zorrė.
Ju, si gastroenterolog, ēfarė mė propozoni?

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Dhimbja dhe shtrėngimi nė gjoks mund tė jenė me origjinė kardiake ose gastrike. Sa i pėrket problemeve gastrike ato mund tė vijnė si pasojė e refluksit gastroezofageal ose GERD, qė ėshtė kthimi apo regurgitimi i lėngut dhe pėrmbajtjes gastrike nė ezofag. Kėto ankesa shfaqen kur keni aciditet tė shtuar nė stomak, kur ushqimi nuk ėshtė i rregullt dhe pėrmban ushqime qė shtojnė aciditetin dhe refluksin. Prandaj unė ju kėshilloj qė tė merrni njė mendim kardiologu pėr tė larguar origjinėn kardiake tė dhimbjeve nė gjoks dhe pastaj me gastroenterologun tė vazhdoni mjekimin. Si terapi fillestare pėr reflux ėshtė PPI, si omeprazol, lansoprazol ose pantoprazol 1-2 herė nė ditė pėr disa javė sė bashku me dietė qė konsiston nė largimin e ėmbėlsirave, makiatos, lėngjeve tė portokallit, ushqimeve pikante dhe tė tharta.
Sa i pėrket barkqitjes dhe kapsllėkut qė ndryshojnė kohėn dhe periudhėn, ato mund tė jenė si pasojė e kolonit irritabil. Mund tė ekzaminoni fecesin pėr parazit dhe infeksion, sipas nevojės edhe ekzaminimet endoskopike.

Pėrshėndetje zotėri i nderuar. Unė jam 32 vjeēare dhe kam probleme me lukthin qe njė kohė tė gjatė dhe mė pėrsėritet herė pas here. Kam pezmatim tė lukthit, hiperaciditet dhe lukthin e kam tė varur poshtė ose tė zhdjergur, siē i thonė. Jam bėrė echo, dyshohej edhe pėr praninė e helicobakterit, por rezultati doli negativ. Vazhdimisht kam turbullime, mė vjen pėr tė vjellė, nuk mund tė ha asgjė kur jam kėshtu, ndjej lodhje, nervozė dhe rri e uritur shumė. Mė duhet tė ha shpesh. Lukthi mė rri i zbrazur dhe mė shkakton lodhje fizike, sepse e kam edhe fėmijėn duke e ushqyer me gji. Jam duke marrė terapi lanzul, cost, rupurut, inkeksione Eglonyl dhe Bevipleks. Kėto mė duket qė mė ndihmojnė pėr momentin, por prapė mė pėrsėriten shqetėsimet. Ky problem mė ėshtė paraqitur para dy-tri viteve.
Doktor i nderuar, mbes me shpresė se do ta lexoj pėrgjigjen tuaj.
Faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Sy dispeptik ėshtė sindromė qė pėrfshijnė gjitha ato ankesat qė ju i keni pėrshkuar. Ėshtė sindromė qė kryesisht shfaqet me probleme dhe diskonfort epigastrik, dhimbje, mundim, herė-herė tė vjella, Infeksioni me helicobakter pylori mund tė jetė pozitiv por dhe negativ, ushqimi dhe stresi janė faktorė tjerė qė e shkaktojnė dispepsinė.
Unė ju rekomandoj qė edhe njėherė tė pėrsėritet analiza e HP, nė ndonjė laborator tė sigurt, Tė vazhdohet me Lanzul 2 herė nė ditė, jo rupurut. Gjithashtu ushqimi i rregullt ėshtė me rėndėsi, tė largohen sa ėshtė e mundur, ushqimet pikante, qepa, hudhra, lakra, ėmbėlsirat, makiato, lėngjet e gazuara dhe portokallit, ushqimet e tharta dhe mishi i tymosur. Nėse pėrkundėr terapisė dhe dietės nuk ka pėrmirėsime duhet tė lajmėroheni tek gastroenteorlogu pėr trajtim tė mėtutjeshėm.

Pėrshėndetje doktor. Jam 24 vjeē dhe qė nga dhjetori jetoj nė Francė. Merrem me futboll. Ka 2 muaj qė kam probleme me bark. Nė fillim mė janė paraqitur hemorroidet (tė jashtme dhe tė brendshme) pėr shėrimin e tė cilave kam pėrdorur Proctologue krem dhe suposte pėrmes zorrės..Kam pasur gjakderdhje 2 herė sepse jashtėqitja ishte e vėshtirė, por vetėm nga 2-3 pika nė fund dhe mė ėshtė ndalur. Gjatė kėsaj kohe kam qenė edhe nė stres. Pas disa ditėsh fillova tė ndiej dhimbje nė bark. Vizitova doktorin e pėrgjithshėm i cili mė dha Ultra Levure por dhimbjet nuk pushuan. Dėgjoja zhurmė nė zorrė. Pastaj kam vizituar edhe gastroenterologun i cili mė ka sugjeruar tė pėrdori Rocgel pėr 1 muaj. Nė tė njėjtėn kohė jam duke pėrdorur edhe Meteospasmyl pėr zhurmė nė zorrė rekomanduar nga doktori i pėrgjithshėm dhe tani dhimbjet janė tė herė pas hershme por jo tė padurueshme. Mė shumė i ndiej gjatė natės. Jashtėqitjen e kam njė herė nė njė ditė e gjysmė apo 2 ditė. Analiza e helicobacter mė ka dalė negative. Kėrkoj sugjerimin tuaj. Faleminderit pėr kohėn.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Dhimbjet e barkut tė tipit kėrcitje apo gurgullimave tė zorrės ndodhin si pasojė e spazmave tė zorrės, lėvizjeve tė zorrės si pasojė e ushqimeve tė ndryshme dhe gjendjes psikofizike. Hemorroidet janė tė shpeshta edhe tek futbollistėt, prandaj ju kėshilloj qė tė keni kujdes shumė me ushqim dhe tė konsumoni sa mė shumė fibra, perime, pemė dhe ujė. Meteospasmyl ėshtė njė spazmolitik i mirė qė ndihmon qetėsimin e dhimbje dhe kėrcitjes sė zorrėve, mund ta merrni sipas nevojės 1-2 herė nė ditė, varėsisht nga gjendja, kjo tė kombinohet me dietė dhe ushqim sa mė natyral dhe jo pikante, jo kafe dhe jo salca tė ndryshme. Njė ultrazė tė barkut dhe njė feces me koprokulturė, ėshtė mirė tė bėhet.

Pėrshėndetje! Ju falenderoj pėr punėn e madhe qė po e bėni. I nderuar doktor, jam 20 vjeēar. Para disa ditėsh e kam bėrė gasteroskopinė dhe diagnoza ėshtė:
Dg Hiatus hernia axialis interm. Oesophagitis refluxogenes LA (A). Panagastritiss biliaris reactiva. Sy Megenblasse. Kam marrė terapi prej 2 jave me Pantoprazol 40 1x1 dhe Ursobil 150 1x1. Pas 2 javėsh, ia kam sjell doktorit rezultatet e analizave qė mė pati kėrkuar dhe tė gjitha kanė qenė nė rregull me pėrjashtim tė Antigjeneve e H. pylori nė feces qė mė kanė dalur pozitive (H. Pylori Ag.). Rezultati Pozitiv, ndėrsa Vlera referente negative. Pas konsultimit me mjekun kemi filluar terapinė pėr zhdukjen e bakterit si vijon:
Pantaprazol Genericon 40 2x1
Lekoklar 500 2x1
Ospamox 1g 2x1.
Mirėpo vetėm 2 ditė pas fillimit tė terapisė, tė cilėn e kam pėr detyrė ta pėrdor njė javė, kam pas barkqitje qė nė mėngjes deri nė mbrėmje deri sa kam marrė njė infuzion qė tė qetėsohem. Tani doktori mė rekomandoi qė ta ndaloj terapinė deri sa tė qetėsohem pak dhe lukthi, poashtu. Mirėpo, ka mė shumė se dy javė qė po pres tė qetėsohet lukthi. Dy ditė fillon tė qetėsohet dhe pėrsėri kam barkqitje nė mėngjes. Nuk e di kur tė filloj t'i pėrdor tabletat pėr zhdukjen e bakterit, sepse kam frikė se mos po kam pėrsėri efekte anėsore.
Desha tė di, ēfarė mė rekomandoni ju dhe a ekziston ndonjė shurup apo tjetėr tretman pėr largimin e bakterit nga lukthi.
Ju faleminderit!

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Njė nga efektet anėsore mė kryesore tė terapisė kundėr HP ėshtė barkqitja, dhimbja barku dhe shija e keqe e gojės (shija metalike). Unė, pas ēdo ordinimi tė terapisė, pacientėve iu tregoj efektet anėsore tė medikamenteve qė ata tė jenė tė vetėdijshėm pėr pasojat e terapisė. Kjo ka ndodh aktualisht tek ju, klaritromicina si efekt anėsor kryesor e ka barkqitjen dhe shijen e keqe tė gojės, prandaj tek shumė pacientė ajo duhet tė ndėrpritet. Edhe Amoksicillina(ospamox) jep barkqitje, por mė rrallė se klaritromicina.
Unė ju rekomandoj ta ndėrpreni terapinė pėr njė kohė deri sa tė kalojnė efektet anėsore. Pastaj tė bėni zėvendėsimin e klaritromicines me metronidazol, nėse lejon mjeku gastroenterolog, gjithmonė nėn konsultėn e tij. Ju deri atėherė mund tė vazhdoni me pantoprazol sipas nevojės dhe kujdes nė ushqime.

Pėrshėndetje doktor. Ka disa vite qė kam probleme me obstipacion, vitin e e fundit me humbjen e refleksit tė jashtėqitjes. Me vite pėrdori laksativ, kam provuar shumė herė me dieta dhe aktivitete fizike, por pa rezultate. Jam diagnostikuar me Megacolon (sipas Irigografisė) dhe hemorroide nė rektum. Jam rekomanduar tė bėj rektummanometrinė. Desha t"ju pyes, se a bėhet nė Kosovė rektummanometria dhe cili mund tė jetė shkaktari i humbjen sė refleksit tė zbrazjes sė zorrėve? Cili do tė ishte rekomandimi juaj. Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Obstipacioni (kapsllėku) ėshtė njė simptomė e shpeshte nė popullatėn tonė, kjo paraqitet nė moshat e vjetra por kohėn e fundit edhe moshat e reja, shtatzėnat, personat me aktivitete tė zvogėluara janė tė prekur nga kjo sėmundje. Megacoloni ėshtė njė zgjerim kongjenital i zorrės sė trashė, mė sė shpeshti zgjerim i rektumit dhe sigmės. Terapia e vetme e megakolonit ėshtė intervenimi kirurgjikal. Manometria rektale nuk bėhet nė Kosovė, dhe ajo si metodė pėrdoret pėr tė diagnostikuar konstipacionin dhe inkontinencėn e jashtėqitjes (dalje jashtė pa dėshirė dhe kontroll). Duke vlerėsuar sensitivitetin dhe ndjeshmėrinė e rektumit (muskulit anal0rektal) vlerėsohet aftėsia kontraktuese e muskulit. Ėshtė mjaft e thjeshtė dhe e saktė. Nė Kosovė zakonisht bėhet Sigmoidoskopia ose kollonoskopia pėr tė ekzaminuar zorrėn e trashė pėrmes tubit fleksibil. Terapia tek ju qėndron nė aktivitete fizike, ushtrime tė muskulit anorektal, dieta me shumė fibra, perime, misėr. Tė largohet banania dhe orizi.

I nderuari dr. Arbėr. Jam njė paciente nga Prishtina. Kam probleme me lukth. Jam diagnostikuar me helicobacter. Edhe pėrkundėr terapisė sė mjekut, sėrish kam probleme me lukth. Nuk mund tė fle prej dhimbjeve tė gjoksit, por kam probleme edhe me jashtėqitje. Nuk mund tė kryej nevojėn pa marrė ndonjė ēaj Bekunis ose Dogadan. Ushqehem mirė, pėrdori shumė sallata dhe pemė. Nganjėherė kam dhimbje edhe nė zorrė tė trashė. Mė pengon shumė gopėsia dhe fillon njė alergji rreth syve. Doktor, pres ndihmėn tuaj. Me respekt, M.T.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ju keni marrė terapinė pėr largimin e HP dhe kjo ėshtė nė rregull, por siē duket nuk ka pasur efektin e plotė nė trajtimin e refluxit gastrik qė paraqitet si dhimbje dhe djegie gjoksi, gromėsirė, fryrje barku, herė-herė konstipacioni e rėndon gjendjen e refluksit gastrik. Dieta dhe terapia medikale mund tė jetė njė alternativė, nėse nuk ka pėrmirėsime duhet konsulta e gastroenterologut. Terapia konsiston nė marrjen e PPI si omeprazol, pantoprazol dy herė nė ditė pėr disa javė se bashku mė njė prokinetik si raglan ose domperidon pėr disa ditė. Njė ultrazė i barkut mund tė jetė e vlefshme.

Nė fillim desha t"ju pėrshėndes pėr punėn qė bėni dhe Zoti ju shpėrbleftė. Babai im ėshtė i sėmurė nga mėlēia, e ka tė dėmtuar, bashkė me disa damar tė lukthit. Ka edhe nga pak gjakderdhje. Ka qenė I shtrirė nė klinikė, pastaj me rekomandim tė mjekut e kemi dėrgua nė spital tė njė shteti fqinj. Doktor, kėrkoj tė marr njė pėrgjigje nga ju: si mund tė shėrohet mėlēia edhe sa ėshtė e rrezikshme pėr jetė. Babai ka 56 vjeē. Shpresoj qė do tė marr njė pėrgjigje tė drejt prej juve. Faleminderit, ju pėrshėndes.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Mėlēia mund tė atakohet nga shumė sėmundje, por me sa lexova prindi juaj vuan nga njė sėmundje kronike (kohė e gjatė) e mėlēisė qė njihet si Cirroza e mėlēisė qė pėrcillet me varikse esofageale ose gastrike qė janė zgjerim i venoz nė lukth dhe ezofag (kėto japin gjakderdhje). Kėto janė komplikime tė sėmundjes sė mėlēisė. Nėse jam i saktė se bėhet fjalė pėr cirrozė, atėherė pėr fat tė keq nuk ka shėrim, por vetėm terapi mbajtėse dhe simptomatike. Pėr shkak tė dėmtimit tė rėndė tė mėlēisė ėshtė e pamundur funksionimi normal i saj dhe vetėm. Transplantimi i mėlēisė ėshtė terapia e vetme dhe kjo vetėm nėse ėshtė ende nė fazėn kur mund tė bėhet dhe kur gjendet dhuruesi. Prandaj, ju kėshilloj qė tė jeni nėn kujdesin e vazhdueshėm tė mjekut primar dhe pėrcillet ecuria e sėmundjes.

Pėrshėndetje Dr.Arbėr. Jam 21 vjeēar dhe pas njė kontrolli te gastroenterologu doli se kam helicobacter pylori. Terapinė me dy antibiotikė e kam pėrdorė 9 dit. Pas 2 jave kam bėrė testin me "Instant-Vieė H. Pylori Cassette Test " dhe rezultati se ishte negativ, pra helycobacter ėshtė zhdukur. Pastaj mjeku mė dha terapi prej 1 muaji me vetėm 1x Pantaprazol 40 mg nė mėngjes.
Mirėpo, tani janė bėrė 22 ditė qė pėrdori dhe pėrseri kur jam i uritur mė vjen tė vjell, sidomos pas buke.
Pres mendimin tuaj doktor.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Shkaktarėt e vjelljes janė tė shumtė, duke filluar nga helmimet me ushqim, gastriti(ndezja e mukozės sė stomakut nga HP ose medikamentet NSAID), Ulqera gastrike dhe duodenale(i thati nė lukth),infeksioni veshit, dhe tė tjera.
Pasi qe pėrkundėr terapisė ju nuk ndjeheni mirė, duhet tė konsultoni gastroenterologun pėr ekzaminime shtesė si gastroskopia pėr tė eliminuar ulcerėn, analiza si glikemia(sheqeri nė gjak), urea dhe kreatinia(pėr funksionin e veshkave) duhet tė bėhen. Herė-herė medikamentet si Reglan, Costi etj ndihmojnė transitin e pėrmbajtjes sė stomakut dhe lehtėson mundimin dhe vjelljen. Dieta dhe ushqimi i rregullt gjithashtu luan njė rol tė rėndėsishėm.

Pėrshėndetje doctor. Jam 22 vjeē, ha shumė ushqim nga mė tė ndryshmet edhe brumėra, pi ujė, kafe. Nuk ha "fast food", asgjė pikante, jo turshi, jo alkool, jo pije tė gazuara, jo duhan. Rri shumė ulur nė karrige dhe nganjėherė nuk dal nė banjo prej 1-2 javė. Pesha ime nuk ndryshon, jam 1.81cm dhe peshoj 72 kg , nuk bėj ndonjė aktivitet fizik tė madh. Kam probleme me pjesėn e poshtme tė barkut edhe pasi e kryej nevojen mė duket se prapė jam plot, kam lėvizje ne bark, si dhe zhurma tė pakėndshme kur jam nė mesin e shoqėrisė (sikurse gazrat). Kam kruarje tė anusit (jo edhe tė shpeshta), mundohem tė pėrmbahem, mos ta kruaj nė publik. Probleme me hemorroide kam pasur qe 4-5 vite, por vetėm njė herė i kam trajtuar me faktu suposte, para 3viteve (dhimbjet janė ndal pėr 5-6 muaj). Tani kam dhimbje, fillova trajtimin pėr hemoroide me faktu dhe yndyrė. Tashti shkoj nė tualet mė shpesh, por kam gjakderdhje me ngjyrė tė mbyllėt. Doktor, hemorroidet, mos ka kaluar nė ndonjė fazė kancerogjene apo ėshtė vetėm njė shpėrthim i tyre? A duhet tė vazhdoj terapinė apo tė ndėrmarr diēka tjetėr. Nė pritje tė pėrgjigjes, tė falėnderohem.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Konstipacioni(kapsllėku) dhe hemorroidet janė dy simptomė qė ndėrlidhen mes veti, kur del jashtė me vėshtirėsi dhe aktivitetet janė tė zvogėluara rritet mundėsia e paraqitjes sė hemorroideve dhe komplikimet e saj, mė vonė si pasojė e hemorroideve shumė persona zhvillojnė kapsllėk pasi qė kanė frikė tė shkojnė nė tualet pėr shkak tė dhimbjeve dhe gjakderdhjes. Unė ju rekomandoj tė bėni njė rektoskopi( ekzaminimin endoskoik i zorrės dhe anusit) pėr tė parė burimin e gjakderdhjes dhe shkallėn e hemorroideve. Nėse hemorroidet janė nė shkallėn ku nuk mund tė mjekohen me suposte atėherė duhet tė largohen nė mėnyrė kirurgjikale. Hemorroidet kurrė nuk shndėrrohen nė kancer, ato janė zgjerime venoze tė mbushura me gjak dhe paraqiten ne faza ta ndryshme tė jetės dhe moshės. Dieta dhe ushqimi i shėndoshė luan rol tė rėndėsishėm pėr parandalimin e simptomave. Krurja e zonės anale mund tė vie si pasojė e hemorroideve dhe parazitėve. Here herė parazitėt (skraja) nė zorrė mund tė shoqėrohen me kruarje, analiza e recesit (nevojės) duhet tė dėrgohet pėr analizė. Unė ju rekomandoj qė tė ekzaminoni zorrėn dhe fecesin dhe pastaj terapia pėrkatėse.

Pėrshėndetje. Dua tė di mė tepėr pėr problemin qė kam. Problemi im ėshtė barku i madh qė gradualisht rritet vitet e fundit. Nuk kam dhimbje ne barka, as ērregullime tjera. E vetmja gjė qė kam, ndoshta, janė gazrat e shpeshta dhe barku i fryrė sė tepėrmi. Tani kam pak mbipeshė, por kėtė problem e kisha edhe atėherė kur kam pasur mė pak peshė. Punoj nė administratė dhe mė tepėr se 8 orė nė ditė jam nė pozitė tė ulur edhe po ashtu dmth udhėtoj njė relacion tė gjatė. Nė veturė, jam poashtu mė tepėr se 3 orė nė ditė. Mė kėshilloni, ju lutem.
Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Me sa lexova problemi juaj qėndron nė mbipeshėn qė vėshtirė e kontrolloni. Mbipesha krijon shumė probleme, njėri nga ato janė edhe fryrja e barkut, gromėsira dhe herė-herė konstipacioni. Aktivitete fizike tė zvogėluara edhe mė shumė e rėndojnė gjendjen dhe kualiteti i jetės zvogėlohet. Unė, ju rekomandoj si ekzaminim tė parė tė bėni njė ultrazė tė barkut, dhe pastaj sipas ankesave edhe ekzaminime shtesė. Dieta me shume lėngje, ujė,. Fibra (musli), pemė dhe perime, sa mė shumė aktivitete fizike, lėvizje kur keni kohė tė lirė, ndihmojnė qė problemet tuaja tė zvogėlohen, Largojuni sa mė shumė lėngjeve tė gazuara, ėmbėlsirave, ēokollatave, ushqimeve pikante.

I nderuari dr.z.Arbėr. Ka 2-3 vjet qė vuaj nga dhimbjet e lukthit. Kam qenė disa herė te mjeku, marr terapi, por, pas njė kohe, sėrish fillojnė dhimbjet. Vitin e kaluar bėra disa analiza tė gjakut dhe u zbulua helikobakteri. Mora dy herė terapinė e nevojshme. Sivjet, kam shumė gogėsi, dhimbje nė gjoks. Kam probleme edhe me kapsllėk. Pi rregullisht ēaj bekunis dhe dogadan. Doktor, pres pėrgjigjen tuaj. Ju pėrshėndes pėr punėn qė bėni.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. GERD (refluxi gastrik) dhe konstipacion (kapsllėku) janė tė shpeshtė nė popullatėn tonė. Kohėt e fundit ka shumė diskutime rreth rolit te helicobakter pylorit dhe refluksit gastrik, ka disa studime ku tregohet se largimi helicbakter pylorit pėrcillet me shfaqjen e refluksit gastrik, tė shoqėruar me esofagit dhe Barret sindroma. Konstipacioni gjithashtu ėshtė njė problem qė duhet tė zgjidhet, nuk zgjidhet duke pėrdorė bekunis apo laksativ tjerė ngase me ato zorra bėhet "pasive" dhe nuk ka lėvizje fiziologjike. Dieta me shumė fibra, musli, pemė dhe perime ndihmon peristaltikėn, kivi dhe kumbullat gjithashtu ndihmojnė transitin e zorrės. Ju duhet tė bėni edhe helicob.pylorin nė feces, dhe varėsisht nga rezultatet edhe mjekimi. Njė ultrazė tė barkut preferohet, ėshtė i shpejtė dhe jo invaziv. Herė herė mund tė merrni PPI si omeprazol, ose lansoprazol, sipas shkallės sė refluksit.

I nderuar. Jam 22 vjeē, mė shumė se 6 muaj kam barkqitje dhe dhimbje barku. Nė bark ndjej gazra, zakonisht dhembjet mė shfaqen rreth kėrthizės edhe nė pjesėn e poshtme tė barkut. Kam bėrė shumė, nė fillim kam qenė i infektuar prej parazitit (gardia lamblia). Kam pėrdor barna, kur i kam pėrsėritur analizat, nuk ėshtė gjetur mė ky virus. Por, dhimbja nuk mė ėshtė larguar, as barkqitja. Ēfarė tė bėj?
Mė ndihmo. Flm.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje, barkqitjen tek moshat e reja e shkaktojnė njė mori sėmundjesh si parazitozat e ndryshme qė janė tė shpeshta e deri tek sėmundjet inflamatore tė zorrės qė janė mė serioze; me sa shihet ju keni kaluar njė parazitozė tė zorrėve. Unė, ju kėshilloj qė tė pėrsėrisni fecesin pėr analizė pėr tre ditė rresht dhe po qė se dalin negativ pėr parazit dhe vazhdon barkqitja, tė lajmėroheni tek gastroenterologu pėr evaluim tė mėtutjeshėm. Njė barkqitje qė zgjat mbi tre javė duhet tė vlerėsohet me kujdes dhe interes tė madh. Nuk ju preferoj tė merrni medikamente deri sa nuk gjendet shkaktari i barkqitjes.

Doktor i nderuar. Jam 53 vjeē. Kam probleme me urth. Kam dhimbje, djegie nė stomak, gromėsimė, humbje nė peshė, mė pėrcjellin tė vjellat, anemia, kolla, kam vėshtirėsi nė frymėmarrje, ngjirje zėri. Frikohem se kėto simptoma janė paralajmėrim i ulcerės gastrike ose asaj duodenale. Ēfarė ndėrlikimesh mund tė shfaqen nga urthi te kjo grupmoshė?

PĖRGJIGJE:
I nderuar, nga ankesat e tuaja mendoj se vuani nga problemet e refuxit gastrik, dmth kthimi i pėrmbajtjes sė lukthit nė ezofag, por ajo ēka mė shqetėson ėshtė rėnia nė peshė dhe anemia (pagjakėsi), kjo nuk duhej tė ndodhte tek njė person normal me urth dhe ulcerė. Kėshilla ime ėshtė qė tė bėni ekzaminimin endoskopik tė tubit digjestiv, ezofagut, lukthit dhe zorrės dymbėdhjetėgishtore(duodenit). Varėsisht nga rezultati i ekzaminimit bėhet edhe mjekimi, urthi dhe ulcera mund shumė lehtė tė mjekohen dhe ka rezultate tė mira, por pa u eliminuar sėmundjet tjera serioze nuk ėshtė mirė qė tė merren medikamente nė mėnyrė ambulatore pa u verifikuar shkaktari, sidomos nė mosha e vjetra mbi 50 vjeē.

I nderuari Dr. Arber Veliu, e kam njė shqetėsim nė lukth. Nganjėherė mė ndryshon ritmin e tė rrahurave tė zemrės. Kam bėrė analizat e gjakut, tė gjitha kanė dalė nė rregull. Kam bėrė EKG edhe ajo ka dalė nė rregull, kam bėrė edhe echo-n e aortės abdominale - ėshtė nė suaza normale. Dhimbje tė lukthint nuk kam, por vetėm shqetėsim nė tė rrahura tė zemrės. Kam pėrdorur ortanal, para buke, qe 10 ditė.
Pres kėshillat tuaja. Me respekt, Blerimi.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ndryshimet e ritmit tė zemrės qė nuk kanė origjinė kardiake, herė pas here mund tė ndodhin si pasojė e hernies hiatale tė shprehur dhe obezitetit. Hernia hiatale ėshtė si pasojė e dobėsimit tė hapjes diafragmale, njė pjesė e lukthit kalon nė pjesėn mbi diafragmė dhe nė mėnyrė indirekte stimulon zemrėn, por gjithmonė kėto janė momentale dhe nuk janė nė rrezik pėr pacientin. Ju, sė pari, duhet tė konsultoni kardiologun dhe pas tij tė konsultoni gastroenterologun pėr ekzaminim endoskopik, gastroskopinė pėr tė vėrtetuar hernien. Terapia pėr hernie konsiston nė dietė dhe PPI (Omeprazol, etj) pėr tė ulur hiperaciditetin. Ushqimi luan njė rol tė rėndėsishėm, largimi i qepės, hudhrės, lakrės, ėmbėlsirave dhe makiatos ėshtė domosdoshme. Racionet e ushqimit tė jenė tė pakta dhe tė shpeshta, nuk guxon pas ushqimit tė merrni pozitė tė shtrirė.

Pėrshėndetje Dr.Arbėr. Kam dhimbje tė shumta nė lukth, kohėt e fundit. Mė herėt kam pėrdorur Lanzul 30 mg, pėr njė periudhė prej gati dy muajve, nė mėngjes. Njė kohė sikur pati sukses, por pas njė periudhe po kam probleme edhe mė shumė. Pėrveē dhimbjeve, kam edhe marramendje, dridhje tė trupit, gogėsimė, ligėshtim, etj. Nuk e di a janė dhe kėto shenja nga lukthi apo lėngoj nga ndonjė sėmundje tjetėr. Ju lutem, nėse keni mundėsi tė mė tregoni se ēfarė duhet tė pėrdor dhe ēfarė ushqimi duhet tė konsumoj? Faleminderit pėr ndihmėn tuaj.  Me shumė respekt, Jetoni.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Sė pari, ju duhet tė bėni analizėn e helicobacter pylorit, varėsisht nga analiza duhet tė jepet edhe terapia. Lanzul si edhe omeprazoli, etj., janė inhibitorė tė pompės protonike dhe direkt nė lukth ulin sekretimin e lėngut acidik. Lanzul mund tė merret prej njė jave deri nė 6 muaj, varėsisht nga nevojat dhe indikacionet. Ushqimi luan njė rol tė rėndėsishėm, ju duhet tė largoni ushqimet djegės, lėngjet e tharta, lėngjet e portokallit, makiaton, qepėn, ushqimet e tymosura dhe nė skarė, racionet tė jenė tė shpeshta dhe mė pak yndyrė. Shenjat janė pėr njė fillim tė gastritis qė mund tė jetė me origjinė nga helicobakteri apo thjesht nga hiperaciditeti. Sidoqoftė, ju mund tė konsultoheni mė gastroenterologun pėr trajtim tė mėtutjeshėm. Birra, alkoholi dhe cigarja edhe mė shumė e rėndojnė gjendjen, prandaj kėto duhet tė largohen nė rastin tuaj.

Pėrshėndetje doktor. Jam 40 vjeēare qe 5 vite vuaj nga ataku i panikut. Nė konsultim me njė psikolog kam pėrdorur citalopram 2 vite dhe them se kam qenė thuajse stabile, por jo tė marrė hapa konkrete, psh., tė udhėtoj, tė shkoj nė katin e 4-tė tė ndonjė banese apo nė ashensor
Unė kam probleme zakonisht me ndėrrimin e kushteve klimatike. Problemet e fundit janė pėrcillen me njė marramendje tė keqe, me disa halucinacione tė sė kaluarės, e cila nuk ka qenė edhe e hidhėt. Kam marramendje me njė plogėshti, djersitje duarsh, mė ajet lukthi, sikur tė jem shtatzėnė. Nuk jam e martuar, kam bėrė tė gjitha analizat, pastron. Kostatimi dhe dijagnoza endoskopike, Dg, Reflux oesophagitis, Hijatus hernia axialis intr, Grastitis chr (antralis), testi i ureazes i hershėm, negativ. Kam pėrdor terapi, por pa ndonjė pėrmirėsim. E kam bėrė CT-nė e abdomenit, CT e pelvikut, pasazha e ezofagut. Diagnoza: pa ndryshime evidente patologjike tė toraksit dhe abdomenit. Dg, Rtg, pasazha e Ezofagut pa ndryshime patologjike.
Doktor, tė lutem, ēka mė propozoni? Pres mendimin tuaj doktor, te me ndihmoni.
Ju pėrshėndes pėrzemėrsisht.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ēdo gjendje anksioze-depresive pėrcillet me probleme gastrointestinale duke filluar nga urthi, barkqitja, diskonforti epigastrik, Sindromi i kollonit irituar (qė pėrcillet me dhimbe barku, gazra, konstipacion ose diare).
Mendoj se duhet te vazhdoni konsultat me psikiatrin tuaj dhe tė merrni terapinė pėrkatėse. Sa i pėrket analizave tė traktit tretės duket se nuk ka diēka qė duhet tė brengoseni. Ēdo hernie hiatale pėrcillet me reflux, pėr kėtė ju mund tė merrni Inhibitorė tė pompės protonike (omeprazol, lansoprazol, pantoprazol) njė herė nė ditė ose dy herė varėsisht nga simptomet. Sulpiridi (Meresa, Eglonyl) njė antagonist i D2-receptorėve tė dopaminės, njė antidepresant dhe antipsikotik me efekte qetėsuese tė traktit digjestiv, posaēėrisht stomakut, preferohet tek pacientėt siē ėshtė rasti juaj. Pėr gazra tė tepėrta mund tė merrni Espumisan (simetikon), kjo ndihmon zbrazjen e zorrėve nga gazrat e tepėrta.

Pėrshėndetje. Jam njė vajzė 28 vjeēe. Kam pėrshtypjen se vuaj nga koliti. Nė momentin e parė qė ndiej pak ftohtė, fillon shqetėsimi nė bark: fryrje tė tij, marramendje, dhimbje koke, nervozizėm. Shpeshherė gjej qetėsim duke vendosur shishe me ujė tė ngrohtė nė bark.
Ju lutem doktor, njė pėrgjigje se kjo gjendje mė ndodh gati ēdo ditė dhe tashmė ėshtė bėrė e padurueshme.
Faleminderit, nė pritje tė pėrgjigjes suaj.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Mendoj se bėhet fjalė pėr kollon irritabil (IBS) qė pėrcillet me dhimbje barku dhe fryrje. Mirė ėshtė tė lajmėroheni tek gastroenterologu pėr tė caktuar analizat dhe ekzaminimet pėrkatėse pėr tė parė gjendjen tuaj .

Pėrshėndetje. Unė kam problem me zorrėn e trashė, kam dhembje gjatė kryerjes sė nevojės dhe shpeshherė kjo shoqėrohet me gjakderdhje. Mė shumė i preferoj ushqimet e thata dhe mendoj se e kam nga kjo, por sėrish kisha dashur tė di diēka mė tepėr, frikėsohem mos ka ndonjė rrezik, apo duhet tė konsultohem me ndonjė mjek? Ju lutem, mė ndihmoni. Ju faleminderit shumė.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Mendoj se bėhet fjalė pėr hemorroide, por nėse gjakderdhja nga zorra e trashė paraqitet mė shpesh, atėherė duhet tė lajmėroheni tek gastroenterologu pėr tė bėrė njė ekzaminim endoskopik (Sigmoidoskopi) pėr tė verifikuar me saktėsi burimin e gjakderdhjes. Zakonisht personat qė hanė ushqim tė thatė, marrin pak ujė dhe lėngje, konsumojnė sasi tė vogla tė pemėve dhe perimeve, kanė predispozita pėr tė zhvilluar hemorroide tė brendshme si pasojė e jashtėqitjeve tė forta dhe me dhimbje. Unė ju rekomandoj tė ndryshoni stilin e tė ushqyerit dhe tė pėrdorni mė shumė ushqime tė lėngshme, mė shumė fibra dhe produkte tė drithėrave.

Pėrshėndetje Dr Arbėr. Jam 45 vjeēar dhe kam disa probleme. Kohėt e fundit nga zorra e trashė po kam gjakderdhje gjatė kryerjes sė nevojės, por jo pėrditė, sė paku tre deri nė katėr herė nė muaj. Mė ndodhė qė tė kem nga pak gjak si dhe kam shumė gazra, sidomos nė mbrėmje, bubullimė tė zorrėve dhe gogėsime (vetėm kur ha djegės). Vizitė te mjeku nuk kam bėrė as njėherė, andaj tė lute, mė trego se pėr ēfarė sėmundje bėhet fjalė dhe si tė veproj?

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Gjakderdhja nga zorra e trashė mund tė shkaktohet nga shumė sėmundje, por mė kryesoret janė hemorroidet e brendshme, polipet e zorrės, divertikuloza, angiektazitė dhe tumoret. Ēdo gjakderdhje e zorrės duhet tė ekzaminohet endoskopikisht pėr tė vėrtetuar me saktėsi burimin dhe shkakun e gjakderdhjes. Ēdo ekzaminim tjetėr pėrveē endoskopisė janė humbje kohe dhe vonesė nė diagnozė tė saktė. Prandaj, ju rekomandoj qė tė kontaktoni gastroenterologun pėr ekzaminim endoskpik. Varėsisht nga diagnoza ėshtė edhe terapia.

Pėrshėndetje. Jam 26 vjeēare, kam njė problem me lukthin. Shumė shpesh kam dhimbje tė shoqėruara me vjellje dhe thartirė, por ka disa ditė qė mė ėshtė paraqitur kėlbazė me gjak. Kjo ka ndodhur 3 herė brenda dy javėve, duke pasur parasysh qė kam qenė duhanpirėse dhe qe 2 muaj e kam ndėrpre. Prej atėherė kam kėlbaz dhe pastrim tė lukthit, por gjaku po mė brengos. A ėshtė e mundur qė gjaku tė vie nga hundėt nė lukth e pastaj ta nxjerr jashtė pasi qė nuk po mundem ta vėrejė. Herėn e fundit kisha gjak edhe nė hundė.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Unė mendoj se gjakderdhja nė rastin tuaj nuk ėshtė me burim nga lukthi por nga pjesa orofaringeale, pėrkatėsisht hunda ose rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes. Vjellja me gjak zakonisht ėshtė ngjyrė kafe pėr shkak tė enzimave tė stomakut qė zbėrthejnė hemoglobinėn, vetėm nė raste tė rralla kur gjakderdhja ėshtė e madhe dhe e shpejtė, personat vjellin gjak me ngjyrė tė kuqe. Unė ju kėshilloj para vizitės tek gastroenterologu tė konsultoni pulmologun dhe specialistin e ORL-sė. Nėse rezultatet dalin mirė, atėherė mund tė bėhet njė gastroskopi pėr tė ekzaminuar stomakun dhe ezofagun.

Pėrshėndetje doktor. Jam 20 vjeēar dhe pas kontrollimit te mjeku, ai mė sugjeroi qė tė bėja analizėn e H. Pylori, IgG. Rezultati i analizės:  18.3 /Vlera normale < 8.0 IU/ ml.

Pas konsultimit,  mjeku mė sugjeroi qė tė pėrdori vetėm Pantoprazol 20ml 1x1 os 2x1,  sipas nevojės si dhe Costi 3x1. Ndėrsa, pėr zhdukjen e bakteres, pasi qe rezultati edhe 18.3 ( shumė i ulėt), ai mė tha se unė nuk preferon tableta pėr zhdukjen e bakteres deri kur pacienti tė jetė i infektuar 50.0 ose mė shumė. Pra, ai mė sugjeroi tė pėrdor vetėm kėtė terapi: tableta Pantoprazol 20mg 1x1 apo 2x1,sipas nevojės, tableta Costi 10mg 3x1. Desha ta di edhe mendimin tuaj. Ju faleminderit!

PĖRGJIGJE:

Pėrshėndetje. Helicobakter pilori diagnostikohet nė disa mėnyra, me anė tė antitrupave(Ig) nė gjak, antigjeneve nė feces, urea testi pėrmes frymėmarrjes dhe  marrjes sė biopsisė sė stomakut pėrmes gastroskopisė. Tė gjitha kėto teste bėhen nė kohė tė caktuar dhe nė raste tė caktuara, varėsisht nga moment i vizitės mjekėsore, gjendjes sė pacentit etj.

Nė rastin tuaj, ju keni bėrė analizėn pėrmes antitrupave nė gjak, vlerat ndryshojnė shumė varėsisht nga laboratory ku keni bėrė.Vlerat qė dhatė jua janė positive, dmth mbi 8, dhe me kėto vlera duhet tė mjekoheni. Une mendojs e duhet tė mėrrni mjekimin sipas skemės pėr eradikimin e bakteries.

Por njė gjė duhet tė keni tė qartė qė pas terapisė testi me antitrupa nuk ka vlerė diagnostike dhe nuk duhet ta bėni, ngase mund tė dalin vlera fals pozitivė qė mund tė maskojė terapinė dhe krijon probleme diagnostike. Pas mjekimit sipas skemės ju duhet tė kaloni njė periudhė prej 1-3 muaj dhe pastaj tė bėni analizėn pėrmes recesit (antigjeneve nė feces), ėshtė mė e lehtė dhe mė e shpejtė. Gjithashtu mund tė bėhet edhe pėrmes biopsisė dhe gastroskopisė.

Pėrshėndetje doktor. Jam 23 vjeēe dhe qė kur kam filluar studimet (4 vite mė parė), kam probleme me tretjen. Zakonisht jashtė dal rrallė (deri 1 herė nė 10 ditė) dhe shpesh kam dhimbje tė forta tė barkut nė pjesėn nėn kėrthizė, sidomos nė mėngjes. Zakonisht dhimbjen e zbus duke pirė lėng limoni ose Schweppes.

Por, kohėve tė fundit, kam jashtėqitje tė shpeshta (2-3 herė nė ditė) dhe fryerje enorme tė barkut. Ushqimi nuk po mė hahet dhe atėherė kur po ha, po kam dhimbje tė padurueshme nė pjesėn e barkut nėn kėrthizė. A mos ndodh ky ērregullim si pasojė e punėve tė mėdha nė studime, pagjumėsisė, lodhjes dhe stresit apo qėndron ndonjė problem tjetėr.

I kam bėrė analizat e urinės si dhe urinokulturen, por nga mjeku familjar ėshtė konstatuar se gjithēka ėshtė nė rregull, unė qenkam vetėm i ftohur, ndėrkohė qė dhimbja nuk mė ndalet....

Do tė doja tė mė kėshillonit edhe nė lidhje me ushqimet tė cilat preferohet t'i konsumoj.

Me tė mira!

PĖRGJIGJE:

Pėrshėndetje. Coloni irritabil ėshtė njė sindromė mjaft e shpeshtė nė popullatė, qė shoqėrohet mė alterimi tė konstipacionit dhe diarresė, fryrje se barkut, dhimbjeve dhe diskonofrtit epigastrik. Stresi, stili i jetės dhe ushqimi janė faktorė shume tė rėndėsishėm qė mund tė ndikojnė nė shfaqjen e kėtij sindromi. Diagnoza pėrfundimtare e saj vendoset kur analizat dhe ekzaminimet tjera janė normal.

Ju duhet ta menaxhoni stresin qė mund tė krijohet gjatė ditės, duhet ta rregulloni ushqimin, duke marrė ushqim me shumė fibra, ujė, dhe lėngje, duke konsumuar MUSLI, produkte tė drithėrave, pemė, perime, produktet e qumėshtit dhe djathit. Racionet tė jenė tė shpeshta dhe sasi tė vogla. Ushqimet tė jenė tė freskėta, jot ė skarės dhe jot ė tymosura. Kujdes me ėmbėlsira dhe produkte tė tharta.

Spazmolitikėt si buscopani 1-2 tbl nė ditė, sipas nevojės nė rast dhimbjeve mund tė pėrdoret, Espumisan dr. 1-2 dr nė ditė nė rast gazrave dhe fryrjes sė barkut gjithashtu ndihmon.

Nėse pėrkundėr kėtyre kėshillave nuk keni pėrmirėsim, mund tė lajmėroheni tek gastroenterologu pėr evaluim tė mėtutjeshėm.

I nderuar doktor. Vuaj nga condiloma acuminata nė mukozėn e zorrės sė trashė. Afėr 10 vite kam vuajtur nga hemorroidet, jam operuar me laseri, mirėpo gjatė operacionit ėshtė konstatuar se kam edhe prani tė condilomave nė mukozėn e zorrės sė trashė tė cilat poashtu janė larguar. Mirėpo 2-3 muaj pas operacionit, sėrish kam vėshtirėsi gjatė jashtėqitjes dhe kam vėrejtur se edhe dy tjera janė tė pranishme nė zorrė.
Nė konsultim me mjekun mė ėshtė thėnė se ka mundėsi tė mos i ketė parė pėr t'i mėnjanuar gjatė operacionit apo mund tė jenė tė freskėta nė formė tė misrit dhe se duhet tė presė edhe afro 1- 2 muaj pėr tė parė se mos rastėsisht do dalin tė tjera nė mukozė. Normalisht qė duhet sėrish tė operohem dhe njė gjė tė tillė do ta bėj, por se a ka gjasa qė sėrish tė paraqiten kėto tė ashtuquajtura condiloma. Kėrkoj prej jush opinionin tuaj rreth kėtij problemi dhe po ashtu tė di rreth rrezikshmėrisė, ngase nė bazė tė literaturės mjekėsore, nė qoftė se nuk mjekohet, atėherė sėmundja mund tė kalojė nė kancer. Mbes me shpresė se njė pėrgjigje do tė mė jepet e qė do tė isha pėrzemėrsisht mirėnjohės dhe falėnderues.
Pėrshėndetje nga Prizreni.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Condyloma Acuminata ėshtė zakonisht problem nė dermatologji dhe sėmundjet infektive dhe kjo nuk ka tė bėjė me zorrėn e trashė, por lokalizimi i tyre zakonisht ėshtė nė sipėrfaqen e jashtme tė anusit dhe kavitetin anal, dhe ato shpesh janė tė shoqėruara me hemorroide, por aty nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Mjekimi ėshtė i ndryshėm. Condylomat paraqitjen si pasojė e virusit epidermal HPV, mbi njėqind lloje tė HPV viruseve janė izoluar dhe disa nga ato kanė potencial malinjiteti dhe rreziku pėr paraqitjen e kancerit tė lėkurės nė atė zonė ku janė paraqit kondilomat, por ne shumicėn e rasteve rreth 90% e kondilomave janė tė tipit 6 dhe 11 dhe nuk kanė potencial malinjiteti..dmth nuk shkaktojnė kancer, prandaj nuk duhet tė shqetėsoheni pėr kėto kondiloma.
Unė ju rekomandoj qė tė kontaktoni dermatologun dhe tė bėni disa seanca tė largimit tė tyre ..zakonisht pėrmes krioterapisė dhe intervenimeve kirurgjikale. Nuk ėshtė problem edhe nėse pėrsėriten kondilomat, ato me seanca shtesė largohen. Kam njė kėshillė qė nėse jeni tė martuar mirė ėshtė qė partneri juaj tė bėjėt teste pėr HPV dhe papa test. Tė konsultohet gjinekologu pėr kėto ekzaminime.

I nderuar doktor. Kam pasur probleme me stomakun, pwr dy vjet rresht e ndjej gojėn e athėt, sikur kam ngrėnė hurma tė pabėra. Jam i rregullt nė ushqim dhe konsumoj shumė fruta. Kohėt e fundit u diagnostikova me Helicobacter Pylori IGG, rezultati doli pozitiv. Jam ne helidac terapi pėr dy javė. Dua tė di nga se mė vjen kjo athtėsi nė gojė. Gjithashtu jam diagnostikuar me hepatit b kronik, jam me antiviral pėr rreth njė vit. Nuk jam nė gjendje tė keqe shėndetėsore, tė lutem mė jep njė pėrgjigje.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Ju vuani nga refluksi gastrik qė duhet tė mjekohet me terapi njė kohė tė gjatė dhe tė keni kujdes me ushqim. Ju jeni nė terapi pėr largimin e bakteries qė mund tė mjekohet edhe 2 javė, por njė gjė duhet tė ceket tek terapia qė unė tek ēdo pacienti i imi ju tregoj njė efekt anėsorė tė njė medikamenti qė ėshtė nė skemėn e mjekimit e ai ėshtė Klaritromicina, ky medikament jep njė shije shumė tė keqe tė gojės dhe pacientėt qė marrin kėtė terapi gjatė kėsaj kohe do kenė kėtė ndjenjė tė ithėt tė gojės, prandaj duhet pasur durim deri ne pėrfundimin e mjekimit., Ajo pas saj kalon dhe nuk ka probleme.
Hepatiti B kronik dhe trajtimi i saj ėshtė njė temė tjetėr dhe nuk ka lodhje mė ketė shije tė ithėt tė gojės.

Pėrshėndetje doktor. Jam 50 vjeēar, ka tre vjet qė kam probleme me lukth. Fillimisht ka dalė se kam helikobacter, por edhe pas pėrdorimit tė terapisė kam pasur probleme me lukth. Tani pas disa analizave mė tė thella, nė feces nuk ka helikobacter, por ka dalė se ėshtė izoluar peptostreptococcus,- florė e ērregulluar e traktit zorror.
Pas kontrollit te specialisti, ai mė ka caktuar diagnozėn Sy enterocolitidem chr. Ai mė propozoi t'i bėjė edhe kėto analiza: hekuri, retikulocitet, Hct, LDH, CEA, gjaku okult nė feces, fecesi nė amebe dhe parazite (format cistike dhe vegjetative), si dhe candida albicans. Tė gjitha kėto rezultate kanė dalė mirė, pėrveē se janė vėrejtur myshqet. E kam bėrė edhe endoskopinė, diagnoza ėshtė Gastritis antralis. Ka mbetur ta bėj edhe kolonoskopinė, por unė si naiv nė mjekėsi po e konsideroj se janė bėrė mjaft analiza, nga tė cilat ka dalė se pėrdorimi i antibiotikut kundėr helikobacterit ka shkatuar ērregullimin e florės zorrore.
Ēfarė mė preferoni dhe si tė veproj, ēfarė barnash mund tė pėrdor dhe ēfarė ushqimi mund ta stabilizojė florėn zorrore?
Paraprakisht ju falėnderoj.

PĖRGJIJE:
Pėrshėndetje. Ekziston mundėsia qė pas marrjes sė antibiotikėve tek disa persona krijohen ērregullime gastrointestinale qė shfaqen me diarre, dhimbje barku dhe fryrje barku, here herė me dėmtime tė florės normale tė zorrės. Myshqet nė zorrė ose kandidiaza e zorrėve ėshtė njė infeksion qė duhet tė trajtohet dhe qe shpeshherė shkaktohet nga pėrdorimi i gjatė i antibiotikėve, tek pacientėt me ulje tė imunitetit dhe me sėmundje tjera shoqėruese. Trajtimi bėhet me Nistatin tbl ose flukonazol tbl tė pėrshkruar nga mjeku. Pastaj pėrsėritet analiza e fecesit pėr tė parė a ėshtė eliminuar.
Kėsaj terapie mund ti shtohen edhe pėrdorimi jogurtit dhe probiotikėve, jogurtė tė pasuruar me laktobacil acidofilus qė ėshtė bakterie normale e zorrėve dhe nxit shtimin e tyre nė rektum dhe zorrėn e trashė duke eliminuar bakteret e dėmshme. Ky lloj i jogurtit nuk pėrdoret vetėm nėse keni alergji nė qumėsht dhe produktet e saj. Lactis B-kompleks flakona pėr pėrdorim oral gjithashtu mund tė pėrdoret pėr disa ditė.
Tė gjitha ushqimet me shume proteina dhe vitamina janė tė mira pėr pėrdorim, pemėt perimet, karotat, brokoli, mishi i peshkut, hudhra ėshtė treguar se parandalon pėrhapjen e kandidiazės nė zorrė, por duhet pasur kujdes qė nėse keni problem me refluks dhe hernie hiatale hudhra krijon probleme.

Jam 43 vjeēar, kam problem me lukth qe 4 apo 5 vite. Pas ushqimit mė fryhet ana e epėrme e stomakut dhe kam grykosje , disi mė vjen deri nė fyt sikur duhet tė vjell, por vetėm mė shtrėngon Kam pėrdorur Omaprezoll, por tashti nuk mė ndihmon mė.

PĖRGJIJE:
Pėrshėndetje. Varet shumės e si e pėrdorė omeprazolin, dozimi i saj dhe kohėzgjatja. Siē duket ju keni probleme me refluksin gastrik, dmth kthimi i pėrmbajtjes gastrike nė ezofag dhe hiperacititeti i shtuar. Mirė ėshtė tė ekzaminohet stomaku me endoskopi-gastroskopi pėr tė parė stomakun dhe ezofagun. Nė ndėrkohė ju mund tė vazhdoni mė pantoprazol ose lansoprazol 2 herė nė ditė pėr 3-4 javė se bashku me njė prokinetik si metoklopramid dy herė nė ditė para ushqimit pėr disa ditė. Kjo duhet tė shoqėrohet mė kujdesin e veēantė nė ushqim, duke larguar sa ėshtė ė mundur, pėrdorimin e produkteve tė tharta, lėngjeve tė tharta si portokalli, ushqimet djegės, qepės, hudhra, salcat e yndyrshme, ėmbėlsirat, makiatot, etj.
Nėse edhe pėrkundėr kėsaj vazhdojnė ankesat, duhet tė konsultoni gastroenterologun.

I nderuar. Jam 22 vjeē, mė shumė se 6 muaj kam barkqitje dhe dhimbje barku. Nė bark ndjej gazra, zakonisht dhembjet mė shfaqen rreth kėrthizės edhe nė pjesėn e poshtme tė barkut. Kam b& Dr. Arbėr Veliu, specialist Gastroenterolog  Hepatolog





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

fahrije
fahrije
27.12.2011 15:13

pershendetje,kam problem me lukthin dhe kjo eshte iagnoza qe me kan dhen te gastrologu:Ezofagu normale ne pjesen e mesem dhe distale ku ne nivel Z line verehen erozione lineare nen 5 mm.Z line eshte e qrregullte.Ne fundus rrjeta e neve submokuzale eshte e shprehur.Ne ojesen distale mukoza eshte hiperemike,edematoze ndersa ne antrum verehet nje lezion submukozal.mbi nje cm.Pilori i hapur,bulbusi i formuar me mukoze dhe lumen normal.Dg.end.Ines e ***dias + ezofagit LA A + gastrit kronik(atrofik) + lezion submukozal ne natrium.Testi i ureazes negativ ne gjysme oren e pare.


fahrije
fahrije
31.12.2011 13:30

pershendetje doktor ju pergezoj per durimin qe keni me te gjith ne.un jam 38 vjeqare dhe kam lodhje,dhimbje te krahut te djatht dhe shpatulles,kam ba kontroll dhe ky eshte rezultati:Efazoguprox normale ne pjesen e mesem dhe distale ku ne nivel te Z line verehen erizone lineare nen 5 mm.Z lane eshte i qrregullt.Ne fundus rrjeta e neve submukozale eshte e shprehur. ne ojesen distale mukoza eshte hiperemike,edematoze ndersa ne antrum verehet nje lezion submukozal.mbi nje cm.pilori i hapur,bulbusi i formuar me mukoze dhe lumen normal.pjesa postbulbare normale.Dg.end.Ins e ***dias + ezofagit LA A + gastrit kronik(atrofik)+ lezion submukozal ne atrium.Testi i ureazes negativ ne gjysme oren e pare.
Gjaku okult POZITIV(+)
Laboratori Urina eritrocituri(dy her kishte),ketonuri,piuri...
UZ:ne pjesen proksimale te koledokut ka permbajtje.


nita
nita
16.03.2012 09:21

pershendetje pas opertacionit te heqjes se temthit her her kam dhimbje ne lukthe dhe te vejella dhe fryrje te lukthit .fale.minmderit


rasim
rasim
21.05.2012 11:13

Pershendetje, Allahu ju shperbleft per punen qe po beni, E kam nje vella 23 vjeqar eshte i paralizuar komplet anaen e djatht, nuk mund te ec,e ka trurin e damtum qe nga mosha 3 muajshe nga uji ne koke(hidrozepallus) te gjith kohen qendron ulur ose shtrihet, her pas here i fryhet barku dhe nuk mund te kryej nevojen e madhe, i formohen gasna ne zorre dhe nuk mund te lirohet nga to perveq se me ane te nje tubi (nje lloj sonde) te cilen ia vendosi ne zorren e trash.Ju lutem te me ndihmoni me ndonje keshille se me te vertet kam nevoje per ndihmen tuaj. me respekt Rasimi




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!