Total: (529,441)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Ushtrimet e rregullta fizike ulin rrezikun e kancerit tė kolonės

Megjithėse kanceri i kolonės mund tė shfaqet nė ēdo moshė, mė shumė se 90% e tė sėmurėve janė mbi moshėn 40 vjeē dhe pas kėsaj moshe rreziku i shfaqjes sė kancerit tė kolonės dyfishohet ēdo 10 vjet. Kjo sėmundje e njohur dhe si kolorektal mund tė parandalohet. »»


Problemi i diarresė - qasja bashkėkohore e diagnozės dhe mjekimit

Problemi i diarresė - qasja bashkėkohore e diagnozės dhe mjekimit

06.10.2011 22:55 - Kategoria: Shendeti

Problemi i diarresė - qasja bashkėkohore e diagnozės dhe mjekimit

Tri episode (ataqe) tė barkqitjes gjatė njė viti e pengojnė rritjen normale dhe fėmijėn e shpijnė nė gjendje malnutricioni (hipotrofie), duke u pėrzier njėkohėsisht shkak e pasojė.

Mr. sci. Dr. Muharrem Avdiu, pediatėr
tel.044 173 521
e-mail:

Qėllimet e WHO (Organizata Botėrore e Shėndetėsisė) janė:

1. Tė zvogėlohet mortaliteti (vdekshmėria) e foshnjave.
2. Tė zvogėlohet morbiditeti (sėmundshmėria).
3. Tė mobilizohen potencialet nacionale (kombėtare) nė kapėrcimin e kėsaj problematike.

Propozohet qė:

* foshnjat tė mbahen nė gji nė 4-6 muajt e parė tė jetės,

* tė amortizohet nė njė mėnyrė ose tjetėr propaganda e ushqimeve artificiale, duke shpjeguar pėrparėsitė e ushqimit natyral,

* tė pėrdoret pėr pije uji i shėndetshėm, i cili duhet tė jetė i pastėr dhe i mbrojtur prej kontaminimit,

* tė lahen me sapun duart para e pas ngrėnies, pas tualetit,

* dispozicioni adekuat i feceve.

Diagnostikimi i dehidracionit

Ndiqet parimi i 3-pyetjeve tė cilat i shtrohen pėrpara secilit rast me barkqitje:
Pyet: sa barkqitje ka pasur fėmija, sa herė ka vjellė, a ėshtė i etur dhe, a ka urinuar.
Prek: lėkurėn, pulsing, fontanelėn.
Shiko: gjendjen e pėrgjithshme, sytė, buzėt e gjuhėn, si merr frymė foshnja.

Shenjat e dehidrimit tė lehtė: etja e shtuar, fėmija i shqetėsuar, pesha humbet gjer 5%.

Shenjat e dehidrimit mesatar: etja e nxitur, urinimi i pakėt, shqetėsimi i shtuar i fėmijės, gjer nė letargji, sytė janė tė ndezur e pa lot, buzėt e gjuha tė terura, merr frymė thellė, plika kutane kthehet ngadalė, pulsi ėshtė i shpejtuar, i dobėt (filiform), fontanela ėshtė e lėshuar poshtė nėn nivelin e kafkės, tensioni arterial ėshtė i ultė, pesha humbet gjer 10%.

Shenjat e dehidrimit tė rėndė: shenjat e theksuara mė lartė (tek dehidrimi mesatar) sikundėr edhe foshnja nuk ka urinuar pėr disa orė rresht, nėse ekstremitetet janė ciajanotike, nėse nuk mund tė marrė lėngje pėr shkak tė gjendjes sė rėndė tė pėrgjithshme, nėse buzėt dhe gjuha janė tė terura, nėse merr frymė shpesh e thellė, nėse tensioni edhe nuk mund tė matet, nėse humbja nė peshė ėshtė mė e madhe se 10% e peshės trupore.

Pėr dehidrimin e shkallės sė parė pėrdoret Plani A i rehidrimit, pėr atė tė shkallės mesatare aplikohet plani B, e pėr atė tė shkallės sė rėndė aplikohet Plani C i rehidrimit.

Pėr planin A i cili aplikohet te rehidrimi i lehtė propozohet qė:

1.
- qė tė shtohet marrja e lėngjeve (e ēajit, ujit tė orizit, tė qullurave tė pemėve, tė lėngut tė karotės, tė cerealieve- miellrave, e nėse tė gjitha kėto tė mos jetė e mundur tė jepen, foshnjės duhet dhėnė ujė.
- Duhet dhėnė lėngje sipas dėshirės sė foshnjės.
- Lėngje duhet dhėnė aq kohė sa zgjat barkqitja (pėr rehidrim oral).

2.
- Duhet vazhduar ushqimin e foshnjės nė mėnyrė qė tė mos vihet nė gjendjen e malnutricionit.
- Fėmijės nė gji duhet dhėnė tė pijė shpesh.
- Nėse foshnja nuk ėshtė nė gji e ka mė pak se 6 muaj qumėshtin duhet dhėnė sipas formulės, e nėse i ka mbi 6 muaj duhet dhėnė cerealie, tė pėrziera me mish tė viēit dhe tė peshkut. (Mendoj se nė kushtet tona ėshtė me vend dhėnia e qumėshtit pluhur nergut pėr gjendjet me barkqitje siē janė Humana-9, HN-25, soyamil, etj.

Foshnjėn duhet dėrguar tek mjeku nėse ajo nuk pėrmirėsohet brenda 3-ditėsh ose nėse:
* foshnja ka 4 ose mė shumė barkqitje tė ujshme,
* nėse vjell pa ndėrprerė ,
* nėse etja bėhet e theksuar,
* nėse nuk han ose nuk pi,
* nėse ka temperaturė tė lartė, ose
* ka gjak nė barkqitje.

Planin B tė rehidrimit duhet aplikuar tek dehidrimet mesatarisht tė rėnda (shkalla e dytė):

Shėrimi i dehidrimit duhet tė bėhet nė dy faza:
- Nė 4-6 orėt e para ėshtė e nevojshme qė fėmija e nėna tė vendosen nė entet shėndetėsore (nė njė dhomė tė destinuar pėr kėtė qėllim),
- Gjatė kėsaj kohe ndėrpritet dhėnia e ēdo lloj ushqimi.
- Fėmijės i jepet vetėm tretje pėr rehidrim oral dhe atė nėse i jepet Rehidromiks, latantit gjer 1 vit moshė i jepet mė sė paku njė gjysmė litre.
- Sasia maksimale e tretjes nuk kufizohet!
- Gjatė dhėnies sė Neli-it, foshnja nuk duhet kufizuar marrjen e lėngjeve.

Nėnėn duhet aftėsuar qė vetė t'i japė tė pijė sikundėr edhe sasinė qė duhet t'i japė. Nėse foshnja vjell, pas vjelljes duhet pushuar dhėnien e tretjes pėr 10 min., e pastaj duhet dhėnė atė nė ēdo 2-3 min. Nėse hetohet se janė ėnjtur kapakėt e syve tė foshnjės, duhet ndėrprerė dhėnien e tretjes, e mund t'i jepet ujė i rėndomtė sikur edhe gjiri i nėnės.
Pas 4-6 orėsh, duhet tė vlerėsohet gjendja e pėrgjithshme e foshnjės dhe nė bazė tė saj pėrcaktohemi pėr vazhdimin me Planin A,B ose C.

Nėse nuk ka shenja tė dehidrimit vazhdohet me planin A (nėse gjendja e fėmijės ėshtė pėrmirėsuar nė aspektin e dehidrimit, fėmija urinon e pėr shkak tė lodhjes edhe mund tė flejė).
Nėse shenjat e dehidrimit mesatar janė akoma prezente pėrsėritet plani B, e krahas kėtij foshnjės duhet dhėnė qumėsht, ushqim, lėngje siē ėshtė cekur nė Planin A.
Nėse janė tė pranishme shenjat e dehidrimit tė rėndė duhet aplikuar Planin C tė rehidrimit (kryesisht nė Institucionet spitalore shėndetėsore).

Nėse nėna e lėshon Entin shėndetėsor para rehidrimit tė Planit B, asaj duhet:
* t'i tregohet se ē"sasi lėngjesh duhet dhėnė foshnjės pėr tė pėrmbushur planin prej 4 orėsh tė rehidrimit,
* duhet dhėnė nėnės pako me tretje pėr rehidrim oral, sė paku pėr pėrdorimin 2- ditėsh, siē ėshtė cekur nė planin A,
* duhet shpjeguar si pėrgatitet tretja pėr rehidrim,
* tė vazhdohet me 3 rregullat e Planit A pėr dhėnien e lėngjeve.

Pėr shėrimin urgjent tė dehidrimit tė rėndė aplikohet Plani C, i cili bėhet me rrugė intravenozė ose me sondė nazo-gastrike.

Pėr rehidrim oral mund tė pėrdoren dy preparate:
1. Rehidromiks- ėshtė preparat i pėrdorshėm pėr nevojat tona:
Njė qese vihet nė 500mL ujė tė vluar e tė ftohur. I jepet fėmijės nė ēdo 5 min, 1 lugė kafeje.
2. Nelit- (preparat i WHO-sė): Nė 1 litėr ujė tė vluar e tė ftohur derdhet njė qese, i jepet foshnjės nė ēdo 5 min. 1 lugė e kafes.

Mr. sci. Dr. Muharrem Avdiu, pediatėr




Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!