Total: (508,234)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Kujdes ndryshimet e temperaturave!

Kjo lėvizje zakonisht haset gjatė kalimit nga njėra stinė tek tjera. Njerėzit mund tė gėnjehen nga rrezet pranverore tė diellit dhe tė vishen hollė, por nė mėngjes ose nė darkė temperaturat ulen ndjeshėm. »»


Shputa e shtrembėr

Shputa e shtrembėr

29.11.2011 22:37 - Kategoria: Shendeti

Shputa e shtrembėr ėshtė deformitet kompleks i shputės i lehtė pėr diagnostikim, por i vėshtirė pėr korrigjim.

Prof. dr. sci. Cen Bytyēi,
ortoped, traumatolog
tel. 044 118 590

Shputa e shtrembėr (Pes equinovarus congenitus, PEVC) pas dislokimit kongjenital tė kėrdhokullave ėshtė anomalia mė e shpeshtė e sistemit muskuloskeletor.

Ka incidencėn 2 raste nė 1000 tė lindur gjallė. Nė gjysmėn e rasteve ėshtė bilateral, kurse dy herė mė shpesh takohet te djemtė se sa te vajzat. Me anė tė ekzaminimit ekografik intrauterin PEVC, rrallėherė mund tė detektohet para javės sė 16-tė tė gestacionit (Ponseti 2005). Ekzaminimi ultrasonografik ka rėndėsi nė zbulimin e ko-morbiditetit dhe pėrgatitjen pėr trajtim tė hershėm.

Etiologjia dhe patologjia
Biologjia: Pes equinovarusi nuk ėshtė njė anomali embrionale. Normal shputa nė zhvillim kthehet nė pes equinovarus gjatė tremestrit tė dytė tė shtatzėnisė. Ajo ėshtė vėrejtur sė pari herė kur ekstremiteti fillon tė lėvizė nė fetus. Pėrmes ekzaminimit ekografik pes equinovarusi rrallėherė ėshtė detektuar para javės sė 16 tė gestacionit. Te pes equinovarusi i fetusit, ekzistojnė ndryshime nė pozitėn dhe formėn e kockave tarzale, nė ligamente, tendine dhe muskuj. Tė njėjtat ndryshime janė vėrejtur dhe te i porsalinduri me pes equinovarus.

Dallojmė dy tipe tė pes equinovarus congenitus: PEVC tipik dhe PEVC teratogjen. PEVC tipik karakterizohet me praninė e tė gjitha pjesėve tė skeletit tė shputės dhe ėshtė i ndryshuar vetėm forma dhe pozita e tyre, pra shputa ėshtė e deformuar. Ky tip i PEVC karakterizohet me prognozėn relativisht tė mirė sepse reagon mirė nė trajtim, me dallim nga PEVC teratogjen, te i cili janė tė pranishme dhe anomali tjera shoqėruese tė sistemit muskuloskeletor si spina bifida, arthrogrypoza dhe tė skeletit tė shputės dhe kėrcirit tė shfaqur gjatė organogjenezės (PEVC pėr shkak tė malformacionit). Shkaku i PEVC teratogjen ėshtė nė kombinimin e pa pėrshtatshėm tė kromozomeve qė e determinojnė paraqitjen e deformimit. Faktorėt gjenetik duket se janė pėrgjegjės nė afro 10% tė fėmijėve me PEVC. Hulumtimet e fundit ultrastrukturale dhe histokimike tė Handelsmanit sugjerojnė pėr shkaktarin neuromuskular nė paraqitjes sė PEVC.

Pamja klinike
Deformiteti i shputės duket qė nė lindje, ndėrsa ekzistojnė shkallėt e ndryshme tė intenzitetit tė deformitetit.
Deformiteti pėrbėhet nga disa komponente:

Ekvinusi (equinus), deformimi te i cili shputa gjendet nė pozitėn e fleksionit plantar, kėshtu qė gjatė ngarkesės vėtėm pjesa e pėrparme e shputės prek dyshemenė.

Varusi (varus), inverzioni i shputės, pra ulja e buzės sė jashtme tė shputės dhe ngritja e buzės sė brendshme.

Aduktusi (adductus), pjesa e pėrparme e shputės, pra metatarzusi me gishtėrinjtė ėshtė i drejtuar kah boshti medial sagital i trupit ashtu qė me pjesėn e pasme formon kėndin e hapur medialisht (nga brenda).

Ekskavatus (excavatus) pjesa e pėrparme e shputės nė raport me pjesėn e pasme ėshtė e drejtuar nė drejtim plantar, pra kemi theksim tė harkut normal longitudinal tė shputės.

Rotacioni i brendshėm i pjesės distale tė kėrcirit, ėshtė komponentė jokonstante e deformitetit.

Shkalla e deformimit tė shputės sillet nga e lehtė deri te shumė e rėndė. Prandaj detyrė e parė ėshtė qė tė vlerėsohet se deformimi ėshtė struktural ose kemi tė bėjmė me pozitėn e shputės qė ėshtė kushtėzuar me pozitėn e keqe intrauterine. Ecja ėshtė e mundur vetėm duke e hedhur njėrėn shputė mbi tjetrėn, ose nė mėnyrė harkore duke bėrė gjysmėrreth. Ecja ėshtė e joelastike. Sipėrfaqja mbėshtetėse e shputės ėshtė e zvogėluar, qendra e ngarkesės sė trupit ėshtė e ēvendosur nga pėrpara, gjė qė kompensohet me lordozėn lumbale tė theksuar. Kjo mė vonė ēon nė ndryshime degjenerative artrotike tė kėrdhokullave dhe kolonės lumbosakrale.

Trajtimi i PEVC
Qėllimi i trajtimit tė PEVC ėshtė tė zvogėlohen ose tė eliminohen nė tėrėsi komponentėt e deformimit tė shputės nė mėnyrė qė i sėmuri tė ketė shputėn e vet plotėsisht funksionale, tė pa dhembshme, plantigrade, me mobilitet tė mirė dhe pa kallozitete dhe qė mos tė ketė nevojė tė mbathė kėpucė tė veēanta.

Principet e pėrgjithshme tė trajtimit qė mund tė aplikohen shumė lehtė qė nė ditėt e para tė jetės pėrfshinė korrigjimin e kujdesshėm pasiv tė deformitetit, ruajtjen e korrigjimit dhe mbikėqyrja e fėmijės deri nė mbarimin e rritjes.

Shumica e ortopedėve ėshtė dakorduar se trajtimi fillestar i PEVC duhet tė behėt nė mėnyrė jo operatore (konzervative). Metodė e preferuar ėshtė ajo me ushtrime korrigjuese dhe aplikim tė gips imobilizimit nė intervale javore sipas metodės sė Ponsetit. Metoda mė pak tė favorizuara janė pėrdorimi i shinave tė Denis Browne, zgjatjes dhe shiritave adheziv dhe fizioterapia. Programi i ushtrimeve korrigjuese pėrfshinė korrigjimin e tė gjitha elementeve tė deformimit, aduksionit tė pjesės sė pėrparme tė shputės, varusit dhe ekvinusit tė pjesės sė pasme tė shputės.

Pozita e korrigjuar mbahet me anė tė shiritave adheziv. Veprimi i tillė kryhet gjithnjė derisa nuk arrihet qė shputa tė dorziflektohet dhe evertohet mbi pozitėn neutrale. Aplikimi i sforcuar i fleksionit dorzal tė shputės nė aplikimin e hershėm tė gips imobilizimit ėshtė i rrezikshėm sepse mund tė vjen deri te lakimi i shputės nė nyjet e mesme tarzale, prandaj paraqitet shputa konike (Rocker-bottom foot).

Esenca e mjekimit tė hershėm konservativ tė PEVC ėshtė korrigjimi (drejtimi) gradual dinamik i shputės duke siguruar rritjen e pa penguar tė shputės duke siguruar rritjen e pa penguar tė shputės dhe theksimin e barazimit tė forcės konvergjente dhe divergjente raporti i tė cilave ėshtė i ērregulluar te PEVC, nė dobi tė forcave konvergjente tė anės mediale. Prandaj mjekimi i hershėm konservativ i PEVC nė rend tė parė bėhet me korrigjimin manual, pastaj korrigjimin me anė tė shiritave adheziv (Robert-Jones). Mėnyra statike e mjekimit me fasho allēi gjithnjė e mė shumė po braktiset, sidomos nė mjekimin e hershėm tė PEVC. Nė rastet e equinusit rezistent indikohet tenotomia perkutane . Ekzaminimi rėntgenologjik i kėndit talokalkanear shėrben pėr verifikimin e sigurt tė korrigjimit tė deformitetit. Mjekimi i mėtejmė pastaj vazhdohet me shinėn e Dennis-Brown tė lidhur me sandale dhe ka pėr qėllim ruajtjen e pozicionit tė korrigjuar.

Mjekimi operativ
Indikacion pėr mjekimin operativ ėshtė prania e deformitetit rezidual dhe pamundėsia e ruajtjes sė pozitės sė kėnaqshme tė korrigjuar. Sipas Salterit afro 60% tė rasteve me PEVC tė trajtuar nė moshėn e hershme nė mėnyrė jo operative me metodat e lartė pėrmendura reagojnė mirė nė trajtim brenda tre muajve tė parė, kurse nė materialin tonė rezultati i kėnaqshėm funksional ka rezultuar nė 84% tė shputave qė janė trajtuar nė mėnyrė konservative.

Rezultatet e dobėta nė trajtimin konzervatin (manipulativ) tė PEVC nė shumė klinika tregojnė se pėrpjekjet pėr korigjim kanė qenė joadekuate ose teknika e korrigjimit ka qenė e gabuar. Pjesa tjetėr 40% janė rezistente nė kėto metoda dhe pėr pasojė, nė rrethana tė tilla vazhdimi i trajtimit konzervativ ēon nė korrigjimin jo tė plotė tė deformimit dhe deformimi rekurent. Nė kėto raste tė PEVC rezistent, ėshtė mė mirė tė bėhet ndėrhyrja operative nė korrigjimin e indeve tė buta nė tė gjitha tetivat dhe kontrakturat nyjore nė kėtė kohė se sa tė pritet pėr intervenim operativ sepse mė vonė ndėrhyrja operatore ėshtė mė e madhe kurse rezultati i saj mė pak i kėnaqshėm. Rastet e PEVC tė lėna pasdore dhe ato rekurente gjithmonė kėrkojnė trajtim operativ, pėrmasa e tė cilit varet nga shkalla e pranisė sė komponentave tė ndryshme tė deformitetit rezidual.

Nė pėrgjithėsi, operacionet nė indet e buta (siē ėshtė kapsulotomia, zgjatja e tetivave, transpozicioni i tetivave) janė efektive nė pesė vitet e para tė jetės, por bėhen mė pak efektive nė fėmijėt mė tė vjetėr pėr shkak tė formės gjithnjė e mė shumė abnormale tė kockave. Pėr kėtė arsye te fėmijėt mė tė vjetėr, operacionet kockore (siē janė artrodeza e nyjės subtalare dhe mediotarzale), zakonisht janė tė domosdoshme nė mėnyrė qė tė korrigjohet ēdo deformitet rezidual, por ėshtė mė mirė tė shtyhet deri nė moshėn afro dhjetė vjeēare.

Kohėt e fundit ėshtė theksuar se operacionet e hershme tė vogla (minor operation) pėr PEVC nė moshėn tre mujore, dukshėm ka zvogėluar numrin e rasteve rekurente tė rishfaqshme) dhe ėshtė faktor i rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e rezultatit tė pėrgjithshėm tė trajtimit pėr kėtė anomali tė rėndėsishme kongjenitale siē ėshtė tenotomia subkutane sipas Ponsetit.





Burimi: Keshilla Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!