Total: (508,591)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

A janė mikrobet vėrtet primitive?

Edhe nėse mikroorganizmat mund tė pranohen si mė tė thjeshta se gjallesat shumėqelizore, ato, me anė tė thjeshtėsisė strukturore mund tė zhvillohen nė pėrmasa tė habitshme dhe tė ndėrlikuara. »»


Enzima qė zvogėlon apetitin dhe ndihmon humbjen nė peshė

Enzima qė zvogėlon apetitin dhe ndihmon humbjen nė peshė

15.03.2012 12:14 - Kategoria: Shendeti

Enzima qė zvogėlon apetitin dhe ndihmon humbjen nė peshė

Njė grup studiuesish nga Qendra Mjekėsore e Universitetit Duke, kanė arritur qė ta zvogėlojnė apetitin dhe tė nxisin humbjen nė peshė me anė tė bllokimit tė njė enzime tė trurit tė miut, CaMKK2.

Burimi: Duke University Medical Center

"Besojmė se kemi zbuluar njė shėnjestėr tė mirė pėr zhvillimin e barnave tė cilat nė mėnyrė tė fuqishme do tė kishin ndikim tė trefishtė metabolik: kontrollimin e apetitit, humbjen nė peshė dhe menaxhimin e sheqerit nė gjak", ka thėnė udhėheqėsi i studimit Tony Means, profesor dhe shef i katedrės sė Farmakologjisė dhe Biologjisė sė Kancerit.

Pėr shumė vite shkencėtarėt kanė identifikuar dhe testuar secilin hap tė stimulimit tė apetitit dhe rrugėt me tė cilat ėshtė ndėrprerė ky stimulim, me qėllim qė tė gjejnė njė shėnjestėr pėr tė sulmuar. Tė gjitha kėto studime kanė pasur pėr qėllim tė gjejnė mėnyrėn se si njerėzit ta kontrollojnė mė mirė peshėn trupore dhe ta minimizojnė rrezikun pėr zhvillimin e diabetit, sėmundjeve tė zemrės dhe gjendjeve tė tjera shėndetėsore.

Aktivizimi i enzimės, CaMKK2, ėshtė vetėm njė hap nė rrugėn stimuluese tė apetitit, e cila ėshtė e vendosur nė hipotalamus. Barku i zbrazėt, nxit lirimin e hormonit ghrelin, i cili shkakton njė numėr tė madh sinjalesh tė cilat nė fund rezultojnė me rritjen e apetitit. Autorėt e studimit besojnė se CaMKK2 nė rrugėn e tajimit tė hormonit gherlin, mund tė jetė njė "kandidat" i cili duhet studiuar, meqenėse e aktivizon AMPK, enzimė e cila i stimulon shtazėt tė hanė dhe tė fitojnė nė peshė.

Ata e kanė testuar teorinė e tyre nė shumė mėnyra. Nė fillim ata e kanė bllokuar CaMKK2 te miu, me njė molekulė tė veēantė inhibitore dhe pastaj e kanė matur marrjen e ushqimit. Kėto minj kishin ngrėnė shumė mė pak ushqim nė krahasim me minjtė tė cilėt nuk ishin trajtuar, dhe po ashtu kishin humbur nė peshė, gjė qė i kishte shtyrė shkencėtarėt tė mendojnė se janė pranė njė zbulimi tė ri.

Pastaj ata kanė studiuar njė numėr minjsh tė cilėt nuk prodhojnė CaMKK2 dhe kanė zbuluar se molekula inhibitore nuk ndryshoi asgjė nė marrjen e ushqimit ose zvogėlimin nė peshe. Fakti qė bllokimi i CaMKK2 kishte pasur sukses te minjtė tė cilėt e prodhojnė kėtė enzimė, ndėrsa nuk kishte pasur asnjė ndikim te minjtė ku mungon enzima, jep tė dhėna qė sinjalizimi nga CaMKK2 ėshtė njė kėrkesė e domosdoshme pėr kontrollimin e apetitit.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!