Total: (469,287)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
description

Qershitė, mė tė mira se aspirina

Qershitė gjithsesi gjenden nė mesin e pemėve tė preferuara, tė cilat i presim me padurim. Pėrveē qė janė tė shijshme dhe tė mbushura me karakteristika shėruese, mangėsia e vetme e tyre ėshtė qė sezoni i tyre ėshtė i shkurtėr. »»


GHB, droga e fundit e pėrhapur nė Prishtinė

GHB, droga e fundit e pėrhapur nė Prishtinė

23.06.2012 18:02 - Kategoria: Shendeti

Prishtinė, 23vqershor 2012 - Fakti se nė Kosovė shumė tė rinj pėrdorin substance narkotike, mbetet shqetėsues.

Sipas statistikave tė organizatave joqeveritare qė merren me kėtė problematikė, vetėm nė shkolla 20 pėr qind e nxėnėsve pėrdorin lloje tė ndryshme tė kėtyre substancave. E, mosha mė e re e nxėnėsve qė pėrdor kėtė substancė ėshtė 12 vjeē. Kjo problematikė ėshtė ngritur edhe nė Kuvendin e Kosovės,nga Burim Ramadani, deputet nga radhėt e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė seancėn e 20 dhjetorit.

Por, kohėve tė fundit nė treg po hyjnė lloje tė reja tė drogave, tė cilat sipas zyrtarėve shėndetėsorė, janė me rrezikshmėri tė lartė.

Substanca narkotike mė e re nė treg, e quajtur GHB (Hydroxybutyric acid), po pėrdoret nga tė rinjtė nė masė tė madhe. Pėr njė gjė tė tillė na tregon Mirlinda, njė e re, e cila po ballafaqohet me pasojat e kėsaj droge qė po e pėrdor vėllai i saj.

Ajo shpjegon pėr ndikim e GHB-sė nė organizmin e njeriut, si dhe pasojat qė po i sjell kjo substancė narkotike:

"Droga GHB ėshtė pėrhap shumė sidomos nė Prishtinė. Nėse del nė kafeteri e vėren qė ka shumė njerėz qė janė tė ndikuar prej asaj droge. Ndikimi i drogės GHB, nė organizėm vėrehet nga sjelljet e shthurura tė personit".

"Kam lexuar qė ndikon si afrodiziak nė trurin e njeriut, andaj edhe ka shenja tė vulgaritetit seksual. Konsiderohet si drogė e rrezikshme, pėr shkak tė ndikimit tė saj te njeriu qė e konsumon dhe tek tjetri qė mund tė ketė ndikim".

Ndėrkaq, Safet Blakaj, drejtues i Qendrės rehabilituese nga droga "Labirinthi", pohon se tashmė substanca narkotike GHB, e cila ka hyrė nė treg, ėshtė shumė e pėrhapur dhe po pėrdoret nga tė rinjtė, sidomos nė Prishtinė.

"Tash kanė filluar tė paraqiten drogat e reja qė quhen drogat e reja tė dizajnuara e qė komplikojnė shumė ēėshtjen e problematikės sė drogave. Sidomos nė qytetin e Prishtinės ka marrė hov droga qė i takon grupit tė depresantėve, pėrdorimi i gjatė i sė cilės shkakton probleme tė mėdha shėndetėsore", sqaron Blakaj.

Derisa Mirlinda ka ende pėr tė treguar lidhur me kėtė substancė narkotike, thotė se i ėshtė dashur shumė tė konsultohet me mjekė dhe tė lexojė shumė, derisa ka ardhur nė pėrfundim se ēka me tė vėrtetė po konsumon vėllai i saj.

"Kemi pasur problem nė sjelljet e vėllait pėr shkak se ėshtė drogė likuide dhe drejtpėrdrejt e atakon trurin. Kriza dhe varėsia ishin shumė tė mėdha nga kjo drogė. Vėllai im ka rėnė nė overdozė nga droga GHB, dhe e kemi dėrguar nė emergjencė, por nuk kanė pasur trajtim adekuat pėr ta trajtuar overdozėn nga kjo drogė, nuk ka pasur ndonjė trajtim emergjent pėr ta ndihmuar nė atė rast, pėr dallim nga drogat heroinė dhe kokainė qė i jepet. Por, i kanė dhėnė ndihmėn e parė, si frymėmarrja artificiale dhe masazh i zemrės", tregon Mirlinda.

Ndėrkaq, Shaban Mecinaj, neuropsikiatėr nė Qendrėn Klinike Universitare , thotė pėr Radion Evropa e Lirė, se ėshtė nė dijeni pėr kėtė lloj substance , por qė, siē thotė ai, ėshtė shumė e ēuditshme pse askush prej pėrdoruesve tė GHB-sė, nuk ka kėrkuar ndihmė nė Klinikėn Neuropsikiatrike pėr trajtim nga kjo substancė!

"Te ne askush nuk kėrkon ndihmė, shumė e ēuditshme pse, sepse ėshtė drogė shumė e pėrhapur, por qė nuk po kėrkojnė trajtim lidhur me kėtė dukuri! Ėshtė drogė shumė helmuese, sepse ka komponentė jashtėzakonisht tė dėmshme toksike dhe kancerogjene, si dhe krijon varėsi. Quhet edhe drogė e dhunės, sepse kur pėrdoret nė doza tė mėdha pėson ndryshime personi dhe bėhet i dhunshėm. E keqpėrdorin tė rinjtė edhe pėr rritjen e epsheve, pėr keqpėrdorimin e gjinisė kundėrt, e kėshtu me radhė", thekson Mecinaj.

Por, neuropsikiatri Mecinaj, megjithatė e ka njė shpjegim pse pėrdoruesit e kėsaj substance nuk kėrkojnė ndihmė mjekėsore.

"Ėshtė drogė qė ėshtė problem pėr gjykatėn, hetuesinė, policinė e kėshtu me radhė, meqė me pėrdorimin e kėsaj droge, nuk vijnė tė kėrkojnė ndihmė nė Klinikėn e Psikiatrisė", shton Mecinaj.

E, autoritetet e rendit deklarojnė pėr Radion Evropa e Lirė se lidhur me substancėn narkotike GHB, kanė informacione se ajo ėshtė e pranishme. Sipas tyre, ende nuk ka filluar tė pėrhapet sikur tri drogat tjera: marihuana, kokaina dhe heroina, megjithatė, ata pohojnė se kjo substancė narkotike po pėrdoret nga tė rinjtė

Ata thonė se janė duke mbledhur informacione lidhur me mėnyrėn e arritjes se kėsaj droge nė Kosovė, si dhe mėnyrėn e shpėrndarjes dhe pėrdorimit.

Edhe Safet Blakaj, kėtė substancė narkotike e quan si drogė e dhunimeve, meqė, siē thotė ai, edhe nė Evropė njihet si e tillė.
Ėshtė nė formė tė lėngėt, ėshtė e pangjyrė, si uji, por mė e dendur.

Ėshtė shumė problematike, sepse pėrzihet me tė gjitha pijet e mundshme dhe ėshtė problematike edhe pėr policinė qė tė ndiqet kjo drogė dhe tė identifikohet".

"Nė Evropė quhet droga e dhunimeve, pėr arsye se doza e ulėt e jep njė efekt tė eksitimit seksual, dhe nėn ndikimin e saj kanė ndodhur dhunime tė shumta dhe ėshtė shumė e vėshtirė edhe nga gjykatat tė identifikohet se a ka qenė dhunimi nėn ndikimin e kėsaj lloj droge", shpjegon Blakaj.

Ndryshe, autoritetet e rendit pėr periudhėn janar, 13 qershor tė kėtij viti, kanė konfiskuar, 49 kilogramė heroinė, 456 kilogramė marihuanė , 4 kilogramė kokainė, si dhe 1682 bimė kanabisi.

Burimi: Kosova INFO Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com