Total: (533,631)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Stimulimi i trurit ndihmon nė rikuperimin e atakut kardiak

Studimi ka treguar qė pamjet e flakėve tė disa trarėve qė digjen, nė trurin e kavieve kanė ndikuar nė pėrmirėsim mė tė shpejtė se tek ata qė nuk i janė nėnshtruar terapisė. »»


Ass. dr. Memli Morina, mr. sci, gjinekolog obstetėr

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci, gjinekolog obstetėr

15.07.2012 06:20 - Kategoria: Shendeti

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci, gjinekolog obstetėr

Nėse keni njė shqetėsim apo problem pėr tė cilin mendoni se mund tju ndihmojnė kėshillat e njė profesionisti mund tė na shkruani pa hezitim nė adresėn . Pėr ēdo pyetje ne do tė bashkėbisedojmė me mjekėt dhe pėrgjigjet e tyre do ti botojmė nė ditėt vijuese.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetėr
tel. 045 725 725

Jam 26 vjeēe, e fejuar. Kam 6 vite qė kam marrėdhėnie seksuale, muajt e fundit pata ērregullim me ciklin menstrual, bėra analizat dhe mė doli qė kam prolactin tė lartė. Sipas rekomandimit tė mjekes jam duke pėrdor dostinex tableta. Pas pėrdorimit tė dy tabletave njė herė nė javė pata pėrmirėsim tė ciklit menstrual, por shqetėsimi im qė a do tė kem pėrsėritje tė kėtij problemit prapė, sepse frikohem qė s"do mund tė mbetem shtatzėnė atėherė kur dua unė. Tjetėr, a ėshtė problemi te kėto tabletat qė nuk po ndjej kėnaqėsi seksuale si pėrpara.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Prolaktina ėshtė njė hormon i cili normalisht prodhohet gjatė shtatzėnisė dhe pas lindjes sė bebes. Prolaktina e pėrgatit gjirin pėr gjidhėnie. Gjatė gjidhėnies, pėr shkak tė prodhimit tė prolaktinės, gratė nuk kanė menstruacione (ose i kanė tė ērregullta), prandaj edhe mundėsia qė gjatė gjidhėnies njė grua tė mbetet shtatzėnė ėshtė shumė e vogėl (ndonėse nuk ėshtė pamundur).
Prodhimit i prolaktinės nė rastin tuaj mund tė vjen pėr disa arsye, por patjetėr duhet tė hulumtohet mundėsia e lidhshmėrisė sė prolaktinės sė rritur me nivelin e ulėt tė hormoneve tė tiroidesė (hormonet e gushės). Kur tiroideja prodhon pak hormone, pėrmes njė mekanizmi stimulohet prodhimi i prolaktinės. Arsye tjetėr e prodhimit tė prolaktinės janė ndryshimet qė shfaqen nė gjėndrėn e hipofizės.
Tabletat dostineks e ulin prolaktinėn, por nuk e mjekojnė shkakun e rritjes sė prolaktinės. Janė barna shumė tė mira, por duhet tė jepen nėse nuk ėshtė gjetur shkaku i rritjes sė sekretimit tė prolaktinės; pėrndryshe rekomandohet qė fillimisht tė kėrkohet shkaku i rritjes sė sekretimit tė kėtij hormoni.
Mos keni merak se s"do tė mund tė mbeteni shtatzėnė, sepse ky problem menaxhohet mirė dhe nuk do tė keni probleme tė tilla. Dostineksi nuk bėn qė tė keni mė pak kėnaqėsi seksuale. Kjo mund tė jetė e lidhur me shqetėsimin psikik qė mund tė keni. Nė kokėn tuaj mund tė sillen mendime tė cilat e ngarkojnė trurin dhe kjo mund tė manifestohet edhe me mungesėn e kėnaqėsisė seksuale.

Pėrshėndetje doktor. Jam 21 vjeēare, para 6 viteve ja operua prej cistė nė mitė, por ēdo vjet ato po mė pėsėiten. Menstruacionet nuk me vinėkurrė me rregull njė muaj – po, dy deri tre muaj – jo. Por, kohėt e fundit po kam dhembje shumė nė fund tė barkut, mth, nė pjesėn ku janė vezoret. Gjithashtu menstruacione tė bardha kam gjithherė.
Faleminderit, pres pėrgjigjen tuaj.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Vezoret janė organe shumė aktive. Ato ēdo muaj prodhojnė folikula dhe nga kėta folikula, njėri prej tyre e merr primatin duke u rritur mė shumė. Nga ky folikul ditėn e 14 tė ciklit menstrual lirohet qeliza vezė. Cistet mund tė prodhohen nėse ky folikul nuk pėlcet, prandaj vazhdon dhe rritet duke marrė pėrmasa tė mėdha qė manifesohet me cistė. Mė rrallė ndodhė qė pas pėlcitjes sė folikulit nė brendi tė tij tė grumbullohet gjak ose ndonjė pėrmbajtje tjetėr. Cistat hiqen me operacion atėherė kur kanė dimensione shumė tė mėdha, ose nėse me ekzaminim ultrasonografik konfirmohet se ato rriten shpejt. Pėrmes ekzaminimit ultrasonografik ėshtė e mundur qė me njė pėrafėrsi tė madhe tė caktohet edhe natyra e cistės. Mund tė shihet se a ėshtė cistė e thjeshtė, apo nė brendi tė saj ka gjak apo ndonjė pėrmbajtje tjetėr. Varėsisht nga pamja ultrasonografike bėhet edhe planifikimi i mjekimit. Fakti qė ju keni cikėl tė ērregullt menstrual tregon se mund tė keni probleme me ovulacionin. Duhet bėrė njė ekzaminim ultrasonografik pėr tė parė se si janė vezoret dhe pastaj me njė terapi tė shkurtėr ky problem evitohet. Pėr mė tepėr ju edhe keni dhimbje nė fund tė barkut, qė ėshtė njė shenjė e cila patjetėr duhet tė qartėsohet dhe tė mjekohet.

Pėrshėndetje. Jam 19 vjeēare dhe nė fillim tė kėtij viti e kam humbur virgjėrinė. Natyrisht qė kam pasur gjakderdhje herėn e parė, por edhe kur kam provuar mė vonė, ka ndodhur e njėjta, por ato kishin qenė mujoret. Pra, unė nuk e kam ditur nėse edhe e kam humbur atėherė, apo ai ka qenė gjaku i mujoreve. Kam pasur shumė dhimbje herėn e parė dhe vėshtirėsi. Kjo ka vazhduar edhe mė vonė, edhe herėve tjera kam pasur gjakderdhje mė tė vogla pas marrėdhėnieve. Me kalimin e kohės, dhimbje nuk kam me edhe as gjak, por po shqetėsohem, sepse nuk ndjej kėnaqėsi ashtu siē kam pritur dhe nuk e di si ėshtė tė pėrjetosh orgazėm tash pas gati 4 muaj qė kam marrėdhėnie (mesatarisht 1 herė nė javė). Nė dy raste kam pėrdorur tableta pėr parandalimin e shtatzėnisė, pasi kemi dyshuar qė partneri im nuk ėshtė treguar i kujdesshėm. Herėn e dytė i kam pėrdorė, jo pse partneri im nuk ka qenė i kujdesshėm, porse kam krijuar paranojė nga rrėfimet e ndryshme qė mund tė mbes shtatzėnė edhe nga njė lėng qė derdhet para spermės. Kondomin, burri e ka vendosur vetėm nė raste tė rralla kur unė kam insistuar pėr tė qenė mė e sigurt. Kam pėrshtypjen qė kohėt e fundit, gjatė ditės po kam mė shumė menstruacione tė bardha, nuk e di sa ėshtė normale?
Faleminderit shumė.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Nga emaili juaj unė mund tė ndaj dy probleme: i pari ėshtė mungesa e orgazmės dhe problemi i dytė ėshtė sasia e shtuar e sekretit vaginal. Kur seksi nuk tė jep kėnaqėsi, atėherė nė vend se tė jetė njė marrėdhėnie, e cila kėnaq tė dy partnerėt, mund tė bėhet detyrim i mėrzitshėm, njė obligim qė ndonjėherė shkakton edhe neveri. Ērregullimi i orgazmės ėshtė kur njė femėr nuk mund tė pėrjetojė fare orgazėm ose e ka shumė tė vėshtirė tė mbėrrijė orgazmėn kur ėshtė e eksituar seksualisht. Rreth 35-50% e femrave nuk janė tė kėnaqura me faktin se sa shpesh pėrjetojnė orgazėm. Pra, ēdo e dyta deri e treta femėr ndjehet sikur ju! Nėse orgazmi nuk ndodhė asnjėherė, atėherė ėshtė e kuptueshme qė zhduket dėshira pėr tė bėrė seks dhe ju do tė keni marrėdhėnie seksuale gjithnjė e mė rrallė. Nėse ndodhė kjo, atėherė zhvillohet njė situatė e cila krijon pakėnaqėsi dhe konflikt midis partnerėve. Ērregullimi i orgazmės mund tė shkaktohet nga shumė faktorė si pėrdorimi i disa barnave, ērregullimi i inervimit tė organeve tė pelvikut, ērregullimet hormonale, nėse njė femėr ka qenė e dhunuar, nėse seksi ėshtė i mėrzitshėm dhe monoton, nėse njė femėr nuk ėshtė e lirshme me partnerin dhe ka turp tė kėrkojė nga ai se cila formė e stimulimit i pėlqen mė shumė, qasja negative ndaj seksit qė krijohet nė fėmijėri dhe adoleshencė (pėr shembull nėse konsiderohet se tė bėsh seks ėshtė veprim i gabueshėm deri edhe mėkat), mungesa e afėrsisė emocionale me partnerin etj.
Nėse pėrjashtohen rastet kur mungesa e orgazmės ėshtė pasojė e ndryshimeve organike, ky problem nuk ndodhė gati asnjėherė nėse ēasja ndaj seksit ėshtė pozitive dhe nėse tė dy partnerėt kanė njohuri pėr stimulimin seksual. Nėse partnerėt komunikojnė mes veti lidhur me nevojat dhe dėshirat seksuale, ērregullimi i orgazmės ndodhė shumė rrallė. Nuk duhet harruar se marrėdhėnia seksuale nuk ėshtė raport i thjeshtė fizik midis partnerėve, por ėshtė koordinim kompleks i mendjes dhe trupit. Pėr kėtė arsye ky mekanizėm duhet tė funksionojė mirė nė mėnyrė qė tė ndodhė orgazma. Trajtimi varet nga shkaktari. Me sa mund tė kuptoj nga emaili, nė rastin tuaj trajtimi i kėtij problem nėnkupton dhėnien e informacionit juve dhe partnerit nė mėnyrė qė tė shmanget ky problem. Problemi i dytė ėshtė sasia e shtuar e sekretit vaginal. Ėshtė normale qė njė femėr tė ketė sekret. Nė fakt ka gjėndra nė organet gjenitale tė cilat kanė pėr detyrė qė tė prodhojnė sekret. Sasia e sekretit ėshtė mė e shtuar nė mes tė ciklit menstrual, por nėse sekreti nuk ėshtė i tejdukshėm, por ka ngjyrė tė bardhė, tė verdhė apo tė gjelbėr, nėse mban erė tė pakėndshme, nėse keni dhimbje nė fund tė barkut, veēanėrisht gjatė marrėdhėnieve seksual, atėherė kėto janė shenja tė pezmatimit tė organeve gjenitale. Nė kėtė rast patjetėr qė duhet mjekuar, sepse ky problem nuk tėrhiqet vetvetiu.
Ju rekomandoj qė tė caktoni termin tek gjinekologu dhe tė diskutoni lirshėm tė dy problemet qė keni.

Pėrshėndetje. E fejuara ime pas ciklit tė menstruacioneve, mė konkretisht me datėn 20 kur i ka pėrfunduar, me datėn 24 kemi pasur marrėdhėnie tė pambrojtur. Me datėn 25, pėrafėrsisht (36 orė) pas marrėdhėnies ka pėrdorur 2 tableta (Post nor) nėse nuk gabohem, njėrėn menjėherė e tjetrėn pas 12 orėve. Kur ka ardhur koha e ciklit tjetėr tė menstruacioneve me datėn 22, dy ditė pasi iu kanė vonuar, ka bėrė testin, ku ka rezultuar pozitiv. Sipas tė gjitha konsultimeve kjo tregon qė nė marrėdhėnien e parė medikamenti nuk ka pasur rezultat, edhe pse ėshtė marrė nė mėnyrė tė rregullt, por 36 orė pas marrėdhėnies, dhe tani duket se ėshtė 4 javė shtatzėnė. Ne jemi tė rinj dhe kėrkojmė njė zgjedhje, pasi qė kjo nuk ėshtė pritur tė ndodhė. Nė recetė shkruante qė tė kontaktohet mjeku nėse mbetet shtatzėnė pasi tė ketė pėrdorur medikamentin. Si kishe me qenė mėnyra mė e lehtė fizike edhe psikike tė pastrohet mitra? Ju lutem, mė jepni njė zgjidhje ose medikament, vetėm tė mos jetė abort me vakum, apo diēka e rrezikshme pėr vezė dhe mitėr. Jemi nė pritje tė pėrgjigjes tuaj. Ju faleminderit.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Pėr fat tė keq asnjė metodė kontraceptive nuk ka efekt tė qindpėrqindtė. Ju keni pėrdorur si duhet kontraceptivin emergjent. Dua t"ju them se testi i shpejtė i shtatzėnisė ėshtė orientues, por shpeshherė jep rezultat fals. Rezultati ėshtė mė i besueshėm nėse del pozitiv, sesa kur del negativ. Pasi nė rastin tuaj rezultati ėshtė pozitiv, atėherė po e konsideroj se bėhet fjalė pėr shtatzėni. Nė rast tė shtatzėnisė sė padėshiruar ekzistojnė disa mėnyra pėr ndėrprerjen e shtatzėnisė, pėrfshirė edhe metodėn medikamentoze. Secila nga kėto metoda duhet tė aplikohet nga gjinekologu, pėr kėtė arsye ju rekomandoj qė tė caktoni njė termin tek gjinekologu. Ndėrprerja e shtatzėnisė ėshtė njė procedurė jo pak e rrezikshme. Pėr tė kryer kėtė procedurė nevojitet dijeni dhe pėrvojė, prandaj nė asnjė mėnyrė nuk ju rekomandoj qė tė ndėrmerrni ndonjė hap pa u konsultuar paraprakisht me gjinekologun!

Pėrshėndetje doktor i nderuar. Unė jam 28 vjeēare, jam e martuar, por nuk kemi fėmijė sepse nuk duam, unė nuk kam pirė asnjėherė anti bebi pilula, jemi duke pėrdorur vetėm kondom.
Ciklin menstrual e kam shumė tė ērregullt, dy herėt e fundit kam pasur periudhė prej 55 ditėsh nė mes dy menstruacioneve, e di se nuk ėshtė nė rregull kjo, para kėsaj 36, 34, 44, pėrsėri 55 ditė. Nėpėr gjithė tekstet qė lexoj shkruan se cikli normal ėshtė 28 deri mė 35 ditė. Unė asnjėherė nuk kam pasur cikėl tė rregullt, nė kontrollet gjinekologjike qė bėj, mjekja mė thotė se jam mirė, nuk kam ciste, nuk kam CIN, as infeksione pėrveē kandida, por nuk mė ka ēuar nė kontroll tė hormoneve. a do tė mė bėjė problem cikli jo i rregullt nė mbetjen shtatzėnė?
Ju faleminderit shumė.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Kjo ėshtė shenjė se cikli menstrual ka humbur baraspeshėn. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė merakoseni! Ėshtė njė gjė e mirė qė kontrolloheni rregullisht te gjinekologu. Janė disa situata gjatė tė cilave ndodhin ērregullimet e ciklit menstrual:
Humbja nė peshė ose shtimi i madh nė peshė. Do tė pėrpiqem t"ju shpjegoj se si ndikon pesha nė ciklin menstrual. Mė parė ėshtė menduar se indi dhjamor ėshtė vetėm depo e yndyrave, por sot dihet se nė indin dhjamor prodhohen edhe hormone. Pėr mė tepėr nė indin dhjamor bėhet transformimi i hormoneve tė ndryshme nė hormone femėrore (estrogjene). Nė kėtė situatė prishet baraspesha hormonale dhe kjo ndikon nė rregullshmėrinė e ciklit menstrual.
Stresi (ngarkesa) e madhe emocionale ka ndikim shumė tė madh sė shėndetin reproduktiv, e rrjedhimisht edhe nė rregullshmėrinė e ciklit menstrual.
Ushtrimet e tepėrta trupore poashtu ērregullojnė ciklin menstrual. Pėr kėtė arsye atletet, balerinat, notaret, shpeshherė kanė cikėl tė ērregullt menstrual.
Pirja e tepėrt e alkoolit ndikon nė ciklin menstrual duke ērregulluar metabolizmin hormonal.
Abnormalitetet e mitrės si polipet, miomat dhe endometrioza mund tė shkaktojnė ērregullim tė ciklit menstrual (por kėto besoj se nuk janė shkak i ērregullimit nė rastin tuaj, pasi qė keni bėrė kontrolle tė rregullta).
Kėto janė disa nga arsyet se pėrse ērregullohet cikli menstrual. Nėse me tė vėrtetė jeni e shqetėsuar pėr kėtė gjė, atėherė konsultohuni me gjinekologun pėr tė kuptuar shkakun e ērregullimit. Kur cikli menstrual nuk ėshtė i rregullt, atėherė edhe ovulacioni mund tė mos jetė i rregullt. Kur ovulacioni nuk ėshtė i rregullt, atėherė edhe mundėsia pėr tė mbetur shtatzėnė ėshtė mė e vogėl. Duhet ta keni parasysh se gjatė ovulacionit lirohet qeliza vezė e cila duhet tė bashkohet me spermatozoidin (qelizėn seksuale mashkullore) pėr tė ndodhur shtatzėnia. Pra, nėse ovulacioni nuk ėshtė i rregullt, nuk do tė prodhohet qeliza vezė dhe rrjedhimisht nuk vjen te shtatzėnia.
Uroj t'ia kem arritur qė tė jap pėrgjigje nė pyetjen tuaj!

Pėrshėndetje. Jam njė zonjė 50 vjeēe, ka tash ca vite qė kam probleme me mitėr, skuqje (varr) nė mitėr, gati tash 10 vite. Kam pasur edhe probleme tė tjera, si psh, mitra ka qenė e ėnjtur dhe po ashtu e lėshuar poshtė. Tash ca javė kanė filluar dhimbjet nė kurriz, ndėrsa kėto ditėt e fundit mė ėshtė shtuar dhembja nė kurriz dhe pjesėn e poshtme tė barkut, mezi lėviz apo rri ulur.
Desha tė di nė ēka ju asociojnė kėto probleme nė shikim tė parė.
Ju lutem shumė ta merrni nė konsiderim pyetjen time dhe tė mė bėni sqarimet e duhura.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje Zonjė. Ju jeni nė moshėn afėr menopauzės. Nė kėtė moshė vezoret pushojnė sė funksionuari dhe si rrjedhojė mund tė paraqiten shenjat si dhimbje nė kurriz, plogėshti, si dhe shqetėsim, gjumė i parehatshėm, djersitje gjatė natės, afshe tė tė nxehtit etj. Kėto janė ndryshime tė pritshme tė cilat shfaqen pėr shkak tė moshės. Ajo qė mė bėn merak ėshtė fakti qė prej 10 vitesh ju keni probleme me mitrėn. Skuqja (varra) nė mitėr nė fakt duhet tė jetė nė qafėn e mitrės dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet tė hulumtohet. Nėse ju ėshtė thėnė se mitra ėshtė "e ėnjtur dhe e lėshuar teposhtė", kjo vjen pėr shkak tė lindjeve tė shumta (ndonėse ndonjėherė shfaqet edhe tek gratė qė kanė pasur pak lindje).
Porosia ime ėshtė qė duhet patjetėr tė bėni njė kontroll tek gjinekologu. Nė moshėn qė jeni duhet tė bėhen disa analiza rutinore, por arsyeja e dytė ėshtė qė tė qartėsohet problemi nė qafėn e mitrės.

Pėrshėndetje! Jam 24 vjeēe. Kam bėrė analizat e strishove vaginale e cervikale, chlamydien, Ureaplazmėn. Rezultati i Chlamydes ėshtė pozitiv, e i strishove Enterococcus, kurse Ureaplazma negative. Kam marr 10 dite terapi doxycycline dhe vitaGyn C. Nė ditėn e 7- tė terapisė ėshtė dashtė tė mė shfaqet cikli (pasiqė kam cikėl tė rregullt) por nuk mė ėshtė shfaqur. Testi gravis ka dal negativ. Kjo ishte arsyeja qė vazhdova edhe 3 ditė tjera me terapi.
Ju lutem mė tregoni nėse jam shtatzėnė, cilat janė pasojat e kėsaj terapie te fryti.
Flm.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Nuk e di arsyen se pėrse ju ėshtė rekomanduar qė tė bėni strishot vaginale dhe cervikale?! A keni pasur abort (ose aborte)? A keni shenja tė pezmatimit tė organeve tė brendshme gjenitale (qė janė sekreti i shtuar dhe me erė tė pakėndshme, sekreti me ngjyrė tė mbylltė, dhimbja nė fund tė barkut e cila ėshtė me e theksuar gjatė marrėdhėnieve seksuale)?
Klamidia qė ėshtė gjetur tek ju ėshtė njė mikrob i cili shkakton pezmatime tė organeve tė brendshme gjenitale, por vendi "i preferuar" i rritjes sė klamidias ėshtė nė pjesėt e sipėrme tė organeve gjenitale dhe jo nė qafėn e mitrės. Domethėnė, nėse ke shenjat e pezmatimit tė organeve tė brendshme gjenitale, atėherė duhet tė bėhen disa analiza laboratorike dhe nėse dalin pozitive, atėherė duhet tė merrni antibiotikė tė cilat vrasin jo vetėm klamidian, por edhe disa mikrobe tjera tė cilat shkaktojnė kėto pezmatime. Gjatė marrjes sė kėsaj terapie nuk rekomandohet qė tė keni marrėdhėnie seksuale, prandaj edhe nuk ka mundėsi qė pacientja tė mbetet shtatzėnė gjatė marrjes sė terapisė. Kėshilla e dytė ėshtė qė krahas pacientes duhet tė mjekohet edhe partneri.
Doksiciklina ėshtė antibiotik i cili nuk rekomandohet tė merret nga shtatzėnat. Besueshmėria e gravid-testit nuk ėshtė e qindpėrqindtė, prandaj tė rekomandoj qė nėse nuk tė vijnė menstruacionet brenda pak ditėsh tė konsultohesh patjetėr me gjinekologun.

Jam 26 vjeēe, e fejuar. Kam 6 vite qė kam marrėdhėnie seksuale, muajt e fundit pata ērregullim me ciklin menstrual, bėra analizat dhe mė doli qė kam prolactin tė lartė. Sipas rekomandimit tė mjekes jam duke pėrdor dostinex tableta. Pas pėrdorimit tė dy tabletave njė herė nė javė pata pėrmirėsim tė ciklit menstrual, por shqetėsimi im qė a do tė kem pėrsėritje tė kėtij problemit prapė, sepse frikohem qė s"do mund tė mbetem shtatzėnė atėherė kur dua unė. Tjetėr, a ėshtė problemi te kėto tabletat qė nuk po ndjej kėnaqėsi seksuale si pėrpara.
Me respekt.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Prolaktina ėshtė njė hormon i cili normalisht prodhohet gjatė shtatzėnisė dhe pas lindjes sė bebes. Prolaktina e pėrgatit gjirin pėr gjidhėnie. Gjatė gjidhėnies, pėr shkak tė prodhimit tė prolaktinės, gratė nuk kanė menstruacione (ose i kanė tė ērregullta), prandaj edhe mundėsia qė gjatė gjidhėnies njė grua tė mbetet shtatzėnė ėshtė shumė e vogėl (ndonėse nuk ėshtė pamundur).
Prodhimit i prolaktinės nė rastin tuaj mund tė vjen pėr disa arsye, por patjetėr duhet tė hulumtohet mundėsia e lidhshmėrisė sė prolaktinės sė rritur me nivelin e ulėt tė hormoneve tė tiroidesė (hormonet e gushės). Kur tiroideja prodhon pak hormone, pėrmes njė mekanizmi stimulohet prodhimi i prolaktinės. Arsye tjetėr e prodhimit tė prolaktinės janė ndryshimet qė shfaqen nė gjėndrėn e hipofizės.
Tabletat dostineks e ulin prolaktinėn, por nuk e mjekojnė shkakun e rritjes sė prolaktinės. Janė barna shumė tė mira, por duhet tė jepen nėse nuk ėshtė gjetur shkaku i rritjes sė sekretimit tė prolaktinės; pėrndryshe rekomandohet qė fillimisht tė kėrkohet shkaku i rritjes sė sekretimit tė kėtij hormoni.
Mos keni merak se s"do tė mund tė mbeteni shtatzėnė, sepse ky problem menaxhohet mirė dhe nuk do tė keni probleme tė tilla. Dostineksi nuk bėn qė tė keni mė pak kėnaqėsi seksuale. Kjo mund tė jetė e lidhur me shqetėsimin psikik qė mund tė keni. Nė kokėn tuaj mund tė sillen mendime tė cilat e ngarkojnė trurin dhe kjo mund tė manifestohet edhe me mungesėn e kėnaqėsisė seksuale.

Pėrshėndetje doktor. Jam 21 vjeēare, para 6 viteve ja operua prej cistė nė mitė, por ēdo vjet ato po mė pėsėiten. Menstruacionet nuk me vinėkurrė me rregull njė muaj – po, dy deri tre muaj – jo. Por, kohėt e fundit po kam dhembje shumė nė fund tė barkut, mth, nė pjesėn ku janė vezoret. Gjithashtu menstruacione tė bardha kam gjithherė.
Faleminderit, pres pėrgjigjen tuaj.

PĖRGJIGJE:
Pėrshėndetje. Vezoret janė organe shumė aktive. Ato ēdo muaj prodhojnė folikula dhe nga kėta folikula, njėri prej tyre e merr primatin duke u rritur mė shumė. Nga ky folikul ditėn e 14 tė ciklit menstrual lirohet qeliza vezė. Cistet mund tė prodhohen nėse ky folikul nuk pėlcet, prandaj vazhdon dhe rritet duke marrė pėrmasa tė mėdha qė manifesohet me cistė. Mė rrallė ndodhė qė pas pėlcitjes sė folikulit nė brendi tė tij tė grumbullohet gjak ose ndonjė pėrmbajtje tjetėr.
Cistat hiqen me operacion atėherė kur kanė dimensione shumė tė mėdha, ose nėse me ekzaminim ultrasonografik konfirmohet se ato rriten shpejt. Pėrmes ekzaminimit ultrasonografik ėshtė e mundur qė me njė pėrafėrsi tė madhe tė caktohet edhe natyra e cistės. Mund tė shihet se a ėshtė cistė e thjeshtė, apo nė brendi tė saj ka gjak apo ndonjė pėrmbajtje tjetėr. Varėsisht nga pamja ultrasonografike bėhet edhe planifikimi i mjekimit.
Fakti qė ju keni cikėl tė ērregullt menstrual tregon se mund tė keni probleme me ovulacionin. Duhet bėrė njė ekzaminim ultrasonografik pėr tė parė se si janė vezoret dhe pastaj me njė terapi tė shkurtėr ky problem evitohet. Pėr mė tepėr ju edhe keni dhimbje nė fund tė barkut, qė ėshtė njė shenjė e cila patjetėr duhet tė qartėsohet dhe tė mjekohet.





Burimi: Telegrafi Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!