Total: (557,240)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Hani pak dhe shpesh

Para shkurtimit tė ditės ishim mėsuar tė hanim darken nė orare mė tė vona, por darkat e ngrėna nė orė tė vona shkaktojnė probleme nė sistemin tretės. Nė kėtė periudhė mė e rėndėsishme ėshtė tė ushqeheni pak nga pak dhe shpesh. »»


Operacionet e gjoksit nė Shqipėri

Operacionet e gjoksit nė Shqipėri

29.10.2012 18:06 - Kategoria: Shendeti

Operacionet e gjoksit, si njė trend gjithmonė e mė i madh i kohėve moderne, u vendosėn nė qendėr tė vėmendjes sė emisionit tė Pasdites, gjatė sė hėnės. Specialisti i klinikės "Keit", Skerdilajt Faria dhe eksperti Italian Xhusepe Rampino, dėshmuan pėr mėnyrėn se si kryhet kjo procedurė estetike, e cila ka filluar tė pėrhapet nė masė edhe nė vendin tonė. 

"Ekzistojnė tre kategori femrash qė i nėnshtrohet ndėrhyrjeve kirurgjikale nė gjoks", shpjegon Faria. "Tė parat, janė ato qė e kanė tė vogėl nė krahasim me atė qė vlerėsohet se ėshtė njė gjoks i natyrshėm dhe i bukur. Ėshtė njė kategori tjetėr, e grave qė e kanė tė madh dhe kjo u krijon probleme, jo vetėm estetike, por edhe nė shpinė. Kategoria e tretė ėshtė e grave qė kanė lindur dhe pas saj, kanė njė gjoks tė zbrazėt dhe tė varur. Nė kėtė rast, ato nuk kėrkojnė zmadhim ose zvogėlim, por rikthimin nė parametrat qė kanė patur".

I pyetur pėr vėshtirėsinė qė paraqet ky operacion, Faria shpjegon: "Nė duart e njė eksperti nuk ėshtė i vėshtirė, por njė operacion rutinė. Tek kirurgu joekspert krijon probleme. Problemet me protezat, zmadhimin dhe komplikimet janė tė gjitha tė evitueshme nga dora e njė eksperti".

Ndėr vite, teknologjia e protezave qė pėrdoren pėr zmadhimin e gjoksit ka ndryshur nė mėnyrė drastike. "Silokoni, dikur i lėngshėm, sot pėrdoret nė formė xheli. Ėshtė shumė mė pak i rrezikshėm, nuk pėrhapet dhe nuk prishet. Sot, ai pėrdoret me tre shtresa dhe kjo bėn tė mundur qė tė mos shpėrbėhet. Nė tė shkuarėn, ka patur komplikime, si ngurtėsimi i gjoksit, por diēka e tillė ėshtė reduktuar nė pothuajse 0% tė operacioneve tė sotme. Megjithatė, ėshtė e rėndėsishme qė vajzat qė paraqiten pėr njė ndėrhyrje tė tillė, tė kenė pretendime reale dhe proporcionale me pėrmasat e tyre fizike", shprehet Zoti Rampino.

Specialisti i klinikės "Keit", Skerdilajd Faria, kundėrshtoi edhe "mitin" se protezat e gjoksit shkaktojnė probleme dhe rrisin probabilitetin e prekjes nga tumori nė gji. "Silikoni nė gjendje tė lirė ėshtė e vėrtetė qė shkakton tumor, por nė rastin e protezave, ai jo vetėm qė ėshtė i ngurtėsuar, por edhe i rrethuar me tre shtresa tė padepėrtueshme. Mund tiu tregoj njė protezė, tė cilėn mund ta pėrplasėsh dhe tė pėrpiqesh ta shqyesh, por nuk ia del dot mbanė. Gjithashtu, nuk ėshtė e vėrtetė qė kėto operacione krijojnė probleme nė gjendrat e qumėshtit dhe ju garantoj qė ndėrhyrjet, pėrsa kohė nuk pretedohet njė masė joproporcionale, nuk shkaktojnė asnjė problem pėr shtatzani tė mėvonshme".





Burimi: Keshilla Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!