Total: (528,686)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
ups

Njihuni me 6 faktorėt mė tė shpeshtė qė "ngrijnė muskujt e fytyrės

Shpesh herė na ndodh qė tė pėrballemi me vėshtirėsi nė lėvizjen e muskujve tė fytyrės. Dėmtimi i nervave pėr arsye tė ndryshme mund tė ēojė nė mpirje tė muskujve tė fytyrės, duke krijuar ndjesinė ngrirjes sė zonave tė caktuara tė fytyrės. »»


Nė origjinė tė sėmundjes qėndron kequshqyerja

Nė origjinė tė sėmundjes qėndron kequshqyerja

15.07.2008 18:04 - Kategoria: Shendeti

Tre milionė persona janė me diabet, ndėrsa tre milionė tė tjerė nuk janė nė dijeni qė vuajnė nga kjo sėmundje. Ky ėshtė alarmi i Agjencisė Ndėrkombėtare pėr Parandalimin e Diabetit. Ēdo dy sekonda nė botė shfaqet njė rast i ri. Kjo ėshtė risia e fundit e diabetit tė tipit 2 qė ka pushtuar tokėn, cilėsuar ndryshe edhe si sėmundja e pleqėrisė (por qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve prek 30-vjeēarėt). Nė vitin 2007, numri i diabetikėve arriti nė 246 milionė, ndėrsa nė 2025-ėn ėshtė parashikuar qė kjo shifėr tė arrijė nė 380 milionė. Por nėse llogariten prediabetikėt (shenjat e para me glicemi nė pamje normale), vetėm nė vitin 2007 numri i tyre arrinte nė 555 milionė, ndėrsa nė 2025-ėn ai do tė shkojė 789 milionė. Kjo po qė ėshtė njė epidemi e vėrtetė. Zakonisht kur flasim pėr diabetin tė gjithė jemi tė prirė tė mendojmė se kjo anomali vjen si pasojė e mbipeshės. Ēdo vit nga kjo sėmundje vdesin plot katėr milionė persona. Nė fakt, kjo patologji nuk pėrfshin vetėm vendet e pasura, por edhe ato nė zhvillim, veēanėrisht "vendet e reja tė pasura", siē janė Kina, India, Rusia, Brazili. Dieta mesdhetare, qė ėshtė edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur ėshtė "braktisur" nga tė gjithė.
Ushqimet diabetike
Njerėzit janė tė shėndoshė sot, e diabetikė nesėr, edhe pse shpesh ushqimet diabetike kushtojnė shumė mė pak se ato "mbrojtėse". Kujt duhet t'i trembet njeriu: tėrmeteve, luftėrave apo sėmundjeve infektive Njeriu i mijėvjeēarit tė tretė duhet tė frikėsohet nga zjarri dhe diabeti. Kėto janė dy "bombat' qė mund tė bllokojnė zhvillimin ekonomik, tė varrosin bilancet, tė nxisin luftėra tė reja klasash: varfanjakė tė uritur, pasanikė tė sėmurė. Nė kėtė rast, fjala e duhur do tė ishte parandalimi drastik, por mesa duket media nuk ėshtė shumė e vėmendshme ndaj kėtij fakti. Kanceri, infarktet dhe Sida janė sėmundjet qė tėrheqin mė shumė vėmendjen e saj. Njė tjetėr disavantazh mbi kėtė ēėshtje ėshtė edhe shkollimi jo i mjaftueshėm i njerėzve, pra mungesa e informacioneve tė shumta mbi shėndetin dhe ushqimet qė duhen pėrdorur, si pėr shembull: orizi ėshtė mė diabetik se makaronat, apo qė yndyrat e hidrogjenizuara janė mė diabetike se vaji ose gjalpi. Sa vetė e dinė kėtė gjė Shumė pak, nėse kemi parasysh edhe grafikun zbritės tė njerėzve qė me kalimin e viteve kanė njė pankreas i cili nuk arrin mė tė prodhojė sasinė e duhur tė insulinės. Dhe pas kėsaj ē'ndodh Nėse sasia e insulinės qė prodhon pankreasi nuk mjafton, atėherė ajo duhet injektuar. Pėr kėtė problem nuk ekzistojnė kura alternative. Pra ėshtė e udhės qė ēdo njeri tė kujdeset pėr veten, tė mos abuzojė me ushqimin apo pijet alkoolike. Nėse pėrpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do tė shihni pėrmirėsime dhe jo pėrkeqėsime, veēanėrisht njė kujdes tė veēantė duhet tė tregoni pėr zemrėn. Gjithashtu, njė regjim i rregullt nė tė ngrėnė dhe njė ushqim i freskėt e i pasur me vitamina ndihmon nė mirėqenien e njė individi.
Mbipesha dhe diabeti
Njė nė tre fėmijė ėshtė obez dhe rrezikon tė sėmuret me diabet kur tė rritet. Kjo pėrqindje ėshtė rritur nė krahasim me 20 vjet mė parė, ku njė nė dhjetė fėmijė ishte obez. Kėsaj pėrqindjeje i shtohen edhe fėmijėt qė kanė vuajtur mė parė nga mbipesha dhe janė prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijė). Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve bėhet fjalė pėr diabetin e tipit 1. "Deri tani, te fėmijėt e vegjėl janė diagnostikuar thuajse 100 raste tė diabetit tė tipit 2, atij qė lidhet ngushtė me obezitetin".
Njė vėmendje e veēantė i duhet kushtuar edhe stilit tė gabuar tė jetesės. Ja disa kėshilla kundėr diabetit: tė ecni sa mė shumė, pėr shembull duke shkuar mė kėmbė nė shkollė; duke ngrėnė nė mėnyrė tė shėndetshme e duke pirė sa mė pak lėngje frutash tė konservuara, pasi ato kanė shumė sheqer; duke qėndruar ulur sa mė pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojėrave; duke bėrė aktivitet tė rregullt fizik dhe duke fjetur sa mė shumė.
Gjithashtu edhe njė kėshillė tė fundit: duhet tė hani medoemos mėngjes. Kėto kėshilla janė tė vlefshme edhe pėr tė moshuarit dhe mė kryesorja ėshtė qė duhet t'u nėnshtroheni herė pas here kontrolleve mjekėsore: pėr obezėt ēdo vit, ndėrsa pėr njerėzit normalė ēdo 3 vjet.

Ilaēet qė parandalojnė pėrparimin e diabetit

Diabeti ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė gjakut ndaj insulinės, apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė sekretuar nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartė i glukozės) dhe hipoglicemia (niveli,i ultė i glukozės). Terapia e ilaēeve mund tė parandalojė  pėrparimin e mėtejshėm tė diabetit tek miliona njerėz tė cilėt kanė njė stad tė lart te rrezikshmėrisė tė sėmundjes,shumė studime sugjerojnė  mėnyrat e e duhura pėr ta. Nga 1000 paradiabetikė tė cilėt janė kuruar me kalofen, rreth 144 raste janė parandaluar nė pėrparimin e sėmundjes, kurimi I sė cilės kėrkonte fatura marramendėse. Pas njė sėrė studimesh dhe testimesh tė kryera nė paciente nė mbarė botėn rezulton se tė  sėmurėt me diabet kanė mė shumė mundėsi dhe janė mė tė ekspozuar se njė njeri i shėndetshėm, tė preken nga njė sėmundje e dytė e cila pėrgjithėsisht ėshtė shumė e kushtueshme pėr t'u kuruar, ku mund tė pėrmenden sėmundjet e ndryshme tė zemrės, apo dėmtime tė veshkės. Ky test u paraqit para specialistėve mė tė kualifikuar pėr kėtė sėmundje, si njė studim i 3 kompanish ilaēesh tė cilat ishin "Sanofi -Aventis, GlaxoSmithKline dhe King Pharmaceutikal nė bashkėpunim  edhe me Institutin e Kėrkimeve pėr shėndetin nė Kanada, qė bėnė tė mundur edhe financimin e tyre.  





Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!