Total: (509,682)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Fėmijėt ndikohen nga stresi qė nė barkun e nėnės

Fėmijėt ndikohen nga tė gjitha ndjenjat, si fizikisht ashtu dhe nga ana hormonale. Shqisat e fėmijės fillojnė tė zhvillohen qė nė javėn e tetė. Nė javėn e 16-tė ai fillon tė dėgjojė zėrat me dridhje qė vijnė nga jashtė. »»


Vjeshta dhe stresi ndikojnė nė gastrit

Vjeshta dhe stresi ndikojnė nė gastrit

22.10.2008 06:08 - Kategoria: Shendeti

Mjekėt gastroenterologė thonė se ndezja e mukozės sė lukthit, apo gastriti, shpesh nxitet pa simptoma, por mund tė jeni tė sigurt se nė kėtė apo atė mėnyrė ndikon vjeshta. Edhe ata fatlumėt me lukth tė mirė, nė vjeshtė vėrejnė se si diēka i shtrėngon nėn brinjė apo ndjejnė pakėndshmėri nė stomak. Kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Ushqimi na ndryshohet pėrnjėherė: specialitetet e lehta tė verės nga perimet  u lėshojnė vendin supave dhe ushqimeve tė yndyrshme, tė cilat zihen dhe piqen gjatė. Kjo ėshtė periudhė kur kemi mungesė tė vitaminės C dhe B, tė cilat marrin pjesė nė procesin e ripėrtėritjes sė mukozės sė lukthit. Nė vjeshtė vjen deri te ndryshimi hormonal, ndėrrohet thartira e lukthit, ndėrsa aktiviteti i lukthit dhe i zorrėve ngadalėsohet. Me arritjen e ditėve tė ftohta  janė gjithnjė e mė tė shpeshta infeksionet me bakterin helikobakter pilori, i cili konsiderohet shkaktari kryesor i tė gjitha problemeve me lukthin.
 
Ēka ėshtė gastriti
Gastriti ėshtė inflamacioni i mukozės sė stomakut, pra i shtresės qė mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Ėshtė njė sėmundje qė shihet shpesh, sidomos te tė moshuarit. Mė shpesh vihet re nė formėn kronike. Nė krahasim me ulēerėn ka njė dėmtim mė sipėrfaqėsor por edhe mund tė depėrtojė mė thellė nė shtresat e qelizave tė stomakut. Mė sė shumti formohet prej njė infeksioni bakterial dhe kjo bėn qė me njė kurė tė mirė antibiotikėsh tė  kurohet. Megjithėse shihet shpesh nė tė shumtėn e rasteve kalon njė kohė tė gjatė pa dhėnė shenja.
Shkaqet e gastritit
Shkaku mė kryesor ėshtė njė infeksion kronik i shkaktuar nga bakteri  Helikobakter Pylori. Ėshtė njė baktere shumė e pėrhapur nė tė gjithė botėn. Sė dyti, mėnyra dhe lloji i ngrėnies ndikojnė nė formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dėmtojnė mukozėn e stomakut. Gjithashtu, pėrdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut, duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi ėshtė njė faktor tjetėr pėr gastritin. Pra, ēdo gjė qė bėhet shkak pėr rritjen e aciditetit tė stomakut mund tė shkaktojė edhe gastrit. Ka edhe disa ilaēe qė mund tė shkaktojnė gastrit mes tyre aspirina apo ilaēet qetėsuese qė pėrdoren kundėr dhimbjeve tė ndryshme apo nė sėmundjet reumatizmale. Por, jo paracetamoli. Gjithashtu, edhe gjatė sėmundjeve tė ndryshme, si insufiēenca e veshkave apo e mėlēisė, mund tė formohet gastrit.
Simptomat
Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janė sipėrfaqėsore. Inflamacioni nė stomak ka zgjatur pėr njė kohė tė gjatė. Mund tė japė tė vjella, dhimbje nė pjesėn e sipėrme tė barkut, nauze (pėrzierje tė stomakut), gogėsimė, pakėsim tė oreksit dhe fryrje tė  stomakut.
Gastriti akut shkakton djegie nė stomak dhe dhimbje. Kur i sėmuri ėshtė i pangrėnė dhimbjet rriten. Pėrzierje tė stomakut dhe tė vjellat edhe kėtu shfaqen. Ilaēet pėr tė cilat folėm mė lart apo alkooli mund tė shkaktojnė plagė nė stomak dhe kjo bėn qė tė ketė hemorragji. Gjaku i pėrzier me aciditetin e stomakut mund tė shfaqet me ngjyrė tė errėt gjatė tė vjellės. Gjithashtu, edhe feēesi mund tė marrė njė ngjyrė tė errėt nėse ka hemorragji.

Diagnostikimi
Duhet tė shkoni te njė gastroenterolog. Edhe vetėm fjalėt dhe ankesa e tė sėmurit bile mund tė mjaftojnė pėr diagnostikim. Sidomos te tė rinjtė me anė tė ilaēeve mundohet tė ulet aciditeti i stomakut. Tek ata mė tė rriturit ( 40 vjeē) duhet bėrė diagnostikimi me anė tė endoskopisė (sondės). Nėse nevojitet duhet marrė edhe kampionė prej mukozės sė pacientit. Sonda ėshtė e lehtė pėr t'u kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anė tė kamerės doktori sheh brendėsinė e stomakut.

Kurimi
Sė pari, duhet tė themi se gastriti duhet kuruar patjetėr. Nėse ndėr shkaktarėt  e tij nuk ėshtė infeksioni bakterial, ilaēet pėr uljen e aciditetit apo pėr mos formimin e tij do tė mjaftojnė. Kėto ilaēe shoqėrohen me dietė. Nėse pi cigare apo alkool duhet  lėnė. Nuk duhet  pėrdorur aspirinė apo ilaēe qetėsuese pa pyetur doktorin. Paracetamoli nuk bėn dėm. Nėse shkaktari ėshtė bakteri Helikobakter Pilori, atėherė kura me antibiotikė ėshtė e domosdoshme.




Burimi: Kosova SOT Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!