Total: (533,829)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Si krijohen gurėt nė veshka?

Shkaqet e krijimit tė gurėve nė veshka mund t'i rradhisim si mė poshtė: - Sėmundjet e veshkave - Nxjerrja jashtė me urinen e njė sasie tė madhe kripėrash kalciumi - Niveli i lartė i kalciumit nė gjak - Faktorėt gjenetikė - Sėmundjet e stomakut dhe zorrėve - Konsumimi i tepėrt i mishit -... »»


Prostata

Prostata

10.11.2008 12:07 - Kategoria: Shendeti

Vijon nga dje

Rritja e prostatės, sė bashku me kataraktin e syve, (perden) pėrbėjnė sėmundjet mė tė shpeshta tek tė moshuarit. Pra, rritja e prostatės ėshtė njė sėmundje e moshės se avancuar. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ēdo vit bėhen 500.000 operacione kirurgjikale pėr prostatėn. Njė nė ēdo tre burra ka nevojė, dikur nė jetėn e vet, tė operoje prostatėn.

Pse rritet prostata

Kjo ndodh nga ndikimi i hormoneve mashkullore. Hormoni kryesor mashkullor ėshtė testosterona qė prodhohet nė testikuj. Pastaj terstosteroni kalon nė gjak, arrin nė prostatė dhe aty transformohet nėn efektin e njė enzime (5 alfa reduktaze) nė njė hormon mė tė fuqishėm: dihidrotestosteroni. Pikėrisht ky i fundit kontrollon rritjen e prostatės. Nė tė vėrtetė, te tė moshuarit, nuk ėshtė se rritet prodhimi i kėtij hormoni, por rritet shumė ndjeshmėria e prostatės ndaj dozave tė zakonshme tė kėtij hormoni. Pėr pasojė, do tė ndodhė rritja e volumit tė prostatės, deri nė atė gradė sa tė pengojė derdhjen normale tė urinėsnė kanalin e urinės. Kjo bėn tė grumbullohet urina nė fshikė, pacienti e ndjen vazhdimisht fshikėn e urinės plot,do tė urinojė, por bėn shumė pak urinė, se e pengon volumi i rritur i prostatės.

Cilat janė shenjat e simptomat e sėmundjes

Shenjat qė ka i sėmuri vijnė nga irritimi ose nga obstruksioni. Jo tė gjithė njerėzit i kanė shenjat njėlloj tė shprehura. Ērregullimet irrituese janė: urinimi i shpeshtė, urinimi disa herė natėn qė detyron tė ngrihet i sėmuri nga shtrati. I sėmuri, papritur, ka nevojė tė urinojė menjėherė dhe se mban dot. Veē asaj tė sėmurit i djeg urina kur e bėn.

Shenjat qė lidhen me bllokimin janė: pacienti bėn njė curril tė dobėt, pa fuqi tė urinės, dhe pacienti mezi fillon tė urinojė, por shtrėngohet njė copė herė. Pacienti, pasi ka urinuar sheh se dalin disa pika urine dhe laget. Shumė herė pacienti urinon nė dy kohė. Pas urinimit pacienti ndjen se nuk i ėshtė zbrazur mirė fshika.

Si pasojė e mosurinimit tė mirė dhe bllokimit qė ndodh zhvillohen komplikacione si, infeksioni urinar, gurėt e vezikės urinare, hematuria (gjak nė urinė), por komplikacioni mė serioz ėshtė hidronefroza, pra zgjerimi i veshkės dhe pengimi i funksionit normal tė veshkės me pamjaftueshmėri tė rėndė tė funksionit tė veshkave, gjė qė bėn tė rritet azotemia.

Pėr tė diagnostikuar sėmundjen e prostatės, bėhet si regull EKO-ja e saj. Pėrveē kėsaj kanė vlerė analiza e urinės dhe urokultura. Pėr tė dalluar se mos kemi tė bėjmė me kancer tė prostatės dhe jo rritje beninje tė saj, bėhet analizae PSA-sė.

Si bėhet mjekimi

Ekziston mjekimi me ilaēe dhe mjekimi kirurgjikal. Pėr tė zgjedhur se cilat nga kėto duhet aplikuar, mjeku bazohet mbi shenjat klinike tė pacientit dhe nė ekzaminimet qė bėhen. Duhet thėnė se jo gjithmonė ka njė paralelizėm midis madhėsisė sė gjėndrrės sė prostatės dhe gravitetit tė shenjave klinike. Sidoqoftė, nė fazat e fillimit, rekomandohet qė pacienti tė bėjė njė aktivitet tė moderuar fizik e seksual, tė evitojė jetėn sedentare dhe tė hajė ushqime tė shumėllojshme.Duhen evituar alkooli dhe tė mos pėrdoren sallamet, djathrat e yndyrshme, ēokollatat dhe ushqimet pikante. Duhet evituar kapsllėku e pėr kėtė tė pėrdoren ushqimet me shumė fibra.

Ndėr ilaēet qė pėrdoren pėrmendim: finasteridin, i cili ndikon nė uljen e volumit tė prostatės, duke bėrė tė lehtėsohen simptomat. Njė grup tjetėr ilaēesh janė alfa-bllokuesit si, cornam, omnic, xatral, etj. Kėto ilaēe lirojnė muskulin e qafės sė fshikės sė ujit tė uretrės, nė brendėsi tė prostatės dhe tė vetė prostatės, dhe lehtėsojnė kalimin e urinės. Pėrveē kėsaj ekzistojnė dhe disa ilaēe me natyrė bimore qė kanė efekte tė mira mbi prostatėn.

Mjekimi kirurgjikal bėhet nė faza tė avancuara tė sėmundjes, kur kėtė e kėshillon edhe mjeku.

*(Alketa Koroshi, doktor nė shėrbimin e Nefrologjisė nė QSUT, Profesor nė Fakultetin e Mjeksisė)





Burimi: Shekulli Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!