Total: (548,904)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Pijet e gazuara krijojnė varėsi

Specialistėt sugjerojnė konsumimin e lėngjeve tė freskėta tė frutave, tė shtrydhur nga vetė ju, nė vend tė lėngjeve tė gatshme. Frutat pėrthithen nė mėnyrė tė rregullt nga sistemi tretės dhe na bėjnė mė shumė dobi. »»


Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike

Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike

25.10.2007 21:00 - Kategoria: Shendeti

Sėmundjet neurologjike shkaktohen nga ērregullime dhe shqetėsime psikologjike, por nė disa raste edhe nervore. Disa nga kėto sėmundje neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė, por nuk mungojnė edhe rastet tė cilat shfaqen vetėm nė kohėn e lagėsht ose nė stinėn e ftohtė. Sėmundjet neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė dhe nė varėsi tė kėsaj edhe shqetėsimet e pacientėve shtohen. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re njė shtim i vizitave ose urgjencave, tė cilat i pėrkasin mė tepėr sėmundjeve tė Epilepsisė, hemorragji cerebrale, por edhe sėmundje tė tjera tė cilat kanė tė bėjnė me sėmundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stinės sė nxehtė edhe shqetėsimet dhe rreziku ėshtė mė i madh. Kėto shqetėsime kėto kohėt e fundit janė mė tė shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund tė veēojmė edhe moshat e vogla, porse kategoria mė e prekur ėshtė grupmosha e parė. Njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė ėshtė shkaktar i kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe stresi dhe sipas specialistėve, nga studimet mė tė fundit ky ėshtė faktori pėr tė cilin nuk mund tė ketė njė mjekim specifik, por vetėm trajtime mė shumė psikologjike, teknologjia e tė cilave ende nuk ka arritur nė vendin tonė.
Paraliza cerebrale
Paraliza cerebrale ėshtė termi qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar njė grup ērregullimesh neurologjike qė ndikojnė nė aftėsinė e trurit pėr tė kontrolluar muskujt. Paraliza cerebrale ndodh pėr shkak tė dėmtimeve tė trurit ose anomalive nė zhvillimin e trurit para, gjatė ose pas lindjes. Ajo mund tė variojė nga njė shkallė e lehtė nė njė mė tė rėndė dhe mund tė krijojė vonesa tė lehta ose tė rėnda mendore, probleme tė dėgjimit, shikimit, defekte nė gjuhė dhe nė tė folur, epilepsi dhe ērregullime tė sjelljes. Tipi spastik ėshtė zakonisht mė i pėrhapuri dhe ėshtė i lidhur me kohėn, ngrirje ose kontraktim tė muskujve tė trupit duke pėrfshirė kėmbėt ose duart. Akoma nuk dihet qartė ēfarė e shkakton paralizėn cerebrale te njė fėmijė, por numri i faktorėve dhe kushteve qė mund tė ndėrhyjnė nė zhvillimin e trurit mund tė vihet re. Kėta faktorė pėrfshijnė infeksionin e nėnės dhe fėmijės gjatė shtatzėnisė, mospėrputhjen e gjakut faktori Rhezus, mungesa e oksigjenit dhe komplikacione tė tjera gjatė lindjes dhe dėmtime tė tjera ose infeksione tė trurit.
Llojet e paralizave cerebrale
Ka njė varietet tipash dhe kombinimesh tė paralizės cerebrale. Ato zakonisht klasifikohen si spastike, athetoide ose paraliza cerebrale ataksike. Tipi ataksik ēon nė probleme ekuilibrimi tė rėndėsishme tė cilat mund tė ndikojnė nė tė ecurinė dhe nė koordinimin e lėvizjeve dhe veprimeve tė ndryshme. Gjithashtu ka dhe kombinime tė pėrziera tė paralizės cerebrale. Pavarėsisht nga tipi i paralizės cerebrale qė paraqitet ose grada e saj, si probleme tė lindura, tė rinjtė gjatė rritjes mund tė vuajnė nga probleme emocionale pėr shkak tė pengesave qė ai ose ajo pėrballon nė shoqėri, nė pėrpjekjet pėr tė kaluar nga varėsia nga tė tjerėt nė vetėmjaftueshmėri. Shumė programe ndėrhyrjeje pėrqendrohen nė reduktimin ose zbulimin e simptomave ku pėrfshihet kirurgji ortopedike, profesionale, terapi fizike, terapi e tė folurit ose e gjuhės, dhe neurokirurgji rastėsore.

Disa nga faktorėt qė shkaktojnė ērregullime neurologjike

- Faktorėt ushqyes si: ēokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumėrat, djathėrat, alkooli veēanėrisht vera e kuqe, kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.
- Faktorėt hormonalė: menstruacionet, hipertensioni apo menopauza.
- Faktorėt psikologjikė: presioni i larte i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve.
- Streset emocionale: zemėrimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.
- Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.
- Faktorėt ambientalė: ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.

Migrena sėmundja mė e pėrhapur neurologjike
Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht kap moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht seksin femėr. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale. Femrat janė veēanėrisht tė prekura nga kjo sėmundje gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi nė gjak i njė substance kimike tė quajtur serotoninė, e cila shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru.

Shqetėsimet emocionale, faktorė ērregullues
Shqetėsimet emocionale mund tė bien nė sy nė mungesėn e vetėkontrollit ose mund tė jenė tė pazotė tė rregullojnė sjelljen e tyre nė rrethana apo situata normale. Duhen pėrfshirė nė sjelljen e kėtyre fėmijėve frika jonormale, haluēinacione dhe sjellje agresive, qoftė tė dyja ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Shkaku i shqetėsimeve emocionale nuk njihet, por shpeshherė lidhet me faktorė familjarė, socialė ose tė mjedisit. Trajtimi nė shumė raste mund tė jetė i suksesshėm ose tek mė e pakta tė zhvillojė sjelljen e fėmijės. Nė trajtim pėrfshihet gjithė familja, pediatėr tė sjelljes dhe zhvillimit, psikologė, psikiatėr, punonjės socialė. Shumė sjellje mė tė buta dhe simptoma emocionale mund tė menaxhohen me efektivitet, me njė kujdes primar mjekėsor.

Fėmijėt me ērregullime emocionale
Shqetėsimet emocionale nė moshė tė vogėl janė tė vėshtira pėr t”u dalluar. Ndėrsa fėmija rritet, bėhet mė e lehtė pėr tė dalluar ekstremet e sjelljes duke pėrfshirė tėrheqje domethėnėse dhe shkėputje ose agresivitet tė shkalles sė lartė, e quajtur ndryshe sjellje destruktive. Mund tė bėhet njė trajtim i madh i variacioneve nė karakterin e fėmijės normal. Pėr tė vendosur qė njė sjellje ėshtė jonormale, ėshtė e rėndėsishme qė tė njohėsh se sa ka zgjatur kjo sjellje, sa shumė ka ndėrhyrė nė aktivitetin normal tė fėmijės dhe situatat pėrreth problemit tė sjelljes. Ėshtė e rėndėsishme qė trajtimi dhe kurimi i kėtyre simptomave dhe ērregullimeve tė para te fėmijėt tė bėhet qė nė fillimet e shfaqjes sė sėmundjes duke parandaluar problemet e mėvonshme.

Sėmundjet e shkaktuara nga faktori stres
Janė disa sėmundjet e shkaktuara nga veprimi i faktorėve stresues, duke filluar nga ulēerat e stomakut, sėmundjet nervore dhe deri tek kanceret. Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut, etj. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rėndė ka tė ngjarė tė bėhet ndikimi i tij nė shėndetin e njeriut. Veprimi i faktorėve stresues bėhet mė i rėndė kur kėta veprojnė nė tė njėjtėn kohė dhe kur janė radhitur e ngjeshur njėri pas tjetrit. Situata tė tilla prodhojnė ose shpėrthejnė sėmundje tė ndryshme, disa edhe tė rėnda. Jo tė gjithė njerėzit reagojnė nė tė njėjtėn masė ndaj stresit.
 





Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

arben
arben
18.11.2007 18:12

dua tja bej nje pyetje per mamin esht e paralizuar qe 8 muaj aka nej udhzim se si mund te sherohet esht smuar nga ana e djath ok flm per respekt arbeni gjilan


negjmije
negjmije
25.09.2010 16:42

pershendetje doktor un quhem negjmije jam 36 vjet jam e martuar kam 4 fmi jetoj ne perendim qe 19 vjet jam detyruar qe te hi ne faqet e netit te lexoj nese ka nej pergjegje per semundjen time ? un vuj nga epelepsia dhe migrena jam shum ne gjendje tkeqe kam shum dhimt ne krye ktu mi kan ba ceden per kry me kan than qe shum mir me ka dal ? un kam ni dridhje ne kry si kur te zen rryma me dridh vetem ne kry nuk muj me ba sen as me kshyr normal as me fol as me bisedue me dikon per shkak te kesaj dridhje ne kry jo vetem ni dit po gjdo dit po e kam at dridhje ne kry pom ligshton po kam frik se ku pome qet ne tlig mun me shkue ni koh vetem e vetem dridhje deri sa tma hup vedijen ktu ne suedi nuk po kam qka me ba me myten me tableta gjak tu dhan gjdo dyten jav edhe ma ne fund me thojn mir je ka shum qe e kan epelepsin qe sa vjet po heki qyshtu me bjen tlig se di as se di kur tme del shkon ni or un menxi vi ne veti qekjo dridhje poma hup orjentimin poma hup vedijen kta mjekt ktu pom thojn nuk sherohet epelepsia ka qe ju bjen tfikt gjdo dit kam lyp ndihme qe sa vjet jetoj ktu as ni mjek nuk thot qe ka shpresa vetem qe me myten me tableta me pengon drita e fort potera televizori meniher fillon dridhja ne kry me kan than qe ndoshta e ke lendu trunin e per qata ki dridhje ne tru nuk te qarkullon gjaku normal edhe te shkakton dridhje ne tru si ni lloj rryme apo sikur vetim e fort spo muj mej perballue kam nije qe ne kosov ne ktv kishte qen ni mjek ne studio qe aj kishte than qe sheron epelepsin nuk kam arrit ta di kush osht e kam lut vllaun qe te shkon drejt aty ne ktv po ata nuk i kan ndihmu i kan than se nuk e dim kush osht vetem nese ja dini emrin na spo dim emer tina aj gjendet ne prishtin nese osht dikush apo ka dikun qe mun mem ndihmue ju lutem me shpirt me ndihmoni jam shum ngjendje tran per mu spo ka drit as terr vetem me tut flej me tut dal veq tu e shterngu trupin kur tme dridh tu tut qe pome bjen tlig ne gjdo minut edhe veq permas kryt me dhem ma koqot qafen ju lutem shuum me shkruni ne ket adres julutem shum ??? skenda_negja@hotmail.se




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!