Total: (528,042)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

Informacioni i gabuar ndikon negativisht nė shėndetin e syrit

Specialistėt pasqyruan gabimet e njohura si tė drejta mes njerėzve rreth shėndetit tė syrit. »»


Si tė mbrohemi nga alergjia e luleve tė pranverės

Si tė mbrohemi nga alergjia e luleve tė pranverės

13.04.2009 08:44 - Kategoria: Shendeti

Sapo kemi hyrė nė njė periudhė tė vitit, ku shtohen rastet e alergjisė, sidomos ato tė shkaktuara nga poleni i luleve, tė cilat kanė shpėrthyer nė ēdo anė. Ne u japin disa kėshilla se si mund t'i shmangni dhe t'i trajtoni me kohė dhe mėnyrėn e duhur kėto forma alergjish.

Me ardhjen e pranverės shtohen edhe rastet e alergjisė nga poleni
Ėshtė  e vėrtetė se me ardhjen e pranverės, qė pėrkon me atė tė lulėzimit tė luleve, ka shtim tė rasteve tė alergjive qė shkaktohen nga poleni. Klima e ngrohtė, temperaturat e larta tė kėtyre ditėve, favorizojnė shfaqjen mė shpejt tė simptomave.

Faktorėt qė favorizojnė shfaqjen e kėtyre formave alergjike
Janė disa faktorė qė ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjes. Ndėr faktorėt mė kryesorė janė ekspozimi ndaj polenit, vetia alergjisė sė tij, pėrqendrimi i tij nė ajėr dhe madhėsia e grimcės sė polenit. Po ashtu ndikojnė dhe faktorėt klimaterikė: ndryshimi i temperaturave tė ajrit, lagėshtia dhe shirat.

Paraqitja e simptomave
Pacienti ankohet pėr teshtima tė shpeshta, tė herėpashershme, rrjedhje tė hundės, kruajtje dhe skuqje tė hundės, bllokim tė tyre, qė kalon nga njėra anė nė tjetrėn. Por, edhe skuqje, kruajtje, lotim sysh dhe mosdurim tė dritės. Po ashtu mund tė ketė kollė, gėrhitje nė gjoks, marrje fryme, sekrecione tė pastra dhe qė mezi nxirren, gjė qė tregon se nė sėmundje komprometohen dhe mushkėritė. Po ashtu shenjat e mėsipėrme mund tė shoqėrohen me dobėsi trupore, dhimbje koke, ankth, etj.

Parandalimi i keqėsimit tė gjendjes
Mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur acarimin e gjendjes sė pacientėve ėshtė shmangia nė maksimum e kontaktit me shkaktarin shpėrthyes: polenin e luleve. Duke qenė se njė gjė e tillė nuk ėshtė e mundur plotėsisht, atėherė rekomandohet shmangia nė maksimum e ekspozimit ndaj tyre, sidomos nė orėt e pikut: mėngjes deri nė drekė, dhe ditėt me erė, kur prania e polenit nė ajėr ėshtė mė e lartė. Rekomandohet qė kėta persona tė lajnė shpesh duart, fytyrėn dhe sidomos flokėt, pėr tė larguar polenėt qė mbeten nė trup. Duhet tė shmangen shėtitjet dhe qėndrimet nė mjedise me lule, bar dhe pemė. Njė kujdes i veēantė duhet treguar dhe ndaj ushqimeve qė japin alergji tė kryqėzuar me polenin qė janė alergjike. Po ashtu duhen shmangur aktivitete fizike: vrapimet, shėtitjet me biēikletė ose ēdo lloj aktiviteti tjetėr sportiv nė mjedise tė hapura dhe me gjelbėrim.




Burimi: Kosova SOT Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!