Total: (540,173)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur

7 arsye pėr tė buzėqeshur

A e dinit se buzėqeshja nxit disa aktivitete nė tru? Po, kėtu ekziston njė lidhje e fortė mendje-trup. Nė fytyrėn tonė gjenden mė shumė se 5000 muskuj qė mundėsojnė mimikėn e fytyrės dhe 44 muskuj tė tjerė qė vihen nė punė kur qeshim. »»


Shkenca: Dhjetė sėmundjet e shkaktuara nga obeziteti

Shkenca: Dhjetė sėmundjet e shkaktuara nga obeziteti

07.05.2009 16:35 - Kategoria: Shendeti

Veprime tė cilat shmangin shfaqjen e mbipeshės dhe mbrojnė shėndetin
Ushqimi ėshtė ”karburanti”, nga djegia e tė cilit vihen nė lėvizje dhe  punė tė pandėrprerė qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por  i depoziton si ”karburant” rezervė. Ky ėshtė njė mekanizėm fiziologjik mbrojtės i organizmit pėr t”i pėrdorur rezervat nė rastet e mungesės sė ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet nė formė dhjami. Duke mos u marrė me aktivitete, duke qenė pasiv, po ashtu duke u ushqyer mė tepėr nga sa duhet, njė pjesė e kalorive tė marra nuk digjen por shtresohen nė formė dhjami. Depozitimi i kalorive kur  shtohet progresivisht  arrin deri nė obezitet.  
Obeziteti shkaktar sėmundjesh
E keqja e obezitetit nuk ėshtė vetėm estetike. Ai krijon sėmundje dhe vret. Madje ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė pėr lindjen dhe rėndimin e sėmundjeve tė njė liste tė gjatė sėmundjesh kronike.  Mbipesha ėshtė bėrė faktor ndikues pėr rreth 600 milion njerėz  me hipertoni arteriale, 177 milion tė sėmurė me diabet, 20 milion tė prekur nga kanceri dhe 20 milion me sėmundje tė zemrės e tė arterieve tė trurit. Nėpėrmjet sėmundjeve tė mėsipėrme vetėm nė vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milionė njerėzve. Obeziteti dhe shfaqja e sėmundjeve tė tjera tė zemrės, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i lartė kolestrolit, u bėnė shkak pėr vdekjen e shumė tė sėmurėve. Studimet e bėra nga ekspertėt treguar ndikimin e plotė qė kishte obeziteti nė shfaqjen e kancerit te gratė. Mbipesha shfaqej si faktor nxitės i 10 tipave tė kancerit dhe sėmundjeve tė ndryshme. Tė gjitha kėto sėmundje kishin probabilitet mė tė lartė shfaqjeje sidomos pas periudhės sė menopauzės. Sipas studimeve mė tė fundit tė realizuara nga shkencėtarė e ekspertė tė njohur nė ShBA dhe nė Evropė, ka rezultuar se obeziteti ėshtė shkaktar i kancerit tė gjirit dhe mitrės rreth 189 pėr qind. Po ashtu ai ėshtė shkaktar i kancerit nė ezofag (gurmaz), nė masėn 138 pėr qind. Te gratė nė periudhėn e menopauzės, mbipesha shkakton kancer nė zorrėn e trashė nė masėn 61 pėr qind. Por mbipesha bėhet shkak edhe pėr kancerin nė veshka 53 pėr qind, leuceminė nė masėn 50 pėr qind, probleme me zemrėn nė masėn 140 pėr qind, dėmtimin e palcės sė kockave nė masėn 31 pėr qind, kancerin nė pankreas 24 pėr qind, limfomėn nė masėn 17 pėr qind dhe komplikacione nė vezore ndikon nė masėn 14 pėr qind. Pėr kėto dhe shumė shqetėsime tė tjera, duhet treguar kujdes i veēantė pėr tė shmangur obezitetin. Mbipesha kthehet nė njė problem serioz pėr shėndetin. Dhe jo vetėm qė sjell shqetėsime por bėhet shkak edhe pėr shfaqjen e disa sėmundjeve tė tjera, si edhe formave tė ndryshme tė kancerit. Kėto studime kanė treguar veēanėrisht kujdesin qė duhet tė tregojnė gratė gjatė periudhės sė menopauzės.
Parandalimi
Dėmet e paralajmėruara tė obezitetit nuk janė kurrsesi absolutisht fatale. Nė njė masė tė madhe ato janė tė evitueshme. Mbi 80 pėr qind e sėmundjeve tė zemrės, 90 pėr qind e diabetit tė tė rriturve dhe njė treta e numrit tė sė sėmurėve me kancer, pra edhe te rasteve tė vdekjeve ose vuajtjeve tė lidhura me to, ėshtė vėrtetuar se  mund tė parandalohen. Duhen pėr kėto vetėm tre  masa tė thjeshta, qė nuk i kushtojnė aspak njerėzve dhe tė realizueshme kudo: njė dietė e pasur ushqimore dhe e zgjedhur me kujdes, njė aktivitet i pėrditshėm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.

 Kėshillat e ekspertėve pėr tė shmangur obezitetin:
- Pėrdorni sa mė shumė  nė ushqimin e pėrditshėm zarzavatet dhe
  frutat e freskėta
- Pėrdorni ushqimet me pėrmbajtje tė lartė fibre
- Praktikoni veprimtarinė e pėrditshme fizike
- Minimizoni konsumin e yndyrnave shtazore krahasuar me ato me   
  origjinė bimore  
- Kufizoni pėrdorimin e produkteve ushqimore me pėrmbajte tė
  lartė tė yndyrnave, kripėrave dhe sheqernave tė lira
- Evitoni shtimin nė peshė;
- Mos pini duhan

 Prodhimet industriale dhe obeziteti
Ushqimi i njerėzve ndikohet nga tė ardhurat mesatare, prodhimi ushqimor, furnizimi, shpėrndarja, tregtimi, reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirė falė  ndryshimeve  madhore ekonomiko - shoqėrore nė botė mundėsuan  rritjen e produktivitetit, shkėmbimin e lirė, globalizimin  e  biznesit  ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime tė shumėllojshme,. Veē kėnaqėsive, ato krijuan rreziqe tė reja  pėr shėndetin e njerėzve si konsumimin  e  tepėrt tė disa  ushqimeve potencialisht tė rrezikshme pėr shėndetin  veēanėrisht ato tė parapėrgatitura, tė industralizura, tė super-koncentruara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe nė tėrėsi me sasi shumė tė lartė tė kalorive, tė cilat pėrbėjnė rrezik pėr shėndetin tuaj kur pėrdoren mbi normat e duhura.

Nevojat e organizmit pėr aktivitet fizik
Njė stil i ri jetese po pėrhapet gati nė tė gjithė botėn i karakterizuar me aktivitete fizike dhe veprimtari muskulore tė pakėsuar. Ai ėshtė pasojė e urbanizmit, shpėrnguljes masive nga  fshati nė qytet, automobilizmit qė zėvendėsoi ecjet e dikurshme me kėmbė ose biēikletė, ashensorėt nė vend tė ngjitjeve tė  shkalleve nė kėmbė, qėndrimit tė stėrzgjatur pėrpara televizionit, kompjuterėve, pra  pasivitet, nė vend tė lėvizjeve  aktive, sporteve dhe punės sė mėparshme tė lodhshme muskulore fizike. Sasia e lartė e kalorive qė merret me anė tė ushqimit duhet tė digjet dhe energjia tė shfrytėzohet gjatė punės qė kryen njeriu apo aktiviteteve tė ndryshme fizike. Nė mungesė tė aktivitetit fizik organizmi e depoziton kėtė tepricė kalorish dhe bėhet shkaktar pėr obezitetin.Rritet numri i fėmijėve obezė nė botė
Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit mbipesha, pra obeziteti ėshtė shpeshtuar sė tepėrmi thuajse kudo nė botė. Mė shumė se 1 miliard njėrės nė botė janė sot me mbipeshė trupore, nga tė cilėt 300 milion tė dhjamosur rėndė. Nė Evropė nga viti 1980 e kėtej numri i njerėzve obezė ėshtė rritur tre herė. Alarmi ėshtė se ai po rritet edhe tek fėmijėt. Nga viti 1970 numri i tė rinjve dhe fėmijėve obezė ose me peshė tė tepėrt trupore nė Evropė ėshtė rritur 10 herė. Obeziteti pėrbėn tashmė epideminė mė tė re qė po pushton pa ndalur planetin. Prej padijes, nėnvlerėsimit, naivitetit shėndetėsor dhe pasivitetit shoqėror po shtohen me ritme te frikshme bashkė me tė, problemet shėndetėsore dhe shoqėrore  qė ai krijon. Pėr tė parandaluar kėtė sėmundje do tė duhej nė radhė tė parė kujdesi i veēantė ndaj ushqimit.

Mbipesha prek jo vetėm vendet e pasura
Njė studim i ri tregon se mbipesha trupore sot pėrbėn njė epidemi mbarė botėrore. Mbipesha trupore tani quhet njė sėmundje qė prek jo vetėm vendet e pasura, ashtu siē mund tė thuhet se prej saj preken jo vetėm tė rriturit, por edhe fėmijėt. Prirja drejt shtimit tė mbipeshės nė Shtetet e Bashkuara ėshtė diēka qė zyrtarėt e shėndetėsisė tani e shohin tė shfaqet edhe nė Amerikėn Latine, Karaibe, si dhe nė Evropė e Afrikė. Arsyet janė si tė thjeshta, edhe tė ndėrlikuara. Mbipesha trupore apo dhjamosja e trupit shkakton e ndėrlikon shumė sėmundje serioze, por bėhet shkak edhe pėr vdekje. Nė Shtetet e Bashkuara, mbi 400 mijė vetė vdesin ēdo vit pėr shkak tė mbipeshės. Mbipesha trupore mund tė kontrollohet duke shtuar ushtrimet fizike dhe duke pakėsuar marrjen e kalorive.





Burimi: Observer Shendeti

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!