Aksidente nė akset e Lushnjes dhe Fierit, shkak shpejtėsia
19.08.2008 00:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
LUSHNJE/FIER- Njė person ka gjetur vdekjen si pasoje e njė aksidenti tė ndodhur ne orėt e para tė mėngjesit nė aksin rrugor Lushnjė-Rrogozhinė tė autostradės. 21 vjecarja Entela Binjaku ka humbur jetėn pas daljes nga rruga tė automjetit nė tė cilin udhėtonte bashkė me familjarėt e saj. Tė lėnduarit nga aksidneti Erjola Kaleshi 20 vjec, Avillaq Kaleshi 35 vjec si dhe Ilir Kaleshi 28 vjec i cili drejtonte automjetin janė dėrguar nė spitalin e Lushnjės pėr tė marrė ndihmėn e parė. Sipas burimeve tė policisė nė vendngjarje shkak pėr aksidentin e rėndė ėshtė bėrė pėrgjumja e shoferit dhe shpejtėsia e madhe me tė cilin udhėtonin. Tė aksidentuarit po ktheheshin nga njė dasmė nė qytetin e Gjirokastrės, ndėrsa makina ka dalė nga rruga nė afėrsi tė fshatit Konjat, gjatė kthimit tė tyre drejt Tiranės.Nderkohe qe nje tjeter aksident eshte shenuar ne aksin rrugor Fier-Vlore pas perplasjes se dy automjteve. Makina me targa El 2097 B E me drejtues Kujtim Hoxhen dhe nje tjeter me targa Fr 0211C me drejtues Hysen Shehen jane perplasur si pasoje e shpejtesise se madhe nga ana e te dy mjeteve.Si pasoje u plagosen Arjola Muka 26 vjec,Eva Tila 23 vjec dhe drejtuesi I nje prej automjeteve Kujtim Hoxha.Te demtuarit jane derguar per ne spitalit e Fierit dhe tashme jane jashte rrezikut per jeten. (a.r/news24/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































