Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Kryeministri Thaci ben vizita ne rrethet e Shqiperise

Kryeministri  kosovar Hashim Thaci ka vijuar sot me njė vizitė nėpėr rrethe tė Shqipėrisė ku ėshtė shoqėruar edhe nga kryeministri shqiptar Sali Berisha. Vizita e »»


Akuzohen per pedofili, ekstradohen nga Londra dy bashkepunetoret e Braun

18.05.2008 00:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Si rezultat i bashkėpunimit tė Interpol-Tirana me Interpol Londra, dy shtetasit Greko-anglezi Dino Christodoulou 45 vjeē dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeē do te gjykohen ne Shqiperi per abuzime seksuale nė shtėpinė e fondacionit “Fėmijėt e Tij" te drejtuar nga David Braun 


TIRANE-Inspektorė tė INTERPOL Tiranės kane ekstraduar gjate mesantes nga Londra dy tė akuzuarit si bashkėpunėtorė tė David Braun nė abuzimet seksuale nė shtėpinė e fondacionit “Fėmijėt e Tij”. Greko-anglezi Dino Christodoulou 45 vjeē dhe skocezi Robin James Arnold 56 vjeē, kane mberritur mbreme ne oren 23:45 minuta nė aeroportin “Nėnė Tereza” nė Rinas, tė shoqėruar me oficerėt shqiptarė.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, sipas te ciles, ekstradimi i tyre u bė pasi Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me vendimin numėr 153, datė 13.02.2007, dhe nr.640, datė 28.06.2007, ka caktuar masėn e sigurisė “Arrest nė burg” pėr shtetasit Dino Christodolou dhe Robin James Arnold, pėr veprat penale tė “Marrėdhėnie seksuale ose homoseksuale me tė mitur”, tė parashikuara nga neni 100 i Kodit Penal tė Republikės sė Shqipėrisė.
Si rezultat i bashkėpunimit tė Interpol-Tirana me Interpol Londra, Angli u bė i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tyre dhe vėnia pėrballė drejtėsisė pėr veprat e kryera. Nė aeroportin e Rinasit kėta shtetas i janė dorėzuar Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve.
Nė fakt, kryeprokurori britanik, Ken Macdonald premtoi ekstradimin e tyre nė Shqipėri tri ditė mė parė nė Tiranė, gjatė takimit me kryeprokuroren shqiptare, Ina Rama. Dėshmitė e dy tė akuzuarve si bashkėpunėtorė tė Braun, priten me interes nga Gjykata e Faktit e Tiranės, ku ka nisur tė zhvillohet procesi penal nė ngarkim tė “babait” tė fondacionit “Fėmijėt e Tij”.
Braun u arrestua mė 16 maj tė vitit 2006, pas njė kallėzimi penal tė depozituar nė Prokurorinė e kryeqytetit nga holandezja Jacoba Dikken. Sipas akt-akuzės, Braun ka ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1999 dhe ishte indikuar nga varfėria e fėmijėve romė. Dy vjet mė vonė do tė krijonte fondacionin “Fėmijėt e tij”, pėr t’iu ardhur nė ndihmė kėtyre fėmijėve. Mė pas, kur nė fondacion jetonin disa fėmijė, Braun njihet me greko-anglezin Christodoulou dhe skocezin Arnold, tė cilėt kanė sponsorizuar shuma tė ndryshme tė hollash pėr kėtė shoqatė. Pas kėsaj, ata akuzohen se kanė filluar tė abuzojnė seksualisht me fėmijė tė shumtė tė moshės nga 3 deri nė 13 vjeē.
Procesi
Anglezi 52-vjeēar deri dje eshte gjykuar i vetėm nė Gjykatėn e Tiranės, pasi dosja fillestare nė ngarkim tė tij ėshtė ndarė nė tri pjesė. Nė tė parėn u gjykua Janaq Papaleka, 33 vjeē, nga Erseka, ish-kuzhinier i fondacionit, i akuzuar pėr “moskallėzim krimi”. Ky person ka pranuar faktin se kishte dijeni qė nė mjediset e fondacionit bamirės “Fėmijėt e Tij” kryheshin abuzime seksuale me fėmijėt qė ishin strehuar aty, por qė nuk kishte denoncuar. Ndėrsa nė njė tjetėr proces, i cili tashmė ėshtė i pezulluar, janė dy bashkėpunėtorėt e Braun, greko-anglezi Dino Christodoulou dhe skocezi Robin James Arnold. Dy tė fundit deri dje rezultonin tė izoluar nė Londėr, pėr llogari tė autoriteteve shqiptare tė drejtėsisė.
(d.b/Balkanweb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare