Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Analiza e Qeverisė, Rama: Berisha gėnjeu shqiptarėt

20.08.2008 18:00 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Sot nė njė konferencė pėr shtyp, kreu i socialistėve ka reaguar rreth treguesve te punės sė qeverisė pėr 7 muajt e vitit 2008. Rama akuzoi Berishėn se ka gėnjyer shqiptarėt rreth tė vertetės sė arritjeve tė qeverisė. Sic bėri tė ditur Rama, shifrat qė dha kryeministri nuk korrespondojnė me raportin e FMN, i cili shfaq nje tjeter te vertete per Shqipėrinė 

TIRANE-Shfaqje tė padenje dhe analize bolshevike e ka cilėsuar kryesocialisti Edi Rama analizėn e prezantuar ditė mė parė nga kryeministri Sali Berisha. Kreu i PS doli sot nė njė konferencė pėr shtyp nė selinė e PS ku akuzoi qeverinė Berisha se ka dėshtuar plotėsisht me punėn e bėrė 7 muajt e parė tė vitit 2008, dhe si provė pėr kėtė Rama theksoi raportin e FMN mbi ekonominė nė Shqipėri. “Partia Socialiste reagoi zyrtarisht ndaj kėsaj shfaqjeje tė padenjė pėr njė kryeministėr qė jeton nė Europėn e vitit 2008 dhe ligjėron si njė agjitator i periudhės bolshevike i cili gėnjen, gėnjen dhe vetėm gėnjen. Por, besoj nuk ėshtė e tepėrt t'i rikthehemi sot asaj shfaqjeje skandaloze duke ballafaquar "kopshtin me trėndelinė" tė propagandės bolshevike tė kryeministrit tonė me shifrat kuptimplota tė raportit mė tė fundit tė FMN”.

  Sipas Ramės, shifrat e raportit tė FMN dėshmojnė qartė korrupsionin nė vend duke e renditur atė si njė ndėr vendet mė tė korruptuara nė Botė. “Shifrat konfirmojnė, pa asnjė mėdyshje, se korrupsioni ėshtė jo vetėm njolla mė e zezė e kėsaj qeverisjeje, por se treguesi i korrupsionit pėr periudhėn 2005-2007 ėshtė dy herė mė i keq se ai i periudhės sė mėparshme dhe tri herė mė i keq se ai i vendeve tė pranuara sė fundmi nė Bashkimin Europian. Nė treguesin e korrupsionit Shqipėria renditet nė krye kokėposhtė, e zhytur edhe mė thellė sesa Kazakistani, Azerbaxhani, Moldavia, Bjellorusia e tė tjera vende thellėsisht tė korruptuara, tė cilat mė parė renditeshin zakonisht nėn vendin tonė”.

  Rama shtoi se analiza e qeverisė e bėrė nga kryeministri ka acaruar shqiptarėt tė cilėt janė tė zhgėnjyer nga kjo qeverisje e tij. “Berisha vetėm sa acaroi akoma mė shume nervat e shqiptareve te acaruar nga kjo keqqeverisje” 

  Sipas Ramės, Raporti konfirmon, pėrmes shifrave se treguesi i nivelit tė zbatimit tė ligjit dhe rendit publik, ėshtė pėrkeqėsuar nė mėnyrė alarmante si dhe deshtimin me fshatin.
Kryesocialisti pėrmendi dhe reformėn pėr energjinė nė kuadėr tė sė cilės e quajti KESH-in si njė bombė me sahat pėr shqiptarėt.
”Nė vend qė tė pėrqėndrohej nė modernizimin e menaxhimit dhe kontrollin mbi tė ardhurat e shpenzimet, kryeministri ynė mbeti pre e paaftėsisė sė tij e tė njerėzve tė tij, duke paguar qimet e kokės sė kėtij vendi pėr tė mbuluar me masa tė pėrkohshme gropėn e zezė tė KESH-it dhe duke mbajtur fjalime parodike pėr Shqipėrinė bėrthamore. Mbledhja e tė ardhurave tė KESH-it sipas raportit ka rėnė deri nė mė pak se 50% ... dhe duke bėrė qė zgjidhja e vetme tė jetė rritja e vazhdueshme e tarifave tė energjisė elektrike nė kurriz tė familjeve shqiptare”.

  Kryesocialisti tha se pėrpara fakteve tė tilla duhet njė politikė e re pėr shqiptarėt, njė ndryshim thelbėsor. ”Kėtė rrugė do ta hapim ne, socialistėt e progresistėt shqiptarė, me bashkimin e ri tė tė gjithė atyre qė duan njė Shqipėri normale, pėrtej kufijve tė vjetėr tė sė majtės e tė djathtės, pėr vete e pėr fėmijėt e tyre”.

(d.b/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare