Armė Gjeorgjisė? Berisha: Sulmi rus i dėnueshėm
27.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga Rusia se Shqipėria ka shitur armė Gjeorgjisė. Nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin e Islandės Haarde, interesimit tė gazetėrėve Berisha iu pėrgjigj se nuk ishte i habitur.
TIRANE- Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga njė gjeneral rus, sipas tė cilit Shqipėria u ka shitur armė Gjeorgjisė. Nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin e Islandės Geir Haarde qė u organizua sot paradite, pyetjes sė gazetares sė tv NEWS 24 nė lidhje me akuzat e ngritura, shefi i qeverisė iu pėrgjigj:
“Tė mendosh se Gjeorgjia paska nevojė pėr armėt e Shqipėrisė, ėshtė njė shpikje. Gjeorgjia ėshtė njė vend qė ka pasur armėt e veta dhe ushtrinė e vet”.
Kryeministri Brisha tha se nuk ishte i habitur me sulmin rus dhe se kėto sulme kanė njė qėllim konstant ndaj shqiptarėve ( duke nėnkuptuar dhe cėshtjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės).
“Akuzat ruse nuk mė ēudisin. Ka njė qėndrim konstant ndaj shqiptarėve. Pėr mendimin tim qėndrim rus ndaj vendeve tė vogla ėshtė jashtėzakonisht i dėnueshėm. Njė ditė sulmon njė vend, ditėn tjetėr bėn deklarata kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO”- mbylli deklaratėn e tij kreu i qeverisė shqiptare Sali Berisha.
Kreu i shtabit tė ushtrisė ruse, gjenerali Anatoly Nogovitsyn akuzoi dje Shqipėrinė dhe vende tė tjera tė Ballkanit dhe tė Europės Lindore si Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania se kanė funizuar me armė Gjeorgjinė. Akuzat u bėnė publike dje gjatė njė konference pėr shtyp qė gjenerali rus pati nė Moskė.
(Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































