Athine, shtyhet 1 muaj afati i kthimit tė emigrantėve
17.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Ministria greke e Rendit vendos shtyrjen edhe pėr njė muaj tė afatit tė kthimit tė emigrantėve nė Greqi. Qarkorja e re pėrcakton 15 tetorin si afatin e fundit tė kthimit.
ATHINE- Nė komunikatė pėr shtyp ministria greke e Rendit njofton se do tė shtyjė pėr njė muaj datėn e kthimit tė emigrantėve tė huaj nė Greqi. Kėshtu afati i fundit pėr tė gjithė emigrantėt qė janė nė Shqipėri me pushime, pėr tu kthyer nė Greqi nuk do tė jetė 15 shtatori, por 15 tetori.
Vendimi ėshtė marrė nga ministri grek i Brendshėm, Prokopis Pavlopulos me qėllim lehtėsimin e lėvizjes sė emigrantėve tė cilėt plotėsojnė kushtet e ligjit tė emigracionit. Nė kėtė ligj pėrfshihen tė gjithė ato emigrantė qė kanė leje tė vlefshme dhe ato qė leja u ka skaduar, por qė kanė bėrė kėrkesė pėr rinovimin e saj dhe e kanė dorėzuar nė kohė sipas rregullave.
Qeveria greke beson se me kėsaj mase do tė lehtėsohet edhe hyrja e emigrantėve nė dogana, ku gjatė kėsaj periudhe ėshtė vėnė re dhe njė fluks i madh.
Vendimi i ministrisė sė Brendshme greke ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha pikat kufitare tokėsore, ajrore dhe detare greke. Ky njoftim i shtohet qarkores pėr lejen emigrantėve qė ka hyrė nė fuqi qė mė 20 qershor.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































