Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Ballsh, Pranga 5 punonjėsve po vidhnin gazoil

04.09.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Nė Ballsh tre policė roje tė Kombinatit tė Pėrpunimit tė Thellė tė Naftės janė arrestuar pasi janė kapur duke vjedhur gazoil. Nė pranga dhe dy punonjės. U sekuestruan nė cilėsinė e provės materiale 50 bidona plastikė tė mbushur me gazoil tė vjedhur. 

BALLSH- Operacioni i koduar “Gazoil” ka vėnė nė pranga 5 shtetas, tre prej tė cilėve me uniforma policie me kontratė ne Kombinatin e Pėrpunimit tė thellė tė Naftės Ballsh. Ka qėnė sektori kundėr krimit financiar nė Drejtorinė e Policisė sė qarkut Fier qė ka vėnė nė pranga Taulant Celėn, 33 vjec, banues nė Mallakastėr me profesion punėtor, Ahmet Metohu, 44 vjec banues nė Ballsh, me profesion polic me kontratė nė KPTHN Ballsh, Genci Mahmutaj, 34 vjec banues nė Fier, me detyrė polic me kontratė nė KPTHN Ballsh, Viron Pashaj 33 vjec pėrgjegjės turni nė pikėn e shitjes sė lėndėve djegėse nė KPTHN Ballsh, Ilir Shehaj, banues nė Fier, me detyrė polici me kontratė. Tė gjithė kėta shtetas kanė kryer veprėn peale tė vjedhjes nė bashkėpunim me njėri tjerin duke shpėrdoruar detyrėn e ruajtjes sė reparteve tė prodhimit e tė shitjes sė lėndėve djegėse nė KPTHN Ballsh. Ata kanė arritur tė mbushin rreth 50 bidona me kapacitet secila 28 litra me gazoil me qėllim vjedhjen e gazoilit. Pas arrestimit tė tyre nė flagrancė policia ka sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale 50 bidonat plastikė tė mbushur me gazoil si dhe tre automjete tė tyre. Materialet i kanė kaluar organit tė akuzės pėr veprime tė mėtejshme hetimore.

(s.g/NEWS24/BalkanWeb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare