Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Kryeministri Thaci ben vizita ne rrethet e Shqiperise

Kryeministri  kosovar Hashim Thaci ka vijuar sot me njė vizitė nėpėr rrethe tė Shqipėrisė ku ėshtė shoqėruar edhe nga kryeministri shqiptar Sali Berisha. Vizita e »»


Berisha Rames: Ke frike nga rruget qe po ndertojme

17.05.2008 11:37 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Berisha ne cilesine e kryeministrit dhe ne kuader te turit, "Shqiperia ne NATO" i pergjigjet akuzave te Edi Rames duke i permendur investimet ne rruge 

KORCE-Te dy kreret e partive me te medha ne vend kane nderrmare turet ne qytetet e Shqiperise pa lene menjane akuzat ndaj njeri tjetrit.Nga Korca, ku kreu i qevėrisė Sali Berisha ėshtė duke vijuar turin “Shqipėria nė NATO”, ka ardhur reagimi ndaj deklaratės sė kreut tė partisė socialiste Edi Rama bėrė gjatė takimit me banorėt e Mirditės, lidhur me premtimet e pambajtura.
“Rama ka frike nga rruget qe po ben qeveria”, ironizoi Berisha gjate inspektimit te punimeve per rikonstruksionin e rruges Korce-Qafe Plloce, aks qe pritet te perfundoje punimet brend muajit dhjetor te kėtij viti.”Nuk mund te fshihen rruget qe po ndertohen, ndaj Rama eshte i shqetėsuar. Investimet e medha kane perfshire gjithe vendin, dhe keto nuk mund ti fshihen kurrsesi realitetit”, shtoi Berisha duke iu pėrgjigjur Rames i cili deklaroi nje dite me pare se qeveria Berisha eshte e paafte per te realizuar punet e saj ne vend. “Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė tre vjet pasi ka marrė mandatin pėr tė drejtuar Shqipėrinė, Sali Berisha ka marrė pėrsipėr tė kopjojė nė mėnyrė aspak tė pėlqyeshme ‘Dialogun tonė me Shqipėrinė’ dhe tė dalė lartė e poshtė nė Shqipėri, jo pėr tė treguar se ēfarė premtimesh ka mbajtur, por pėr tė bėrė premtime tė tjera”, - nėnvizoi dje ne nje takim me te rinjte e Mirdites, Rama. Ne kuader te turit te tij, "Dialog me Shqiperine", ai tha para tė rinjve mirditore se “ėshtė pėr tė ardhur keq qė ne sot kemi njė Kryeministėr tė tillė, i cili nuk e ndjen pėrgjegjėsinė e rėndė pėr qindra premtimet e dhėna, pėr tė cilat ka marrė votėn, qė sot janė premtime tė pambajtura, janė premtime tė harruara”.

Nderkaq, Berisha do te vazhdoje turin, “Shqiperia ne NATO” ne juglindje me disa takime me banore te fshatrave te Korces dhe pritet ta mbylle ate ne qytezen e Bilishtit.

(d.b/BalkanWeb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

17.05.2008 15:40 - Perparim Musliu

Te lumte o Berishe ashtu vazhdo

17.05.2008 15:50 - Perparim Musliu

Derisa aq shume je duke bere per Shqiperine o Sali duhet te jesh me i repte nga shpifjet e gabeleve gazetare apo pseudogazetare si Perparim Halili Kastriot Miftaraj,Popaj etj








Parajsa Shqiptare