Berisha i propozon Topit ndryshimet nė qeveri
23.07.2008 12:22 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot Presidentit Bamir Topi te miratoje disa ndryshime ne qeveri. Kryeministria bėn tė ditur nė njė njoftim pėr shtyp se Berisha i propozoi Topit emėrimin nė postin e Zėvendėskryeministrit tė Zotit Genc Pollo dhe lirimin e tij nga posti i Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit emėrimin nė postin e Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės tė Zotit Fatos Beja, Dr. i Shkencave Filologjike, emėrimin nė postin e Ministres sė Shėndetėsisė tė Prof. As. Dr. e Shkencave Zonjėn Anila Godo dhe lirimin nga kjo detyrė tė Zotit Nard Ndoka.
Zėdhėnėsja e Kryeministrit, Juela Meēani bėri tė ditur sot, nė njė deklaratė pėr shtyp, se propozimet e Kryeministrit janė bėrė nė bazė tė nenit tė 98.1 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.
(d.b/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































