Biberaj: Mustafaj dinjitoz pėr PD e Tiranės
07.09.2008 18:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANĖ - Anėtari i Kryesisė sė Partisė Demokratike, njėkohėsisht deputet i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, ka shprehur mbėshtetjen e tij ndaj kandidaturės sė Besnik Mustafaj pėr kreun e PD-sė sė Tiranės. Nė njė njoftim pėr median, Biberaj vlerėson aktivitetin politik tė Mustafaj qė nga krijimi i PDSH-sė e deri mė sot, sidomos nė kryeqytet, konkretizuar kjo edhe me zgjedhjen e tij nė mėnyre tė drejtpėrdrejtė disa herė si deputet i Tiranės. Aleksandėr Biberaj e konsideron kandidaturėn e Mustafaj si njė kandidaturė dinjitoze, me autoritet dhe reputacion pėr drejtimin e demokratėve tė Tiranės, me qėllim fitoren e njė mandati tė dytė qeverisės nga ana e PD-sė dhe e sė djathtės. “Vetė formimi intelektual dhe qytetar i z. Mustafaj, si dhe karriera e tij e suksesshme politike dhe diplomatike, janė garancia mė e mirė pėr pėrfaqėsimin dhe mbrojtjen e interesave tė demokratėve tė Tiranės”, tha Biberaj.
(a.s/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































