Biberaj dhe Shehri i hapin krahun Mustafajt
08.09.2008 06:54 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
TIRANE- Dy kandidaturat qė sipas PD-sė ishin konkurrentė tė mundshėm pėr kreun e PD-sė sė Tiranės, Biberaj dhe Shehri dhanė dje mbėshtetjen e tyre pėr kandidaturėn e Mustafajt. Kjo bėn qė Mustafaj, pavarėsisht procesit tė gjatė, tė jetė pa rivalė deri nė fillimin e procesit zgjedhor qė pritet tė hapet shumė shpejt nė PD. Biberaj e bėri publike mbėshtetjen e tij pėr Besnik Mustafajn me tė mbėrritur nga SHBA-ja, ku ishte i ftuar pėr tė ndjekur nga afėr fushatėn zgjedhore tė kandidatėve pėr president. Nė njė njoftim pėr shtyp, ai shprehet se Mustafaj ka njė kontribut tė rėndėsishėm qė nga krijimi i PD-sė e deri sot. “Sidomos nė kryeqytet, konkretizuar kjo edhe me zgjedhjen e tij nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė disa herė si deputet i Tiranės”, - bėn tė ditur zyra e shtypit e deputetit Aleksandėr Biberaj. Mė tej ai shpreh konsideratėn e tij se Mustafaj ėshtė kandidaturė dinjitoze, me autoritet dhe reputacion pėr drejtimin e demokratėve tė Tiranės. Deputeti vė nė dukje dhe suksesin e karrierės sė Mustafajt nė diplomaci dhe se ka pėrfaqėsuar mė sė miri interesat e demokratėve tė kryeqytetit nė parlament. Ish-drejtori i Burgjeve, Shehri, i cili u konsiderua si njė kandidaturė e fortė pėr PD-nė e Tiranės, dha gjithashtu mbėshtetjen pėr Mustafajn nė garėn e tij pėr tė marrė kreun e degės sė kryeqytetit. “Mbėshtes kandidaturėn e Mustafajt, dhe unė s’e kam hedhur kandidaturėn pėr kreun e PD-sė sė Tiranės”, - u shpreh dje Shehri. Mė tej ai theksoi se nuk ka ushqyer ndonjė ide pėr tė kandiduar nė krye tė kėsaj dege. Biberaj ėshtė anėtar i kryesisė sė PD-sė nė qendėr, ndėrsa Shehri, njė anėtar i kėsaj partie. Edhe pse kėto kandidatura dhanė mbėshtetjen e tyre pėr Mustafajn, nuk ndodhi kėshtu me anėtarėt e tjerė tė kryesisė sė PD-sė, tė cilėt nuk dhanė asnjė koment apo mbėshtetje pėr kandidatin e vetėm pėr kreun e PD-sė sė Tiranės. Omer Stringa, anėtar kryesie por edhe anėtar i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, u shpreh dje se “kandidatura e tij ende nuk ėshtė zyrtare. Varet se ē’kandidatura do tė dalin mė vonė”. Anėtari tjetėr i kryesisė, Aldo Bumēi u shpreh se nuk ka ndonjė koment lidhur me kėtė fakt, por bėri tė ditur se nė ditėt nė vijim do tė ketė mundėsi tė japė njė mendim pėr kėtė ēėshtje. Ndėrsa anėtari tjetėr i kryesisė, Edmond Spaho nuk mund tė shprehte asnjė koment pėr kandidimin e Mustafajt, pasi ishte i angazhuar nė takime pune nė Korēė, ku dje kryeministri Berisha pėruroi disa investime. Tė premten e kaluar, deputeti demokrat Besnik Mustafaj shpalli kandidaturėn e tij pėr kreun e PD-sė sė Tiranės. Me kėtė kandidim, sipas tij, do t’i japė njė frymė tjetėr degės mė tė madhe tė PD-sė nė tė gjithė Shqipėrinė. Drejtuesit e PD-sė nė Tiranė nuk kanė dashur ta komentojnė njė gjė tė tillė. Kryetari aktual, Sokol Olldashi, i cili pritet tė mos kandidojė mė pėr kėtė post, nuk ėshtė shprehur pėr kandidimin e Mustafajt.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































