Binarėt kancerogjenė, Italia ia shiti Shqipėrisė
20.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
BARI-Pas skandalit tė vagonėve hekurudhorė me amiant qė iu dhuruan nga Italia Shqipėrisė, nė Tiranė kanė mbėrritur edhe binarėt kancerogjenė. Ato qė hekurudha e shtetit i ka zėvendėsuar me me binarė betoni, pikėrisht pėr shkak tė rezikshmėrisė sė katranit. Tė ndaluara nė Itali pėr shkak tė rrezikshmėrisė sė tyre, hekurudhat italiane ua kanė shitur gjatė vitit 2000 dhe 2002 hekurudhave shqiptare rreth 30 mijė copė me njė ēmim prej 10 dollarėsh secilin. Njė trafik i vėrtetė mes dy anėve tė Adriatikut, qė ėshtė kryer nėpėrmjet detit dhe ku janė pėrfshirė edhe portet puljeze qė u kthyen nė pika tė ngarkimit tė binarėve tė rrezikshėm. Shitje qė hynte nė programin e marrėveshjeve ndėrkombėtare mes Italisė dhe Shqipėrisė me qėllim qė tė ndihmohej shqipėria nė rindėrtimin e rrjetit hekurudhor tė shkatėrruar 30 vjeēar. Njė investim prej rreth 3 miliardė dollarėsh me destinacion Tiranėn e vitit 1997. Njė ndihmė pėr tė cilėn kontribuoi edhe reparti i xhenios sė ushtrisė italiane i pranishėm nė Shqipėri me misionin e KFOR-it dhe qė nė vitin 2006 realizoi hekurudhėn, qė lidh juglindjen e vendit me kufirin maqedonas qė ėshtė pjesa ballkanike e "Korridorit 8".
I njėjti mision qė ka realizuar edhe lidhjen hekurudhore tė Durrėsit. HSH, hekurudha shqiptare, ėshtė njė kompani me kapital publik e cila qė nė vitin 2005 ėshte e hapur edhe pėr privatėt. Rrjeti i hekurudhės shqiptare ėshtė 447 kilometra i gjatė, me binarė druri, ato tė shitura nga Italia, tė cilave u shtohen edhe 230 kilometra nė linja sekondare. Hekurudha ka 66 vagonė, tė gjithė tė dhuruar nga Italia nė fund tė viteve '90, 225 vagonė mallrash dhe 25 lokomotiva. Me tė udhėtojnė rreth 2 milionė pasagjerė nė vit. Pėrgjatė njė rruge, e vetmja qė mund tė konsiderohet funksionale, qė mbulon distancėn nga Tirana nė portin e Durrėsit, dy qytetet ku ėshtė pėrqėndruar pjesa mė e madhe e popullsisė, kanė nisur qė para dhjetė vitesh punimet e rikonstruksionit, qė ende nuk kanė pėrfunduar. Ēdo vit qeveria shqiptare shpenzon 4 milionė dollarė pėr aktivitetet e hekurudhave tė saj si dhe investimet strukturore. Njė sasi parash qė nuk ėshtė e mjaftueshme, sidoqoftė, pėr modernizimin e rrjetit infrastrukturor, aq sa drejtuesit e hekururdhės sė kėtij vendi mbulojnė kėrkesat me ato qė ofron "tregu i elementėve tė pėrdorur".
(Gazzeta del Mezzogiorno/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































