Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Bllokohet nga zjarri rruga Gjirokastėr-Kakavijė

15.08.2008 18:40 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Zjarri qė ra sot mes fshatrave Goricė dhe Tehirat tė Gjirokastrės vazhdon ende tė djegė sipėrfaqe tė tėra. Flakėt e favorizuara nga era, kanė bllokuar rrugėn nacionale Gjirokastėr-Kakavijė dhe ka rrezikuar banesat e Terihat. 

GJIROKASTER - Ende alarmante paraqitet gjendja mes fshatrave Goricė dhe Terihat ku flakėt e zjarrit kanė mbėrritur deri nė rrugėn nacionale Gjirokastėr-Kakavijė. Pėr pasojė rruga nacionale ėshtė bllokuar ndėrkohė qė zjarri ėshtė duke rrezikuar edhe banesat e fshatrave. Zjarri i rėnė midis fshatrave Goricė dhe Terihat nė Dropullin e Poshtėm mėsohet tė ketė djegur mbi 10 ha kullota. Sipas korrespondentes sė “Neės24” mėsohet se flakėt janė duke u afruar nė banesat e fshatit Terihat ēka ka sjellė edhe evakuimin e banorėve tė zonės.
Pėr rreth dy orė zjarrfikėset dhe banorė tė shumtė janė duke u munduar tė shuajnė flakėt e zjarrit e cila ka alarmuar zonėn. Era ka favorizuar pėrhapjen e flakėve dhe pėr pasojė ėshtė duke u rrezikuar edhe djegia e njė fabrike letre e cila ndodhet pranė zonės sė zjarrit.
Nė vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca tė policisė tė cilėt po mundohen tė kėrkojnė ndihmė edhe nga rrethet e tjera pasi zjarrfikėset e Gjirokastrės janė vetėm tre.
Saranda dhe Tepelena duket se janė treguar tė gatshme pėr ti ardhur nė ndihmė zjarrfikėseve pėr tė fikur zjarrin i cili gjithmonė e mė shumė po bėhet i rrezikshėm pėr banorėt.
Ende nuk dihen shkaqet e kėtij zjarri tė madh megjithatė ekspertėt janė duke etuar pėr tė gjetur edhe shkakun e zjarrit.
(a.s/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare