Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Brace: Berisha dėshtoi me energjinė

20.08.2008 18:01 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Nėnkryetari i PS-sė, Erion Brace deklaroi “marifetet” e kryetarit tė qeverisė pėr tė mbuluar humbjet nga vjedhjet nė energjinė elektrike, si dhe arsyen pse nuk ulen cmimet e karburantit ne tregjet shqiptare 

TIRANE-PS ka akuzuar sot direkt kryeministrin Berisha per problemin me energjinė e elektrike dhe pėr krijimin e monopoleve nė tregtinė e karburanteve. Nė njė konferencė pėr shtyp nė selinė e PS nėnkryetari i PS-sė, Erion Brace deklaroi “marifetet” e kryetarit tė qeverisė pėr tė mbuluar humbjet nga vjedhjet nė energjinė elektrike.
”Sot Sali Berisha rrit ēmimin e energjisė elektrike pėr tė shpėtuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet. Sot Sali Berisha u heq dritat shqiptarėve, pėr tė pėrmirėsuar treguesit nga vjedhja nė korporatė. Sot Sali Berisha shet energji elektrike, duke ua hequr shqiptarėve, pėr tė pėrkeqėsuar treguesit nga vjedhja nė korporatė”.

Brace akuzoi Berishėn si gėnjeshtar dhe tė korruptuar. “Berisha vazhdon tė shėrbejė dhe tė shpėrndajė jo mė energji, drita dhe ujė, por mbi tė gjitha tė shėrbejė togfjalėsishin, siē edhe dje nė jug tė vendi, “unė do tė financoj, unė do tė bėj, unė do tė realizoj”.

Nė emėr tė PS, Brace deklaroi se Qeveria ėshtė e painteresuar tė ulė ēmimin e karburanteve qė nė Shqipėri vazhdon tė rezultojė i rritur. “Qeveria sot ėshtė bėrė pjesė e monopolit tė tregėtive tė karburanteve, monopoli dhe qeveria gjithnjė e mė tepėr po rrjepin qytetarėt. Theksoj, se qeveria ėshtė e painteresuar qė tė bjerė ēmimi i karburanteve nė kėtė vend, sepse qeveria ėshtė e interesuar qė tė rrjepė qytetarėt pėrmes TVSH 20 %, qė ėshtė akoma mė e lartė, sa herė mė shumė rriten ēmimet”.
(d.b/Balkanweb)




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare