Buxheti, ulet fondi i kompensimit pėr ish-pronarėt
18.08.2008 12:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
Shpenzimet totale, tė parashikuara nga ky buxhet vjetor, janė 360 miliardė e 207 milionė lekė tė reja. Fondi pėr tė kompensuar ish-pronarėt pėrbėn vetėm 0.14% tė shpenzimeve tė pėrgjithshme buxhetore.
TIRANE- Qeveria shqiptare e konsideron dukshėm kategorinė e ish-pronarėve si njė grup social, qė "i ka zėnė derėn". Sado e ēuditshme tė duket kjo pėr njė qeveri tė djathtė, shpenzimet qė janė parashikuar pėr tė korrigjuar atė, qė ministrat dhe kryeministri Sali Berisha vazhdojnė ta quajnė gjithnjė si "padrejtėsia fatale e regjimit komunist", konfiskimin e pronave tė patundshme, jo vetėm qė janė tė papėrfillshme, por madje, kanė ardhur nė rėnie. Nė Programin qeveritar ėshtė premtuar se maxhoranca e re angazhohej pėr njė kthim dhe kompensim tė pronave nė kufijtė maksimalė tė mundur. Pėr kėtė qėllim, do tė amendohet ligji aktual, duke eliminuar kufizimet diskriminuese tė tij. Pronat do tė kthehen fizikisht kudo ku ėshtė e mundur dhe nė ēdo rast tjetėr, ato do tė kompensohen nė natyrė me troje turistike apo nė vlerėn e tregut.
Le tė shohim tabelat e Buxhetit tė vitit 2008. Madje, edhe tė korrigjuara me Buxhetin Suplementar. Ky i fundit nuk shtoi as njė qindarkė nė favor tė tė shpronėsuarve nga diktatura, duke lėnė nė fuqi njė fond vjetor nė masėn 500 milionė lekė tė reja. Rreth 4.1 milionė euro, sipas kursit tė shkėmbimit valutor tė kėtyre ditėve. Shpenzimet totale, tė parashikuara nga ky buxhet vjetor, janė 360 miliardė e 207 milionė lekė tė reja. Shifėr e lavdėrueshme, e paarritur nga asnjė qeveri tjetėr mė parė, qė dėshmon pėr zhvillimin ekonomik tė pandalshėm tė vendit, pavarėsisht nga drejtimi politik i tij. Nė krahasim me kėtė shifėr gjigande, fondi pėr tė kompensuar ish-pronarėt pėrbėn vetėm 0.14 pėr qind tė shpenzimeve tė pėrgjithshme buxhetore. Ky raport ėshtė mė i ulėt se njė vit mė parė. Nė Buxhetin e Shtetit pėr vitin 2007 ishin caktuar, pėrsėri 500 milionė lekė tė reja pėr shpėrblimin e ish-pronarėve, por duke qenė se shpenzimet ishin mė tė vogla nominalisht (285 miliardė e 329 milionė lekė tė reja), fondi i planifikuar pėr ta pėrbėnte 0.18 pėr qind tė shpenzimeve totale. Shifėr vėrtet qesharake, mė pak se 0.2% tė shpenzimeve buxhetore, por edhe mė e ēuditshme ėshtė caktimi i njė fondi mė tė ulėt nė raport me kėto shpenzime. Madje, kjo ėshtė mė e ulėt se nė vitin 2006, kur ndonėse ishin caktuar vetėm 300 milionė lekė fond, ato pėrbėnin 0.15% tė shpenzimeve totale.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































