Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


“Cenaj”, pėrpjekje pėr “riatdhesimin” e parave

16.08.2008 06:38 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaKlodiana Lala
Lajmin e konfirmojnė burime zyrtare tė Ministrisė sė Drejtėsisė, vetėm njė ditė pas ekstradimit tė Cenajt nga Athina 

TIRANE-Paratė qė Lefter Cenaj, ish-bosi i firmės piramidale “Cenaj&Co” disponon nė Greqi, do tė transferohen nė Shqipėri pėr t’iu shpėrndarė kreditorėve tė kėsaj firme. Lajmin e konfirmojnė burime zyrtare tė Ministrisė sė Drejtėsisė, vetėm njė ditė pas ekstradimit tė Cenajt nga Athina. Nė fakt, llogaritė bankare tė ish-bosit tė firmave piramidale nuk janė identifikuar tė gjitha, por grupi i ekspertėve ka mundur tė zbulojė tė gjitha asetet e tij. Kėto asete tė blera nė Greqi nga Cenaj, sipas ish-zv/ministrit tė Drejtėsisė, Eduart Halimi, do tė shiten dhe paratė do tė transferohen nė llogaritė bankare nė Shqipėri. Halimi pohon se njė pjesė e pasurisė sė ish-bosit tė “Cenaj&Co” do t’i mbeten shtetit grek, pasi dhe atje ai ėshtė dėnuar pėr pastrim parash dhe evazion fiskal. Avokati i Shtetit, Halimi shpjegon se pėr shpėrndarjen e parave kreditorėve do tė vendosė Grupi Mbikėqyrės i fajdeve.
Pasuritė
Vetėm disa asete qė Lefter Cenaj kishte blerė nė shtetin helen, janė zbuluar nga grupi i ekspertėve. Vlera e aseteve mendohet tė kapė njė shifėr tė konsiderueshme parash qė do tė transferohen nė llogaritė bankare nė Shqipėri, dhe t’u shpėrndahen kreditorėve tė firmės piramidale “Cenaj&Co”. Ndėrkaq, llogaritė bankare qė dyshohet se Cenajj transferoi drejt Greqisė, nuk janė zbuluar. Nė vitin 2002, autoritetet greke bllokuan njė llogari bankare tė tė kėrkuarit, por paratė u konsideruan tė fituara gjatė kohės qė Lefter Cenaj kishte punuar atje si shtetas i lirė. Paratė mendohet se janė transferuar nga njė shtetas grek, Vavilis, por deri mė tani llogaritė bankare nuk janė ngrirė dhe ka pak gjasa tė zbulohen.
Ekstradimi
Dy ditė mė parė, ish-bosi i firmės piramidale “Cenaj&Co” mbėrriti nė Rinas me pranga nė duar. Lefter Cenaj, 41 vjeē, qė ėshtė dėnuar me 10 vjet burg pėr mashtrimin e 26 mijė kreditorėve, u soll nė Tiranė me kėrkesė tė drejtėsisė shqiptare. Ai u vendos nė qeli, ku tashmė do tė vuajė dėnimin e drejtėsisė. Cenaj e ka vuajtur njė dėnim prej pesė vjet e gjashtė muaj nė Greqi, pėr veprat penale tė, “pastrimit tė parave”, “evazionit fiskal” dhe “falsifikimit tė dokumenteve”. Nė momentin qė pėrfundoi dėnimin, Shqipėria kėrkoi ekstradimin e Cenajt, qė u realizua mesditėn e sė premtes. Lefter Cenaj dyshohet tė ketė transferuar miliona euro drejt Greqisė. Deri mė tani janė zbuluar vetėm disa asete, qė do tė shiten dhe paratė do tė transferohen nė llogari bankare nė Shqipėri.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare