Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Do hiqet nga qarkullimi kartmonedha 100 e 200 lekė

05.09.2008 12:05 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Kartmonedhat e prerjes 100 lekė dhe atė 200 lekė do tė tėrhiqen nga qarkullimi dhe do tė zėvendėsohen me kartėmonedha hekuri. Banka e Shqipėrisė njoftoi sot se tėrheqja do tė vazhdojė deri mė 31 dhjetor tė 2010. 

TIRANE-  Banka e Shqipėrisė do tė tėrheqė nga qarkullimi kartmonedhat e prerjes 100 lekė dhe atė 200 lekė . Sipas zyrtarėve tė BSH tėrheqja nga qarkullimi i karmonedhave do tė vazhdojė deri mė 31 dhjetor tė 2010 dhe do tė bėhet nė dy faza.

Nė fazėn e parė do tė kryhet heqja e kursit ligjor, ēka do tė thotė qė kartmonedhat e pėrcaktuara mė lart, do tė vazhdojnė tė kenė kurs ligjor, pra do tė mund tė pėrdoren si mjet pagese pėr likuidimin e transaksioneve tregtare dhe shėrbimeve deri mė datė 31 dhjetor tė 2008. Pas kėsaj date, ato nuk mund tė pėrdoren mė pėr qėllimet e sipėrpėrmendura, duke mos u pranuar mė si mjet pagese.

Prerjet e kartėmonedhave qė do tė hiqen nga qarkullimi janė prerja 100 lekė, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i "Luftėtarit Kombėtar"; kartmonedha e prerjes 100 lekė, emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S. Noli" dhe kartmonedha tė prerjes 200 lekė, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit".

Kartmonedhat do tė kėmbehen nė monedha metalike pranė sporteleve tė bankave tė nivelit tė dytė pa pagesė. Bankat e nivelit tė dytė janė tė udhėzuara qė nė periudhėn 1 janar tė 2009 deri mė 31 dhjetor tė 2010, tė pranojnė nga tė gjithė personat fizikė dhe juridikė me kėmbim, prerjet e mėsipėrme, kundrejt vleftės sė plotė fillestare (vlerės nominale), me monedha kombėtare tė qarkullimit. Ky vendim mbėshtetet nė ligjin “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, nė pikėn "Pėr hedhjen nė qarkullim tė prerjeve tė reja tė kartmonedhave dhe monedhave kombėtare e pėr tėrheqjen nga qarkullimi tė parasė"
(s.g/BalkanWeb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare