Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Elbasan, kėtė muaj emėrtohen 204 rrugė tė qytetit

Plot 204 rrugė nė qytetin e Elbasanit priten tė marrin emėrtimin nė fund tė muajit shtator. Kėshtu ka konfirmuar kreu i bashkisė nė njė takim me zv/ministrin e Brendshėm Ferdinant Poni. »»


Droga nė verė, dyshime pėr vdekjen e ēiftit

04.07.2008 00:03 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Dyshimet per nje rrjet te trafikut te kokaines te tretur ne shihshet e veres, ka bere qe dosja per zbarrdhjen e vdekjes se Tomi Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut teksa drekonin ne nje lokal ne Durres, ti dorezohget prokurorise se krimeve te renda. 

DURRES- Dyshimet pėr njė rrjet tė trafikut tė kokainės tė tretur nė shishet e verės, ka bėrė qė dosja pėr zbardhjen e misterit tė vdekjes sė Tomi Rrumbullakut dhe Diana Xibrakut teksa drekonin nė njė lokal nė Durrės, t’i dorėzohet Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Sipas  organit tė akuzės behet e ditur se po hetohet nė disa pista, por mė kryesorja ėshtė ajo e njė rrjeti tė mundshėm tė trafikut tė drogės nga Shqipėria drejt vendeve tė tjera. Dyshohet se lėnda narkotike tretej nė verė dhe pasi dėrgohej jashtė shpėrbėhej sėrish nga ku pėrftohej kokaina. Por njė fakt i tillė do tė dilte nė dritė, pas vdekjes sė ciftit Tom Rrumbullakut dhe tė njohurės sė tij, Xibraku nė njė lokal nė qytetin bregdetar. Nga hetimet rezultoi se dy tė njohurit gjetėn vdekjen pėr shkak tė toksikimit nga vera e kuqe dhe overdozės. Kėtu lindėn dyshimet se nė verė ishte tretur kokainė. vera u dėrgua nė laboratorėt e mjekėsisė ligjore dhe laboratorin kimik tė ushtrisė, ku pėrvecse u vėrtetua njė fakt I tillė, qė nė verė ishte tretur kokainė, u llogarit se pėrqindja ishte tepėr e lartė dhe vlera e lėndės narkotike tė gjetur nė shishe kapte vlerėn e 1 milion lekėve. Mesa duket dy personat qe humben jeten nuk kane patur dijeni per pranine e lendes narkotike ne shishen e veres qe me pas u ka shkaktuar vdekjen. Krimet e rėnda do tė hedhin dritė pėr tė vėrtetuar dyshimet e forta pėr trafikun e kokainės nė kėtė mėnyrė mjaft tė sofistikuar. Pavarėsisht tė gjitha hetimeve, ende mister mbetet fakti se ku e kishte marrė shishen e verės viktima Tomi Rrumbullaku. 
(a.r-news24/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare