Elbasan, kėtė muaj emėrtohen 204 rrugė tė qytetit
08.09.2008 00:04 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
ELBASAN - Nė fund tė muajit shtator nė Bashkinė e Elbasanit pritet tė pėrfundojė emėrtimi i 204 rrugėve si dhe do tė jetė gati sistemi i ri i adresave. Nė njė takim mes kreut tė Bashkisė sė Elbasanit Qazim Sejdini dhe zv/ministrit tė Brendshėm Ferdinant Poni u konfirmua se nga 15 shtatori i vitit nė vazhdim edhe nė Bashkinė e Elbasanit do tė fillojė printimi elektronik dhe shpėrndarja e certifikatave.
Gjithashtu Poni shtoi se nė fund tė muajit shtator bashkitė nė tė gjithė vendin duhet tė kenė siguruar ambientet pėr gjendjet civile pasi pas pak muajsh nė to do tė fillojė shpėrndarja e kartave tė identitetit dhe pasaportave biometrike. Ndėrkaq kreu i Bashkisė sė Elbasanit ka garantuar qeverinė nga ana e tij se nė kėtė njėsi tė pushtetit vendor i gjithė ky proces do tė realizohet me sukses tė plotė. Nė mbledhjen e fundit, kėshilli i kėsaj bashkie pritet tė miratojė emėrtimin e 204 rrugėve ndėrsa ėshtė pothuajse gati njė godinė tepėr moderne nė qendėr tė kėtij qyteti ku edhe do tė pėrqendrohet shėrbimi i ri.
(a.s/News24/Balkanweb)
lajme.parajsa.com

































