Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

29 Nentor - Nderim dhe respekt per deshmoret!

29 Nėntori Festa e Clirimit, ka mbledhur nė Varrezat e Dėshmorėve tė Atdheut mijėra veteranė tė kėsaj lufte. Nė ceremoninė e zhvilluar me kėtė rast »»


Energjia bllokon certifikatat elektronike

16.08.2008 06:50 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

NgaErmelinda Hoxhaj
Me procesin e ri tė certifikatave tė printuara, minibashkitė tashmė duhet tė kujdesen edhe pėr energjinė, mungesa e te ciles mund te bllokoje punen 

TIRANE-Mjafton vetėm njė shkėputje e energjisė elektrike, qė tė krijohen radhėt pranė zyrave tė gjendjeve civile. Me procesin e ri tė shpėrndarjes sė certifikatave tė printuara, minibashkitė tashmė duhet tė kujdesen edhe pėr energjinė elektrike, sepse nėse ajo do tė mungonte, siē ka ndodhur dje nė dy njėsi bashkiake pėr shkak tė remonteve nė kėtė zonė, do tė bllokonte tė gjithė punėn. Kjo pasi, edhe pse certifikatat janė gati nė kompjutera, ato nuk mund tė printohen, pėr shkak tė mungesės sė dritave. Ndaj, minibashkitė duhet tė marrin masat qė njė pjesė tė buxhetit ta lėnė edhe pėr gjeneratorė e karburant, sepse nėse rinisin sėrish kufizimet, gjė qė gjatė sezonit tė dimrit nuk i dihet, atėherė do jetė e pamundur qė tė shpėrndahen certifikatat pėr qytetarėt. Gjatė ditės sė djeshme, veē njėsisė Nr.10, ku u lėshua edhe certifikata e parė e printuar, ka nisur shpėrndarja e tyre edhe nė dy njėsi tė tjera, pėrkatėsisht te minibashkia Nr. 8 dhe ajo Nr. 9. Ndėrkohė qė sipas drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Gjendjeve Civile, Armand Teliti, shpėrndarja e certifikatave tė reja do tė nisė nė tė gjitha zyrat e gjendjeve civile nė Tiranė, duke filluar nga java qė vjen. "Situata nė gjendjet civile ėshtė normale dhe shpėrndarja e certifikatave tė printuara po vazhdon rregullisht, ndėrkohė qė javės qė vjen do nisė nė tė gjitha zyrat e gjendjeve civile nė kryeqytet", - ka sqaruar Teliti.
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare