Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Elbasan, kėtė muaj emėrtohen 204 rrugė tė qytetit

Plot 204 rrugė nė qytetin e Elbasanit priten tė marrin emėrtimin nė fund tė muajit shtator. Kėshtu ka konfirmuar kreu i bashkisė nė njė takim me zv/ministrin e Brendshėm Ferdinant Poni. »»


Eurodeputeti grek: Shqipėria, shtet racist

20.07.2008 06:56 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia

Eurodeputetit grek, Jorgos Gjeorgjiu i kėrkon Parlamentit Europian tė zhvillojė njė seancė tė posaēme pėr gjendjen nė tė cilėn jeton minoriteti grek nė Shqipėri. Reagimi pas akuzės ndaj 10 himarjotėve, tė cilėt hetohen pėr protesten e 10 prillit. 

STRASBURG- Parlamenti Europian pritet tė zhvillojė njė seancė tė posaēme pėr gjendjen nė tė cilėn jeton minoriteti grek nė Shqipėri. Shkak ėshtė bėrė njė kėrkesė e eurodeputetit grek, Jorgos Gjeorgjiu, i cili pretendon se Shqipėria zbaton praktika raciste ndaj pakicave kombėtare qė jetojnė nė vendin tonė. Gjeorgjiu i referohet ēėshtjes sė 10 minoritarėve grekė, tė vėnė nėn akuzė nga prokuroria shqiptare pėr thirrje antishqiptare dhe protesta antikushtetuese pėr “autonominė e Vorio-Epirit”. Sipas tij, shteti shqiptar synon t’u privojė lirinė kėtyre personave pėr shkak se ata janė grekė. “Dhjetė grekė minoritarė tė Vorio Epirit ndodhen tė akuzuar nga organet shqiptare pėr njė protestė qė ndodhi nė 10 prill tė 2008, jashtė ndėrtesės sė rajonit policor tė Himarės. Shkak pėr protestėn (e cila ishte paqėsorė nga ana e turmės, por u shoqėrua me breshėri armėsh nė ajėr por dhe kėrcėnime nga “organet e rendit”) ishte rrahja dhe mbajtja nė qeli e padrejtė e dy tė rinjve minoritarė, nga ana e organeve policore shqiptare tė zonės, sepse ata folėn greqisht para tyre”, - shprehet Gjeorgjiu nė kėrkesėn e tij. Nė vijim tė tė njėjtit argument, ai vė nė dukje se “Shqipėria, vendi qė dėshiron tė integrohet nė BE dhe ėshtė tashmė anėtare e NATO-s, tregon edhe njėherė se mban qėndrim autarkik ndaj minoriteteve qė jetojnė nė territorin e saj, duke shkelur tė drejtat themelore njerėzore si ato tė lirisė sė fjalės, tė vetėpėrcaktimit dhe tė sė drejtės sė pronės”. Ndaj pėr kėtė arsye, ai kėrkon nga Parlamenti Europian, se “pėr ēfarė arsye nuk merren masa konkrete dhe rezultative ndaj kėtij vendi dhe lejon nė Shqipėri keqėsimin kohė pas kohe, duke zbatuar praktika raciste ndaj pakicave kombėtare qė jetojnė atje?”, - pėrfundon kėrkesa e tij.
Protesta
Prokuroria e Vlorės ka marrė tė pandehur dhjetė minoritarė grekė tė akuzuar pėr thirrje antishqiptare dhe protesta antikushtetuese pėr “autonominė e Vorio-Epirit”. Ata akuzohen pėr veprėn penale tė “pjesėmarrjes nė miting tė paligjshėm”, e cila parashikohet nga neni 262 i Kodit Penal. Sipas kėsaj dispozite, ata rrezikojnė dėnimin me gjobė ose me burgim nga tre muaj deri nė dy vjet. Ndėrkaq, referuar fletė-thirrjes sė prokurorisė dėrguar Andrea Belerit, thuhet se “nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi Andrea Beleri nė bashkėpunim me 60-70 persona, nė mbrėmjen e datės 10.04.2008 merrte pjesė nė njė grumbullim tė paligjshėm para stacionit tė policisė nė Himarė, ku janė hedhur dhe thirrje si: “Tė largohet policia nga Himara”, “Duam polici greke”, etj”. Sipas organit tė akuzės, “me gjithė thirrjet pėr t’u larguar nga vendi i tubimit dhe shpėrndarė nga ana e policisė, ai nuk i ėshtė pėrgjigjur kėtyre thirrjeve”. Emrat e dhjetė minoritarėve grekė tė marrė nė cilėsinė e tė pandehurit nga prokuroria e Vlorės, nuk bėhen tė ditur, ndėrkohė qė GSH ka siguruar fletė-thirrjen e vetėm njėrit prej tyre, Andrea Belerit.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 

  Komentime

20.07.2008 10:21 - buqja

o grekt te poshter duhet mu ju shkatrru te terve.rrnoft xhaxhi enver qe skan guxoft mu ndegju per se gjalli,grekve ne shqipri ju duhet regjimi i enverit se e kan que koken kogja shum e sa qam jan ne reqi te asimiluar ate nuk e shikojn fare .posht greku rrnoft shqiperia dhe shqiptaret.









Parajsa Shqiptare