Fier, vritet me thikė 20-vjecari, plagoset i vėllai
20.08.2008 12:02 Shqiperia - Burimi: Balkanweb Shqiperia
FIER-Njė 20 vjecar ėshtė vrarė me thikė, ndėrsa ėshtė plagosur vėllai i tij. Policia konfirmon se viktima e krimit tė ndodhur nė orėt e vona tė natės nė fshatin Pisht Poro tė qytetit tė Fierit ėshtė Gerti Toska, ndėrsa ėshtė plagosur Gjergj Toska. Me tė marrė njoftimin policia ka mbėrritur nė vendngjarje. Nga hetimet e para rezulton se autori i vrasjes ėshtė Arben Thamo, 22 vjec i cili pas krimit ėshtė larguar nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe nė akset kryesore pėr tė arrestuarin 22 vjecarin. Po punohet pėr mbledhjen e provave dhe pėr zbardhjen e motiveve tė kėsaj vrasjeje. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas njė grindjeje banale mes dy vėllezėrve dhe autorit tė krimit. Aktualisht i vėllai i viktimės ndodhet nė spitalin e Fierit jashtė rrezikut pėr jetėn.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































